ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for December 2020

Kermat e tiranve..

December 30, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Beria ishte ndër udhëheqësit më të fuqishëm sovjetikë, në të vërtetë më i fuqishmi. Duke qene shef i NKVD të tmerrshëm, paraardhës i KGB, ai në të vërtetë vendoste vetë. Nën udhëheqjen e tij u bë zgjerimi i Gulagve, ngritja e Sharashka, vende të fshehta të paraburgimit të shkencëtarëve dhe inxhinierëve. Dhe pas luftës, kontrolloi vendosjen e pushteteve komuniste në të gjitha institucionet shtetërore në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Beria ishte gjithashtu një manjak seksual famëkeq. Ai e përdori pushtetin e tij, për të dhunuar gratë, të cilat nuk kishin mundësi të ankoheshin kundër tij. Nepër rrugët e Moskës tregonte me gisht një të re që i pëlqente. Njerëzit e Berias e dërgonjn me makinë në rezidencën e tij, ku i shtrohej ushqim e verë e mirë, para se të dergohej në dhomën e tij private dhe të përdhunohej prej tij.

Dhe pas incidentit, viktimës i jepej një tufë lulesh, për të nënkuptuar se seksi kishte qënë konsensual. Refuzimi do të thoshte arrestim e burgosje me akuza të rënda, kështu që femra fatkeqe nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të pajtohej me situatën. Shumë gra gjithashtu iu nënshtruan atij, për të liruar të afërmit e tyre të burgosur. Tatiana Okunevskaya, një aktore e njohur, iu ofrua të shkonte në daçën e tij, nëse dëshironte që babai i saj të lirohej nga burgu. Në të vertete në atë kohë babai i saj së bashku me të afërmit e tjerë ishin ekzekutuar. Dhe më vonë edhe vetë ajo u arrestua me akuza të trilluara, dhe u burgos.

Beria

Berja kishte një reputacion të tillë famëkeq, saqë edhe vetë Stalini nuk i besonte. Thuhet se një here Stalini mori në telefon vajzën, Svetlana, që ishte vetëm me Berian në shtëpinë e tij, dhe i kërkoi që të dilte nga atje sa më shpejt që të mundej.
Një herë tjetër kur Beria e komplimentoi vajzën e Aleksandër Poskrebyshev, për bukurinë e saj, ai e tërhoqi vajzën mënjanë dhe e paralajmëroi të mos pranonte të hypte kurrë në makinë me Berian. Një herë u hapën fjalë për nusen e Kliment Voroshilov, një nga 5 Marshallët më të mirë, se ai e kishte dhunuar në makinën e tij.

Berja i kishte kërkuar truprojës së tij kolonel Rafael Semyonovich Sarkisov të mbante një listë të emrave dhe telefonave të të gjitha takimeve të tij seksuale, të cilat gjithashtu do të sherbenin për fundosjen e tij. Kur filloi rënia e tij nga pushteti, Sarkisov thjesht këtë listë ia dha Viktor Abakumov, ish-kreu i SMERSH, një grupim prej 3 agjencish të kundërinteligjencës së Ushtrisë së Kuqe. Vetë Stalini po kërkonte të hiqte qafe Berian, i cili tashmë ishte bërë një ngatërresë dhe lista ishte mjaft e dobishme.

Gjatë mesit të viteve ’90, në kopshtin e vilës së tij në Moskë, u gjetën mbetje skeletore të shumë vajzave të reja. Dëshmia e ish-truprojeve të tij Sarkisov dhe kolonelit Sardion Nikolaevich Nadaraia, nxorën lakuriq pislliqet seksuale të Berjes.

Autori Sokol NEÇAJ

Dhe si shumica e tiranëve ai pati një fund të përgjakshëm. Pas vdekjes së Stalinit, ai u perpoq të formonte një qeveri, së bashku me aleatin e tij të ngushtë Malenkov, dhe për një farë kohe ishte në komandë. Por Kruschev, së bashku me Molotov, Malenkov dhe Nikolai Bulganin, morën pushtetin me grusht shteti. Berja u arrestua më 26 qershor 1953, u shpall fajtor për tradhti, terrorizëm (spastrimet në Ushtrinë e Kuqe) dhe veprimtari Kundër Revolucionare. Ai u pushkatua më 23 dhjetor 1953, ndërsa ishte gjunjëzuar duke u lutur ti falnin jetën. Çfarë fundi për një person që dikur, ishte zot në Perandorinë Sovjetike.

Filed Under: Politikë

Formimi i Bashkimit Republikave Socialiste Sovjetike

December 30, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Më 30 dhjetor 1922, Rusia dhe tre republika të tjera formuan Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike filloi me Rusinë dhe tre republika të tjera: Bjellorusia, Ukraina dhe Republika Transkaukaziane (e përbërë nga Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia). Shteti i ri komunist ishte pasardhësi i Perandorisë Ruse.Ideja fillestare e Josif Stalin ishte që të bashkonte të gjitha republikat e tjera në Republikën Sovjetike Federale Socialiste Ruse me një qeveri të centralizuar dhe një legjislacion për të gjithë. Është interesante se në vitin 1922, Stalini ishte Komisar i Popullit (de facto, ministër) për Kombësitë e Republikës Ruse. Dhe ishte ai që, së bashku me Leninin, në 3 nëntor 1917, kishin nënshkruar ‘Deklaratën e të Drejtave për Popujt e Rusisë’ që thoshte veçanërisht: “E drejta e popujve të Rusisë për vetëvendosje të lirë, madje edhe për shkëputje dhe formimin e një shteti të pavarur. ” Me 1922, Stalini po kërkonte të kundërtën: një shtet unitar.Lenini e kundërshtoi ashpër idenë e një shteti të centralizuar, duke e quajtur atë anti-demokratike. Ai sugjeroi që Republikat e pavarura të bashkohen mbi të drejtat e barabarta, duke mbajtur qeveritë e tyre përkatëse. Dokumentet thonë se Lenini në të vërtetë po projektonte një BRSS edhe më të gjerë, që do të përfshinte shumë vende të Evropës dhe Azisë.Bolshevikët e dinin që po të bashkonin ish-guvernatorët e Perandorisë në një shtet të vetëm ishte më lehtë për të “pasur një qëndrim më të mirë kundër mjedisit armiqësor “kapitalist”. Por duket se Bashkimi i nevojshëm kishte ekzistuar tashmë para se të zyrtarizohej BRSS. Në vitin 1920, u nënshkruan traktatet e unitetit midis Rusisë dhe Ukrainës, në 1921 – midis Rusisë dhe Bjellorusisë, dhe më pas me republikat Kaukaziane. Sipas ketyre traktateve, Republika Socialiste Federale Ruse fitoi të drejtën ti përfaqësonte të gjitha Republikat e tjera ndërkombëtarisht dhe të nënshkruante dokumente diplomatike në emër të tyre. Gjithashtu, 7 Komisariatet (Ministritë) Popullore më të rëndësishme – Mbrojtja, Ekonomia Kombëtare, Tregtia e Jashtme, Financat, Puna, Hekurudhat, Postat dhe Telegrafët, ishin të gjitha të centralizuara, çka do të thoshte se Komisariatet e Popullit të Rusisë qeverisnin fushat përkatëse jo vetëm në Rusi, por edhe në Republikat e tjera Socialiste.Zyrtarisht, BRSS u formua në 30 Dhjetor 1922, kur Traktati për Krijimin e BRSS (nënshkruar midis SFSR Ruse, SFSR Transkaukaziane, SSR Ukrainës dhe SSR Bjellorusisë) u miratua nga Kongresi i Parë i Bashkimit të Sovjetëve. Lenini donte të krijonte BRSS si bazë për bashkimin e ardhshëm të të gjitha vendeve socialiste në një Republikë Sovjetike Socialiste Botërore. Të paktën kështu shpallej në Kushtetutën e BRSS (31 janar 1924). Por në fund, mbizotëroi plani i Stalinit për ta bërë BRSS një shtet të centralizuar autoritar.Në vitin 1925, Partia Komuniste e Republikës Socialiste Federale Sovjetike Ruse u bë Partia Komuniste e Gjithë-Bashkimit (Bolshevikët) – dhe Stalini Sekretari i Përgjithshëm i saj. Tashmë në 1927, për shembull, Kongresi i 15-të i Partisë Komuniste e Gjithë-Bashkimit miratoi planin e Kolektivizimit. Kjo do të thoshte se Partia finalizonte dhe drejtonte vendimet e qeverisë.Kjo ishte ajo që quhej “Kontrolli i Partisë” – në thelb, të gjitha vendimet e organeve shtetërore të BRSS kontrolloheshin dhe aprovoheshin nga Partia Komuniste. Partia vendoste për të gjitha. Keni parasysh se udhëheqësit Sovjetikë quheshin Sekretarë të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të BRSS. Në këtë menyrë në fund të fundit, prapë në krye të të gjithave ishte një person i vetëm, Sekretari i Përgjithshëm – një formë tjetër e shtetit autoritar. Dhe ai person, që nga viti 1922-1923, ishte Josif Stalin.Në 1922, shumë ish-territore të Perandorisë Ruse nuk u bënë menjëherë pjesë e BRSS, por “u bashkuan” më vonë. Meqenëse shumica e këtyre republikave nuk kishin me të vërtetë qeveri të pavarura – ato ishin republika socialiste, të kontrolluara nga një Komitet Qendror i Partisë Komuniste të Gjithë-Federatës – ‘vendimi’ i tyre për t’u bashkuar me BRSS ishte në të vërtetë vetëm një formalitet.Në vitin 1925, SSR Uzbekistanit dhe Turkmenisë, në 1929 – SSR Taxhikistanit, në 1936 – Kazakistanit, Kirgizisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit, dhe SSRS Armenisë, në 1940 – SSL Letonisë, Lituanisë, Estonisë dhe Moldavisë të gjitha u bënë Republika të Bashkimit

Autori Sokol NEÇAJ

Sovjetik. Bashkë me ato të mëparshmet, nga 1940, BRSS kishte 17 republika. Dhe të gjitha këto 17 republika, në fakt, qeveriseshin nga qendra – nga Moska, ku ishte selia e Komitetit Qendror dhe Sekretarit të Përgjithshëm i tij. Në të vërtetë, modeli i Stalinit mbizotëroi dhe Republikat Socialiste Sovjetike nuk u bënë shtete të pavarura Socialiste, por mbetën republika satelite brenda BRSS. BURIMI : FACEBOOK

Filed Under: Uncategorized

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

December 30, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Ndue  BACAJ

80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , Malesisë e  Shqiptarisë do të “vishej” në zi , per  humbjen e  njëres nga mendjet e pendat më të ndritura të letersisë , artit , kulturës, historisë ,filozofisë , enciklopedisë , publicistikes , satires , diplomacisë dhe mbi të gjitha shqiptarisë.. . Nji she lotësh lagu mbarë Shqipninë. E vajtuan vllaznit , e vajtuan miqët, e vajtuen Zanat , e vajtoi Kombi… Vorri i Fishtës (deri që ja shkatërruan dreqnit e kuq komunist më 1967, N.B.) dukej se thoshte: Shqiptarë , harroni ça ju ndanë e ça ju largon e kujtoni vetëm ça ju lidhë e ju bashkon.!:. Fishta qe një bir i vertetë i polemit të tij bash nga kjo rrënjosje te truelli i vet aty u bë… poeti kombëtar i Shqipërisë. Veçse ç’i fali vendi poetit , ky ia perligji në trajtë të finiksuar  të artit . Sepse vepra e tij u bë pasqyra  besnike , fytyra e kthejlltë e gjith vërtetësisë etnike, trimërisë së ashpër , burrërisë luftarake , krenarisë raciale që ka mundur të ruejë  gjer sot  jeta shqiptare …. Lahuta është dhiata e shtrenjtë e poetit lënë trashigim nipnisë s’kohëve të vona ende për të lind… Ndërsa albanologu i shquar shqiptar (Eqerem Çabej) do të shkruante: “Lexova Lahutën e Malcisë dhe u mahnita. Jam gati të bëhem katolik për hir të Fishtës”. (At Daniel  Gjeçaj, Gjergj Fishta , jeta dhe vepra, fq.258, botime franceskane , Shkodër 2007)

Vepra e Fishtës është e madhe, e larmishme, (në libra, revista, gazeta , parlament , konferenca kombëtare e nderkombetare e tj…), është edhe dy dimensionalëshe , toksore e me trajta hyjnore që pershkruhet fund e krye nga afshi i pashuar patriotik në perjetësi. Lahuta e Malcisë është një nga kulmet e veprimtarisë së tij , letrare , historike e mbi të gjitha patriotike… 

Por me gjithë  veprat  letrare , artistike , publicistike , filozofike , historike ,diplomatike  e mbi të gjitha patriotike, At Gjegj Fishtes, mbas ardhjes në pushtet të  dreqnëve të kuq (1944-1991) siç e quante ai komunizmin , ata per hater të sllavëve, i ndaluan librat ,  i shkatërruan  vorrin , por nuk munden kurr ti shkatërrojnë vepren e tij  që në popull quhej dje , quhet sot , e do të quhet nesër “Ungjilli” i atdhetarisë…

Në këtë shënim të vogël memoristik në pervjetorin e 80 të vdjekjes të at Gjergj Fishtes nuk po mundem pa cituar disa vargje dhimbje që i kushtohen zhvarrimit (dhunimit)  të vorrit të Fishtës gjatë ç’mendurisë ateiste (1967…):

Kur të varrosen ,

edhe gurët kjanë!

Kur të zhvarrosen,

të shkelen e shanë!

