ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for January 2021

ZANA E KROJEVE

January 30, 2021 by Pafragje Leave a Comment

                        (Vajza që vrau pashanë turk)

                                      -Tregim-

   Hanëm Avna doli e zemëruar nga çadra e pashait. Kishte disa netë që Vuçi Pasha nuk i bënte vizitë në çadrën e saj ngjyrë trëndafili ngritur në një cep të kampit ushtarak dhe që ruhej natë e ditë nga dy eunukë të armatosur. Në fillim ajo e kishte justifikuar me angazhimet e telashet e mëdha që i kishte sjellë kryekomandantit turk kjo fushatë kundër shqiptarëve. Por, pasi kaluan disa ditë, ajo nuk arrinte ta përfytyronte natyrën e etur të pashait larg zjarrit që përhapte e gjithë qenia e saj në atë ambient prej haremi që hanëm Avna e kishte përgatitur posaçërisht për netë të veçanta në krahët e pashait. Në fakt ajo e kishte emrin Stefanka dhe pashai e kishte blerë në një shtëpi qejfi në Bullgari,përgjatë rrugës për në Shqipëri. Vetë sulltani e kishte porositur që të mos merrte me vete femra, pasi në një fushatë si kjo kundër arnautëve çengitë ishin një luks që nuk mund t’ia lejonin vetes. Por Vuçi Pasha, më lehtë mund ta përfytyronte veten pa armë se pa femra rreth vetes. Pas natës së parë me të në Bullgari, pashai i tha që emri i saj do të ishta hanëm Avna, emër që në turqisht kishte kuptimin krenare dhe e fuqishme.

   Pasi kaluan disa netë që pashai nuk po bëhej i gjallë, një mbrëmje ajo mori kurajon dhe i vajti në çadër, me gjithë kundërshtimin jo fort të vendosur të rojes në hyrje të tendës. Vuçi Pasha u habit kur e pa dhe në fillim nga zemërimi iu drodh mjekra e prerë spic, por nuk foli. E ftoi të ulej në një nga minderet e mbuluar me shilte të buta dhe i bëri zë shërbyesit që t’i sillte një çaj. Hanëm Avna nuk e preku çajin. Priti që ai t’i drejtohej me ato fjalët e ëmbla si shurup trëndafili që përdorte kur i vinte në çadër, por pashai ishte disi i zymtë dhe i menduar.

   -Kishe ndonjë nevojë,hanëm Avna? – iu drejtua pas pak.

   -Mbase po më ngatërroni me ndonjë komandant të garnizonit tuaj, pashai im. Unë jam Avna dhe kam nevojë thjeshtë për praninë dhe përkëdheljet tuaja, që ju i keni harruar kohët e fundit,-i tha ajo teksa një tufëz flokësh të zinj i kërceu mbi ballin e hijshëm.

   Të kishte qenë ndonjë çengi tjetër Vuçi Pasha do ia kishte prerë gjuhën në vend. Por kjo bullgare seç kishte një karakter që as ai vetë nuk e kuptonte. Kishte momente kur donte t’ia priste kokën me shpatë, por në vend që të nxirrte shpatën nga këllëfi, e rrëmbente në krahët e tij dhe e shfrynte zemërimin në jatakun e butë.

   Një shfryrje të tillë zemërimi priti hanëm Avna edhe këtë mbrëmje. Por Vuçi Pasha i ngjante një reje të zymtë që rrekej të zbrazej në gjyma shiu dhe zhdavaritej ngadalë si e trembur nga majat e maleve përreth.

   Pasi e pa këtë gjendje, hanëm Avna doli rrëmbimthi nga çadra pa thënë asnjë fjalë. Ishte e fyer në feminilitetin e saj.Tek e pa të dilte ashtu, pashai tha me vete: “Gëlë seven dikenine katlanir” (Kush do trëndafilin do durojë edhe gjembat)… Hanëm Avna u vërtit një copë herë mes çadrash nëpër kampin turk. Për hakmarrje donte të ftonte në çadër komandantin e xhenierëve, një oficer i bukur që i kishte lënë të kuptonte se e pëlqente, por nuk guxonte të afrohej për shkak të eunukëve besnikë të pashait. Papritur i vajtën sytë tek çadra ku shkruhej “Heqim”. Ajo u kujtua që mjeku ishte i vetmi që mund të hynte në çadrën e saj. Ishte edhe burrë i hijshëm. I tha ushtarit tek hyrja t’i komunikonte mjekut që hanëm Avna ishte pa qejf dhe kishte nevojë për vizitën e tij. Pastaj u drejtua për tek çadra e saj duke kujtuar fjalët që vetë pashai ia kishte mësuar në turqisht “her gënulde bir aslan yatar” (në çdo zemër ekziston një luan”). Madje një luaneshë, tha ajo me vete tek ulej mbi krevatin e saj në çadrën e vetmuar.

                                           *   *   *

   Në mëngjes, mjegulla që u ngrit Zallit të Bruzit në Kelmend, i braktisi shpejt brigjet dhe u ngjit shpateve të bjeshkëve. Si përmes një perdeje të shqyer, dukej Forca e Kelmendit, e cila i ngjante një anijeje të stërmadhe që qëndronte e paepur përmbi ujra dhe mjegulla. Komandanti turk, Vuçi Pasha hapi pak një kind të çadrës së tij të madhe dhe vështroi përreth. Ushtarët dhe oficerët e tij sapo ishin ngritur dhe po merreshin me pastrimin e mëngjesit, duke përfituar nga ujrat e lumit që ishin shtuar me afrimin e vjeshtës. Çadrat e tyre ishin përhapur në rreshta të rregullt përgjatë zallit në të dy anët e lumit. Ndërsa çadra e tij e madhe në ngjyrë mjalti ndodhej diku në mes dhe spikaste për komfortin me të cilin e rrethonte veten pashai.

    -Hyri vjeshta dhe pas pak këtu do të trokasë dimri,-tha me vete pashai turk.-Por ardhja e dimrit të egër do të thotë që këto bjeshkë të bëhen varri i ushtrisë sime. Nuk iki prej këtej pa i shkatërruar këta xhindër të Kelmendit, që guxojnë t’i presin hovin armatës sime prej 30 mijë luftëtarësh.

   Pas këtyre fjalëve syri i tij u ndal tek ajo copë tokë që quhej Forca e Kelmendit. Aty ishin ngujuar pjesa më e madhe e popullsisë kelmendase për t’i bërë ballë rrethimit turk. Ishte një fortesë e madhe natyrore, me shpatet thikë nga të gjitha anët, nga ku mund të ngjiteshin vetëm shqiponjat. Veç një monopat i ngushtë çonte tek hyrja e kësaj fortese, por edhe ai ishte ndërprerë nga ura të cilët kështjellarët e kishin ngritur, siç ndodhte me urat hyrëse të kështjellave. Tek e shikonte, pashait iu errësuan sytë dhe një damar i kërceu mbi ballë. I dukej një poshtërim i madh që në atë rrethim të gjatë nuk po arrinte t’i bënte të dorëzoheshin. Gjatë ditëve të nxehta të verës, kur  lumi malor i Bruzit ishte tharë tërësisht, ai kishte shpresuar që malësorët të dorëzoheshin nga etja. Por ditët kalonin e asgjë nuk po ndodhte. Ai çoi xhenierët dhe specialistët e tij të bënin një inspektim rreth e rreth fortesës për të zbuluar ku i kishin ujësjellësit, që të derdhte në to helmin e t’i jepte fund kësaj fushate që po ia trondiste lavdinë. Por ata nuk zbuluan asnjë ujësjellës. Në fakt natyra e kishte pajisur Forcën e Kelmendit me burime e puse të brendshme dhe uji i pijshëm nuk mungonte asnjë herë. Mbetej vetëm të shpresonte në mbarimin e rezervave ushqimore, pasi ai i kishte mbyllur të gjitha shtigjet që mund të komunikonin me atë copë toke që ishte shndërruar në fortesë të papushtueshme. I largoi sytë prej andej dhe u kthye sërish brenda në çadër, u ul tek minderi i butë në qoshe dhe mori pranë vetes nargjilenë. I ishte bërë zakon që nën avujt e saj t’i shtjellonte më mirë mendimet përpara se të thërriste komandantët për t’u dhënë detyrat e ditës. Iu kujtua ikja e hanëm Avnasë natën e mëparshme. Fërkoi mengadalë mjekrën e lëmuar dhe zemërimi iu shtua edhe më shumë kur kujtoi që fermani i tij dërguar kështjellarëve nuk kishte patur asnjë përgjigje. Ai kishte kërkuar që ata t’i çonin në kamp një virgjëreshë të bukur. Vetëm për një natë.Pastaj do ta hiqte rrethimin. E në pritje të virgjëreshës shqiptare e kishte mbajtur larg çenginë bullgare. 

                                                  * * *

   Burrat ishin mbledhur në kuvend brenda Forcës së Kelmendit. Kishte edhe djem të rinj, që kishin zënë vendin e baballarëve të rënë në luftën kundër turkut. Gratë zakonisht rrinin larg e merreshin me punët që u takonin grave. Malësorët kishin muaj që po i qëndronin rrethimit të Vuçi Pashës. Të mbyllur në kështjellën e tyre natyrore, ata kishin qëndruar falë ujit të pusave që nuk mbaronte kurrë dhe rezervave ushqimore që kishin futur në fortesë që përpara se ta ngrinin urën dhe të ndërprisnin çdo shteg lidhës me  pjesën tjetër të Kelmendit. Nga Selca, Lëpusha, Vermoshi, Tamarja nuk mund të vinte më askush, sepse të gjitha shtigjet i kishte zënë turku, ashtu siç kishte zënë edhe gjithë burimet e ujit, si një kuçedër me shumë krerë.  Malësorët e mbetur jashtë rrethimit për të çuar përpara jetën e punët e zonës, ato pak ushqime që u kishin mbetur, i kishin fshehur nëpër shpella që të mos binin në dorë të turqve. Askush nuk mund të afrohej tek fortesa ku ishin ngujuar burra e gra që i dilnin zot Kelmendit.

   -Më ngushtë se sot nuk kemi qenë asnjëherë, or burra,-foli Prenush Cali, që shquhej për trimëri e urti dhe malësorët e kishin zgjedhur si prijës të tyre. -Para një jave, fermanit të sulltanit për t’u dorëzuar, ne iu përgjigjëm me të shtëna topash. Tek disa topa, në vend të gjyleve prej guri futëm misër e grurë dhe e hodhëm në kampin armik, për të treguar që kemi rezerva ushqimore me bollëk e nuk dorëzohemi. Por të gjithë e dimë se rezervat tona po i afrohen fundit. E shikojmë çdo ditë që furrat e bukës ndizen rrallë e më rrallë dhe grave u kanë ngrirë duart në magje. Në votrat gjithnjë e më pak kusia vihen në zjarr për të gatuar. E shirat e vjeshtës po vonojnë që ta detyronin armikun të shporrej.

   -Ne e kemi lidhur besën tonë. Të gjallë nuk biem në dorë të armikut,-foli dikush nga burrat e radhëve të para. Të tjerët ngritën shpatat e armët në miratim të kësaj fjale.

   -Vuçi Pasha na ka dërguar edhe një ferman tjetër, për të na poshtëruar. Kërkon një vashë malësore në shkëmbim të heqjes së rrethimit. Deri më sot nuk i jemi përgjigjur provokimit të tij,-tha Prenush Cali.

   Fytyrat e malësorëve u nxinë dhe sytë e tyre flakëruan si maja e shpatës kur e prek dielli.

   -Vashat tona ne i rrisim për kreshnikët tanë e jo për pashallarët turq,-foli një burrë i vjetër nga fisi i Marnaçajve.

   -Shkruani Vuçi Pashës se vashat tona hidhen nga shkëmbi e nuk bëhen çengi të turqve,-foli një trim nga Selca.

   Atmosfera ishte ndezur keq. Fytyrat e malësorëve i ngjanin motit të egërsuar. Diskutonin me zjarr duke e mbajtur gjithnjë dorën tek armët, a thua se Vuçi Pasha do të ndodhej papritur përpara kuvendit të tyre. Të rinjtë merrnin zjarr më shpejt, më të vjetrit kishin rrudhur ballet, ku rrudhat kreshpëroheshin si vargjet e maleve që rrethonin Forcën e Kelmendit.

   Askush nuk e kishte vënë re një vajzë që heshturazi çau radhët e burrave dhe u ndal papritur përpara atij që drejtonte kuvendin. Vetëm atëherë burrat e panë dhe një heshtje varri ra në kuvend. Si kishte guxuar kjo vajzë të vinte në kuvendin e burrave?

   Ishte Nora. Vajza më e bukur e bjeshkëve të Kelmendit. Trime dhe e ndershme si ajo. Çdo kullë malësore do ta ëndërronte si nuse shtëpie. Kur shkonte tek krojet për të mbushur ujë, hijeshia e saj errësonte edhe bukurinë e lëndinave, gurgullimën e ujrave, blerimin e lisave, ngjyrat e luleve, këngën e zogjve, zukamën e bletëve që mblidhnin nektarin për mjaltë. Ishte si një zanë mali. Madje prej kohësh thuajse të gjithë e kishin harruar emrin e saj Nora dhe e thërrisnin Zana e Krojeve. Si ishte e mundur që pikërisht ajo ia kishte behur këtu mes kuvendit të burrave?

