ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for January 12, 2021

“I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”

January 12, 2021 by Pafragje 26 Comments

Nga Rush DRAGU

Ky ishte fundi i bisedes me një nga bashkpuntoret e hershem të AlbDreams Media.

Në fillimet e janarit 2021 një emer i njohur nga komuniteti shqiptar në Amerike me një karrierë në  Zerin e Amerikes,promovues i Nane Terezes,krah i PDK dhe kryesisht i Hashim Thaçit. Mik dhe idhetar i Adem Demaçit flet me mua në telefonin personal atë ditë. Ai ,megjithese është më shumë se një gjysem shekulli në Amerike,nuk nget makinën,nuk perdor internet dhe smartphone.Eshtë i abonuar në gazeten e majte  “The New York Times”,në revisten “Time”. E don vendlindjen megjithese shkon shume radhe atje. Kam lidhur më shumë mardhënje virtuale me të, mbasi nuk jemi takuar kurrë me i dhënë dorën njeri tjetrit. I kam qëndruar korrekt në komunikim më të ,çdo herë në çfarë do kohe e pozicioni të kem qënë. Kam publikuar shkrimet e tij çdohere dhe punuar në fotot e postuara nga të autorizuarit e tijë. Kam vëndosur kohë dhe pa kohë deklarata dhe spote të tij televizive në retrospektivë por edhe koherente.Më së shumti keto, promovuese të punës së tij dhe gjithmonë me kerkesën e tij.Nuk ka ndonjë gjë të keqe se nga ne thonë “kush nuk luvdon veten ju djeget ksolla”

Edhe pse kurë të telefononte sapo niste biseden ose te drejtohej me “Ti” ose me emer në mënyren e thirrorit.E tejkaloja nisjen e bisedes në atë menyrë aq të pakulturuar,kjo ngaqë mbivlersonte shumë veten dhe paragjykonte të tjeret.Nejse. Kultura e tij ngjasonte shumë me atodidaktet se sa të një njeriut të  arsimuar në auditoret e shkolles.

Të them të verteten ka qënë shume bujar me ne duke treguar vlerat e krahines nga ka prejardhjen. Duke ditë nevojat financiare të mediave në pergjithesi dhe të atyre në mergim ai nuk ka mbetë kurrë pa financuar AlbDreams Media për të cilen ne ja dimë shumë për nderë.

I kemi qëndruar në krah edhe ateherë kur të tjere e kanë sulmuar keqas, se shumti me të padrejtë dhe kemi prishe shpesh aleanca mediatike sipasoj e qendrimeve tona pro tij. Për kohën e kemi mënduar si të drejtë edhe pse kuptonim pozicionin e tij “i majte”

Po le te kthehemi tek dita që ai është merzitur me ne për të vetmen arsye se ne mbanim anën e Trump dhe ishim kunder globalizmit nderkombtarë.

Pikrisht e solli biseden tone telefonike tek “globalizmi” dhe “Trumpizmi” .

Ne i sygjeruam të lexojnë dhe gazeten “The Epoch Times” ose të ndjekin televizionin “NewsmaxTV”.Në atë moment ka kercyer dhe tha ato janë media PRO TRUMP. Ju përgjigjem se po.Zoti Trump ka qënë president i SHBA dhe është në detyrë akoma ja kujtuam

U perpoq ta ulin nivelin e debatit se ketu nuk bëhet fjala “se është buka e keqe”. Jo zotni (gjithmone ju drejtuam me Zotni e ai kurrë në menyrë zyrtare e as shoqerore por si apartçik partiak i kohes se diktatures që u drejtoheshin njerzeve të thjeshtë) ne e kemi fjalen për mediat e Amerikes. Ai humbi fillin dhe në menyrë arrogante dhe pa piken e lezetit tha : KETU I NDERPRESIM MARDHENJET ME JU.

Faleminderit Zotni për kontributin gazetaresk dhe financiar.Ta dime për nderë.

Kurrë nuk do ti shkruanim keto rreshta sikurë mos të dilte pak dite më vonë në një television dhe të fyente të gjithë ata bashkeatdhetar të tij që kishin votuar Donald Trump. Kurrë nuk do të kishim shkruar për të sikur mos të fliste shume të paverteta në lidhje me Trump dhe qëndrimet e tij në Ballkan. Shkurt ka berë një genjeshter të madhe televizive.