Eshtnat rrugicave ,

prap i gëlltiti dheu,

dhe ti mbete pa vorr,

 si Skenderbeu!

Tashti dikun në qiell,

me shgun frati,

pret e shikon përposht

se ç’rrengje punon fati… (Tringë Dukagjini, Pogradec ,1976, At Daniel Gjeçaj , po aty , fq.254)

Fatkeqësisht ne malësorët  e Malesisë Madhe që duhet të ishim të parët në perkujtimin e pervjetorëve (të lindjes e vdekjes) të At Gjergj Fishtes , në promovimin e vlerave të vepres tij , si dhe në memorizimin e perjetsimin e emrit të ketij “Homeri” shqiptar , që perjetsoi  historinë tonë  në “Iliaden” Lahuta e Malësisë  , ne malësorët jemi ndër të fundit… Nuk kemi asnjë shkollë , shesh , rrugë apo institucion në Bashkinë e Malësisë së Madhe që të kenë emrin e at Gjergj Fishtes. Gjithashtu nuk kemi asnjë bust  memorial apo diçka tjeter të ketij kolosi të mendimit e veprimit , që të jenë vendosur në  kryeqendren e Bashkisë Malësi e Madhe (Koplik) apo në qendrat e njesive administrative të Bashkisë.  Siç e kam njoftuar edhe më heret në vitin 2021, që është 150 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtes, kam pergatitur të publikoj një monografi me “afsh malësori”, në nderim të ketij patrioti pendë artë të kombit shqiptar , që ne malësorëve në veçanti na nderoi lavdroi , besa drua edhe burrëroi pak më shumë se duhet, e kjo më duket se është “arësyeja” që nga “qielli” Fishta më duket se na thotë : “ Ata  burra trima, të urtë e atdhetar  malësor  të cileve u kendova nuk paskan lanë  kurrkënd  mbrapa…”.

Malësi e Madhe me 30 dhjetor 2020

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Manipulimet e mëdha të vërtetuara në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 në gjashtë shtete (III)

December 30, 2020 by Pafragje Leave a Comment

“…Në Pensilvani, ekziston si një Deklaratë ashtu edhe një foto origjinale, që i sugjeron një punonjësi të sondazhit përdorimin e një flash drive të pasigurt USB, për të hedhur një memorie jashtëzakonisht të madhe votash në makineritë e tabelimit të votave. Tabelat rezultuese, nuk lidheshin (perputhen) me fletëvotimet e postuara të skanuara në makineri…”- Raporti Navarro

Klajd Kapinova

Manipulimet në Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin

Sikurse shihet Tabela 2, tregon dukshëm dy pikat kryesore të manipulimeve masive, që dallohen menjëherë nga shifrat e regjistruara.

Së pari, manipulimet dhe parregullsitë e rëndsishme, duken kjartë se janë të pranishme në të gjashtë shtetet republikane, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin.

Demokratët përmes organizimit të korrupsionit në shtetet që jane “bastione” tradicionale ultra liberale dhe komuniste të partisë republikane, janë munduar me gënjshtra t’i tregojnë popullit amerikan, se votuesit republikanë nuk e duan Presidenti Trump, në një kohë, që sipas shifrave zyrtare federale vetëm në qytetin e madh të Bronx-it (ku, ka shumë shqiptaro amerikanë liberalë dhe komunistë) në New York, Trump fatmirësisht ka fituar me shume vota se në vitin 2016 edhe pse ky shtet i majtë është bastion i partisë së gomerëve “demokrate” të Venezuelës së Moduros, Raup Castros, kinezëve etj. Kështu “demokratët’ janë irrituar se në shtetin e New York-ut Presidenti Trump si shumë i admiruar edhe këtu, ka arritoj të fitoi 8% më shumë vota se në garën presidenciale të vitit 2016. Kjo nuk është rastësi, sepse njujorkezët i urrejnë maksimalisht të paaftët e parties së gomerëve blu si governatorin e shtetit të New York-ut Andrew Cuomo dhe kryesocialistin e BLM venezuelasin Bill de Blasio, që aksidentalisht është Kryetari i Bashkisë së New York City.

Disa kongresmenë të rinj dhe të talentuar republikanë, kanë fituar për herë të parë në shtetin blu të New York-ut, duke permbysur parashikimet fallco të mediave Fake News si: CNN, ABC News, Daily News etj., si mediat locale radikale ultra të majta.

Eshtë e habitshme të thuhet dhe të mendohet, se Presidenti Trump ka humbur zgjedhjet ne shkallë kombëtare kur me mbi 74,000.000 vota, në një kohë që ai fitoi ndaj Hilary Clinton me 62,700.000 vota në vitin 2016, ku ajo si ish snatore dhe ish Sekretare e Shtetit, kishte miliona mbështës në sheshe dhe stadiume.

Hilary, duke qenë e pasigurtë se do të fitonte Biden, deklaroi publikisht si amanet, se nëse humb zgjedhjet të mos e pranoj kurrë humbjen dhe t’a kundërshtoi atë me cdo formë dhe mjet. Tani Hilarit po i del e kundërta, sepse tani është Presidenti Trump, që me të drejtë nuk po e ha sapunin për djath, duke mos i njohur zgjedhjet dhe “fitoren” fallco te Biden-it, që atij ia dhanë ne tavolinë media, Big Tech dhe hajdutët ordinerë socialkomunistë “demokratë”, permes manipulimit masiv të makinave dhe futjes në qendrat e numëritmit të votave të miliona zarfave pa adresë, emra, firmë, etj.

Duhet thënë, se politikanët e karrirës së partisë konservatore republikane amerikane, fatmirësisht, gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020, nuk humbur asnjë karrige në Kongresin Amerikan, por përkundrazi kanë fituar 15 vende të reja, ku, shumica e tyre i përkasin shteteve blu të gomerëve të New York-ut dhe California.

Raporti Navarro mbi votimet e paligjshme për Biden është më i lartë në historinë e SHBA dhe botërore

Nga analiza e fakteve dhe provave konkrete të Raportit Navarro, del se votat e Arizonës janë keqadministru dukshëm sikurse edhe në Pensilvani, ku anomalitë janë me shifra të larta statistikore në shumë zona të këtyre shteteve konservatore republikane.

Po ashtu pjesa tjetër e matricës në Tabelën 2, është një det i madh i shenjave të manipulimeve drastike të realizuar nga Media, Big Tech, liderët demokratë dhe mercenarët e tyre në shtetet përkatëse, ku demokratët e emëruar nga governatorët demokratë, ishin si përgjegjës të numërimit të votive, gjatë “detyrës” së tyre manipuluese anti-demokratike dhe anti-Kushettuese për votime dhe numërime të drejta dhe të sakta.

Së dyti, nëse dikush krahason shifrat e pretenduar të fitores së Biden në kolonën 7 të figurës me fletët e votimit të mundshëm të paligjshëm në kolonën 8, duhet të jetë i qartë se numri i votave të mundshme të paligjshme zvarrit shumën e pretenduar të “fitores” pa luftë të Biden-it në pesë nga gjashtë shtetet.

Për shembull, “rezultati” i pretenduar i “fitores” me vjedhje të Biden në Nevada është 33,596 vota, megjithatë numri i fletëve të votimit në fjalë është më shumë se tre herë i lartë.

Për më tepër në Arizona, e cila ka diferencën më të ngushtë të “fitores” së Biden-it me 10,457 vota, ka gati 10 herë numërin më të madh të votave të paligjshme. Gjithashtu raporti i votimit të pretenduar të Biden, për votime të mundshme të paligjshme është edhe më i lartë për shtetin e Georgia-s.

Shteti i Michigan-it është përjashtim nga rregulli. Kjo nuk është për shkak se ka të ngjarë të jetë një përjashtim i vërtetë, por thjesht sepse mbeten vlerësime të pamjaftueshme sesi llojet e ndryshme të manipulimeve në Michigan përkthehen në vota të mundshme të paligjshme.

Në këtë mënyrë, me të drejtë pohohet se populli amerikan meriton një përgjigje përfundimtare se këto zgjedhje i janë vjedhur masivisht me skenar të parapërgatur me dominium Presidentit Donald J. Trump.

Në mungesë të një hetimi të plotë para Ditës së Përurimit (20 janar 2020), një re zezë dhe një njollë e madhe turpi do të varet mbi atë që do të perceptohet nga shumë amerikanë si një administratë e paligjshme e Biden.

Lufta për rikthimin e vlerave dhe demokracisë së vërtetë amerikane vazhdon me 6 janar 2020 dhe pas saj. Provat dhe faktet masive, janë bindese dhe se 58% e amerikanëve thonë se zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 janë të vjedhura dhe manipuluara marrëzisht dhe masivisht.

Mashtrimi i hapur e i plotë i votuesve

Mashtrimi i drejtpërdrejtë i votuesve varion nga prodhimi në shkallë të gjerë i fletëve të votimit të rreme (fallco), ryshfetit dhe votuesve të vdekur (edhe 200 vjet më parë) deri tek fletët e votimit të hedhura nga votuesit e pazgjedhshëm si kriminelët dhe të huajt e paligjshëm (mbi 4,000 vetë mendohet se kanë votuar në shumë shtete pa pashaportë amerikane), votime disa herë në disa shtete pa qenë rezidentë aty, fletët e votimit të numëruara shumë herë dhe votuesit e paligjshëm jashtë shtetit.

Tabela 3, gjithashtu ofron një përmbledhje të zgjeruar me fakte dhe prova të dokumentuara në të gjashtë shtetet, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, për llojet e ndryshme të mashtrimit të plotë të votuesve, që faktikisht pretendohet të jenë të pranishëm kudo dhe masivisht.

Pas votimeve dhe deri me sot ekziston mashtrimi i plotë i votuesve në zgjedhjet presidenciale 2020. Nga figura e Tabelës 3, shikohen kjartë llojet e ndryshme të mashtrimit mund të jenë të pranishëm në të gjashtë shtetet, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin.

Përdorimi masivisht i ryshfetit nga multiblionerët “demokratë”

Në një kontekst të mashtrimit të votuesve, një rol kryesor ka luajtur ryshfeti, i cili, u përdor zgjerësisht për vjedhjen dhe manipulimin masiv të votive. Ky krim elektoral, i referohet kërkimit korrupsionit, pranimit ose transferimit të vlerës monetare ($) në këmbim të veprimit abuziv zyrtar, të perdorur gjerësisht në regjistrimin e votuesve ose votimi për një kandidat të preferuar. Të paktën në Nevada, ka disa raste si shembull, se ku ka ndodhur faktikish një ryshfet i tillë.

Ajo që është kaq mahnitëse në lidhje me çështjen Nevada, është mosrespektimi i hapur i ligjeve federale të ryshfetit. Në shtetin e argjendtë, në një përpjekje të orkestruar nga fushata e Biden, amerikanët vendas duket se kanë shkëmbyer votat e tyre me disa shpërblime financiare të premtuara.

Kështu sipas gazetës “Epoch Times”, skema të tilla të blerjes së votave gjithashtu mund të kenë ndodhur në 8 (tetë) shtete të tjera amerikane, duke përfshirë Arizonën dhe Wiskonsin.

Prodhimi dhe shkatërrimi i rremë i fletëve të votimit

Prodhimi i rremë i votimit, përfshiu prodhimin mashtrues të fletëvotimeve, në emër të një kandidati. Kështu një nga shembujt më shqetësues të prodhimit të mundshëm të rremë të fletëve të votimit, përfshiu një shofer kamioni, i cili, ka deklaruar në një betim sipas ligjit (nëse gënjen mund të denohet deri në 5 vjet) se ai mori arka të mëdha fletëvotimesh në New York dhe i dorëzoi ato në një vend të votimit në Pensilvani. (Ekziston edhe videoja, ku shoferi deklaron hapur para organizatës investigative të pavarur Project Veritas).

Për fat të mirë, ditët e fundit në të gjithë SHBA, ka shumë dëshmi të reja manipulimi masiv, të rrëfyes me kurajo qytetare nga dëshmitarë patriotë dhe punonjës të USPS të penduar, të cilët pa frikë duan të thonë të vërtetën para publikut amerikan, mbi mashtrimin e organizuar zgjedhor të 3 nëntorit 2020.

Përsonat anonim dhe të tjerë vullnetarë, me emër dhe mbiemër në disa shtete të SHBA-së, në mënyrë publike, kanë pranuar të deshmojnë para FBI dhe Departamentit të Drejtësisë për manipulimin masive të zgjedhjeve, në shtet përpatëse dhe në shkallë kombëtare.

Kanë mjaftuar mbi 100,000 fletëvotime të rreme (fallco), të transferuar me makinë, për të kaluar “fitoren” e zgjedhjeve tek Biden, në Keystone State. Zbulimi i këtyre rasteve dhe të rejave ditët e fundit, po përsëriten në shkallë kombëtare.

Media e pavarur po i shërben shumë mire popullit amerikan, duke publikuar informacione marramendëse, për manipulimin dhe vjedhjen kombëtare të votave, gjatë dhe mbas 3 nëntorit 2020 deri në ditët tona…

E vërteta pak nga pak po del sheshit. “Nuk mbulohet Dielli me shoshë (sitë)”, thotë populli. Kohët e fundit, me gjithë censurën e tmerrshme dhe totale socialkomuniste të organizuar mjeshtërisht nga Big Tech, media propaganduese globaliste mashtruese dhe liderët zyrtarë qeveritarë “demokratë”, rrjetet sociale dhe websitet e pavaruara, të drejtuar nga shumë patriotë amerikanë, fatmirësisht janë të mbingarkuar me rastet manipulimet masive me zë, figurë, dokumente, deklarata, dëshmi nga numërusit e votive një pjesë e të cilëve janë demokratë (patriot të vërtetë), fletëvotime të hedhur në kazanet gjigande të plehrave, të zbuluar nga dëshmitë e personave okularë, të cilët janë betuar para ligjit (betim), se do të tregojnë boss-at apo personat e lartë  zyrtarë të Shërbimit Postar Amerikan (USPS), që i kanë urdhëruar dhe mësuar të veprojnë kundër ligjit dhe Kushtetutës Amerikane.