   Vajza u hodhi një vështrim burrave rreth e rreth pastaj i ndali sytë tek kreu i kuvendit.

   -Më dërgoni mua, Prenush Cali.-Do të di t’ia jap përgjigjen Vuçi Pashës.

   Një mërmërimë si gjëmë moti u ndje mes burrave. Nga radha e tyre dolën babai dhe vëllai i vajzës. Vëllai dorën tek shpata, gati për t’ia hequr atë minutë qafën së motrës. Babai e vuri dorën mbi shpatën e të birit dhe pa përreth burrat e katundit. Ata e ulën kokën si për të mos e parë peshën e turpit që ndjente mbi vete babai i vajzës.

   -A t’i ka hangër ujku mendtë, moj qyqare? A e mendon turpin që po i hedh kullës e fshatit tonë me këto që po thua?-foli i ati.

   Vajza e pa drejt në sy. Iu dhimbs pamja e mpakur e të atit, që dukej sikur në atë çast ishte rrëgjuar si të kishin kaluar befas disa vite më shumë mbi supet e tij. Pastaj u hodhi një vështrim gjithë burrave dhe duke e humbur vështrimin disi përtej tyre foli:

  -Trima, baballarë e vëllezër. Nuk jam një e përdalë që kam ardhur të cënoj nderin tuaj e të maleve tona. E kam menduar gjatë përpara se të vija në rrezik jetën përpara armëve tuaja. Vuçi Pasha me atë ferman nuk iu ka poshtëruar vetëm ju që po e sfidoni prej disa muajsh duke i qëndruar rrethimit të tij. Përpara së gjithash ai na ka ulur ne, vajzat e Kelmendit, që dimë ta ruajmë nderin tonë më të pastër se ujët e gurrave dhe burimeve të këtyre bjeshkëve. Unë jam vetëm njëra nga vajzat dhe motrat tuaja. Secila prej tyre do ta kishte bërë këtë hap që po bëj unë në përgjigje të Vuçi Pashës. Nuk jam asgjë më shumë se ato. Po unë e mora guximin e para.

   Vëllai e hoqi shpatën nga këllëfi dhe e ngriti lart. Babai u fut midis tij dhe vajzës.

   -Nuk kam vdekur unë, që të flasësh apo qëllosh ti përpara meje,- iu drejtua të birit. Pastaj iu afrua së bijës, ndërsa kuvendi kishte ngrirë. Dukej sikur askush nuk merrte frymë.

   -Pa më thuaj, si ta ka marrë mendja të hysh e vetme në kampin turk e të shkosh tek Vuçi Pasha që kërkon të turpërojë një vashë malësore?

   -Baba. Mos u ligështo. Nora jote përpara vdes se të turpërojë ty, sofrën tonë, malësinë tonë. Vuçi Pasha nuk do më prekë me dorë për së gjalli. Lermë të shkoj. Ta jap besën që do të shkoj e do të vij e paprekur nga Vuçi Pasha.

   Burrat e kuvendit filluan të mërmërisnin akoma. Askush nuk po ishte i zoti të nxirrte një fjalë të plotë. Por nga sytë e tyre filluan të largohen retë e zeza e një rreze dielli dukej sikur dilte prej tyre e binte mbi fytyrën e vajzës. Bukuria e saj tani i ngjante një shtatoreje të lartë që ishte gati të bënte garë me bukurinë e maleve. Ia njihnin bukurinë, por nuk ja paskëshin njohur guximin dhe trimërinë.

   Babai i saj e ngriti ngadalë kokën dhe iu drejtua kuvendit:

   -Burra! Familjes sime i ra ky short, a ky turp, nuk di si ta quaj. Ju jeni bashkëfshatarët e mi e vëllezërit e mi. Ma thoni një fjalë që të ngushëllohem.

   Mes heshtjes së përgjithshme, pranë vajzës u afrua Prenush Cali. Vështroi gjatë vajzën,pastaj tërë burrat e kuvendit dhe iu drejtua të atit të vajzës:

   -Nuk ka vdekur kush që të ketë vend për ngushëllim. Nora nuk është vetëm vajza jote, por është vajza jonë, motra jonë. Unë i besoj fjalës së saj, besës së saj. A nuk e kemi quajtur të gjithë ne me emrin Zana e Krojeve? E pra zanat kanë ditur gjithmonë ta gjejnë një zgjidhje, që ne njerëzit e zakonshëm nuk dimë ta gjejmë. Si thoni, burra? A t’ia japim bekimin Zanës sonë?

   Gjendja e nderë vazhdoi edhe për pak çaste. Vëllai i Norës me kokën ulur u largua nga kuvendi. Babai i mbetur pranë vajzës herë vështronte përdhe e herë nga burrat e kuvendit si përpara një gjyqi që do të jepte një vendim që nuk ishte dëgjuar kurrë në historinë e këtyre maleve.

   -Vajza jonë e meriton besimin tonë,burra,-foli më plaku midis tyre. Dhe shkoi e i vuri dorën në sup Norës. Pas tij një nga një u afruan burrat e tjerë të kuvendit. Pesha e duarve të tyre bëhej gjithnjë e më e rëndë mbi supet e vajzës. Kur ishin afruar të gjithë Nora ndjeu sikur kishte mbi sup peshën e maleve të Kelmendit. Ishte një besë e pandodhur ndonjëherë. Një besë midis një vajze e burrave të zonës, midis një vajze e maleve që e kishin rritur.

                                              *   *   *

   Rojet e ulën urën që lidhte Forcën e Kelmendit me pjesën tjetër të territorit. Burra e gra ishin mbledhur në qendër, aty ku bëheshin kuvendet. Po përcillnin Norën për në kampin turk. Në shekuj Kelmendi kishte nxjerrë nuse nga kullat e tij. Po asnjëherë, asnjë nuse nuk e kishte patur nurin e bukurisë që i kishte rënë në ato momente Zanës së Krojeve. Gjithë stolitë e bjeshkëve ishin derdhur hijshëm në shtatin e saj. Ajo i përshëndeti me një vështrim të ëmbël të gjithë. Nuk kishte frikë në atë vështrim. Dukej sikur prej syve të saj dilte një dritë që vështronte përtej tyre, përtej bjeshkëve, përtej vargmaleve. Ktheu supet ngadalë e u nis drej urës që e nxirrte nga fortesa. Tek pusi i fundit para daljes, aty ku kishte mbushur ujë sa e sa herë, qëndronte në këmbë Nika. Më i bukuri e më trimi i gjithë zonës. Ai ia kishte prerë disa herë rrugën kur shkonte për të mbushur ujë, por nuk i kishte thënë kurrë asnjë fjalë. Vetëm sytë e tij dukej sikur i thonin që ajo do të ishte e tija. Ata sy zhbironin si shigjeta nën vetullat që i ngjanin dy harqeve prej rrufeje. Tek i kaloi pranë, Zana e Krojeve i hodhi një vështrim. Ai ishte i zbehtë si portreti i vdekjes. Zana u tremb. Hodhi edhe një hap ndërsa nga pas dëgjoi fjalët e Nikës: Po të ndodhi gjë, sytë e mi do të fiken në fundin e këtij pusi.

   Tek kampi turk pati njëfarë lëvizjeje kur panë që ura e Forcës së Kelmendit ishte ulur. Vuçi Pasha doli nga çadra dhe vuri dorën mbi ballë si për të parë më mirë. Mos duan të na sulmojnë tani në muzg këta arnautë të çmendur, pyeti veten nën zë. Por nga ura doli vetëm një njeri. Nga lëvizja delikate duhej të ishte femër. As kuaj, as karro lufte, as njerëz të tjerë të armatosur. Ura u ngrit sërish pas shpatullave të asaj femre.

   Vuçi Pasha diçka parandjeu. Me sa duket kjo ishte përgjigja e fermanit të tij. Dërgoi njërin nga të tijtë t’u thoshte rojeve që ta linin të kalonte femrën që po vinte në kamp. Dhe u fut brenda për t’u përgatitur.

                                             *   *   *

   Një dritë e pazakontë në hyrje të çadrës ia lëbyri sytë Vuçi Pashës. Për një çast mendoi se ishte drita e argjendtë e hënës, por asnjë mbrëmje hëna nuk kishte hedhur rreze në çadrën e tij. Drejtoi shtatin dhe mbeti i shtangur. Çfarë ishte kjo qënie përpara tij? Mos kishte dalë nga legjendat e çuditshme të këtij vendi të mallkuar? Nga rridhnin gjithë ky hir e kjo bukuri që ai nuk e kishte parë në asnjë skaj të perandorisë? Përpara tij ishte një vajzë shqiptare. Virgjëresha që kishte kërkuar me fermanin e tij. Tek e shihte mendoi se kurrë nuk kishte firmosur ndonjë ferman më fatsjellës se ky.

   Vajza rrinte në këmbë përpara tij. Nuk e ulte vështrimin siç bënin zakonisht çengitë kur hynin në çadrën e tij. E vështronte me ngulm si t’i thoshte: Më kërkove? Ja ku më ke, pasha i perandorisë së madhe.Unë jam një vajzë e padëgjuar e maleve shqiptare…

   Pashaj ishte i hutuar. Bëri një sjellje të pazakontë duke iu përkulur bukurisë së saj dhe duke e ftuar të ulej në minder. Pastaj sytë e tij u ndalën në fytyrën e freskët, nuk guxoi të ndalej në sytë e saj sfidues, e zbriti vështrimin në gjinjtë e saj që u ngjanin frutave të paprekura nga askush, në ijet e saj që lakoheshin me naze drejt këmbëve ndjellëse ndonëse vetëm sa ravijëzoheshin lehtë nën veshjet e saj me hijeshi të pashoqe. Tamam virgjëreshë, siç e kam kërkuar, mendoi me vete Vuçi Pasha dhe ndjeu t’i ndizej gjaku në damarë. Kishte mbaruar mahnitja e çasteve të para dhe tani po zgjoheshin epshet që ia errësonin sytë dhe arsyen. Kështu i ndodhte gjithmonë kur ishte në praninë e femrave. Kjo virgjëreshë e freskët shqiptare ia dalldiste edhe më keq arsyen dhe nuk po i pritej që ta kishte në krahë.

   U ul përkrah saj në minder dhe iu afrua aq sa mund ta prekte për ta përkëdhelur. Ia vuri duart në supe dhe u shtri ngadalë duke e tërhequr mbi trupin e tij. Mbylli sytë në pritje të kënaqësisë së paprovuar kurrë më parë. Papritur ndjeu një therje të mprehtë në gjoks dhe nuk pati kohë as të lëshonte zë. Trupi filloi të dridhej dhe një gulsh gjaku rrodhi mbi minder. Pashai turk dha jetë në çast.

   Zana e Krojeve qëndroi pa lëvizur deri sa u bind që pashai kishte vdekur. Pastaj tërhoqi ngadalë shtizën e mprehtë prej hekuri që kishte ngulur në zemrën e tij, e fshiu mbi mbulesën e minderit dhe e fshehu sërish nën veshjen e saj. U ngrit e doli ngadalë nga çadra, ku dy rojet e nderuan me qëndrim gatitu. Tek dalja e kampit ndeshi sytë e egër të një femre, që ishin gati t’i hidhnin zjarr mbi trup. Por Zana e Krojeve nuk e begenisi vështrimin e saj,veç shpejtoi hapin shtegut përtej lumit,që ngjiste për tek fortesa.

   Hanëm Avna, e xhindosur për fyerjen që i kishte bërë pashai, u nis drejt çadrës së tij. Pak çaste më vonë ajo lëshoi një britmë nga çadra e Vuçi Pashës. U muar vesh që pashai turk kishte vdekur dhe në kamp filloi zallamahia. Ranë tamburet e alarmit. Nga muret e Forcës së Kelmendit malësorët dëgjonin tamburet dhe shikonin gjurulldinë e panikut në kampin turk.

Autori:  Ndue Lazri

   -E shitoi Zana jonë pashanë e Turqisë,-tha Prenush Cali, ndërsa pa rojet që e ulën urën dhe vajzën që hyri sërish në fortesë.

 

Filed Under: Uncategorized

LIBRAT E AKADEMIKUT ZEF PERGEGA LARTESOJNE KOMBIN SHQIPTAR

January 30, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Një pasdite të qetë Tiranase, në ditët e para të vjeshtës 2020, teksa sapo isha kthyer nga nje tur pune në veri të vendit, monotoninë ma theu zilja e celularit tim. Nga ana tjetër e telefonit ishte Zef Pergega, miku im, prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Në zërin e ngrohtë dhe plot mirësi të mikut tim Përgega, nuk eshtë aspak e vështirë të kuptosh për të njëmijtën herë , fisnikërinë, etikën, erudicionin dhe një kadencë prej një njeriu të madh. Ai më lajmëroi për librin e tij më të ri, të cilin prej kohësh e mbante në dorë deri në fundin e dilemës që çdo autor ka, përpara se të shkojë në shtyp. Si një ndër lexuesit e parë të librave të tij, më takonte sërish jo vetëm fati por edhe përgjegjesia për ta shfletuar që në kompjuter këtë libër që na vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Libri mban një titull kuptimplotë, sa narrativ aq edhe artistik, sa dokumentar aq edhe shpirtëror, një libër studimor për figura me kontribute të mëdha në Amerikë : “Shqiptarët përtej diellit”!