Po kështu në Pensilvani, ekziston si një Deklaratë dhe një foto origjinale, që sugjeron një punonjësi të sondazhit përdorimin e një flash drive të pasigurt USB, për të hedhur një memorie jashtëzakonisht të madhe votash në makineritë e tabelimit të votave. Tabelat rezultuese, nuk lidheshin (perputhen) me fletëvotimet e postuara të skanuara në makineri.

Votat fallco në emër të Joe Biden në State Farm Arena në Atlanta, Georgia

Padyshim, që shembulli më flagrant i prodhimit të mundshëm të votave fallco, në emër të Joe Biden, ka ndodhur në State Farm Arena në Atlanta, Georgia.

Autorët e mundshëm të veprimtarisë kriminale u kapën në flagrance, në videon tashmë të kthyer në hit kudo në SHBA dhe botë. Kjo video 8 orëshe skandal e mbikëqyrjes (nga kamerat e mëdha të përgjimit), fatmirësisht, tashmë po qarkullon lirshëm në miliona website, dhe si foto në rjetet sociale private, edhe pse vazhdimisht Big Tech dhe media mashtruese amerikane e ka injoruar dhe blokuar publimin e saj. Kjo dëshmon pastër faktin e madh të manipulimit të zgjedhjeve masive në të gjithë SHBA.

Nënë e bij, pjesë e komunitetit afrikano amerikanë dhe 4 persona të tjerë, janë personazhet kryesore të videos 8 orëshe, që po bën xhiron e botës, në rrjetet sociale dhe Youtube, ku, deri tani ka mbi 600,000.000 klikime edhe pse kjo video ëshë në permasa dhe forma të ndryshme minutazhi…

Ky skenar turpi kombëtar në SHBA, që ka ndodhur në mesnatë dhe deri në mëngjez, fatkeqsisht në qendrën e madhe të numërimit të votive, është organizuar nga përgjesja demokrate e numërimit të votive.

Në një version të kësaj historie, vëzhguesve të sondazheve, si dhe mediave u kërkua të largoheshin papritmas në mes të natës, pas një “rrjedhje” të dyshimtë uji. Pasi u pastrua dhoma nga dëshmitarët vëzhgues, përfatsues të partive politike dhe media, disa zyrtarë të zgjedhjeve nxorrën shumë kuti të mëdha fletëvotimesh nga poshtë një tavolinë e mbuluar me mbulesë të zezë. Ata më pas vazhduan të përpilojnë një numër të fletëve të votimit të prodhuara false, që vlerësohet të jenë në kufijtë e qindra dhe mijëra votave.

Nga grafikët e publikuara ato ditë, doli një rritje e madhe artificiale e votave për kandidatin socialist “demokrat” Biden. Pas përpilimit të këtyre fletëve të votimit (natën sikurse e tregon edhe viodeoja), mund të vërehet qartë se këto qindra  e mijëra fletë votimesh (vota) janë përpunuar nga ekipi manipulator demokrat, duke i kaluar në llogari të Joe Biden, duke i dhënë kështu me katapultë fitoren atij.

Pavarësisht nga ajo që duket të jetë prova mallkuese e një krimi të mundshëm anti-Kushtetues, një numër i madh historish, u shfaqen në të gjithë mediat Fake News anti-Trump, duke hedhur poshtë çdo shqetësim, që buronte nga kjo video manipuluese e votave.

Amerikanët, me të drejtë tashmë janë të shokuar dhe irrituar shumë, për rolin e madh negativ pro korrupsionit, që po luanin vazhdimisht makina e madhe e propagandës mediatike globaliste dhe Big Tech, për të fshehur gjurmët e krimeve elektorale anti-Kushtetuese, që janë bërë me 3 nëntor dhe po vijon edhe në ditët tona, vetëm pse ata nuk e duan fitoren legjitime të Presidentit Trump, që erdhi nga votimet plebishitare të popullit patriot amerikan.

Sipas këtyre videove dhe tregimeve të zbardhjes skandalit të madh të numërimit të votimeve, këto vota ishin kuti votimi të rregullta dhe të autorizuara, dhe vëzhguesve në media atë natë të turpshme iu kërkua (nga pergjesja e qendrës së numërimit sikurse shihet në video) të largoheshin dhe shkonin në shëpi. Kur të gjithë u larguan 6 vetë (demokratë) u fshehen në dhomat e qendrës, të cilët dolën më pas dhe filluan të nxjerrin cantat e mëdha me zarfa votimesh…

Ata filluan ti fusin fletët e votimit ne disa maqina numërimi, duke i futur dhe nxjerrë disa here nga makina – dominum. Ata sikurse shihen pastër në video e kanë bërë këtë gjë për 8 orë me radhë. Ky është krim i pastër anti-Kushtetues dhe autorët duhet të ishin arrestuar po atë ditë, kur kjo video bëri xhiron në të gjithë botën.

Eshtë krejtësisht e papranueshme dhe absurde të numërohen fletët e votimit në mungesë të vëzhguesve dhe medias. Amerikanët, me të drejtë po habiten shumë, pse nuk ka asnjë arrestim nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë në shtetin Georgia dhe ai federal, për personat kriminal, që kanë bërë krimin anti-Kushtetues të denueshëm ligjërisht me burgim deri në 30 vjet heqje lirie.

Ky sipas votuesve amerikanë, është pikërisht lloji i incidentit publik kriminal, që duhet të hetohet dhe denohet ligjësht plotësisht si nga Prokurori i Përgjithshëm i Gjeorgjisë, FBI po ashtu edhe nga Departamenti Federal i Drejtësisë Amerikane.

Amerikanët, gjithashtu sot janë të shqetësuar për shkallën e madhe të korrupsionit në kupolën e FBI, Departamentin e Drejtësisë në shumë shtete dhe në nivelin federal. Megjithatë mbetet e paqartë nëse po zhvillohen hetime të tilla.

Kjo është shkalla më e lartë e korrupsionit në Georgia dhe Departamentin e Drejtësisë (DOJ). Ndërkohë, nga ana e tjetër, vetë videokaseta, në mungesë të një shpjegimi të menjëhershëm, ka kontribuar në klimën aktuale të skepticizmit, që rrethon Departamentin e Drejtësisë në Georgia, Prokurorin e Përgjithshën në shtetin Georgia dhe Prokurorin e Përgjitshëm të SHBA të deshtuarin William Barr, që këto ditë dha dorëheqjen.

Ai u largua turpërisht dhe nuk e dënoi këtë skandal kombëtar zyrtar të vjedhjes masive të votave në video. Ai me heshtje varri u bë pjesë e këtij korrupsioni, sikurse thonë sot mediat, juristët, specialistët konsitucionistë dhe populli amerikan. Ish Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së vuri në dyshim aftësinë e tij profesionale, demokracinë në SHBA dhe integritetin e zgjedhjeve.

Si një shembull i shkatërrimit të mundshëm të votave të hedhura legalisht (të vërteta), ekzistojnë mijëra çështje gjyqësore të ngritura në gjykatat e larta të gjashtë shteteve, dhe në nivelin federal, duke përfshië edhe shtetin e Arizonës.

Kështu me të drejtë paditësit (ekipi i avokatëve të Presidentit Trump dhe të pavarur),  pretendojnë se mbi 75,000 fletëvotimeve të munguara u raportuan si të pakthyera kur ato në të vërtetë u kthyen aty.

Këto fletëvotime të munguara për habi të të gjithëve më pas ose u humbën ose u shkatërruan (në përputhje me akuzat për shkatërrimin e fletëve të votimit Trump) dhe u zëvendësuan me fletëvotime të bardha të mbushura nga punonjësit e korruptuar të zgjedhjeve ose palë të tjera të treta.

Fakte dhe prova nga Manipulimi masiv i votive presidenciale sipas Raportit Navarro (II)

“Gjykata Supreme e SHBA, ka qenë totalisht e paaftë dhe e dobët në prononcimit të mashtrimit masiv të zgjedhjev, që u zhvilluan në Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2020. Ne kemi PROVA absolute, por ata nuk duan ti shohin ato. Ata po shkelin Kushtetutën edhe pse paguhen në atë post, për ta mbrotur Kushtetutën. Nuk ka gjurmë thonë ata, edhe pse shohin me qindra dhe mijëra video në Tv. Jo “këmbë”, thonë ata. Nëse kemi zgjedhje të korruptuara, nuk kemi vend! Nëse një kandidat presidencial demokrat, do të kishte një zgjedhje të manipuluar dhe të vjedhur, me prova të akteve të tilla, në një nivel të paparë kurrë më parë, senatorët demokratë do ta konsideronin atë një akt lufte dhe do të luftonte deri në vdekje. Mitch dhe republikanët, nuk bëjnë asgjë, thjesht duan ta lënë të kalojë pa luftë!” – Presidenti Donald J. Trump

Klajd Kapinova

58% e amerikanëve thonë se votat u manipuluan masivisht

“Gjashtëdhjetë e dy përqind (62%) e republikanëve thonë se është shumë e mundshme, që demokratët vodhën zgjedhjet, ndërsa 21% e pavarur dhe 17% e demokratëve ndajnë këtë mendim.” – Sondazhi Rasmussen.

Në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit 2020, dhe siç ilustrohet në Tabelën 1, Presidenti Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në Wisconsin dhe më shumë se 290,000 vota në Michigan. Në Xhorxhia, epërsia e tij ishte një dajak për Bideninme 356.945 vota; dhe ai udhëhoqi në Pensilvani me më shumë se gjysmë milioni vota (saktësisht 600,000 vota).

Deri më 7 dhjetor, megjithatë, këto drejtime të gjera të Trumpit, do të shndërrohen brenda mesnate në plumba të hollë për Biden, ku hajdutët dhe manipulatorët profesionistë atij i dhanë mbi 11,779 vota në Gjeorgji, 20,682 vota në Wisconsin, 81,660 vota në Pensilvania, dhe 154,188 vota në Michigan.(!!!)

Sipas rezultateve të pasqyruar në Tabelën 1, mbas numërimit të votimeve kishte një histori po aq interesante, që po shpalosej papritur në shtetet republikane Arizona dhe Nevada.

Edhe pse Joe Biden ishte “përpara” (me manipulime masive marramendëse), në këto dy shtete shtesë në garën presidenciale natën e zgjedhjeve, me pak më shumë se 30,000 vota në Nevada dhe më pak se 150,000 vota në Arizona, sondazhet e brendshme të Fushatës Trump, parashikuan se Presidenti do t’i mbyllte këto boshllëqe artificiale manipulative, pasi të llogariteshin të gjitha votat.

Sigurisht, kjo nuk ka ndodhur kurrë, sepse vjedhja dhe manipilimi i votave nga makinat e “numërimit” u bënë në mënyrë galopante, të paparashikuara nga mendja normale e njeriut në SHBA. Media dhe Big Tech u bë pjesë e skenarit të vjedhjes së votave masive. Brenda një nate SHBA u kthye në një kopje të botës së tretë, njësoj sikurse Shqipëria, Venezuela, Mongolia, Hondurasi, Haiti, Etiopia, etj., ku votat u vodhen  profesionialisht me manipulime nga makinat numeruese dominuium, të importuara nga vendet komunist.

Edhe Kina komuniste, që e urren Presidentin Trump, u bë pjesë e ndërhyjes në zgjedhjet presidenciale ne SHBA, perms hakereve kompiuterike, stampimit apo shtypjes së 5,000.000 fletë votimeve fallco në një qytet kinez, dëshmi e cila provohet edhe me një video të publikuar nga një agjent secret dissident kinez…

Në vazhdën e këtij ndryshimi mahnitës të manipulimeve marramendëse, ndaj presidentit Trump, një stuhi e vales mavive të zemërimit apo zjarri të madh kombëtar, ka shpërthyer në 50 shtete mbi drejtësinë dhe integritetin e një prej institucioneve më të shenjta në Amerikë, për sistemin tonë zgjedhor presidencial.

Me të drejtë, patriotët real kritikë të djathtë amerikanë dhe shumë senator, kongresmenë, governatorë dhe kryetar bashkie brenda Partisë Republikane, duke përfshirë edhe vetë Presidentin Trump, kanë akuzuar me prova dhe fakte origjinale se zgjedhjet ishin vjedhur dhe manipuluar në mënyrë drastike dhe të turpshme për historinë e demokracisë në SHBA.

Ata i kanë mbështetur këto akuza mallkuese me më shumë se 60 procese gjyqësore, 5 mijë dëshmi betimi dhe deklarata mbështetëse, dhe video, fotografi dhe tregime të dorës së parë në dukje të inkriminimit, për të gjitha mënyrat e hilës së votimeve katastrofike në të gjithë historinë e garave presidenciale në të gjithë 50 shtetet e SHBA-së.

Nga ana e tjetër, manipulatorët e majtë globalistë Big Tech dhe liderët e partisë socialkomuniste “demokratike”, me gënjeshtra e tyre tradicionale, janë munduar të mbijetojnë katastrofës së votimeve, që krijuan në garën presidenciale, duke u munduar me fjalë boshe të hedhin poshtë faktet dhe dokumentet, videot origjinale tashmë të parë edhe nga miliona amerikanë nga dëshmitë në Atlanta etj., që antarët e paritsë së tyre kanë bërë natën e 3 nëntorit 2020 dhe në javët e muajt në vijim deri në ditët tona.

Disa nga këta kritikë që njëkohsisht janë edhe manipulatorët e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kanë mohuar plotësisht çdo mashtrim, sjellje të keqe ose keqpërdorim të votave.

Të tjerët, kanë pranuar se ndërsa disa manipulime zgjedhore mund të kenë ekzistuar, ata këmbëngulin me forcë se këto parregullsi nuk janë aq domethënëse sa të përmbysin zgjedhjet dhe fituesin e caktuar prej tyre qysh në oren 10, pikërisht 3 orë mbas mbylljes së qendrave të votimeve dhe fillimit të numerimit të votave.

Kësaj maskarade mashtrimi galopant fatkeqsisht, iu bashkua me 3 nëntor 2020 edhe kanali televiziv “konservativ” i nadjes Fox “News”, e cila është shitur për miliona dollarë tek organizaorët bilonarë të vjedhjeve të votimeve në shkallë kombëtare në SHBA.

Gjithashtu, amerikanët po shohin nga afër, se ekziston një luftë e madhe, që zhvillohet midis segmenteve të mëdha anti-Trump të të ashtuquajturës media “kryesore” Fake News dhe mediave alternative të pavaruara informative të sakta konservatore, që dallohen për saktësinë dhe transparencën e tyre.

Në mënyrë absurde, para këtij manipulimi dhe vjdhjeve të votimeve masive, në shkallë kombëtare në SHBA, mediat kryesore globaliste komuniste anti-Trump, ku përfshihen: The New York Times, Washington Post, Boston Globe, Daily News etj.,  sikurse dhe rrjetet mashtruse televizive kabllore, si: CNN, ABC News, MSNBC etj., deri ato europiane si BBC, Euro news etj., si një kor i zërave të lartë me termonologji të njëjtë, kanë kërkuar që Presidenti Trump të pranojë zgjedhjet e mashtruara të gatuara nga ata dhe Big Tech-i antiamerikan.

Këta zëra të njëjtë anti-Trump, kanë qenë po aq të shpejtë, për të denoncuar ose diskredituar këdo, veçanërisht cilindo brenda rrethit të tyre, që guxon të hetojë dhe tregojë me fakte dhe prova origjinale (video), pikërisht atë që mund të dalë si skandali më i madh politik, në historinë e dhunuar të votimeve amerikane.

Mediat sociale si Facebook, Twitter, Google dhe YouTube, po ashtu kanë censuruar masivisht dhe vazhdojnë edhe këto ditë në mënyrë aktive dhe të pamëshirshme këdo, që guxon të vërë në dyshim rezultatet e zgjedhjeve të manipuluara prej tyre.

Në të kundërt, mediat alternative patriotike amerikane, kryesisht të lidhura me lëvizjen konservatore amerikane, kanë siguruar një mbulim të gjerë dhe të thelluar të shumë çështjeve të mashtrimit, sjelljes së keqe (anti-Kushtetuese) dhe vjedhjeve të tjera, që po dalin vazhdimisht dhe masivisht në dritë.

Nga Steve Bannon “War Room Pandemic” dhe John Solomon “Just the News” tek “Newsmax” dhe “One America News Network” (OAN), amerikanë të uritur për fakte dhe zhvillime të pritura, kanë mundur të gjejnë informacione kaq kritike dhe skandaloze, vetëm duke ndjekur këtë alternativë mbulimi të ri mediatik. Ata po u hapin sytë naivëve brenda partisë demokratike, që po habiten sesi janë vjedhur votimet ne SHBA. Shumë prej tyre kanë thyer akullin dhe po denojnë skandalim më të madh në historinë e SHBA-së.

Për fat të mirë, sot publiku amerikan nuk po ble (apo ha sapunin për djath) atë që Partia “Demokratike”, Big Tech dhe media anti-Trump po shesin, sepse manipulimi galopant është i dukshëm nga sondazhet e opinionit publik të shokuar amerikan.

Kështu për shembull, sipas një sondazhi të fundit të Rasmussen: “Gjashtëdhjetë e dy përqind (62%) e Republikanëve thonë se është shumë e mundshme, që demokratët vodhën zgjedhjet“, ndërsa 21% e pavarur dhe 17% e demokratëve ndajnë këtë mendim.

Në fakt, prova bindëse dalin në dritë, që provojnë bindshëm, se zgjedhjet ishin vjedhur vërtet nga një skenar i parapërgatitur në mënyrë drastike, pas urimit nga Big Tech dhe media të Biden-it si “fitues”, ne (amerikanët) si vend demokratik kemi rrezikun real, që qendra e bashkimit tonë të madh amerikan nuk do të mbajë më ujë.

Nëse demokracia më e madhe në historinë botërore, nuk mund të zhvillojë më zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe nëse shumica e mediave kryesore të këtij vendi nuk do të hetojnë plotësisht Manipulimin Satanik (që po bëhet vazhdimisht një mal në rritje falë provave dhe fakteve), atëherë ne kemi deshtuar si shteti më demokratik në botë, duke vënë në dyshim zgjedhjet dhe rezultet sot.

Përballë këtij mashtrimi masiv, të organizuar mjetërisht brenda SHBA-së (lëvizjes ultra të majtë komuniste dhe socialiste, Partia “demokratike”, media rencake dhe mashtrueseme Big Tech), në bashkëpunim (me armiqët tanë në botë) jashtë saj, ka pak shanse, që demokracia jonë dhe kjo Republikë të mbijetojnë, ashtu siç e njohim ne. Prandaj është kritike, që të arrijmë në zbardhjen reale deri në fund të kësaj çështjeje anti-Kushtetuese të turpshme manipulimi. Ky ishte edhe qëllimi i Raportit të Peter Navarro-s, i publikuar menjëherë ditët e fundit, në disa website të pavarura amerikane.

Manipulimi zgjedhor në gjashtë shtetet e mëdha të SHBA-së

“Koha që senatorët republikanë të rriten dhe të luftojnë për Presidencën, siç do të bënin demokratët nëse do të kishin fituar vërtet. Prova është e pakundërshtueshme! Bota masive e vjeshtave me postë natën vonë në shtetet që lëvizin, duke mbushur kutitë e votimit (në video), votues të dyfishtë, votues të vdekur, nënshkrime të rreme, votues emigrantë të paligjshëm, vëzhgues të ndaluar të votave nga republikanët, ME SHUME VOTA SE SA VOTUES AKTUAL (shikoni Detroit-in dhe Filadelfia-n), edhe me shume. Shifrat janë shumë më të mëdha, sesa ato që janë të nevojshme, për të fituar shtetet individuale të ritmit, dhe madje nuk mund të kontestohen. Gjykatat janë të këqija, FBI dhe “Drejtësia”, nuk e bënë punën e tyre dhe Sistemi Zgjedhor i Shteteve të Bashkuara, duket si ai i një vendi të botës së tretë. Liria e shtypit, është zhdukur për një kohë të gjatë, është Fake News, dhe tani kemi Big Tech (me Seksionin 230), për t’u marrë me të. Por kur gjithçka të ketë mbaruar, dhe kjo periudhë kohe bëhet vetëm një kapitull tjetër i shëmtuar, në historinë e vendit tonë, Ne do të Fitojmë!!!” – Presidenti Donald J. Trump

Raporti Navarro, vlerëson drejtësinë dhe integritetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, në të gjashtë shtetet kryesore të betejës presidenciale, ku kandidati globalist “demokrat”, i korruptuari Joe Biden mban një “epërsi” fallco nga manipulimi të pakët dhe rezultatet vazhdojnë të kontestohen vazhdimisht ashpër, falë fakteve dhe provave të reja, që po dalin vazhdimisht në dritë dhe se publiku amerikanë po shukohet me vjedhjen dhe mnipulimin e madh të votimeve.

Siç është dokumentuar në shënimet e gjera kryesore, provat e përdorura për të kryer këtë vlerësim, përfshijnë më shumë se 60 procese gjyqësore dhe vendime gjyqësore, mijëra dëshmi betimesh dhe deklarata, dëshmi të paraqitura në një larmi vendesh shtetërore, botuar raporte dhe analiza nga grupe studimore dhe qendra ligjore, video dhe foto, komente publike dhe llogari të dorës së parë, dhe mbulim të gjerë për shtyp.

Nga një rishikim dhe analizë e kësaj dëshmie, të gjashtë permasave kryesore të manipulimeve të verifikuara të zgjedhjeve, janë identifikuar dhe vlerësuar saktësisht si shembull në bazë të një shteti të marrë në analizë faktike të gjërë dhe të thellë.

Kështu gjashtë shtete kryesore konservatore të republikane, ku Presidenti Trump doli fitues me diferencë të madhe votash, në zgjedhjet e vitit 2016, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, sot janë manipuluar totalisht, duke përbërë një krim të lartë kushtetues, që duhet të hetohet menjëherë nga FBI, Departamenti i Drejtësisë (DOJ) qendror dhe lokal etj.

Këto gjashtë dimensione, përfshijnë mashtrime të plotë të votuesve, keqtrajtim të votave, gabime të procesit të diskutueshëm, shkelje të klauzolës së mbrojtjes së barabartë, parregullsi të makinës së votimit dhe anomali të konsiderueshme statistikore.

Shifrat në Tabelën 2, gjithashtu masivisht ofrojnë një pasqyrë të re të pranisë ose mungesës së secilës prej gjashtë dimensioneve të manipulimeve apo parregullsive masive zgjedhore, në secilën prej gjashtë shteteve të garës kryesore presidenciale.

Kështu, nëse e shikojmë me kujdes pasqyrën e shifrave numërikë, del se kolona 1 rendit secilën nga gjashtë dimensionet, së bashku me shifrën e pretenduar të “fitores” së Biden-it dhe fletët e votimit të mundshëm të paligjshëm, për shkak të manipulimeve zgjedhore.

Nga ana e tjetër, kolonat 2 deri 7 në tabelën në fjalë, tregojnë kjartë praninë e manipulimeve galopante zgjedhore në çdo shtet të caktuar, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin.

Sikurse shihet kjartë nga burimet dhe shifrat e mbledhur në terren, tregohet se një pikë kontrolli në qendrën numërimit (del nga vështrimi i kujdeshëm i tabelës), ka prova të përhapura në një shtet të caktuar, për një dimension të veçantë të manipulimeve madhore zgjedhore, ku ylli në tabelë, tregon se ka të paktën disa prova.

Vala e madhe baticës së kuqe të votave për Trump kthehet nga manipulimet katastrofike në blu për gomerët

(Mashtrimi i madh zgjedhor në SHBA dhe gjithë historinë botërore)

Në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit, dhe siç ilustrohet në Tabelën 1, Presidenti Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në Ëisconsin dhe më shumë se 290,000 vota në Michigan. Në Xhorxhia, epërsia e tij ishte një dajak 356.945; dhe ai udhëhoqi në Pensilvani me më shumë se gjysmë milioni vota. Deri më 7 dhjetor, megjithatë, këto drejtime të gjera të Trump do të shndërrohen në plumba të hollë të Biden – 11,779 vota në Gjeorgji, 20,682 vota në Ëisconsin, 81,660 vota në Pensilvania, dhe 154,188 vota në Michigan.

Klajd Kapinova

Vrasja e demokracisë në qendrat e numërimit të votave

Këto ditë media anti-amerikane dhe anti Trump e kryesuar nga Big Tech, që kontrollon 98% të industrisë së informimit në SHBA, megjithë pengesën e vazhdueshme, për të informuar publikun amerikanë që ishte aktori kryesor i votimeve të 3 nëntorit 2020, janë privuar permes blokimit total (censurës totale), për tu njohur me Raportin e hollësishëm të Peter Navarro-s dhe dimensionet kryesore të parregullsive manipuluese zgjedhore në gjashtë shtetet e mëdha konsrvative republikane.

Në mënyrë esenciale, përmbledhja ekzekutive e raportit Navarro, vlerëson drejtësinë dhe integritetin e Zgjedhjeve Presidenciale të 3 nëntorit 2020, duke shqyrtuar gjashtë dimensione të parregullsive të ndodhura të zgjedhjeve në gjashtë shtete kryesore republikane, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, që përbëjnë edhe fushë betejën e zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar.

Dëshmitë origjinale të përdorura, për të kryer këtë vlerësim të saktë, përfshijnë më shumë se 50 procese gjyqësore dhe vendime gjyqësore, mijëra dëshmi betimesh dhe deklarata, një dëshmi në një larmi vendesh shtetërore, analiza të botuara dhe qendra ligjore, video dhe foto, komente publike dhe mbulim të gjerë për shtyp.

Më poshtë tregohet se parregullsi të rëndësishme kanë ndodhur në të gjashtë shtetet e fushës së betejës presidenciale, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Ëisconsin, ku janë konstatuar gjashtë permasat e manipulimeve zgjedhore. Ky zbulim, i jep besim pretendimit faktik, se zgjedhjet i janë vjedhur masivisht Fituesit Presidentit Donald J. Trump.

Nga gjetjet e këtij raporti, del se është e mundur të konkludohet se cila ka qenë strategjia e koordinuar, për të grumbulluar në mënyrë efektive kuvertën e zgjedhjeve të vjedhura totalisht, kundër republikanëve konservativë Trump-Pence.

Në të vërtetë, modelet e vëzhguara të manipulimeve zgjedhore, janë aq konsistente në të gjashtë shtetet e kuqe republikane, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, sa ato sugjerojnë një strategji të koordinuar, për t’i vjedhur hapur zgjedhjet plotësisht, për të luajtur strategjikisht procesin e zgjedhjeve, në një mënyrë të tillë, që të “mbushë kutinë e votimit” dhe në mënyrë të padrejtë, kanë anuar në favor të dyshës socialkomuniste ekstreme liberale pa mbështetje popullore: Biden-Harris.