          Zef Përgega është sot padyshim një nga përfaqësuesit më në zë të publicistikës shqiptare në Amerikë. Është një rast gati unikal, ku brenda një personaliteti të vetëm të gjejmë njëherësh, studiuesin , historianin, poetin, shkrimtarin , gazetarin dhe atdhetarin e sprovuar si Zef Përgega. Vepra e tij në 30 vitet e fundit është padyshim një krenari kombëtare. Kam qenë i pranishëm në disa raste, si në USA apo edhe në Shqipëri, ku Përgega ose ka referuar ose ka qenë subjekti i diskutimeve të ndryshme në qarqe intelektuale. Elokuenca e tij, diskutimet apo debatet e karakterit studimor janë të nivelit akademik, gjë qqë e bëjnë Përgegën një ndër simbolet e publicistikës shqiptarre në Amerikë.

         Gati 30 libra të shkruar nga penda e tij, kanë kërkuar vëmendje, udhëtime, gjurmime, kërkime, kontakte, telefonata , studime dhe sigurisht netë të tëra pa gjumë, deri në realizimin e veprës së tij. Si një publicist rrace, zoti Përgega është një njohës i shkëlqyer i metodikave të studimit, nga ana tjetër ai zotëron në mënyrë të përsosur çelësin e gjuhes shqipe, pasurinë e saj, folklorin, shpirtin e gjyshërve dhe artin e të shkruarit. Librat e Zef Përgegës lexohen me një frymë. Ata janë libra për shqiptarët e mirë, për ata që duan të njohin, historinë, lavdinë dhe tragjizmin e vendit të tyre. Librat e Përgegës jo vetëm që ndodhen pothuajse të gjithë, në biblioteken Kombëtare të Shqipërisë, por një pjësë e mirë e tyre edhe në Bibliotekën e Kongresit Amerikan. Librat e tij, si libra për shqiptarizmën, janë një burim i mirë informacioni për secilin që deshiron të dijë më shumë për atdheun e tij. Janë referime tepër të sakta dhe të cituara nga më shumë se një burim, për vetë arsyen se autori duke qenë njëherësh edhe gazetar, i falet faktit. Zefi nuk shkruan kurrë për veten e tij. Nuk kam mundur të gjej qoftë edhe një paragraf në vetë të parë. Shpirti i tij ggjeendet ddiku tek tjetri, tek ai që ka përballë, tek ai që nuk është më, tek brezat që kanë kaluar mbi Shqipëri. Shpirti i Përgegës endet si një zog i bukur mbi qiellin e vendit të tij, duke shkruar me cicërimat mahnitëse, histori të patreguara më parë. Këto fjalë që unë i shkruajta këtu, më erdhën ndërmend sapo përfundova telefonatën me zotin Përgega nga USA. Shfletimi i librit më të ri të tij, në radhën e librave të tjerë, më ka bërë të menndoj gjatë për fate dhe tragjedi që kanë kaluar mbi shpinën e shqiptarit. Zoti Përgega është tepër i kujdeshëm por edhe bujar njëherësh, për të na sjellë në librin “Shqiptarët përtej Diellit”, figura emblematike, por që për njëmijë e një arsye, ose kanë qenë në hije ose dikush ka dashur që ti dërgojë në harresë. Autori është shumë i kujdesshëm, ai eksploron përmes një gjuhe lakonike dhe të thjeshtë, por plot metafora dhe dritë, duke e bërë leximin lehtësisht të asimilueshëm për lexuesin shqiptar e ndoshta më vonë përmes përkthimeve , edhe për lexuesin amerikan e më gjërë. Si një kolombas i kripur nga dallgët e vuajtjeve të mërgimit, Pergega na sjell para syve tanë një copë tokë shqip, përtej diellit, plot ditë e mesazhe duke grisur perden e territ të harresës, e cila u popullua nga bijtë e shqipes, që në barkën e Kolombit dhe më vonë, me pjestarë të familjes sëë Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, që diellin e patën perendi me gjuhë, zakone, flamur e traditë arbërore. Kapitenet e kesaj anijeje, të cilët Pergega i evidenton në vepren e tij, krijuan në Kontinentin e Ri një “Shqiperi etnike” në miniature, duke botuar libra, revista, punime shkencore në unversitete Amerikane, oratorë në tribunat politike e shkencore botërore.Ata ishin të lidhur fort me cimat e shqiptarizmës, me vitalitetin dhe karakterin stoik, duke e lartësuar shqiptarin në vendin e dytë në 120 kombe e kombësi qe jetojnë në Amerikë. Me fytyrën e shpirtin e Rilindjes Kombëtare , janë pikërisht ata , shqiptarët e Amerikës që e krijuan Shqipërinë , duke e shkëputur nga kthetrat e bishës së Bosforit. Në këtë kuptim, nisur nga librat e botuar dhe ato që ka në proçes botimi, Pergega, duke kryer pune sfilitëse dhe shpesh të papërshtatshme për një intelektual, është një nga enciklopedistët shqiptar më të spikatur në USA. Tema shkencore mbi Kastriotët në Amerikë,e paraqitur në këtë libër, është themeli i shqiptarve të Amerikës, të cilët sollën flamurin , kostumin kombëtar, ngritën vendbanime, librari, shtypshkronja, kisha, u bënë deputetë e shkrimtarë, poetë dhe bashke me figura te tjera, si Abat Doci, meshtari misonar i pari në Amerikë më 1877, Noli, Konica, Peci, Luarasi, At Kristofori , jo vetëm mëkuan, por ngritën lart këtë gjuhë Zef Përgega ka sjellë lidhjen organike të këtij geni me vijat e shpirtit dhe mendjes bletë të tyre.

            Personazhet e këtij libri që lexuesi do t’izbulojë vetë , janë skalitur mjeshtërisht nga dora e stervitur e Përgegës, me të njëjtin stil që një piktor ekspresionist, realizon portretin e rradhës. Ajo çfarë Përgega bën, duke u marrë me këtë temë, është shërbimi më i madh ndaj shqiptarizmës. Admirimi për këtë autor që ka shkruar pa rreshtur për asnjë çast, është i jashtëzakonsshëm mes qarqeve intelektuale dhe akademike shqiptare në New York, Detroit, Boston etj. Studimet dhe hulumtimet e zotit Përgega, janë një gur i rëndësishëm kilometrik në autostraden ende të pandriçuar të vendit tim. Qarqet akademike në Shqipëri duhet të jenë të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj këtij personalliteti që në tridhjetë vjet, ka botuar libra më shumë sesa dhe vetë akademia e marrë së bashku. Janë libra që i bëjnë nder Shqipërisë, libra që lartësojnë kombin shqiptar dhe gjuhën shqipe, si ndër më të vjetrat gjuhë në botë. Kontributi i zotit Përgega mbetet i paçmueshëm! Per konributin e tij pergega mban dekoraten “Naim Frasheri” dhe “pontifica” si dhe titullin Akademik PhD!

MARASH MIRASHI

RTVSH- Tirane

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Disa të pavërteta rreth mbretit Zog

January 30, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Janë disa mite mbi figurën e Zogut prej historiografisë dominante, të cilat përgënjeshtrohen lehtësisht po prej fakteve që kjo historiografi ka zbuluar apo ka lënë në errësirë sipas oreksit politik të kohës kur janë formuluar ato qëndrime. A ka në këto mite inerci qëndrimesh, bindje shkencore të painteresuara, gjykim me metrin e kohës së sotme, apo çfarë…?

Po ku mbështetet ky gjykim i nxirë i figurës së Mbretit Zog?

Tekstet e historisë me autorë shqiptarë që dominojnë rozën e historianëve shqiptarë me eksperiencën e tyre, ato që dominojnë literaturën historike në qarkullim në vend, e shohin në mënyrë tërësisht të zezë figurën e Ahmet Zogut, Mbretit të shqiptarëve në shekullin e 20-të. Kjo ngjyrosje mbetet ende e fortë dhe për shkak se emrat që bartin këtë pozicionim janë autoritarë në shkencë dhe ata që i kundërshtojnë janë ende emra të rinj.

Derisa të shkojmë te një gjykim i ekuilibruar mbase duhet të kalojë edhe më shumë kohë. Ka disa autorë të rinj shqiptarë që pretendojnë të paktën një shikim me shumë ngjyra të kësaj figure, por ata nuk kanë shitur aq kopje në veprat e tyre sa autorët e vjetër apo me peshë më të madhe. Po ashtu dhe autorët e huaj që kanë shkruar me realizëm për mbretërinë nuk kanë arritur të zënë vendin që duhet në tregun e pikëpamjeve mbi historinë. Në këtë gjendje të fakteve historike, pra atyre të servirura, megjithatë ka vend për hipoteza të reja qoftë dhe për të nxitur debatin publik dhe për të nxjerrë atë nga këneta ekzistuese, edhe pa asnjë lloj pretendimi shkencor. Pa u mbështetur mbi fakte të reja, por thjesht dhe vetëm mbi riinterpretimin e të vjetrave.

Miti i parë. Mbreti Zog nuk është trashëgimtar i një familjeje të madhe mbretërore dhe ai e krijoi vetë mbretërinë. Kjo është plotësisht e vërtetë dhe riinterpretimi qëndron në një moment shumë të thjeshtë. Kur fillojnë mbretëritë si forma shtetërore, nga e marrin titullin mbretërit e parë të një dinastie? Nga Zoti, siç pretendonin dikur? Nga asamble të zgjedhura, siç e krijoi Zogu, apo me vetëzgjedhje? Nuk po merremi me pikturimin e Zogut si satrap injorant, kur një nga kundërshtarët e tij më të mëdhenj shumicën e kohës, Faik Konica, thotë se gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore nuk lanë pa parë shfaqje të re të operas në Vjenë. Pra dhe monarkia jonë do të kishte një fillim, mjaft që ai të ishte i ligjshëm.

Miti i dytë. Mbreti Zog ka vrarë shumë kundërshtarë të vet politikë. Nuk është provuar në mënyrë të pakundërshtueshme se në disa prej vrasjeve të figurave politike si L. Gurakuqi, Avni Rustemi dhe ndonjë tjetër – Bajram Curri u vra në një operacion policor – qëndron ai mbrapa këtyre vrasjeve. Por le ta marrim për të mirëqenë këtë hipotezë. A nuk ishin paksa të ashpër rivalët e vet politikë, që nuk i zgjidhnin hesapet me Mbretin me zgjedhje, me rrugë politike, por me atentate? Sa atentate i janë bërë Mbretit? Dhe cila ishte rruga që ai ndoqi për të luftuar kundërshtarët e tij politikë, në një kohë kur dënimi me vdekje duhet të ishte normal? A e përdori Zogu dënimin me vdekje ndaj komunistëve, siç bëri Enver Hoxha me shumë prej intelektualëve apo pinjollëve të familjeve borgjeze?

Miti i tretë. Zogu erdhi me ndihmën e serbëve në pushtet dhe ishte njeriu i tyre. Është tërësisht e vërtetë se Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e Serbisë, që ishte, në fakt, toka mikpritëse e shumë prej bashkëluftëtarëve të Enver Hoxhës, siç ishte Myslym Peza, Haxhi Lleshi apo të tjerë. Dhe, në fakt, Zogu këtu nuk bëri ndonjë dallim nga Enveri, që u instalua në krye të Partisë Komuniste me ndihmën e komunistëve serbë, apo Berisha dhe Nano që u mbështetën te ndihma e partive motra greke për të ardhur në pushtet. Berisha, në fakt, edhe sot mbështetet te ndonjë mik serb. Pra, liderët shqiptarë janë mbështetur te fqinjët historikisht. Por duhet pranuar, ama, se Zogu u shkëput prej serbëve shumë shpejt. Dy traktatet që Zogu nënshkroi me Italinë në vitin 1926 dhe në vitin 1927, ishin qartësisht traktate antigreke dhe antiserbe. Atëherë cilat ishin koncesionet që Zogu u bëri serbëve?