Disa nga gjetjet kryesore të Raportit Navarro

Pesha e provave dhe modelet e parregullsive janë të tilla, që është e papërgjegjshme për këdo, veçanërisht për mediat kryesore korruptive globaliste, të pretendosh se nuk ka “asnjë provë” të mashtrimit ose manipulimeve të zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020 në SHBA.

Kështu votat në fjalë, për shkak të parregullsive të identifikuara zgjedhore, janë më se të mjaftueshme, për të lëkundur dhe përmbysur menjëherë rezultatin e tyre, në favor të Fituesit Real Presidentit Trump, madje edhe një pjesë relativisht e vogël e këtyre fletëve të votimit të konsiderohen të paligjshme.

Të gjashtë shtetet, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, shfaqin shumicën ose të gjitha, gjashtë dimensionet e manipulimeve masive zgjedhore. Sidoqoftë, secili shtet ka një përzierje unike të çështjeve, që mund të konsiderohen “më të rëndësishmet“.

Për ta thënë këtë në një mënyrë tjetër, të gjitha shtetet karakterizohen nga të njëjtat manipulime zgjedhore ose të ngjashme; por, si familjet e palumtura të Tolstoit, ku, secili shtet në mënyrën e tij është original në shkallën e lartë të parregullsisë zgjedhore.

Kjo ishte vjedhje nga një mijë prerje në gjashtë dimensione dhe gjashtë shtete në fjalë, sesa ndonjë parregullsi zgjedhore e vetme.

Në refuzimin, për të hetuar një numër në rritje të ankesave legjitime, media anti-Trump dhe censurimi i mediave sociale Big Tech, janë kthyer si bashkëpunëtorë negativë në mashtrimin masiv të publikut, tashma të shokuar nga e vërteta e hidhur, që ndodhi më 3 nëntor 2020, në zgjedhjet e korruptuara presidenciale në SHBA.

Kjo është një lojë plotësisht e rrezikshme, që minon demokracinë amerikane njëkohësisht besueshmërinë e medias dhe stabilitetin e sistemit tonë politik dhe Republikës.

Ata gazetarë, ekspertë dhe udhëheqës politikë, tani duhet të pranojnë gjashtë dimensionet e manipulimeve zgjedhore dhe të kryejnë hetimet e duhura, për të përcaktuar të vërtetën, në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit 2020.

Nëse kjo nuk është bëhet para Ditës së Përurimit (20 Janar 2021), amerikanët rrezikojmë të vendosim në pushtet një president të paligjshëm, që nuk ka mbështetjen e një segmenti të madh të popullit amerikan.

Dështimi, për të hetuar në mënyrë agresive dhe të plotë gjashtë dimensionet e manipulimeve zgjedhore të vlerësuara në Raportin Navarro, është një dështim, sinjal jo vetëm i mediave tona kryesore anti-Trump, por edhe i degëve tona legjislative dhe gjyqësore.

Guvernatorët republikanë në Arizona dhe Georgia, së bashku me shumicat republikane në të dy dhomat e Legjislaturave Shtetërore të pesë nga gjashtë shtetet: Arizona, Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin, kanë pasur të dy fuqinë dhe mundësinë, për të hetuar gjashtë dimensionet të manipulimeve zgjedhore të paraqitura në këtë raport.

Sidoqoftë, duke u venitur nën presion të fortë politik, këta politikanë kanë dështuar, në detyrat dhe përgjegjësitë e tyre Kushtetuese, për ta bërë këtë. Ata kështu dështuan si shtetet e tyre, këtë komb, ashtu edhe partinë e tyre.

Si gjykatat e shtetit ashtu edhe Gjykatat Federale, përfshirë Gjykatën e Lartë, kanë dështuar para popullit amerikan, në refuzimin e gjykimit të duhur të parregullsive zgjedhore, që u kanë dalë përpara. Dështimet e tyre korruptive, paraqesin një rrezik të madh për republikën amerikane.

Nëse këto manipulime zgjedhore nuk hetohen plotësisht lejohen të qëndrojnë në mënyrë efektive manipulimet galopante, ky komb rrezikon shumë nga demokracia e vërtetë dhe realisht që të mos ketë më kurrë më zgjedhje të rregullta dhe të lira presidenciale.

Garat e ardhshme të votimit të dy senatorëve të rinj për në Senatin Amerikan, të planifikuar të zhvillohen të martën më 5 janar 2021 në shtetin e Georgia, do të tregoj sesa e lartë dhe e thellë ishte shkalla e korrupsionit dhe e manipulimit masiv të zgjedhjeve të përgjithshme presidenciale në SHBA, të organizuar mjeshtërisht dhe shpesh hapur nga partia “demokratike”, Big Tech, media etj., duke përbërë fatkeqsisht një rast unikal  fillestar të proves, për këtë rrezik të afërt dhe të madh të manipulimi, që ndodhi këtu më 3 nëntor 2020.

Zgjdhjet e natës së 3 nëntorit 20220 ishin një fitore popullore e Presidentit Trump

Në mes të mesnatës në Ditën e Zgjedhjeve më 3 nëntor 2020, Presidenti Donald J. Trump, u shfaq shumë mirë në rrugën e tij, për të fituar një mandat të dytë. Ai tashmë ishte një rast shumë i mirë, për të fituar shtetet si Florida ashtu edhe Ohio; të cilat historikisht asnjë kandidat republikan nuk i ka fituar kurrë në zgjedhjet presidenciale pa fituar Ohio, ndërsa historikisht del se vetëm dy demokratë kanë mundur fitojnë garën finale presidence, pa fituar shtetin e portokallisë së Floridës.

Në të njëjtën kohë, dyshja e suksesshme Trump-Pence kishte epërsi të konsiderueshme dhe në dukje të pakapërcyeshme në shtetet e mëdha, si: Georgia, Pennsylvania, Michigan dhe Ëisconsin.

Sipas analizëve të pavarur amerikanë dhe jo propagandistëve mediatik, del se nëse këto drejtime mbahen parasysh, këto katër shtete kryesore të fushës së betejës do ta çonin lehtësisht Presidentin Trump në një fitore vendimtare 294 me 244 në Kolegjin Zgjedhor (votat elektorale).

Pak pas mesnatës, kur të gjithë ishin të përqendruar në ekranet e televizorit, po prisnin me padurim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ndodhi një përmbytje biblike e postave të votimit (përmes miliona zarfave që erdhën nga “zyrat” postare të USPS dhe shumë drejtime të tjera të paditura) dhe fletëvotimeve që mungonin, filluan të futeshin papushim në numërim, vala e kuqe e fitores së Trump ra papritur (sikurse ndodh falimentimi në bursat financiare) dhe shtetet që deri në mesnatë ishin të fituara bindshëm me nga 400,000 deri në 800,000 vota nga Trump, filluan të zbehen dhe u kthehen menjëherë në ngjyrën blu të gomerëve të ish zv/presidentit Joe Biden.

Tashmë, vjedhja e votimeve dhe manipulimi biblikal i tyre, fatkeqsisht kishte ndodhur ditën për diell dhe natën para syve të popullit amerikan dhe vazhdoi me intensitet të lartë edhe gjatë gjithë muajit nëntor, dhjetor dhe deri në fillim të janarit 2021…

Në këtë histori apo skenarë të parapërgatitur mashtrimi dhe manipulimi, u përfshinë të gjithë governatorët demokratë, sekretarët e shteteve, avokatët, prokurorët, që drejtohen po nga ultra liberalët adhurues komunistë, me emrin hipikrit “demokrat”.

Kjo vjedhje katastrofike, u mbështet mjerishtërisht dhe sistematikisht nga mjetet propagandistike mediatike e korruptuar dhe rrjetet sociale, që filluan ti bënin një mbulim mashtrues e fallco “fitores” pa luftë, të politikanit Joe Biden, më të korruptuar në të gjithë historinë e Senatit dhe presidencës në kohës e Barok Hysen Obamës.

Këto media kontrollohen politikisht dhe propagandiskisht nga Big Tech. Kushdo që tregonte me shembuj dhe video fakte nga manipulimi dhe përmbysja biblikale e votimeve presidenciale, të senatorëve dhe kongresistëve republikanë amerikanë në të gjithë SHBA censuroheshin sistematiskisht nga Facebook, Twitter, Youtube, Google.

Ndërsa këto miliona fletëvotimesh fallco, pa adresë, firma të votuesve dhe mospërputhje të letrës me adresat e votuesve të pretenduar përmes postës apo sherbimit postar të SHBA-së (USPS) dhe ato që “mungonin”, ishin të zëvendësuar (paraqitur) nga ndërhyrjet me kompiutër dhe USB menjëherë në tabelën përmbledhëse të rezultateve fallco, kryesitë e mëdha në Georgia, Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin thjesht u zhdukën e u zëvendësuan brenda natës me votat pro Joe Biden.

Ata kanë vjedhur kaq shumë sa të kujtojnë kohën e votimeve manipulative në Shqipëri, gjatë votimeve në periudhën kur zgjdhjet u organizuar nga partia “demokratike” e Saliut të Vucidolit dhe Edvin Rama-zanit të Erdoganit (për cudi ka një koncidencë apo përputhje historike jo të rastësisht, midis “demokratëve” komunistë amerikanë dhe “demokratëve” komunistë të Shqipërisë (1991-2020).

 Pothuajse në 29 shtete të SHBA-së, makinat e numërimit të votave (Dominium), u manipuluan hapur (sepse ishin të pasigurta), përmes përdorimin të internetit brenda dhe jashtë qendrave kryesorë të numëmrimit të votave, duke u kthyer kështu në bazë e fortë e korrupsionit katastrofik.

Videot e publikuara, gjatë dhe pas datës 3 nëntor 2020 dhe deri në ditët tona, kanë shukuar popullin amerikan, i cili, është i irrituar dhe zemëruar më të drejtë, për shkallën e madhe të manipulimit të votimeve, në qendrat e mëdha të votimit dhe të numërimit të tyre nga numëruesit dhe manipulatorët “demokratë” amerikanë.

Autori: Klajd Kapinova

Republikanët, nuk janë lejuar asnjëherë në 10 shtete, që të jenë present gjatë procesit të numërimit të votive. Me justifikimin se është Covid-19, përgjegjësit e qëndrave të votimit të gjithë “demokratë”, i kanë larguar ato 3 deri në 12 metra larg tavolinës së numërimit dhe shpesh nuk i kanë lejuar të jenë aty fizikisht por i kanë nxjerrë jashtë qendrës së numërimit të votimeve.

Filed Under: Bota

Aktor të mrekullueshem,gjithmonë të befasishem me humor.(Foto..)

December 29, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Qazim Çela e Gac Kodrina

Kur i prezantuan ne nje shfaqje ne France si aktore te Shkodres, ata nuk ngurruan aspak ta korrigjonin moderatoren duke i thene se vinin nga Malesia e Madhe. Kjo u shoqerua me duartrokitjet e zjarrta te publikut. Gac Kodrina dhe Qazim Cela jane dy aktore te mrekullueshem, qe kane krijuar nje dyshe te pandashme ne skene. Plotesojne me se miri njeri-tjetrin dhe nuk shterrin asnjehere duke shkaktuar me interpretimin e tyre buzeqeshje te dala nga shpirti i spektatorit. Jane njohur ne fermen “Perlat Rexhepi” dhe me pas me qindra shfaqje jane mirepritur nga artedashesit. Kane fatin e mire qe tekstet krijohen nga vete Qazimi. Me dhjetra botime te tij jane shfrytezuar per te krijuar vepra te mrekullueshme ne skene, kryesisht komedi, te cilat jane luajtur nga nje kast profesionistesh te tetarit “Migjeni”. Permes nje interviste, e cila shoqerohet vazhdimisht nga notat e humorit, ne do te sjellim ne kornizat e nje emisioni gjithe jeten e tyre artistike, momentet me kyce dhe ato me delikate, te papriturat ne skene, arsyet e mos marrjes se vizes amerikane, pritja qe iu be ne Londer, etj. Na ndiqni, se shpejti, ne ekranin e Albdreams tv.Pervec transmetimit ne paketen TVALB ne USA dhe Canada, ju do e gjeni materialin te plote ne fb ne adresenhttps://www.facebook.com/albdreams.televizion.90, ne transmetim direkt ne (albdreamstv.live), gjithashtu edhe ne rrjetin VIMEO.Shikim te kendshem! Pregatiti Kozeta BRUÇI

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Aktorja e mbi 500 roleve artistik.(Foto…)

December 29, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Aktorja Drande XHAJ (DANA)

Endrra e saj ishte qe te behej mesuese e anglishtes, por as vete nuk do ta besonte se do te dashurohej kaq fort me aktrimin. Permes nje audicioni ne gjimnazin “Jordan Misja”, ku ajo ishte ne vitin e dyte u zgjodh nga nje staf i Kinostudios Shqiperia e Re, si aktore per te luajtur ne nje film. Talenti i saj menjehere do binte ne sy dhe me dhjetra role te tjera do t’i afroheshin. Por cfare ndodhi me rruget e artit qe Drande Xhaj do te ndiqte? Sa u ndikua ajo ne zgjedhjet qe beri? Si reagoi familja kur ajo i shprehu deshiren se donte te behej aktore? Si ndihet nje Mjeshtre e Madhe pas rreth 500 roleve te luajtura per me shume se 40 vite? Si ka arritur te realizoje role te spikatura si ne drame ashtu edhe ne komedi?Jeta e nje aktoreje ne parametra te tille ne qytetin verior nuk eshte aspak e lehte. Vleresimi i publikut, si brenda ashtu dhe jashte vendit eshte maksimal. Po a ka qene nje vleresim i tille edhe nga strukturat shteterore? Sa e plotesuar financiarisht ndihet nje aktore me titullin “Mjeshter i Madh” ne Shqiperi? Eshte rrefim vertete mbreslenes, qe teleshikuesit e emisionit “+355 Atdheu” nuk duhet ta lene pa e ndjekur. Se shpejti, ne ekranin e Albdreams tv.Pervec transmetimit ne paketen TVALB ne USA dhe Canada, ju do e gjeni materialin te plote ne fb ne adresenhttps://www.facebook.com/albdreams.televizion.90, ne transmetim direkt ne (albdreamstv.live), gjithashtu edhe ne rrjetin VIMEO.Shikim te kendshem! Pregatiti KOZETA BRUÇI

Filed Under: Uncategorized

Puthja Fatale….qe mori ne qafe Shqiperine e shqiptaret….