Miti i katërt, Zogu i dha Shën Naumin dhe një pjesë të Vermoshit serbëve sipas Marrëveshjes me Pashiçin – ky mbetet të jetë koncesioni më i madh. Na duhet të riinterpretojmë faktet apo të nxjerrim në dritë më të plotë faktet që historiografia e majtë, edhe në ditët e sotme, i mban në errësirë. Marrëveshja me Pashiçin s’ishte marrëveshje ndërshtetërore, por marrëveshje midis dy personave privatë, megjithëse të dy u bënë kryeministra disa muaj pas kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë, nga 16 pika të kësaj marrëveshjeje, nuk ka realizim të asnjërës, me përjashtim të realizimit të pjesshëm për Shën Naumin dhe Vermoshin, por me shkëmbime territoresh, që ka nevojë për sqarim. Ishte me të vërtetë kontradiktore logjika krahasuese e një historiani të çështjeve diplomatike para pak ditësh në një artikull. Ndërsa nuk e quante marrëveshje, të ashtuquajturën Marrëveshje të detit me Greqinë, meqenëse nuk u ratifikua në parlamentet e të dyja vendeve, konsideronte marrëveshje atë të Zogut me Pashiçin, që s’kaloi asnjë hap të iterit diplomatik. Inercia e tij në qëndrimet e dikurshme shkonte dhe më tej. Ai fliste me hollësi për sipërfaqet që Zogu i dha Jugosllavisë në Vermosh – jo tërë Vermoshin – por konsideronte të parëndësishme ato sipërfaqe që Zogu i kishte marrë në këmbim Jugosllavisë në zonën e Pogradecit, pa dhënë emrin e tyre, por vetëm të një fshati – Peshkëpije. Cili prej historianëve dominantë ka bërë ndonjë analizë të vlerës strategjike të këtyre territoreve, por vazhdimisht paraqitet sikur Zogu dha pa asnjë kundërvleftë Shën Naumin? A kishin këto territore afër një rruge të rëndësishme që lidhte Tiranën me Korçën dhe juglindjen e Shqipërisë ndonjë vlerë strategjike dhe si raportohet kjo vlerë në raport me vlerën e Shën Naumit, arsyetim që e bënte Mehdi Frashëri, diplomati i shkëlqyer, mbrojtësi i Çamërisë dhe negociatori i marrëveshjes? Kur të bëhet kjo analizë, atëherë në mënyrë të qetë mund të pranojmë tradhtinë e Zogut me Shën Naumin. Më në fund, edhe po të konsiderosh marrëveshje atë me Pashiçin, Zogu nuk respektoi kurrfarë pike tjetër.

Miti i pestë. Zogu ia shiti Shqipërinë Italisë. Të gjitha marrëveshjet e Zogut me Italinë nuk kanë asnjë ndryshim të madh, madje ngjajnë më favorizuese se sa ato që qeveritë tona të pas ‘90-s bëjnë me Italinë apo me shtetet fqinje. Zogu nuk mund ta shihte Italinë me sytë e pas 1939-s, sa kohë që dhe fuqitë perëndimore kishin marrëdhënie normale me të. Me këtë optikë s’mund të krahasohen ato marrëveshje për nga vlerat e mëdha monetare që ai ka marrë, destinuar për zhvillim infrastrukture, arsimi etj. Ky mit bie thjesht nëse shikojmë veprimin e fundit të Zogut. Nëse Zogu do të ishte blerë nga italianët, pse vallë ai nuk qëndroi si mbret në Shqipëri, duke pranuar në territorin e vendit ushtritë italiane që do të sulmonin Greqinë dhe që vendoseshin sipas traktateve të mbrojtjes reciproke firmosur me Italinë? Pse Italia financoi revoltën kundër tij, që do të shërbente si pretekst për ndërhyrjen e armatosur italiane?

Miti i gjashtë. Zogu nuk ndenji në Shqipëri për rezistencë ndaj italianëve. Plotësisht e vërtetë. Zogu me frikën e dezertimit të një pjese të kuadrit politik dhe ushtarak që ishin rreth tij, të blerë nga vendi fqinj, nuk bëri guximtarin si ndonjë mbret apo kryeministër i Greqisë. Zogu vetë nuk rezultoi trim të vritej në luftë apo të mbathte opingat, siç premtoi. Por ka disa rrethana lehtësuese. A nuk ishte drejtues i Ushtrisë Mbretërore Abaz Kupi, apo dhe vetë Mujo Ulqinaku? A nuk bëri kjo ushtri një rezistencë të respektueshme, siç thotë historiani Bernd Fisher, që flet për 300-400 të vrarë në radhët e italianëve? A nuk ishin zogistët e Kupit të vetmet njësi rezistence në Shqipëri deri afër mbajtjes së Konferencës së Pezës? A nuk ishte kjo arsyeja pse ata u ftuan në atë Konferencë dhe Kupi ishte drejtues i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH? Për këtë flet Fisher, flet historiani austriak Neuwirth etj. Ikja e Zogut, megjithëse jodinjitoze, e prishi fabulën e pushtuesit se ushtria italiane u vendos në territorin tonë sipas Traktatit të Aleancës së vitit 1926. Pra kjo ikje e Mbretit Zog solli si pasojë juridike konfirmimin legal të pushtimit, dhe jo të ndonjë bashkimi konsensual me Italinë. Vetëm grekët përdorin si argument të vazhdimësisë normale shtetërore nga Zogu tek italianët, faktin që kurorën shqiptare Viktor Emanuelit ia dha një përfaqësi e Asamblesë së Zogut, por jo vetë ai. Madje, pjesa më e madhe e zotimeve në favor të Jugosllavisë, parashikuar në marrëveshjen me Pashiçin (bashkimi personal i dy kurorave, i ushtrisë etj.) iu akorduan Italisë pikërisht prej kësaj përfaqësie parlamentare, dhe jo prej Zogut që i refuzoi.

Miti i shtatë. Zogu mori gjithë floririn e thesarit të shtetit. Këtu kemi një mitologji të pastër komuniste. Nëse do të kishte marrë të gjithë thesarin, s’kuptohet se si mbeti thesar që e gjetën italianët, u kaloi gjermanëve dhe përfundoi në Berlin, prej nga ku u mor pjesërisht prej anglezëve si dëmshpërblim për incidentin e Korfuzit. Nëse Zogu do të merrte një pjesë të floririt me procesverbale të rregullta, siç dhe është provuar, për të mbajtur një administratë minimale në mërgim apo edhe për të mos ia dorëzuar pushtuesit, nuk shikohet se ku është problemi sa kohë që ai përfaqësonte apo besohej se përfaqësonte shtetin shqiptar në mërgim.

Miti i tetë. Zogu nuk u pranua në Angli si oborr në mërgim. Kjo është e vërtetë pjesërisht, sepse Britania e Madhe mbajti në një formë të caktuar akreditimi pranë Mbretit Zog atë që para pushtimit ishte ministër i saj në Durrës. Por, edhe nëse e marrim të mirëqenë këtë fakt, nuk duhet të harrojmë se Britania e Madhe, në aleancë me Greqinë, kishte vendosur për ndarjen e Shqipërisë në favor të fqinjit jugor në përfundim të luftës. Zogu, si përfaqësues i shtetit shqiptar, i vazhdimësisë së tij në kufijtë e paraluftës, ishte pengesë formale, ndaj kështu shpjegohet dhe ftohtësia angleze në trajtimin e tij. Sa për etiketimet ironike angleze kundrejt Zogut, sikur të shohim në arkiva se si shprehen për udhëheqësit tanë të pas ‘90-s apo për Enver Hoxhën, mund të tronditeshim shumëfish.

Në përfundim, me gjithë defektet e mëdha për të cilat është folur shumë, Zogu nuk bëri akte tradhtie as ndaj Serbisë, as ndaj Italisë, as ndaj Greqisë. Nuk u fali kishën kombëtare grekëve, u qëndroi me dinjitet atyre, zhvilloi beteja me ta dhe në skenën ndërkombëtare, kërkoi pronat e shqiptarëve vazhdimisht dhe stabilizoi marrëdhëniet me fqinjët në përgjithësi. Ai e zhvilloi vendin në përputhje me aftësitë e klasës politike të nivelit më të lartë që ai përfshiu në qeverisje, nivelin e emancipimit të shoqërisë shqiptare. Ai e forcoi ndjenjën kombëtare dhe më në fund nuk bashkëpunoi me armiqtë e Shqipërisë, Jugosllavinë dhe Greqinë, për të ndenjur në pushtet apo për të ardhur sërish pas luftës, siç pretendojnë në mënyrë të pazëshme disa historianë të rinj të së majtës.

Nga Mentor Nazarko

Filed Under: Uncategorized

Heronjët partiak

January 29, 2021 by Pafragje Leave a Comment

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli

Shkruan: Agim Vuniqi

Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur flet dhe shkruan nuk ka dhunë, fundja kështu zhvillohet mendimi, dhe fjala e lirë, i ndihmon edhe “hyçmetliut” që të korigjohet, përndryshe do të gjobitet nga votuesi. Atëherë kur votuesi fillon të dënojë për fjalën e thënë pa mbështetje, por edhe për mos realizimin e premtimit të shprehur publikisht, aty fillon demokracia, atëherë rritet përgjegjësia, dobia pra është e shumëfishtë, nëse kjo nuk funksionon lind anarkia, nuk është pra përgjegjës vetëm i zgjedhuri por edhe zgjedhësi.

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli

Kosova permbi 21 vjet paqe, aq iu deshën shumë shqiptarëve të harrojnë tmerret e luftës (aty-këtu i “rikujtojnë” gjykatat në seancat gjyqësore në Beograd pa epilog si rasti i tre shqiptaro-amerikanëve, ende i papërfunduar, zyrtarët amerikanë pothuajse në çdo takim ia përkujtojnë establishmentit serbë se drejtësia serbe duhet të dënojë kryerësit e krimit, ndërsa në Kosovë hesht prokuroria dhe gjyqësia …), të harrojnë se nga “kufomat e gjalla” u ringritën për të jetuar. Aq u dashtë per tu venitur kujtesa historike dhe për të sharruar në valën e krimit dhe korrupsionit (shih: raportin e “Transparency International” ), jo për të rindërtuar vendin ashtu siq bëri Konrad Adenhaueri i cili ringriti Gjermaninë pas Hitleriane të rrënuar. Shumë nga bashkombasit e mi e kanë kuptuar gabimisht rindërtimin kjo ndoshta edhe për shkak të mos kuptuarit gjuhësor të fjalës ndërtimtar, kjo më është e freskët sidomos nga Bardhyli tashmë i adaptuar në jetën e përditshme kosovare, më heret i integruar ne biznisin zviceran: “Ndërtimtar është ai që ndërton por edhe ai që rrënon” kjo mbase e ka kuptimin e rrënimit pa plan për të ndërtuar diçka me plan. Por ç’ti bëshë që të kuptuarit e një fenomeni në shoqëri ku shkelet ligji është i ndryshëm ngase edhe po që se rrënon je ndërtimtar. Këtë për më tepër e fuqizonte një tezak imi, Mithat Lepaja, atdhetar i cili u shqua për kontributin e tij deri në sekondat e fundit të jetës së tij, perndryshe ish inxhinier me karrierë, botues dhe shitës i librit duke ma rikujtuar të madhin Fan Nolin dhe poezine e tij “Krishti me kamçikun” ku thoshte “Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla” .

“Made in Kosova”

Fenomenologjia e korrupsionit dhe e krimit të organizuar është më e shprehur sidomos kur klasa politike qëllim parësor e ka fitimin me çdo kusht, meqë edhe ashtu Kosova është me strukturë ekonomike tërsishtë të shkatërruar, ku nuk din kush është ministër e kush hajn, ku nuk kupton kush eshte” i/e ndershme” e kush “prostitut/e”, por që të gjithë i rëndon vetëm një fjalë “zotëri të lutem une dua punë”. Askend nuk e brengos ky apel i “rrogëtarit” që lyp punë nga zotëriu (zotëri janë të gjithëdijshmit dhe të paprekshmit politikanët, të cilët për çdo ditë na servojnë daljen jasht shtetit pa viza, për të ngritur flamurin e bardhë -zona e bardhë Shëngen e vizave dhe me anëtarësim në strukturat integruese, duke na ëmbëlsuar jetën me pekmeze “Made in Kosova Independence”. Njerëzitë të hutuar pas punëve të veta ekzistenciale i ndërruan partitë më shpesh se rrobet e leckosura, duke shpresuar që do t’i afrohet kreut në parti atëherë më shpesh do të shifet “surrati” i tij në ekran dhe të tjerët do të kuptojnë se është gjallë, kështu do ta siguron ekzistencën e familiareve me rëndësi është që jeta vazhdon dhe të jesh sa më afër zyreve partiake do të thotë të kesh mirëqenie, me një fjalë të kesh biznis rentabi, ngase je i pushtetshëm. Rreshtohen partitë me oferta të reja, me anëtarë të rinjë, me kongrese e konventa partiake, akoma nuk u hargjuan rrenët, rritje rrogash, ndarje dekoratash, oferta milionëshe për ndërtim e rindërtim, por edhe pranime të reja, rivalitet joinstitucional-institucional. Nuk po lë të kuptohet as në cilin kontinent po jetojmë, retorikë e pakuptimtë, aspak e logjikshme.

Me at të huaj nuk dilet në gjygj

Nuk do të thotë gjë për votuesit nëse u ofron vetëm prognoza, se edhe ashtu në Kosovë ka mjaft bastore, është diçka që nuk preket. Qytetarët mund të joshen me vende të reja pune, me investime kapitale, me biznese të imëta, jo vetëm me kompani sigurimesh, dhe me banka që japin kredi me interes të lart, se edhe ashtu vjelet paraja. Populli ka thënë se “me at të huaj nuk dilet në ygdyl”, e kanë shumë gabim nëse mendojnë, së pari mandati pastaj buxheti hargjues-“investimet” në rritje rrogash, pensione-asistencë sociale…, se votuesi shqiptar deri më tash mjaft është ushqyer me pekmeze e marmeladë të paqelur. Nuk kontestohet aspak angazhimi i tillë në garë partiake zgjedhore, jo për shkak të mungesës së reputacionit politik të “heronjëve” partiakë, por për atë që Kosova paska kaq shumë ndërtimtarë të rrugëve, të universiteve… Pse nuk ka hapje të reja të vendeve të punës në Kosovë, jo në Afrikë, apo të pranohet fabula e autostradës si kantier pune, ku një vend i punës Kosovës do t’i kushton jo më pak se 0.5 milionë, pse nuk investohet kapitali privat, por ai publik? A është kjo logjika e ekonomisë së tregut, dhe pse aq shumë flitet për ndërtim të univerziteteve, e aq pak investohet në shkencë…

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Tom Fitton dhe Judicial Watch tregojnë se listat e pista të votimit nënkuptuan zgjedhje të pista

January 28, 2021 by Pafragje Leave a Comment

“…California, vendosi një proces gjyqësor me ne dhe vitin e kaluar filloi procesi i heqjes së deri në 1.6 milion emrave joaktivë nga listat e Los Angeles County. Kentucky, gjithashtu filloi një pastrim të qindra mijëra regjistrimeve të vjetra vitin e kaluar, pasi hyri në një dekret pëlqimi, për t’i dhënë fund një tjetër procesi gjyqësor të Judicial Watch. Në shtator të këtij viti, ne kemi paditur Illinois, për refuzimin e zbulimit të të dhënave të listave të votuesve në kundërshtim me ligjin federal. Ne sapo analizuam të dhënat në shtetin kryesor të Nevada, ku gjetëm se në Qarkun Clark, kishte rreth 154,000 votues joaktivë, në listat e zgjedhjeve pak para Ditës së Zgjedhjeve. Duke folur për Ditën e Zgjedhjeve, ligji federal duket qartë se rezultatet kryesore duhej të vendoseshin në Ditën e Zgjedhjeve.” – Tom Fitton, President i Judicial Watch

Klajd Kapinova

Ecuria manipulative e zgjedhjeve në vitin 2020

Juristi i pavarur Tom Fitton e kishte parashikuar manipulimin e zgjedhjeve presidenciale, që do të ndodhte më 3 nëntor 2020, në të gjithë SHBA dhe më saktë në shtetet tradicionalisht republikane.

Gjatë një interviste në studion e kanalit televiziv Fox News, ai kishte pohuar hapur se nuk ngushëllohet, duke shtuar se e pamë këtë skandal gjigand duke ardhur. “Qysh më përpara dhe më saktë në muajin qershor 2020, për shembull, i thashë gazetarit konservativ Lou Dobbs Show, se kjo ka qenë një betejë nga një shtet për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve tona. Do të ketë një tundim të rëndë, për të mashtruar dhe tani kjo do të jetë shumë më e lehtë për t’u bërë, sepse sistemi ynë do të mbingarkohet me fletëvotime dhe aplikime për fletëvotime.”

Presidenti i Judicial Watch dhe organizata e madhe e juristëve të pavarur konservativ që ai drejton, kanë provuar në mënyrë të përsëritur, pastrimin e listave të të vdekurve që ende ekzistojnë të rregjistruar në të gjithë SHBA edhe pas vitit 2021. Ata ishin duke e fituar këtë betejë në gjykata, për të pastruar listat e votuesve, sepse “listat në të gjithë Amerikën janë të ndyra, sepse ka më shumë njerëzve në lista sesa kanë të drejtë të votojnë.”

Ai tregon, se: “Jam i sigurtë se ata njerëz janë grupe, që marrin disa nga këto fletëvotime dhe ashtu ndodhi. Hulumtimi ynë më i fundit ishte në shtator të vitit 2020, ku zbuluam se 353 qarqe të SHBA-së kishin mbi 1.8 milion votues më shumë të regjistruar sesa qytetarët e moshës së votimit me të drejtë vote. Me fjalë të tjera, nivelet e regjistrimit të atyre qarqeve tejkaluan 100% të votuesve me të drejtë vote!”

Sa keq do të kishte qenë gjendja e listave në shkallë kombëtare, po të mos e kishin ngritur këtë shqetësim shumë serioz në gjyq, Presidenti Fitton dhe ekipi i juristëve.

Kështu “Në vitin 2018, Gjykata e Lartë mbështeti një program për pastrimin e listave të votuesve, që rezultoi nga zgjidhja jonë e një procesi federal në shtetin Ohio.

California, vendosi një proces gjyqësor dhe vitin e kaluar filloi procesi i heqjes së 1.6 milion emrave joaktivë nga listat e Los Angeles County.

Kentucky, gjithashtu filloi një pastrim të qindra mijëra regjistrimeve të vjetra vitin e kaluar, pasi hyri në një dekret pëlqimi, për t’i dhënë fund një tjetër procesi gjyqësor të Judicial Watch. Në shtator 2020, JW kemi paditur Illinois, për refuzimin e zbulimit të të dhënave të listave të votuesve në kundërshtim me ligjin federal.

Ne sapo analizuam të dhënat në shtetin kryesor të Nevada-s, ku JW zbuloi se në Qarkun Clark, kishte rreth 154,000 votues joaktivë, në listat e zgjedhjeve pak para ditës së zgjedhjeve. Duke folur për Ditën e Zgjedhjeve, ligji federal duket qartë se rezultatet kryesore duhej të vendoseshin në Ditën e Zgjedhjeve.”

Media e pavarur është njohur me shqetësimet e drejta të Presidentit Tom Fitton dhe Judicial Watch, që ai drejton në lidhje me listat e pista të votimit, sepse JW raportoi se studimi tyre i muajit shtator 2020, zbuloi se 353 qarqe të SHBA-së kishte mbi 1.8 milion votues më shumë të regjistruar sesa qytetarët e moshës së votimit me të drejtë vote.

Me fjalë të tjera, nivelet e regjistrimit të atyre qarqeve tejkaluan 100% të numërit real të votuesve me të drejtë vote. Studimi gjeti 8 (tetë) shtete, që tregojnë norma të larta të regjistrimit në të gjithë vendin që tejkalojnë 100%. Te tilla shtete janë: Alaska, Colorado, Maine, Maryland, Michigan, New Jersey, Rhode Island dhe Vermont.

Tom dhe JW, ka thënë vazhdimisht, se listat e pista të votimit mund të nënkuptojnë zgjedhje të pista. Kjo është arsyeja, pse ata kishin ngritur tre procese gjyqësore federale, për të pastruar listat e votuesve në Pensilvani (për të cilat padia e tyre pretendon se ka mbi 800,000 emra shtesë në lista), Karolina e Veriut dhe Kolorado.

Ekipi ekspert i avokatëve dhe hetuesve të zgjedhjeve të Judicial Watch, është gjithashtu në krye të shqetësimeve për krizën e re aktuale zgjedhore, që është krijuar në të gjithë SHBA. Për shembull, ata kanë bërë dhjetëra kërkesa të hapura si rekorde faktike me shumë shqetësime serioze, në shtetet e fushë betejës presidenciale si në: Pensilvani, Wisconsin, Michigan, Georgia, Arizona dhe Nevada.

Partia “demokratike e ekstremit të majtë në SHBA, fatkeqsisht ndryshoi mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve dhe kjo rezultoi nga një cunam i vërtetë të fletëvotimeve me postë, që provuan gjithnjë e më shumë se u trajtuan në mënyrë të paligjshme e u numëruan në kundërshtim me ligjin amerikan.

Integriteti strukturor i zgjedhjeve në shtetet kryesore ra nën makinacionet e majta, duke ngritur pikëpyetje serioze, në lidhje me vlefshmërinë e rezultateve të raportuara për Joe Biden.

Ka prova të forta, të pakundërshtueshme se janë disa raste, që praktikisht ligjet e çdo vendi beteje u shkelën në trajtimin dhe numërimin e fletëvotimeve postare.

Ekziston një debat i tërbuar në lidhje me sigurinë e sistemeve tona zgjedhore. Judicial Watch lëshoi dokumente këtë javë që tregojnë, kur bëhet fjalë për sigurinë e zgjedhjeve, administrata e Obamës mund të ketë qenë pjesë e problemit.

Judicial Watch mori 243 faqe rekorde (fakte) nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS), që tregojnë skanimin e administratës Obama të sistemeve zgjedhore të Georgia, Alaska, Oregon, Kentucky dhe West Virginia në 2016. Ky aktivitet nxiti një letër nga sekretari i shtetit të atëhershëm i Georgia (tani Guvernatori) Brian Kemp deri në atë kohë Sekretari i DHS Jeh Johnson duke akuzuar DHS për “një përpjekje të pasuksesshme për të depërtuar në fireëall-in e Sekretarit të Shtetit të Georgia“.

Regjistrimet u prodhuan në përgjigje të kërkesës së Judicial Watch, për të gjitha të dhënat në lidhje me sulmet kibernetike të raportuara, kundër rrjetit të informacionit të sekretarit të shtetit të Gjeorgjisë, që përfshinin DHS, duke përfshirë raporte hetimore, memorandume, korrespondencë dhe komunikime midis 1 tetorit 2016 dhe 14 shkurt 2017.

Procesverbalet e takimit të DHS Qendra e Operacioneve të Sigurisë së Ndërmarrjeve tregojnë se më 15 nëntor 2016, në orën 8:43 të mëngjesit ndodhi një ngjarje skanimi. Ngjarja ‘skanuese’ ishte rezultat i Protokollit të Zbulimit të Microsoft Office, të një përdoruesi të FLETC (Federale Qendra e Trajnimit për Zbatimin e Ligjit), që dërgoi një paketë me flamur Options, në faqen e Sekretarit të Shtetit të Gjeorgjisë.”

Procesverbali shënon që ESOC “ka marrë kërkesa nga NCCIC (DHS’s The National Cybersecurity and Communications Integration Center dhe MS-ISAC (Multi-State Information Sharing and Analysis Center) për të hetuar shtetet e tjera, që kanë parë aktivitet të dyshimtë.”

Procesverbali shënon se Kemp akuzoi DHS për kryerjen e skanimeve të paligjshme të paktën më 2 shkurt, 28 shkurt dhe 23 maj 2016.

DHS shënon në procesverbal se ata ishin duke punuar me Microsoft, për të përcaktuar se çfarë ndodhi: “Microsoft dhe ESOC me ndihmën e FLETC, ishin në gjendje të konfirmojnë që përdoruesi kopjoi dhe ngjit jo-keqdashës elementet e faqes në një dokument excel, i cili nxiti kërkesën ‘OPTIONS’ të HTTP.”

Një “Deklaratë e E-Mail e Microsoft (Deklaratë Jozyrtare për ESOC)” u përfshi në procesverbal. Në email thuhej: “Pasi të shikoj të dhënat, unë nuk shoh kërkesa që duken me natyrë dashakeqe ose duket se po përpiqen të shfrytëzojnë një dobësi.”

Një grafik i “Vulnerabiliteteve aktuale të hapura” për periudhën 30 nëntor 2016, deri më 12 dhjetor 2016, vuri në dukje se DHS kishte identifikuar një total prej 1,227 cenueshmërish kibernetike brenda komponentëve të DHS, duke përfshirë pesë ashpërsi “të larta” në FEMA.

DHS identifikon aktivitetin me origjinë prej tyre në Alaska, Oregon, Kentucky dhe West Virginia.

Në një azhurnim të shtetit të Alaskës, vë në dukje raporti, “Konfirmuar se ky aktivitet ishte një punonjës i NPPD (Drejtoria Kombëtare e Mbrojtjes dhe Programeve e DHS), që heton raportet në Twitter për kompromis në një sistem zgjedhor të AK, si pjesë e detyrave të tij normale.”

Një azhurnim i shtetit të Oregonit, tregoi se sekretari i shtetit pyeti pse vëzhgonin të njëjtën IP DHS të raportuar nga GASOS, duke vizituar faqen e tyre të internetit. Pasi u angazhua me DHS, Oregon ra dakord se nuk kishte asgjë të dyshimtë dhe e mbylli hetimin.

Një azhurnim i shtetit të Kentakit tha se kishte “trafik normal i faqes në internet nga DHS.” Një azhurnim i shtetit të Virxhinias Perëndimore gjithashtu tha se kishte “Trafik normal i faqes në internet nga DHS.”

Këto dokumente gjithashtu ofrojnë kontekstin për debatin aktual. E majta Obama-Biden, që tani po përpiqet të bindë amerikanët se sistemet tona kompjuterike zgjedhore janë të sigurta, duket se i ka shkelur këto sisteme, kur ata drejtuan qeverinë për herë të fundit.

Rudy Giuliani ka qenë një luftëtar i krimeve për dekada

Sot, për legjislaturën e Pensilvanisë, ai tha, “Unë i njoh shumë mirë hileqarët”. Ai po iu referohej ADB-ve në Pensilvani (në 2 qarqe të kontrolluara nga ADB) ku janë numëruar 690,000 fletëvotime, ku asnjë republikan nuk u lejua t’i shihte, 700,000 më shumë fletëvotime u mblodhën në votim sesa shteti dërgoi, 8,000+ fletëvotime në Filadelfia ishin nga njerëz të vdekur, 22,000 fletëvotime u morën në të njëjtën ditë kur u dërguan me postë, 29,000 fletëvotime u morën të nesërmen pasi ato u dërguan me postë, 20,000 fletëvotime u morën para se të dërgoheshin me postë, duke përfshirë edhe Virxhinia, Milëaukee, Las Vegas, Atlanta dhe Michigan.