December 26, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Ndodhi tre e kusur vite me pare ne llozhen e parlamentit shqiptar ne mes Ambasadorit amerikan me origjine kineze Donald Lu dhe Ambasadores se BE kroates Romana Vllahutin…dhe qe nga ky cast vendi i vogel ballkanik i mbiquajturi Atdheu i Shqiponjave do te ikte per lesh…. teposhte e drejt gremines pa u ndalur dot prej askujt…do te mbetej me ”barre ” e s’do te lindte dot kurre !Tre vjet me pas jo puthja por teshtima e nje kinezi tjeter diku atje tej ne Whanin e Azise se larget do te merrte ne qafe nje Bote te tere te cilen Covid 19 tashme e ka ulur ne gjunje perfundimisht !Si nisi e si vazhdoi…Nisi me urdher , me nje SMS prej Ambasades se rruges se Elbasanit e ne mesnate me diktat …deputetet shqiptare deshen s’deshen u detyruan te votonin Reformen ne Drejtesi te Lu-Vllahutinkes…Pasuan…dalja e opozites nga parlamenti…vetingu i famshem i Lu-Vllahutinkes qe la vendin pa Gjykate Kushtetuese…krijimi i opozites fallso te Rudines e Murrizit… Gjuzit e Ralfit me shoke e shoqe…parlamenti vazhdoi te funksionoje edhe pse i pa ligjshem e anti-kushtetues…zhvillohen zgjedhjet mono partiake te 30 qershorit antikushtetuese e qe cuditerisht pranohen si te rregullta nga nderkombetaret …firmosen mareveshjet poshteruese e antishqiptare te Mini Shengenit Ballkanik me Serbine e ajo e Detit me Greqine … hyn ne histori Cadra e Mareveshja e piset Rama – Basha…vijojne protestat fallso e pa buke te PD-Opozites…shembet Teatri Kombetar …e deri tek vrasja e nje te riut te pa fajshem 25 vjecar ne dere te shtepise se vet nga policia kriminale e Rames e bandes se tij…Lu-ja e Vllahutinka pasi mbushen xhepat e valixhet me para e pasi ”peshku vogla nuk e hengri dot peshku madhe” sic thoshte tre here ne dite kinezi ambasador i Amerikes …kerciten e iken por kusuret sa nje Mal ja u lane Shqiperise e shqiptareve…Radhazi …te pakten keto 5 vitet e fundit pothuajse te gjithe zyrtaret e larte e ambasadoret apo le ti quajme nderkombetaret ne emer te stabilo-kracise jane sjelle poshtersisht me Shqiperine e shqiptaret duke cuar ne kete gjendje katastrofike ku ndodhen sot ai vend e ai popull…Hahn, Tusk, vecmas Mogherini [kjo komuniste e poshter italiane qe se bashku me Ramen , Vucicin e Thacin nxoren thikat e hartat e nisen te thurin plane ndarje e coptimi te territoreve te Kosoves]…Kocijancic, Flackenshtajni i Majlindes…Borchardi i OSBE qe ju tregonte shqiptareve gishtin e mesit…Lu…Vllahutin qe ju bene peshqesh Reformen ”kurth e cark” ne Drejtesi … Palmeri dhender i Serbise qe i kercenonte per ”terrorizem”….Kimetja e Soreca i sotem e deri tek Calavera qe e paguar me para droge prej banditit kryeminister Rama guxon e i shkruan Komisionit te Venecias per ta detyruar te ndryshoje vendim e qendrim ne favor te Rames e kunder Presidentit te Shqiperise…etj etj Ne vijim …me insistimin e turra vrapin e cuditshem e te cmendur te dyshes Kimete – Soreca u ngriten radhazi KLP. KLGJ..SPAKET, BKH, Prokurite e pergjithshme e Speciale e deri tek ”funksionimi gjysmak” para dy ditesh i se shume munguares e i se shume perfolures Gjykate Kushtetuese…nje keshtjelle e tere fallse e prej rere…qe ju serviret dhunshem shqiptareve si Reforme ne Drejtesi …E si ”rastesisht;” ne krye te tyre ose djemte e vajzat e ish diktaturasve te djeshem ose klllounet e nderkombetareve te sotem…ose niperit e mbesat e te djeshmeve ose spiunet e bashkepunetoret e Sigurimit famekeq te diktatorit Hoxha…Dhe radhazi…Genti Ibrahimi…Dvorani, Arta Marku, Donika Prela, Arben Kraja…Aida Hajnaj…, Olsi Cela…e deri tek i fundit i GJykates Kushtetuese …Perparimi…qe jo vetem Reforme ne Drejtesi nuk mund te quhen e nuk mund te bejne Reforma demokratike dot kurren e kurres se nuk i le e shkuara e tyre por se nuk i lene ne radhe te pare ata qe i emeruan e i ulen ne ato karrige…sepse i duan per vete e jo per ty moj e gjora Shqiperi e ti o i mjeri shqiptar qe ende nuk arrin te kuptosh dot se pse po luajne kaq ndyresisht me ty e cilet jane sharlatanet e palacot qe te kane hipur mbi kurriz e te kane zene prej fyti e po te marrin frymen dita-dites…Cfare do beje Gjykata Kushtetuese e cunguar dhe e ngritur me urdher e urgjence te madhe vetem e vetem per te qene brenda nderkombetaret me planin e tyre…E rrezon dot funksionimin e nje Parlamenti teknikisht e ligjerisht te pa ligjshem e antikushtetues…i rrezon dot zgjedhjet e pa ligjeshme e anti-kushtetuese mono partiake te 30 qershorit …i rrezon dot ndryshimet e dhunushme ilegjitime ne Kushtetute te nxitura nga Rama e te votuara nga Elisa, Taua, Gramozi e Ulsiu….i hedh dot poshte e i bllokon dot Mareveshjen antishqiptare te Mini Shengenit Ballkanik me serbet e Mareveshjen poshteruese te Detit me greket gjithashtu firmosur nga kryehorri-kryeminister Rama…e rikthen dot per shqyrtim Dosjen 184 dhe e con dot deri ne fund zbardhjen e Dosjes 339…prishjen e Teatrit Kombetar ….prishjen e nje aneshme te mareveshjes se 5 qershorit …….i ruan dot nga vjedhja e grabitja e Rames dhe e Gjiknurit…Votat e shqiptareve….etj etj pa fund ? Sepse nuk jane aspak te rastesishme ”shashkat” e Rames per te larguar vemendjen e shqiptareve prej problemeve madhore, te mprehta e sensitive qe lidhen pikerisht me fatin e sotem e te neserm te tyre e te Atdheut te tyre…sikurse nuk eshte aspak i rastesishem qendrimi i nderkombetareve qe protestat e shqiptareve per liri, demokraci e drejtesi guxojne ti quajne akte terroriste dhe poshtersite, banditizmat e tradhetite e Rames ndaj kombit e popullit te tij vazhdojne ti mbeshtesin e ti quajne Reforma…[???]…dhe plotesim kushtesh per antaresim ne BE…Lanet qofte e sikter kesaj lloj BE …. ketyre lloj Reformave……dhe syte mos ju a pafshim ketyre lloj nderkombetareve …qe kerkojne Reforma ne Drejtesi kesisoj…ne kurriz e mbi pa drejtesite e pa fund ne shpine te Shqiperise e te shqiptareve …Rama nuk pret Presidenten e Kryeparlamentaren e Kosoves…e quan Kosoven vend fqinj, e quan Vjosen nacionaliste folkloriste, i shkon per show viktimes qe vrau ai e policia e tij tre dite resht per vizite e madje i lidh edhe pension special edhe pse vrasjen e quan vdekje tragjike e aksidentale …ben sikur shkon per vaksinen ne Amerike e perfundon si ”pa dashje” ne nje galeri arti…vazhdon e akuzon Bashen e Berishen per cdo faj, mekat e deshtim te tij personal e qeveritar…protestuesit i quan ”femije pa prinder” e koke pa lare…nje dite pas Dacicit sulmon Kurtin e Osmanin po me te njejten gjuhe si te serbit kriminel…dhe se fundi edhe ”rrefimi i rralle” ne TV palaco te faqeziut Fevzi…dhe te gjitha keto o motra e vellezer nuk jane gje tjeter vecse nje pjese e strategjise se ndyre antishqiptare te Rames ose thene ndryshe ”shashkat” e tija tymuese per te terhequr vemendjen diku tjeter e per te bere lajme sorrogatot TV-shqipfolese e gazetat pacaure shqipshkruarese …e per t’ju mbajtur ju Shqiperine e shqiptaret sa me larg te jete e mundur prej problemeve te verteta , te mprehta e reale qe ka sot ai vend e ai popull ku strumbullari i te gjithe se keqes se madhe eshte pikerisht ai vete Rama por edhe banda reth tij e sidomos edhe garnitura qe e rethon ”pjaten e pare” te tij…nderkombetaret …ku te gjithe bashke kane disa vite resht qe e kane cuar me dashje e sipas nje plani strategjik te poshter e djallezor antishqiptar…..Shqiperine drejt Gremines !Ndaj me shume se kurre sot eshte koha te ZGJOHESH o Shqiperi e ti dalesh ZOT vetes tende o Shqiptar …A.R.DOSTI

Filed Under: Uncategorized

REVISTA AMERIKANE “LIFE”KONSTATON SE NËNA TEREZE ËSHTË KRIJESA MË E PËRSOSUR MORALE DHE NJERËZORE E TË GJITHA KOHRAVE

December 25, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Gjekë Gjonlekaj/New York

Revista e njohur amerikane “LIFE” botoi këto ditë një numër special. Kjo është njëra prej revistave amerikane më të ilustruara dhe është shumë e njohur për fotografi të të shkëlqyeshme. Ç’prej Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të viteve 70′ kryeredaktor i kësaj reviste për ilustrime fotografike ishte fotografi gjenial shqiptar Gjon Mili. Në vjeshtën e vitit 1961 Gjon Mili kishte botuar në këtë revistë një fotografi të një  demonstrate shqiptaro-amerikane kundër shovinistëve greko-amerikanë të cilët atë ditë demonstronin kundër kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, i cili mbante fjalimin vjetor në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme në Kombet e Bashkuara. Shqiptaro-amerikanët shumë javë më përpara ishin përgatitur të protestonin kundër kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu. Por përpara se të fillonin demonstratën e tyre atje, ishin vendosur demonstruesit greko-amerikan me parullat e tyre vorio-epiriote dhe kërkesat e tyre për Korçë e Gjjirokastër dhe pjesët e tjera të Shqipërisë.  Në këtë rast shqiptaro-amerikanët antikomunist u vërsulën kundër shovinistëve greko-amerikanë. Përleshja midis shqiptarëve dhe grekëve kishte qënë shumë e ashpër, bile në ato momente dhune kishte ndërhyrë policia amerikane. Gjon Mili kishte vajtur atje për të fotografuar zhvillimet përpara OKB-s. Një polic amerikan goditi në kokë me shkop të fortë prej gomi një shqiptar. Goditja kishte qënë tepër e rëndë dhe gjaku i kishte shkuar curril përpjet dhe në atë çast Gjon Mili e kishte fotografuar atë sekond të trishtuar. Pra ky ishte gjenialiteti i Gjon Milit që mund të fotografonte momentet të më pak se një sekondi. Këtë forografi historike Gjon Mili e kishte botuar në LIFE magazine. Në kohën kur punoja për VOA (Zëri i Amerikës) e kam vizituar këtë revistë dhe kam gjetur atje shumë fotografi, bile edhe fotografinë e Enver Hoxhës duke mbajtur fjalim në Konferencën e Parisit në vitin 1946. Gjon Mili kishte qënë në atë Konerencë si fotograf i revistës LIFE.   

Sivjet kjo revistë botoi në faqe të parë një tjetër fotografi të mrekullueshme të 12 personaliteve të njohura të botës por në krye të faqes botoi fotografinë e Nenës Tereze. Titulli i këtij numri special është: “100 NJERËZ QË SHNDËRRUAN BOTËN”. Në këtë revistë prej 112 faqesh u botuan fotografitë dhe biografi të shkurtëra të 100 personaliteteve më të njohura të botës. Kapitulli i parë i kësaj reviste mban titullin: “Figurat Fetare dhe Mbretërit e Filozofët”. Portreti i parë  dhe kryesor është Nëna Tereze. Pastaj vijnë fotografitë dhe biografitë e Abrahamit, të Konfuçius, të Aristotelit të Jezu Krishtit, të Muhamedit  të Mahatma Gandit e kështu me radhë. Në kapitullin e dytë janë botuar gjithashtu forografitë dhe biografitë  e “Udhëheqësve të zgjedhur ose jo”, të  mbretit Khufu, pastaj Lekës së Madh, Kleopatrës, Konstandinit të Madh, Napoleonit, Hitlerit , George Washingtonit, Leninit  Winston Churchillit e Mao Ce Dunit. Në këtë kapitull bën pjesë Martin Luther King Jr. dhe Gorbaçovi.