Ish Kryetari i Bashkisë së New York-ut Rudy Giuliani, një avokat i Presidentit Donald Trump, foli gjatë një konference shtypi në selinë e Komitetit Kombëtar Republikan në Washington D.C.

Avokati Giuliani deklaroi se Fushata Trump është bashkuar me Projektin Amistad, për të luftuar rezultatet e zgjedhjeve “për të siguruar integritetin e zgjedhjeve tona“.

“Projekti Amistad, ka zbuluar një përpjekje të organizuar, që përfshin organizata të shumta private dhe partnerë, që punojnë me zyrtarë të qeverisë, për të hartuar, financuar dhe zbatuar një skemë të pahijshme dhe të paligjshme, për të krijuar një sistem zgjedhor antikushtetues me dy nivele për t’i dhënë presidencën Joseph R. Biden.” – tha Giuliani

Projekti pohoi se ata besojnë se do të demonstrojnë para gjykatave se votat ishin hedhur me mashtrim. Presidenti Trump, fushata e tij dhe mbështetësit e tij, kanë bërë disa akuza për mashtrim gjatë gjithë zgjedhjeve.

Sidoqoftë, nuk ka pasur prova të mashtrimit të përhapur në zgjedhjet e vitit 2020 dhe këto pretendime deri më tani janë refuzuar në sallat e gjyqit.

Drejtori i Projektit Amistad Phill Kline tha se veprimet e tyre ligjore po bëhen pas hetimit rigoroz dhe vlerësimit të kujdesshëm. “Deri në vitin 2019 kemi pasur shqetësime se praktikat e reja zgjedhore do të prishnin votën,” tha Kline. “Ndryshimet pandemike dhe shtesë të zgjedhjeve përshpejtuan këto shqetësime dhe kërkimi ynë në terren gjatë dy javëve të fundit ka bërë të qartë se proceset gjyqësore janë thelbësore për të mbrojtur integritetin e demokracisë së Amerikës.”

Në një deklaratë, projekti renditi çështjet e mëposhtme si shkelje të zakonshme në të gjashtë shtetet: Përpjekjet sistematike nga zyrtarët e zgjedhjeve për të korrigjuar fletëvotimet e dëmtuara në zonat shumë demokratike, por jo ato republikane; Mungesa e zbatimit të ligjeve për identifikimin e votuesve; Mohimi i aftësisë së republikanëve, për të vëzhguar dhe vërtetuar përfundimin e votimit, siç kërkohet nga ligji; Mohimi i republikanëve të mundësisë për të parë fletëvotimet me postë duke u kamionizuar dhe shkarkuar në mjediset e mëdha të tabelimit; Moskontrollimi i nënshkrimeve në fletëvotimet postare dhe dokumentacionit përkatës; Refuzimi i lëshimit të regjistrave që tregojnë se kur janë dorëzuar fletët e votimit dhe nga kush etj., sipas The Associated Press.

Sindnet Powell dhe Kraken

“Një algoritëm u fut për të vjedhur votat e Presidentit Trump gjatë zgjedhjeve. Kjo është pikërisht ajo për të cilën mediat që mbajnë të vërtetën kanë paralajmëruar për më shumë se një dekadë. Zgjedhjet janë manipuluar, për të paktën njëzet vitet e fundit, dhe ndoshta më gjatë … Lajmet e rreme dhe i gjithë karteli mediatik vazhdojnë të gënjejnë sistematikisht Amerikën dhe të mbajnë të gjitha provat dërrmuese të mashtrimit në zgjedhje.” – Sidney Powell

Më 22 nëntor 2020 kemi raportin Marshall – Radari i Shenjtë. Ky është Kraken!!! Kush e dinte se është një Program i Luftës Kibernetike i Departamentit të Mbrojtjes, i cili, gjurmon sistemet dhe siguron prova të veprimtarive të këqija dhe krimeve të kryera nga The Deep State!

Kur Sidney Powell deklaroi se ka liruar Kraken, shumica prej nesh mendoi për Clash of the Titans dhe e brohoriti për vërejtjen e saj të zymtë. Ajo kurrë nuk mbylli sytë dhe mbajti një fytyrë të ashpër, serioze kur e tha Kraken.

Ajo nuk po bënte shaka dhe tani e dimë pse Kraken, është një program i luftës kibernetike i drejtuar nga Departamenti i Mbrojtjes, që ndjek dhe kontrollon sisteme të ndryshme të tjera, për të marrë prova të veprimeve të mbrapshta nga shteti! Presidenti Trump dhe patriotët besnikë në Komandën Ushtarake dhe Hapësinore, tani i kanë të gjitha provat e mashtrimit të votuesve dhe tradhëtitë lidhur me zgjedhjet. Kjo do të përdoret kundër armiqve të Amerikës!

Ajo pse jemi dëshmitarë sot, është se zgjedhjet e vitit 2020 nuk ishin zgjedhje. Ne jemi dëshmitarë të përpjekjes për përmbysjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Kështu CIA, FBI dhe DOJ (Departamenti i Drejtësisë), janë plot me njerëz të pandershëm, që synojnë të vjedhin vendin e Presidentit dhe të marrin Amerikën, për të vendosur rendin socialist global.

Ata janë kukulla të liga globalistë, të cilët me guxim po shtyjnë grushtin e shtetit të tyre, për të shkatërruar Amerikën dhe për të zbatuar një rivendosje globale dhe futjen në Agjendën e Kombeve të Bashkuara 2030, i cili, është versioni i rishikuar i Axhendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 21, tha ndër të tjera për mediat Sidney Powell.

Sidney Powell, më poshtë deklaroi, se: “Kjo nuk është asgjë më pak, se të ndihmosh në një përmbysje të qeverisë. Tradhtia, është mënyra e vetme për ta përshkruar atë. Sidoqoftë, jam i sigurt që ka disa që besojnë në atë që u thuhet të lexojnë dhe të tjerë që janë të panjohur dhe thjesht shkojnë në punë, bëjnë punën e tyre dhe marrin një pagë. Njësoj si ankesat për mashtrim të votuesve në vijat e frontit, duke ndjekur procedurat e paligjshme sikur të ishin autentike dhe të ligjshme. Shumë thjesht nuk e dinë dhe të tjerët thjesht nuk kujdesen.

Për sa kohë që lajmet e rreme vazhdojnë të gënjejnë për publikun amerikan, nuk është asgjë më pak në një kohë lufte siç jemi në të, si një akt tradhtie dhe konsiderohet armiq i popullit. Tani unë nuk po bërtas për luftë, ajo është shpallur tashmë dhe atyre që rezistojnë u është thënë që riedukimi i pret sëbashku me ide të tjera të tmerrshme, që e Majta ka dalë çdo ditë. E gjitha është vërtet, vërtet e keqe dhe për të mos qeshur.”

Projekti Amistad i Shoqërisë “Thomas More”, njoftoi se ata planifikojnë të paraqesin padi shtetërore dhe federale në gjashtë shtete, për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Të gjashtë shtetet janë Wisconsin, Pennsylvania, Michigan, Nevada, Georgia dhe Arizona.

Georgia, është një nga shtetet e Projektit Amistad, e cila ngriti padi apo proces gjyqësore. Auditimi i shteteve kapi disa gabime të dukshme gjatë rinumërimit. Katër qarqe zbuluan gati 6,000 vota të panumëruara.

Këshilltari ligjor në rinumërimin në Florida të fushatës Bush-Cheney në vitin 2000, Alex Vogel, i tha “Sinclair Broadcast Group”, se: “Kur keni ndryshime në rendin e 10% në rezultatet përfundimtare, kjo padyshim që ia vlen të shikohet“.

Fushata Trump transferoi 3 milion dollarë në Wisconsin, për të financuar një rinumërim në Milwaukee dhe Dane County. Projekti Amistad, paraqiti gjithashtu padi në Wisconsin.

Nga ana e tjetër Projekti pretendon se “afërsisht 200,000 vota nuk ishin pranuar“, për shkak të votuesve që klasifikohen si “të kufizuar për një kohë të pacaktuar“.

Në shtetin e Wisconsin, njerëzit që janë me aftësi të kufizuara ose të sëmurë mund të votojnë pa prova apo kartë identifikimi. Numri i këtyre votuesve u rrit nga 2019 në 2020 me 168,000 votues.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim

January 28, 2021 by Pafragje 1 Comment

Politologu dhe analisti shqiptar nga Mali i Zi, Kristjan Dukaj për televizionin shtetëror të Malit të Zi (RTCG) i ftuar në emisionin “Mostovi”, foli për librin e tij të ri “Pakicat në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, ku theksoi që pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim por integrim me identitet të vetë.

“Ajo në të cilën duhet fokusuar është përfaqësimi proporcional në të gjitha organet shtetërore, duke filluar nga ai legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Çdo gjë që është në interes të pakicave dhe nuk është në dëm të popujve tjerë, duhet të përkrahet nga sistemi” u shpreh Dukaj.

Analisti Dukaj, mes të tjerash theksoi që shqiptarët janë i vetmi popull me prejardhje josllovene dhe për këtë ata dallohën nga të gjithë popujt tjerë në Mal të Zi, duke filluar nga gjuha, kultura etj.

Në fund Dukaj, thkeson faktin që në Mal të Zi ka pasur hapa të dukshëm në përmirësimin e situatës së pakicave, duke filluar me themelimin e ministrisë së pakicave, Fondit për pakica, CEKUM etj, por që gjithmonë ka hapësirë për ta zgjeruar dhe përmirësuar situatën aktuale të popujve pakicë në Mal të Zi.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=28yAf9N-Vi4

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Themelohet Shoqata e Gjellëbërësve të Ulqinit

January 28, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Gjekë Gjonaj                 

Pas një ideje më se  dhjetëvjeçare  gjellëbërësit e Ulqinit  arritën të tubohen  dhe të themelojnë  shoqatën me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të gatimeve  tradicionale. Themelues dhe  nismëtar për jetësimin e  kësaj ide  është  gjellëbërësi  i njohur i këtij qyteti, me një karrierë të suksesshme  shumëvjeçare  në hotele e restorante të njohura evropiane dhe botërore, të cilat  i frekuentuan  figura të njohura  të politikës, biznesit, estradës, kulturës dhe artit, Zef Koçavi, i cili u zgjodh edhe kryetar i shoqatës. “Themelimi i saj  ka qenë një imperativ i kohës dhe nevojë e kahershme  e këtij qyteti të lashtë bregdetar, i cili veprimtari  kryesore të tij ka turizmin, që ndërlidhet ngushtë me  gjellëtarinë pa të cilën veprimtari   as që mund të ekzistojë e as të    jetë i suksesshëm. Prandaj, formimi i saj, për herë të parë  është një hap i rëndësishëm  dhe një gurë i çmuar në   mozaikun e   rimëkëmbjes së  kuzhinës  shumë të pasur  të Ulqinit me specialitete vendase, dikur shumë të njohura për shijen e tyre të veçantë  nga  turistë vendas dhe të huaj, kurse   viteve të fundit për fat të keq   cilësia e tyre  është zbehur mjaft, në mungesë të  kuzhinierëve ulqinakë  profesionist shumë të kualifikuar, të cilët kanë qenë  të   përgatitur në të gjitha aspektet e përgatitjes së ushqimit”, thotë Kovaçi.    Sipas tij Shoqata e Gjellëbërësve të Ulqinit, përveç ruajtjes së traditës së kuzhinës të këtij qyteti,  synon  bashkimin e të gjithë gjellëbërësve të kësaj komunë  dhe shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave  të mjeshtërve të përgatitjes së  gjellëve dhe gatesave tjera , të cilët  do të përpiqen  që njohuritë e tyre t’ua përcjellin  gjeneratave të reja  të interesuara për këtë profesion.  Përveç kësaj shoqata do të  angazhohet seriozisht në  stimulimin e  gjellëbërësve të rinj vendas dhe ngritjen e aftësimit të   tyre profesional në të mirë  të tyre dhe të gjellëtarisë së Ulqinit”, shprehet Kovaçi.  

Anëtarët e Kuvendit të kësaj shoqatë, Dushko Radinoviq, Sadik Demiri, Dragan Briskoviqi, Simë Llukiqi, , Simë Stanoviqi, Ibrahim Shaptafa dhe Gjergj Marlukiqi, thonë se janë të hapur për  bashkëpunim me të gjithë gjellëbërësit e Ulqinit dhe i ftojnë ata që t’u bashkëngjiten atyre  të vetëdijshëm se vetëm së bashku mund të arrijnë realizimin e objektivave  të  shoqatës, e cila, siç pohuan ata, fillimisht ka  fituar një  mbështetje dhe përkrahje   të madhe nga  kolegët   dhe shoqatat  simotra në Kosovë, Shqipëri, Francë, Gjerman, Itali e tjerë.  

Vlen të përmendim se kryetari  Shoqatës së   Gjellëbërësve të Ulqinit, Zef Kovaçi  është autor i  librit  vëllimor  “ Bazat e Gastronomisë me receta ndërkombëtare”, ku  janë përfshirë   të gjitha produktet ushqimore me origjinë bimore, shtazore, ose të përzier dhe metodat dhe mënyrat e përgatitjes të ushqimeve.

Filed Under: Uncategorized

Shembja e mitit amerikan

January 25, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Nga Ailda Mëngjesi

20 vjet për ta jetuar dhe 1 vit për ta njohur Amerikën!

Kur preka kontinentin e ëndrrave 20 vjet më parë ishte një diteë e ftohtë akull dimri.

Pas kisha lënë Tiranën gri e të lageësht, mjegulluar nga lotët e nxehtë të prindërve dhe një lloj hutimi me dhe pa shkak që me kishte pushtuar.

I gjithë udhëtimi kaloi si në kllapi mes ca ethesh të forta të pashpjegueshme, të cilat u zhdukën me të prekur tokën e premtuar.

Dritat që projektoheshin nga dritarja e avionit ishin imazhi i fundit që sillja me vete mbi Amerikën, atë që kisha krijuar nga filmat e Hollivudit dhe imagjinata e një njeriu rritur në një vend të vogël e të izoluar si ai i yni.

I pari i shtëpisë ku erdha, qëlloi një njeri shumë i shkolluar, i lexuar dhe mbi të gjitha i mençur. Ditë pas dite filloi të më njihte në bisedat tona me koncepte të reja, të padëgjuara më parë dhe që më dukeshin aq të çuditshme e të pabesueshme, sa ndonjëherë nuk arrija t’i merrja as seriozisht.

Kështu nisa të dëgjoja mbi kombet dhe axhendat, mbi rendin e ri botëror dhe projektuesit e tij, mbi duart e atyre ‘underground’, që lëvizin fijet e buratinëve në skenën politike si dhe leksione pa fund historie, të cilave herë u vija veshin, herë jo.

Jeta pastaj mori kthesa e kaloi në udhëkryqe nga më të papriturat, por një gjë mbeti e sigurt. Fjalët e njeriut të mençur, filluan të bënin përherë e më shumë sense tek unë.

Nuk përbën çudi atëhere që ditë pas dite, muaj pas muaji e vit pas viti, të ishte formuar brenda meje një anë e panjohur imja, konservatorizmi.

Kjo së bashku me besimin në Zot, bënin të përjetoja me siklet udhëtimin nëpër këto dy dekadat e fundit të Amerikës.

Bjerrjen e të gjitha vlerave, duke filluar nga ato shpirtërore, deri tek mënyra e jetës, duke filluar nga arti tek sistemi arsimor, duke filluar nga identiteti gjinor, tek ngrohja globale. Atyre që diskutoheshin dhe atyre që jo. Bija në kundërshti përherë e më shumë me të njohurit e mi liberalë, por të gjitha këto në një mënyrë aq spontane, sa nuk bënin kuptim as brenda meje dhe sigurisht as nuk mund t’u vija emër.

Në 2016-ën për herë të parë u nxita nga një impuls i brendshëm të votoja. Ishte vota e parë që hidhja në jetën time. Dhe pa ditur shumë, dija me siguri arsyen përse e hidhja. E hidhja për NDRYSHIMIN.

Donald John Trump nuk më interesonte shumë. Ekoja e bisedave të tim biri vetëm 10 vjeçar atëhere me të jatin arrinin deri tek unë dhe më ngacmonin fare pak trurin tim indiferent ndaj politikës.

Mireëpo kjo indiferencë u lëkund përnjëherë kur presidenti i sapozgjedhur Donald Trump u bë epiqendra e të gjitha diskutimeve që nga dita e inaugurimit e në vijim. Ndodhi të shkoja në një Konferencë mjekësore në Washington DC fill pas kësaj dhe çdo lektor, pa egzagjerim çdonjëri prej tyre e hapte leksionin e radhës me 1 minutë zi dhe romuze mbi njeriun e sapozgjedhur i parë i vendit.

Ku e njihnin gjithë këta njerëz Donald Trumpin aq mirë, sa të predikonin perfomancën e tij politike? – ishte pyetja e parë që filloi të më mundonte.

Kjo e gjitha ishte aq anormale dhe aq turbulluese për intuitën time, sa filloi të krijonte efektin e kundërt. Sa më shumë dëgjoja ta përgojonin dhe anatemonin një njeri, në logjikën time fare padrejtësisht, aq më shume shtohej një dozë e lehtë admirimi brenda meje. Nuk e ndiqja politikën, por krahas refrenit 3-4 vjeçar anti-Trump, ndjeja se jeta me ishte bërë më e lehtë.

Më pak taksa, benzina më e lirë se kurrë, niveli i jetesës më i lartë nga sa e mbaja mend ndonjëherë, një lloj uniteti që ka një dhe vetëm një emërues të përbashkët, suksesin, filloi të perçohej në ajër.

Ndërkohë jashtë vëmendjes sime, dhe në vështrimin tim periferik vazhdonte farsa 3 vjeçare e impeachment-it, koret e tam-tameve anti- Trump si edhe shumë plane të tjera të cilat u shpalosën in “full sight” në 2020-ën.

Bashkë me pandeminë, një mënyrë e re jetese u forcua tek ne, me gjithë spektrumin e absurditetit të vet, dhe kureshtja individuale, por dhe ajo profesionale më bënë të filloja të ndiqja presidentin e Amerikës, në daljet e përditshme për shtyp. Atëherë fillova të njihja Donald Trumpin, jo nëpërmjet fjalëve, por nëpërmjet punës së tij titanike. Ajo që më bëri ta adhuroja ishte etika e punës. Unë nuk mund të mos dashurohem me njerëzit punëtorë e të suksesshëm, kjo është një dobësi e njohur imja.

Dhe në mes të gjithë kësaj, kur nga njëra anë, njerëzit ishin dënuar me arrest shtëpie, kur predikuesit dilnin përditë me guide-lines për të na marrë frymën dhe instaluar në vend të saj frikën brenda nesh u ndez në Amerikë një rrëmujë e padëgjuar më parë, nga një vrasje e cila krijoi në vendin e bekuar një luftë raciale nga hiçi, një gjueti shtrigash ndaj gjithçkaje tradicionale, thyer nga britmat “Defund Police” Black lives matter” “Say her name”, vrasje, shkatërrime, pasiguri.

Colombusi u hodh me kokë poshtë dhe Linkolni u perçudnua. Çmenduria nuk kurseu as Mount Rushmore. Duhej fshirë historia…

Dhe automatikisht brenda teje krijohej një pështjellim, një trazim, një lloj cikloni ndjesish si ai kur të ka zënë deti dhe lëkundjet vazhdojnë, e në të gjitha këto, i vetmi person i cili mban akoma ekuilibër, mbetet timonieri.

Kur i madh e i vogël i jetës publike amerikane instalonte frikë, Donald Trump induktonte qetësi si i vetmi ekuilibër.

Ishte ai, kundër masave drakoniane të izolimit masiv, ishte ai pro jetës, pro shkollës, pro kishës dhe që kur këtë të fundit e dogjën vandalët në këmbët e Shtëpisë së Bardhë të më dukej si hero, kur me Biblën në dorë i doli përballë tërbimit të djajve për t’i qetësuar, pavarësisht se ata u tërbuan më keq.

Atëherë brenda meje filloi të plotësohej korniza e plotë e asaj që ishte duke ndodhur, si atëherë kur jemi duke vendosur pjesëzat e fundit të një puzzl-i gjigant, dhe më në fund arrin të kuptosh, se gjithçka kishe dëgjuar më parë paska qenë e vërtetë.

Se Politika dhe Padronët e saj nuk mund të pranonin një të jashtëm, dhe për ta eleminuar atë, nuk përtonin të nxisin luftëra, brenda dhe jashtë vendit. Se mekanizmat që drejtojnë botën vërtiten nga paraja dhe jo nga idealet, se për këta njerëzit janë thjesht ca milingona dhe mund të shtypen edhe me këmbë.

Përse e bëjnë këtë?

Divide-and-conquer! Ka ekzituar që nga Roma e lashtë, shumë më herët ndoshta. Dhe është shumë më kollaj të sundosh njerëz pa atdhe, pa fe, pa familje madje dhe pa identitet (gjinor). Për të arritur këtu ishin dashur dekada, dhe kokët e kuçedrës ishin përhapur kudo, që nga qeveria tek sistemi gjyqësor, që nga sistemi arsimor, tek aktivistët e shoqërisë së lirë civile.

Mirëpo po të kesh lexuar, që nga Bibla deri tek Mitologjia, e kupton se kështu ka ndodhur që nga fillimi i kohërave. E me gjasa ka për të ndodhur dhe në dhjetëra mijëra vitet ne vijim. E Mira do vazhdojë të përleshet me të keqen, dhe sikur bota pastaj të bjerë në errësirë me qindra vjet, do zgjohet një ditë, dhe do vazhdojë jetën.

Dhe qetësohesh. Papritur e gjen veten në anën e gabuar të historisë- por më të kthjellët se kurrë.

Mua më ndodhi me Amerikën!”

Filed Under: Uncategorized

Trumpizëm përball Sorosizëm!

January 22, 2021 by Pafragje 1 Comment

Nga Brikena Bogdo

Përballja Tramp-Soros, pavarësisht se serviret me forma të reja, në thelb është e mbështetur mbi ideologji të vjetra; e majta e djathta, konservatorizëm-liberalizëm, progresizëm-regresizëm, globalizëm-sovranizëm.

Kur një ide shndërrohet në ideologji? Kur merr përmasa përtej personit që e hedh? Kur përdoret nga elitat politiko-ekonomike, apo ka impakt edhe shumë më gjerë në shtresa të mesme dhe më të ulta? Arrin Sorosi statusin e sorosizmit? Soros përveç shoqërisë së hapur, një lëvizje tepër e diskutueshme, përveç se bëri disa lojra në bursë dhe u bë nxitësi i disa revolucioneve portokalli apo të kuqe, nuk prodhoi, as mirëqenie, as paqe, as zhvillim. Globalizmi sorosian rezultoi, më se shumti, një lëvizje e strukturuar në mbështetje konkrete të lëvizjeve të majta. Globalizmi i nxitur nga ai, një formë e kamofluar e internacionalizmit proletar, përveç se ishte e nxitur artificialisht, jo një shkëmbim kulturash, ideshë, lëvizje e lire dhe e natyrshme, ishte një tendencë e rrezikshme për transformimin demografik, rracor, antropologjik të klasave, të vendeve europiane, por edhe më gjerë. Prandaj, do të mbetet utopi ashtu si Marksi, kur hodhi idenë e përhapjes së komunizmit, në të gjithë botën, duke e quajtur internacionalizmi proletar. Edhe Marksi kishte parasysh revolucionin proletar, në të gjitha vendet e botës, për të vendosur komunizmin njëkohësisht, globalisht, një shoqëri pa klasa në të gjithë rruzullin, një botë unike, pa të pasur dhe të varfër. Kjo u quajt utopi, sepse historia e ka treguar, të paktën deri tani, që vendet nëpër botë e kanë të pamundur të zhvillohen njëkohësisht, pasi janë multikulturë, multirracë, me zhvillime të ndryshmë ekonomike, ku klasat shoqërore kanë zhvillime të ndryshme në vende të ndryshme, me ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik. P.sh. shteti grek, klasën e mesme e ka 80% të shoqërisë, ndikuese e drejtpërdrejtë, në zhvillimin e ekonomik të vendit, në krahasim me një vend tjetër, ku përqindja e shtresës së mesme është  më e ulët.

Shoqëria e hapur e Soros, më së shumti, ka rezultuar një lëvizje për të vendosur figurën e tij në qendër të botës, themeli i diktaturave, dhe jo qytetarin, që është themeli i demokracisë. Përtej retorikave, lëvizjet e tij kanë qenë thjesht për pasurim  personal, apo lojra politike për të ndërhyrë politikisht, nëpër vende sidomos të brishta, demokratike të lindjes, për të devijuar politikën e tyre majtas, pa dhënë zhvillim, paqe, apo mirëqenie. Domethënë, thjesht një lojtar i politikave të vjetra me një petk të ri, për qëllime personale. Soros diskutohet që ka qenë financues i disa lëvizjeve të majta, si BLMatter, që kanë shkaktur trazira në vite, me tentativën e fortë për të depërtuar komunizmin edhe në Amerikë, pasi ky vend i qëndroi fort me “gjuetinë e shtrigave”, pas Luftës së Dytë Botërore, mos depërtimit të komunizmit.  Ka nxitur revolucionin portokalli, për të cilën e ka deklaruar vetë në CNN. Mbështetës i fuqishëm apo dhe ideues i politikave emigratore, që ka ngjallur mjaft reaksione, në shumë vende të Europës. Me gjithë dëshirën e tij, me këto qëndrime dhe veprime, ai mbetet jashtë listës së ideologëve, për të fituar statusin e sorosizmit, ose të paktën, askush deri më sot, nuk e ka përmendur këtë, paçka se për mendimin tim e ka tentuar (këtë fakt e kam përmendur në një nga shkrimet e mia).