Ndërsa kapitulli “SHKENCA, SHPIKËSIT DHE ZBULUESIT” fillon me fotografinë dhe biografinë e Thomas Edisonit, të Gutenbergut, të Leonardo da Vinçit, të Kopernikut, të Galileos të Newtonit, të Pasteurit, të Rotengenit, të Freudit, të Fordit, të Curie, të Bellit, të Marconit, të Einsteinit, të Steve Jobs dhe disa të tjerëve që ishin shquar për shpikjet dhe zbulimet e tyre shkencore.

Kapitulli IV në këtë revistë titullohet: “IKONAT e KULTURËS”. Ky kapitull fillon me Homerin, vazhdon me Marco Polon, Mikelangjelon, Shekspirin, Beethovenin, Dikensin, Marksin,Tolstoin, Pikason, Joysin, Stravinskin, Eleonora Roosveltin, Çarli Çaplinin, Louis Armstrongun, Linbergun, Elvis Preslin, Muhamed Aliun, Ted Turner, Opra Winfrey dhe disa personalitete të tjera. Dhe në fund të revistës LIFE është botuar një fotografi dhe biografi e grupit muzikor: “THE BEATLES”. Në faqen e fundit është botuar fotografia e atletit më të madh të shekullit XX, Muhamed Ali. 

Për kombin shqiptar është një nder i veçantë që revista LIFE ka përzgjedhur bijën tonë Gonxhe Bojaxhiun si krijesën më të përsosur morale,njerezore të të gjithë kohërave. Nëna Tereze sipas kësaj reviste ka bërë ndryshimet më të mëdha për të mirën e njerëzimit. Është nder i madh për kombin tonë që Nëna Tereze-Shëjtëresha e Kalkutës vlerësohet në këtë mënyrë. Emëri i saj e nderon popullin shqiptar sot përgjithmonë. 

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Loja me sigurimsa,kujt i sherben në PD?! Debati Gurakuqi-Nishani

December 25, 2020 by Pafragje 2 Comments

Nga Rush DRAGU

Loja me dosjet,me te rekrutuar dhe bashkpuntor sigurimi eshte nje krijese e ndyre e ish komunisteve (antar dhe jo te PPSH) qe mberthyen PD-ne qysh ne fillim per fyti per mos ta lene si alternative ndryshe politike per pluralizmin politik.Nuk u hapen dosjet dhe nuk u dekomunistizua shoqeria shqiptare se duhej mbajte peng vetem keshtu sic eshte vepruar tash 30 vjet. Zotni Gurakuqi thote se ishte komision jo legjitim,kjo se shumti eshte e vertete mbasi shume nga antaret jane te perjashtuar nga funksionet dhe listat drejtuese te PD-se, ose nga Sali Berisha me pare ose nga vete Lulzim Basha me vone dhe vjen pikrisht kjo dite qe i rikthejne si “engjyj te gjykimit” dhe në tisin e nates largojne te gjithe ata qe u kane dale ose mendojne se mund tu dalin nga rreshti. Le ta besojme per nje moment se eshte e vertete ajo qe shkruan Nishani,por minimalisht duheshin ta therrisnin e t’ja komunikonin arsyen dhe zbulimin qe kishin bere në të shkuaren e Gurakuqit,por jo duhej ky veprim qe me nje gur vret dy zogj, perjashton e njollosh Gurakuqin dhe krijon perçarje me dashje ne radhet e PD-se e as me pak e as me shume se ky veprimi i atij komisioni ndihmon katerciprisht Edi Ramen dhe ekipin e tij drejtues .N.q.s zoti Gurakuqi terhiqet nga zbardhja e te vertetes se tij dhe e familjes se tij,e len në harrese ose me keq perkulet para ndonje oferte politike ka bere sherbimin me te keq ndaj vetes,karrieres se tij intelektuale,ndaj shoqerise dhe Shkodres në veçanti. Personalisht veprimi i Zotit Nishani eshte i tejkaluar ligjerisht dhe politikisht per keq në dem te forces politike qe i sherben ose ben se i sherben..

REPLIKAT DHJETOR 2020

BUJAR NISHANI

Të dashur miq, Romeo i 2017 është bashkuar me korin e korbave, të tmerruara nga përparimi, civilizimi dhe vizioni i jetësuar prej Partisë Demokratike në proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve për listën e deputetëve.

Romeo na u shfaq si shpifësi ordiner i rradhës, duke përsëritur logorenë e enveristëve dhe ish bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit, që ka 15 vite që tenton më kot të ndot, me të vetmin qëllim, të na zmbrapsë nga beteja me kodoshët stalinistë.

Të nderuar miq !

E di fare mirë se ju të gjithë, do të më thoni që një ish president nuk ja vlen të merret me një llaxore korridoresh.

Po, shumë e vërtetë si parim, por unë do të lutesha për mirëkuptimin tuaj.

Në fakt nuk ja vlen që të ndalemi e të qëllojmë me gur çdo qen që na del përpara e na leh, se ashtu, nuk do të kishim kohë të mbërrinim në destinacion kurrë.

Por sot aq e madhe sa ç’është mundësia e komunikimit dhe shprehjes po aq është edhe mundësia e shpifjes dhe intrigës !

Gjithashtu, unë mendoj se vemiet po nuk i dezinfektove, ato kthehen ne krimba e gangrenizojnë gjithnjë e më shumë.

Të gjithë mbartësit e këtyre shpifjeve, pararendës të Romeos së 2017, janë dënuar nga gjykatat e këtij vendi si “shpifës”.

Ata do të kujtohen gjithmonë si shpifës ordinerë e fëmijët e tyre si fëmijë të shpifësve ordinerë !

Por Romeo i 2017 , ka një dallim prej tyre. Romeo është edhe burracak, frikacak e zvarranik, nuk i del shpifjes ballazi !

Para zgjedhjeve të vitit 2017, Romeo më dërgonte sms, ku kërkonte ndihmë se (sipas Romeos) punëdhënsi i tij, H. Çili i kërkonte me ngulm që Romeo të sulmonte e shante në media Sali Berishën.

Atë kohë kisha ndjesinë, se kisha të bëja me një kameleon që “luan me dy porta”.

Por në 2017, Romeos ju dha një mundësi e artë dhe vlerësim maksimal duke e vendosur të udhëheq listën elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër.

Këtë besim, Romeo e shndërroi në dështimin dhe rezultatin elektoral më skandaloz dhe poshtërues për Partinë Demokratike në Shkodër gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar.

Romeo 2017, e lëshon gjuhën me akuza banale pa u nxirë e pa u skuqur, për sa thotë.

Si një ish Ministër i Brendshëm, do ti sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të “VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami.

Jam i bimdur se paskëtaj, Romeo 2017, do të kthjellohej, pakëz.

Unë e kuptoj fare mirë se logoreja e Romeos 2017 është turfullimi i serbofilit të Tiranës, kur sheh diferencën e madhe të modeleve midis një partie moderne me profil perëndimor si Partia Demokratike e nga ana tjetër Rilindja e serbofilit të Tiranës që përzgjedh vrasës, trafikantë, rrëmbyes e zhvatës për deputetë.

Unë e kam të qartë, të nderuar miq, se filoserbi i Tiranës dhe banda e tij, sponsorizon gjithshka për të na perfshirë në debat.

Megjithatë, ja jap me dëshirë këtë kënaqësi.

A e dini pse ?

Sepse, përtej kënaqësisë që do të shijojnë nga ky debat, do të kuptojnë edhe se cila është e ardhmja për ta.

Çdo pasuri të paligjshme që kanë vënë, do t’i kthejnë mbrapsht, të gjitha.

Pa perjashtim !

Nuk ka alternativë dhe as shpëtim !

Me këtë rast, njohim edhe ata mjeranë që identitetin dhe dinjitetin e tyre e kanë sa vlera e një sufllaqeje !

Nga facebook i Bujar Nishani

ROMEO GURAKUQI

Pas nje deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me pergjegjesi para opinionit publik, para bashkeqytetareve te mi te Shkodres, se te dhenat e kartelave te paraqitura nga personi, qe per fat te keq ka qene Presidenti i vendit, nuk kane te bejne as me mua dhe as me familjen time. I kerkoj publikisht Autoritetit per Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jape opinionin e vet perkufizues, brenda parashikimeve te ligjes, mbi dy kartelat e cituara.

Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti per Informim ne vitin 2017, heren e pare si kandidat per organet e reja te Drejtesise (kandidtat i KLGJ) dhe heren e dyte, pas fitores nga PDSH Shkoder ne zgjedhjet e vitit 2017, para marrjes se mandatit, me nismen time si detyrim moral ndaj zgjedhesve.

Publiku duhet ta kete te qarte se kontrolli mbi pastertine e figures perfshin cdo dokumentacion te te disponueshem nga organet ligjzbatuese dhe te sigurise, perfshire kartelat e MPB. Ky kontroll i plote eshte kryer per rastin tim.

Personazhet, oficeret, te dhenat nuk kane te bejne as me mua dhe me asnje anetare te familjes sime. Nje kerkim i thjeshte e emrave i nxjerr oficeret dhe kartelat e cituara, ne Durres ne vitin 1949 dhe ne Lushnje ne vitin 1980.

Mendoj se kemi te bejme me nje bllof shantazhues, sikurse zoti Nishani eshte mesuar te beje para meje me zotin Visar Zhiti dhe me zv Kryeministrin e ndjere Bashkim Kopliku, nga te cilat ka dale i humbur.

Nen pergjegjesi publike dhe ligjore deklaroj se as une dhe asnje anetar i familjes sime, nuk ka qene kurre as bashkepunetor i ish- Sigurimit dhe as anetar i PPSH. Po ashtu, mbiemri i familjes sime nuk ka ndryshuar prej me shume 3 shekujsh e gjysem, fakt lehtesisht e vertetueshem nga regjistrat kishtare te Arshives se Famullise se Shkodres.

Problemi eshte se kete shpifje shantazhuese e ben nje person qe ende nuk ka shkuar vete per te bere kerkese para Autoritetit per Informim dhe nuk i ka shpjeguar publikut arsyen pse ka ndryshuar mbiemrin e tij.

Bashkengjitur po paraqes vertetimin e Autoritetit per Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit te Shtetit, i cili verteton pastertine e figures sime ne lidhje me kaluaren.

Veprimin shantazhues se Bujar Mehmetit (Nishani) e konsideroj nje shpifje te mirefillte dhe e garantoj qe do te mbaje pergjegjesi ligjore, sipas ligjeve ne fuqi ne Republiken e Shqiperise.

Per gjithe pjesen tjeter te perroit te fjaleve pa lidhje te personazhit Nishani, do kete nje pergjigje te detajuar, duke filluar nga rezultati i zgjedhjeve 2017, i krahasuar ne vite dhe ne territor.

Qytetaret kane rastin te kuptojne se nen drejtimin presidencial te kujt kane qene!

Romeo Vilhelm Gurakuqi

Nga facebook i Romeo Gurakuqi
Pergjigja per Romeo Gurakuqin

Filed Under: Uncategorized

Hunter Biden kudo që shëtiste nëpër botë ishte në mbrotje nga Sherbimi Sekret i SHBA-së

December 23, 2020 by Pafragje Leave a Comment

(Senatorët patriotë republikanë Ron Johnson e Chuck Grassley dhe raporti i Senatit mbi korrupsionin galopant të familjes Biden II)

“Hunter Biden mori mbrojtje të Shërbimit Sekret Amerikan, në udhëtime në vende të shumta të huaja, duke përfshirë: Moskën, Pekinin, Doha, Paris, Seul, Manila, Tokio, Mexico City, Milano, Firence, Shangai, Gjenevë, Londër, Dublin, Mynih, Berlin, Bogota, Abu Dhabi, Nairobi, Hong Kong, Taipei, Buenos Aires, Kopenhagë, Johanesburg, Bruksel, Madrid, Mumbai dhe Liqeni Como…” – Pjesë nga Raporti Investigativ i Senatit Amerikan

Klajd Kapinova

“Bisnesmeni” V.I.P. i perkdheluri i Joe Biden djali i tij Hunter Biden, ishte në mbrojtje nga Shërbimit Sekret i SHBA-së nga 29 janar 2009 deri më 8 korrik të vitit 2014. Një ditë para udhëtimit të tij të fundit si një mbrojtës, revista amerikane “TIME” (bij e gazetës globaliste të majtë “The New York Times”), publikoi një artikull, që përshkruante përpjekjet e ngritura të Burismas, për lobim ndaj zyrtarëve amerikanë dhe përfshirjen e Hunter në Bordi e komapnisë ukrahinase.

Para se të mbaronte detajet e tij mbrojtëse, Hunter Biden mori mbrojtje të Shërbimit Sekret Amerikan, në udhëtime në vende të shumta të huaja, duke përfshirë: Moskën, Pekinin, Doha, Paris, Seul, Manila, Tokio, Mexico City, Milano, Firence, Shangai, Gjenevë, Londër, Dublin, Mynih, Berlin, Bogota, Abu Dhabi, Nairobi, Hong Kong, Taipei, Buenos Aires, Kopenhagë, Johanesburg, Bruksel, Madrid, Mumbai dhe Liqeni Como.