Ndërsa trumpizmi po diskutohet, tashmë në të gjithë botën, si frymë e sapo filluar, me tendencë për të vazhduar gjatë. Pse u sulmua, diskutua kaq shumë dhe pse fitoi statusin e trumpizmit përgjatë presidencës Trump? Pse u bë përpjekja nga demokratët që të digjej figura e Trump, përfundimisht, politikisht? Përse frika e një mandati të dytë të tij ishte e jashtëzakonshme, nga kundërshtarët politik? Trump, ndryshe nga paraardhësit e tij vuri në qendër të politikave të tij, qytetarët amerikanë, thelbi i damokracisë (demos- popull, cratio-pushtet) dhe zgjidhjen e problemeve të brendshme pa u përzier shumë në çështjet e jashtme, ndryshe nga paraardhësit, që kanë kontribuar për ta bërë botën më të pasigurtë, me plot tensione dhe përplasje, sidomos në Lindjen e Mesme. Trump bëri ndryshimin e megapolitikës botërore, pasi mënyra agresive e trajtimit të politikës së jashtme amerikane, solli një ndjenjë antiamerikane në vitet ‘80-;90, dhe forcimin e terrorizmit islamik që kulmoi me sulmin e 11 shtatorit, kur vdiqën rreth 3 mijë amerikanë. Trump eci diametralisht kundër, në kahun e një politike soft, që duket sikur e nxorri Amerikën në plan të dytë, në rrafshin ndërkombëtar, por në fakt, bëri një të mirë në rrafshin botëror, uli tensionet si dhe pakësoi episodet e rënda terroriste nëpër botë, duke i sjellë disa suksese në rrafshin e politikës së jashtme. Bëri që t’i ulej hunda diktatorit koreano verior Kim Jong Un, që paraqiste kërcënim bërthamor për të gjithe botën. Gjithashtu, Trump ishte ndërmjetës i marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe disa  vendeve të botës arabe.

Në politikat e brendshme uli taksat nga 35% ,në 21%, papunësinë e uli në minimum historik, sipas të dhënave të fundit të 2019-ës. Në tre mujorin e parë të 2020 arriti prodhimin e përgjithshëm bruto, në nivele të larta, që nuk ishin parë, që pas Luftës së Dytë Botërore.

Ajo që e diferencon Trump është, që ai nuk i përkiste politikës aktive të mirëfilltë, duke mos u cilësuar politikan, por populist. Cila është diferenca midis politikanit të karrierës politike dhe populistit? Politikanët e karrierësë janë politikisht korrekt dhe populistët janë politikisht jokorrekt? Sepse, po serviret gjithmonë e më shumë termi populist, me konotacion negativ. Në fakt, si gjenezë, që te dyja fjalët kanë të njëjtin kuptim, që do të thotë: politikan (në shërbim të qytetarëve), me rrënjën e fjalës polis (qytet), ndërsa populizëm, e lidhur me popullin d.m.th. në shërbim të tij. Por pyetja mundet të ngrihet ndryshe; Mos politikanët e karrierës janë shndërruar në elita politike, të shkëputura nga interesat e qytetarëve, që punojnë për interesat e tyre, duke humbur kuptimi i fjalës dhe qëllimi i veprimtarisë së tyre? Mos, elitës politike i pëlqen një individ, sa më i varfër për ta komanduar dhe drejtuar jetën e tij, ndërsa populistit i pëlqen një individ i fortë, zot i fatit të tij dhe prezent në vendimmarrje të rëndësishme? Të quash me konotacion negativ, si populist dikë, që punoi për qytetarin amerikan për mirëqenien e tij, ringriti sipërmarrësit amerikanë, rriti punësimin siç nuk ishte parë me dekada, bëri një reformë fiskale me ulje drastike taksash, dhe fuqizoi Ëall Street, reforma që sigurisht do të duhej të vazhdonin, këtu konceptet vendosen në një ngërç, por edhe të gjitha qëllimet e elitave politike komprometohen. Atëhere po të jetë kështu, përtej rrënjës së fjalës së njëjtë “politikan”, me “populist”, qëllimet janë krejt të ndryshme dhe ajo që është më e rëndësishme, efektet janë krejt të tjera. Nuk dua të them, që të gjithë ata që janë cilësuar populistë kanë arritur mirëqenie dhe zhvillim në vendet e tyre, por ishte Trump që megjithëse morri emërtimin e populistit, si negacion, bëri një hap në ekonomi, që sot po disktutohet fryma trumpizëm.

Politikat ekonomike të Trump fuqizuan shtresën e mesme, që është e lidhur drejtpërsëdrejti me fuqizimin e demokracisë,  me fuqinë e individit. Por më e rëndësishmja ishte që politika e tij dhe qasja ndaj individit, solli në kutitë e votimit individë që nuk ishin afruar prej vitesh, ose kurrë. Ai u bë zëdhënës i atyre që nuk përfaqësohen, duke sjellë një votim masiv, si pro, si kundër. Në një demokraci, është mëse normale dhe e shëndetshme të ketë qëndrime pro dhe kundër, sa më prezente dhe sa më pranë kutive të votimit. Kjo tregoi etjen e shoqërisë amerikane për t’u fuqizuar dhe përfaqësuar individualisht, sepse prej kohësh diskutohet që po tentohet ndryshimi antropologjik i shoqërisë amerikane. Një prej pyetjeve që rrjedh prej kësaj tentative është, sa real është rreziku që Trump hedh për depërtimin e komunizmit në Amerikë? Tentativa për ndryshimin antropologjik të shoqërisë amerikane ka filluar me ish presidentin Obama, që përkthehet në një individ sa më të dobët dhe shtet të fortë. Por, masiviteti i pjesmarrjes në zgjedhje  duke e çuar numrin e votuesve në Amerikë në 10 milion më shumë, se katër vjet më parë, në favor të Trump tregon që shoqëria amerikane është në reaksion dhe është pro këtij fuqizimi të individit. Amerika ka kohë që zien një paqetësi që po kërkon të shpërthejë prej kohësh, dhe kjo u duk më faktin që të dy kampet rritën numrin e votuesve. Konfrontimet si të tipit të sulmit të Capitol Hill është një çështje që i takon gjykatës, dhe fatmirësisht Amerika ka një sistem shumë të fortë drejtësie, që do e vendosë drejtësinë në vend.

Deri më sot, të gjitha politikat janë bërë, që të zbehet roli i individit, të varfërohet shtresa e mesme, me një botë sa më të varfër dhe me të pasur ekstrem, sa më pak, pra me ekstreme klasore, deri në zhdukjen e klasave, pra ëndrra e Marksit, por me një ndryshim esencial që do jetë një grusht njerëzish, ekstremisht të pasur, që do të komandojnë botën. Jo më kot përmenda pak më lart Greqinë ,vend që ka hedhur themelet e demokracisë, që ka një shtresë të mesmë prej 80%, që nuk varfërohet kurrë dhe ruan fort standartet demokratike, me individë të fortë, tejet të ndërgjegjsuar dhe tejet agresiv për çdo shkelje të demokracisë dhe të drejtave të tyre. Qytetari grek djeg Athinën për padrejtësinë më të vogël dhe askush nuk flet për autoritarizëm, në atë vend të vogël, por me demokraci të madhe.

Trump e njeh shumë mirë forcën e pavarësisë së individit, pasi vet forcën e tij e mbështeti tek pavarësia ekonomike dhe politike, jo sepse njerëzit e pasur janë politikanë të mirë domosdoshmërisht, por në rastin konkret, pasuria i mundësoi të ruante autonominë e tij në vendimmarrje edhe në traste të nxehta. Trump është pikërisht shprehja e Rusoit, në librin e tij “Rrëfimi”, në vitin 1782, ku thotë-“Paraja që zoterohet është instrument lirie, ndërsa paraja që synohet është instrument skllavërimi”. Trump e tregoi që ishte njeri i lirë, pavarësisht limiteve dhe gabimeve njerëzore.

Kjo është arsyeja përse Trump po fiton statusin e trumpizmit, luks që nuk po e arrin Soros. Një individ e fiton këtë status, kur bën veprime në zhvillim dhe për zhvillim. Ai eci në katër vjet dhe në fjalimin e tij të fundit tha: “Sapo kemi nisur rrugëtimin tonë”dhe “do të kthehem së shpejti në politikë”. Ajo që bëri Trump, përgjatë presidencës së tij katër vjeçare ishte që iu tregoi elitave politike, që bëhet ajo çka premtohet, qënka e realizueshme ëndrra për demokraci dhe vendosjen e qytetarit, në qendër të politikës, pavarësia dhe liria e tij, mirëqenia dhe paqja, kudo nëpër botë. Megjithese, elitës politike kjo nuk i pëlqeu, përsëri ky fakt nuk e zbehu shkëlqimin e Trump, mbase e bëri atë edhe më të fortë.

Filed Under: Uncategorized

Mos raftë me u harrua

January 16, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Gjekë Gjonaj

Qytetarët e Ulqinit janë mësuar që festat e fundvitit, të cilat konsiderohen ndër më të dashurat e vitit, t’i kremtojnë në atmosferë magjike, në ambiente të hapura, nën tingujt e mrekullueshëm muzikor të këngëtarëve të njohur vendas dhe të huaj, në  puhinë detare të natës. Festimet në vigjilje të vitit të ri  sivjet ishin shumë më të zbehta dhe më të heshtura se zakonisht. Ato u kremtuan mes gëzimit e lumturisë së dikurshme dhe mungesës së disponimit të sotshëm. E  gjithë kjo nga frika e përhapjes së pandemisë së koronavirusit dhe kufizimet e autoriteteve shëndetësore shtetërore.

Ulqinakët për gjatë kohë nuk mbajnë mend vit  më befasues, më të keq, më të mbrapshtë dhe më të vështirë se vitin 2020, i cili ua ka ndryshuar jetën e tyre në shumë mënyra. Ata kërshëndellat katolike, vitin e ri dhe krishtlindjet ortodokse i festuan në kushte të veçanta mes dritave zbukuruese të qytetit dhe hijes së pandemisë. Ndryshe nga vitet e përparshme këtë herë magjinë e fishekzjarreve në qiellin blu, yjeve të natës, koncerteve muzikore, këngëve dhe valleve e buzëqeshjeve të fëmijëve, të rinjve dhe të rejave, qytetarët e shijuan nga shtëpitë e tyre për shkak se ishte e ndaluar të merrnin pjesë në festime prej një virusi të padukshëm  e vdekjeprurës, i cili trazoi gjithë botën.

Në këtë atmosferë të zymtë festive ulqinakët e përcollën Vitin e Ri 2020, i cili u solli shumë probleme ekonomike, sociale, kulturore e shëndetsëore, madje edhe humbje jetësh të familjarëve dhe të afërmve të tyre.

Të lodhur nga pandemia e izolimi, të shqetësuar nga vështirësitë e shumta ekzistenciale dhe të brengosur për të ardhmen qytetarët pritën Vitin e Ri 2021. Jo, siç ishin mësuar viteve të mëparshme, por krejtësisht ndryshe.  Të mbyllur në gjirin e ngrohtë familjar, pa  shokë  e  miq, me thjeshtësi, privim dhe me dhimbje për ata njerëz që humbën  betejën me Covid-19.

Ulqini pas një viti shumë të vështirë në historinë e tij, në prag të natës së shumëpritur të ndërrimit të moteve gjeti forcë  dhe ndezi dritat e pemës së festave të fundvitit, duke përcjellë mesazhe shprese e besimi për një të ardhme më të lumtur, dhe më të ndritur të qytetarëve të tij me dëshirën e rimëkëmbjes sa më të shpejtë ekonomike të çdo familjeje ulqinake. Zbukurimet festive me drita shumëngjyrëshe dëshmojnë se jeta është më e fortë se gjithçka dhe se Ulqini nuk gjunjëzohet kurrë.

Ulqinakët hynë në vitin 2021 me shpresën se jeta normale pas kësaj mortaje të padukshme mund të kthehet pas vaksinimit të popullatës  dhe pastaj të festojnë përsëri si duhet. Për këto dhe shumë të pathëna të tjera viti që lamë pas do të mbahet mend gjatë si vit shkatërrues, tragjik e traumatik. Si vit i humbjes së shpresave dhe  i sfidave të shumta e të mëdha.

E populli e thotë bukur: Mos raftë me u harrua.

Filed Under: Uncategorized

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Ligj per kontrollin e gradave shkencore,Prof,Doc etj..
  • PROMOVOHET SHOQATA KULTURORE “XHUBLETA E ALPEVE SHQIPTARE”
  • Presidenti Trump dhe keneta globaliste 2016-2020
  • Kosovë merr frymë
  • E kujt është republika ?
  • Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik
  • Makineritë dhe softueri shoqërues me internet janë përdorur për të nxjerrë votat e manipuluara në 50 shtete
  • Ulqini me borë
  • KALAJA E QYTEZA , SIMBOLE TË QYTETRIMIT , ZHVILLIMIT DHE IDENTITETIT ILIRO – ARBËNOR NË TROJET E HOTIT

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec   Feb »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in