Andrii Telizhenko, personifikimi i demokratëve për dezinformimin rus, u takua me zyrtarë të administratës së Obama – Biden, përfshirë Elisabeth Zentos, një anëtare e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të kohës së Obamës, të paktën 10 herë.

Një firmë lobuese socialdemokratike, Blue Star Strategies, kontraktoi me Telizhenko nga 2016 deri në vitin 2017 dhe vazhdoi të kërkonte ndihmën e tij deri në verën e vitit 2019. Një artikull i lajmeve të fundit, detajonte kontakte të tjera të gjera, midis Telizhenko dhe zyrtarëve të administratës së korruptuar Obama – Biden.

Përveç mbi 4 milion dollarëve, të paguar nga Burisma, për anëtarësimet në bordin e Hunter Biden dhe Archer, Hunter Biden, familja e tij dhe Archer, morën miliona dollarë nga shtetas të huaj me prejardhje të dyshimtë.

Archer mori 142,300 dollarë nga Kenges Rakishev të Kazakistanit, gjoja për një makinë, pikësht të njëjtën ditë Zëvendës Presidenti Joe Biden u shfaq me Kryeministrin ukrainas Arsemy Yasenyuk dhe iu drejtua ligjvënësve ukrainas në Kiev, në lidhje me veprimet e Rusisë në Krime.

Hunter Biden mori një transferim $3.5 milion nga Elena Baturina, gruaja e ish-kryebashkiakut të Moskës

Hunter Biden, hapi një llogari bankare me Gongwen Dong, për të financuar një zbritje globale prej $100,000 me James Biden dhe Sara Biden.

Djali i ish Presidentit të SHBA-së Hunter Biden, kishte lidhje me shoqata të ndryshme biznesi, si me Ye Jianming, Gongwen Dong dhe shtetas të tjerë kinezë, të lidhur me Qeverinë Komuniste dhe Ushtrinë Komuniste Çlirimtare të Popullit Kinez. Nga hetimet e bëra, doli se këto shoqata rezultuan në miliona dollarë, në rrjedhën e parave.

Nga ana e tjetër djali i perkdhelur i Joe “biesnesmeni” pa asnji kualifikim professional dhe gjuhësor Hunter Biden paguan gratë jorezidente, që ishin shtetase të Rusisë ose vendeve të tjera të Evropës Lindore dhe që duket se ata janë të lidhura me një “rrjet të prostitucionit ose trafikimit njerëzor të Evropës Lindore”.

Paraqitja e fakteve të reja mbi Hunter Biden

Komiteti i Senatit për Sigurinë e Vendit dhe Çështjet Qeveritare (HSGAC) dhe Komiteti i Senatit për Financat, ndërmorën këtë hetim në konfliktet e mundshme të interesit dhe përfshirjen e familjes Biden në sipërmarrje të huaja të biznesit, ndërsa Joe Biden Jr. ishte nënpresident i SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë (që përbën sipas ligjeve amerikane një konflikt interesi të mirëfilltë, që denohet me ligj), pas akuzave, që Politika e administratës në Ukrainë, mund të ishte ndikuar nga pozicioni i Hunter Biden, në bordin e Burismas dhe se anëtarët e familjes, mund të kenë kërkuar në mënyrë të padrejtë të përfitojnë nga marrëdhënia e tyre me nënkryetarin e shtetit amerikan Joe Biden.

Letra e parë e shkruar në lidhje me konfliktet e mundshme të interestit, u dërgua nga Kryetari republikan Grassley më 14 gusht 2019, në lidhje me transaksionin Henniges.

Ky ishte një Komision i epokës së Obama – Biden, për Investime të Huaja në Shtetet e Bashkuara (CFIUS), i miratuar transaksion, i cili, dha kontroll mbi Henniges, një prodhues amerikan i teknologjive anti-dridhje me aplikime ushtarake, në një kompani aviacioni në pronësi të qeverisë komuniste kineze dhe një firme investimesh me bazë në Kinë, me lidhje të ngushta të vendosura me Qeverinë komuniste kineze.

Një nga kompanitë e përfshira në transaksionin Henniges, ishte një fond investimi privat miliarda dollarësh, i quajtur Bohai Harvest RST (BHR). BHR, thuhet se u formua në nëntor 2013 nga një bashkim midis firmës së lidhur me Qeverinë komuniste kineze Bohai Capital dhe një kompanie amerikane të quajtur Rosemont Seneca Partners.

Rosemont Seneca Partners, thuhet se u formua në 2009 nga Hunter Biden, djali i Zëvendës Presidentit të atëhershëm të SHBA-së Joseph Biden Jr., nga Chris Heinz, njerku i ish-Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe nga të tjerët.

Hunter Biden dhe Heinz në blerjen e Henniges nga qeveria komuniste kineze

Përfshirja e drejtpërdrejtë e Hunter Biden dhe Heinz, në blerjen e Henniges nga qeveria komuniste manipuluese kineze, krijon një konflikt të mundshëm interesi. Të dy kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zyrtarë të lartë të administratës Obama – Biden.

Departamenti i Shtetit, atëherë nën udhëheqjen e John Kerry, është gjithashtu një anëtar i CFIUS dhe luajti një rol të drejtpërdrejtë në vendimin, për të miratuar transaksionin Henniges.

Shfaqja e një konflikti të mundshëm interesi në këtë rast, ishte veçanërisht shqetësuese, duke pasur parasysh historinë e Hunter Biden, për të investuar dhe bashkëpunuar me kompani komuniste kineze, duke përfshirë të paktën një që paraqet qartë shqetësime të rëndësishme të sigurisë kombëtare.

Kjo histori me Kinën, i paraprin dhe pason transaksionin e vitit 2015 të Henniges. Ky raport, do të diskutoj entitetet e korporatave të Hunter Biden dhe Devon Archer dhe lidhjet e tyre me Qeverinë komuniste kineze në më shumë detaje.

Në vitin 2019, dokumentet e lëshuara rishtas, të bëra publike si rezultat i kërkesave të Aktit të Lirisë së Informacionit (FOIA) dhe raportimit hetimor, sollën vëmendjen e publikut të ri (Shih Njoftimin për Shtyp, Kryetari Charles Grassley, S. Comm. në Fin., Grassley ngre shqetësime rreth miratimit të administratorit të Obamës të Shitjes së Përbashkët të Kompanisë Teknike të SHBA-së për Qeverinë Kineze dhe Firmën e Investimeve të Lidhur me Biden, Familjet Kerry (08/15/2019), https://www.finance.senate.gov/chairmans -news/)

Këto janë konflikte të mundshme të interesit, në lidhje me politikën e Ukrainës, në periudhën e deshtuar të administratës së korruptuar Obama – Biden.

Për më tepër, raportimi i lajmeve të shumta ngriti gjithashtu pyetje në lidhje me konfliktet e mundshme të interest, në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të Hunter Biden në Kinë, Ukrainë dhe Rusi ndërsa Joe Biden ishte duke shërbyer si nënkryetar i shtetit amerikan.

Prandaj, më 6 nëntor të vitit 2019, Kryetari republikan Grassley dhe Kryetari republikan Johnson, i hartuan një letër Departamentit të Shtetit, në lidhje me konfliktet e mundshme të interest të pastër, për shkak të pozicionit të Hunter Biden në bordin e kompanisë së korruptuar të gazit Ukrainian Burisma Holdings Limited, ndërsa Zëvendës Presidenti Joseph Biden Jr. ishte “Fytyra publike e administrimit të administrimit të Ukrainës“. (Hipokrizi e pastër socialkomuniste)

Hetimi i Komiteteve u përqendrua në përcaktimin nëse Hunter Biden dhe Devon Archer kërkuan të përfitonin financiarisht nga marrëdhënia e tyre me Zëvendës Presidentin e atëhershëm Joe Biden ose nëse ata kërkonin të ndikonin në politikën e SHBA në Ukrainë, në emër të Burismas.

Më tej, Komitetet në fjalë, shqyrtuan dhe vlerësuan gjerësisht trajtimin e politikës së Ukrainës nga administrata Obama – Biden, për të përcaktuar me detaje, nëse vendimet e politikave në lidhje me Ukrainën dhe Burismën ishin ndikuar në mënyrë të papërshtatshme nga punësimi dhe interesat financiare të anëtarëve të familjes së administratës.

Për shembull, pasi u bashkuan me bordin e Burisma, Biden dhe Archer, kërkuan më pas takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, përfshirë Sekretarin e Shtetit të atëhershëm John Kerry dhe Zëvendës Sekretarin e Shtetit të atëhershëm Antony Blinken.

Më tej, një firmë lobuese demokrate ultra liberale, Blue Star Strategies, duke punuar në emër të Burismas, gjithashtu thirri Shoqatën e Hunter Biden me Burisma, ndërsa kërkoi një takim me Zëvendës Sekretaren e Shtetit të atëhershme Catherine Novelli, për të diskutuar çështje shqetësuese në lidhje me pozicionin e Departamentit të Shtetit, se Burisma ishte një kompani e korruptuar.

Në vitin 2016, Prokurori i lartë i Ukrainës, Viktor Shokin, kishte një hetim aktiv dhe të vazhdueshëm mbi korrupsionin e Burisma-s dhe pronarin e saj, Mykola Zlochevsky. Në atë kohë, Archer dhe Hunter ishin partner.

(Alana Goodman, “Djali i John Kerry preu lidhjet e biznesit me Hunter Biden për marrëveshjen e naftës në Ukrainë”, “The Washington Examiner” (08/27/2019), https://www.washingtonexaminer.com)

Gazetari investigative serioz John Solomon, shkruan këto memo, dikur të fshehta, të cilat hedhin dyshime në historinë e Joe Biden në Ukrainë, “The Hill” (09/26/2019), https://thehill.com/opinion).

(Jessica Donati, “Firma e Punësuar nga Burisma e Ukrainës u përpoq të përdorë Hunter Biden si levage, tregojnë dokumentet”, “The Wall Street Journal” (11/05/2019), https://www.wsj.com/articles/firm-hired-by-ukraines), (Adam Entous, “A do ta rrezikojë Hunter Biden fushatën e babait të tij!?” New Yorker (07/1/2019) https://www.newyorker.com/magazine), (Joseph Simonson, “Hunter Biden organizuan takim midis babait dhe partnerit komunist kinez të biznesit, gjatë vizitës”, “The Washington Examiner” (07/01/2019) https://www.washingtonexaminer.com) Ben Schreckinger, Biden Inc., Politico (02/08/2019) https://www.politico.com/magazine)

Njoftim për shtyp, Kryetar Charles Grassley, S. Comm. në Fin., Johnson, Grassley lëshuan një Thirrje zyrtare për Departamentin e Shtetit, për Lirimin e Dokumenteve për Hunter Biden dhe Burisma (07/11/2019) https://www.grassley.senate.gov/news/news-releases/johnson- grassley).

Posta elektronike ekziston midis Hunter Biden dhe punonjësve të Departamentit të Shteteve të Bashkuara (maj 2015) (në dosje me Comms.), dhe emailet në mes të punonjësve të Departamentit të Shteteve të Bashkuara (2 Mars 2016) (në dosje).

John Solomon, firma e gazit e Hunter Biden në Ukrainë presionoi administratën Obama – Biden, për t’i dhënë fund akuzave për korrupsion e tregojnë shumë mire memorandumet (4 Nëntor 2019).

Kenneth P. dhe Mendel, shkruajnë artikullin investigative, që bëri bujë në mediat amerikane: “Biden përballet me pyetje të konfliktit të interesit që promovohen nga aleatët e Trumpit”, (The New York Times (05/01/2019) https://www.nytimes.com)

“Bisnesmeni” V.I.P., pa asnjë eksperincë, njohje të gjuhës ukrahinase, si specialist apo ekspert gazi etj., Hunter Biden, vazhdoi të shërbente në bordin e drejtorëve të Burismas për disa vite.

Sipas raporteve të lajmeve, nënpresidenti i atëhershëm i SHBA-së Joe Biden Jr.: “Kërcënoi hapur të mbajë 1 miliard dollarë në garancitë e huasë të Shteteve të Bashkuara, nëse udhëheqësit e Ukrainës nuk e shkarkojnë (Shokin)”. Pas këtij kërcënimi, Parlamenti i Ukrainës shkarkoi Shokin. Kjo quhet ndërhyrje në punët e brendshme të një shtetit të pavarur europian.

Në zbatim të fushës së këtij hetimi, Komitetet e investigimit kërkuan të dhëna të tjera përkatëse të administratës Obama – Biden nga disa agjenci qeveritare federale të SHBA-së dhe intervistuan zyrtarë aktualë e ish-qeveritarë të SHBA-së me njohuri të dorës së parë, mbi administrimin e administratës Obama – Biden të politikës amerikane në Ukrainë.

Komitetet gjithashtu dërguan kërkesa për informacion të detajuar tek Departamenti i Shtetit, Arkivi Kombëtar dhe Administrata e Regjistrave (NARA), Departamenti i Drejtësisë, Byroja Federale e Hetimit (FBI), Shërbimi Sekret i SHBA, Departamenti i Thesarit dhe firma këshilluese demokratike e SHBA-së Blue Star Strategies.

Prandaj, ky hetim bazohet në regjistrat e qeverisë federale të administratës Obama – Biden dhe shënimet nga një dyqan lobimi demokrat, Blue Star Strategies.

Kështu Rezoluta 70 e Senatit, i jep HSGAC autorizim të shprehur “për të studiuar ose për të hetuar efikasitetin dhe ekonominë e operacioneve të të gjitha degëve të qeverisë.”

Filed Under: Uncategorized

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Shembja e mitit amerikan
  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

December 2020
S M T W T F S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Nov   Jan »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in