Por.

Ai i ka dyert e hapura për tu rikthyer përseri në AlbDreams dhe ta dinë se nuk ja bëjmë ketë ftese se u frigesuem se do të na mungojnë tash e mbrapa financimet e tij,gjë për të cilen ja rrisim fort nderën,por se nuk ka pse prishet me të gjithe pa asnjë lloj arsyet. Shkurt “M’nihet si femija”

Filed Under: Uncategorized

Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas

January 12, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Presidenti Donald Trump udhëtoi në kufirin jugor të SHBA në 12 janar 2020 për të shpallur ndërtimin e suksesshëm të 450 miljeve të murit kufitar dhe një numër arritjesh të tjera të zbatimit të imigracionit nga administrata e tij. Presidenti mbajti një fjalim të shkurtër në Alamo, Texas, mes një sfondi të pajisjeve të ndërtimit dhe një pjese të murit kufitar. Pengesa është një nga monumentet më konkrete të trashëgimisë së Trump. Presidenti kaloi vite pazar dhe luftë me demokratët për të siguruar fonde për projektin mes një rritje të kalimeve të paligjshme mbi kufirin me Meksikën. “Ne kemi punuar gjatë dhe shumë për ta bërë këtë. Ata thanë se nuk mund të bëhej. Dhe e realizuam: një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në historinë e vendit tonë, ”tha presidenti. Zyrtarët e Alamos nuk kishin marrë asnjë njoftim në lidhje me udhëtimin e presidentit, sipas një deklarate nga Menaxheri i Qytetit Bobby Salinas. Vërejtjet në Alamo shënuan deklaratën e parë publike të Trump që nga pezullimi i tij i përhershëm nga Twitter. Gjiganti i mediave sociale ndërpreu linjën e drejtpërdrejtë të komunikimit të presidentit me dhjetëra miliona ndjekës të tij më 8 janar, duke nxitur kritika nga udhëheqësit botërorë në Francë, Gjermani, Australi dhe Meksikë. Kompania pohoi se presidenti kishte nxitur thyerjen e Kapitolit të SHBA në 6 Jan. Presidenti u tha gazetarëve më 12 Janar se nuk kishte asgjë të keqe me fjalimin që ai u kishte mbajtur një turme të madhe mbështetësish atë ditë. “Unë mendoj se Big Tech po bën një gjë të tmerrshme për vendin tonë dhe për vendin tonë. Dhe unë besoj se do të jetë një gabim katastrofik për ta, ”tha Trump para se të nisej për në Teksas. “Por gjithmonë ka një kundër-lëvizje kur ata e bëjnë këtë. Unë kurrë nuk kam parë një zemërim të tillë siç shoh tani, dhe kjo është një gjë e tmerrshme. ” Duke folur në Alamo, presidenti u shfaq krejtësisht i pafazuar nga pasojat hiper-partizane nga prishja e Kapitolit. Demokratët në Kongresin Amerikan dhe disa Republikanë i kanë bërë thirrje atij që të japë dorëheqjen nga posti. Demokratët të kryesuar nga Kryetari i Dhomës Nancy Pelosi (D-Kalif.) Po kërkojnë ta fajësojnë atë, duke pretenduar se presidenti nxiti një turmë kryengritëse. Ata po kërkojnë gjithashtu Nënpresidentin Mike Pence të kërkojë amendamentin e 25-të për të hequr Trump nga detyra. “Mashtrimi i fajësimit është një vazhdim i gjuetisë më të madhe dhe më të egër të shtrigave në historinë e vendit tonë dhe po shkakton zemërim dhe përçarje të jashtëzakonshme dhe dhimbje, shumë më të mëdha sesa shumica e njerëzve do të kuptojnë ndonjëherë”, tha Trump në Alamo. “Tani është koha që kombi ynë të shërohet. Dhe është koha për paqe dhe për qetësi. ” Muri kufitar Në fund të Shtatorit 2020, Departamenti i Sigurisë Kombëtare deklaroi se ishte në rrugën e duhur për të përfunduar ndërtimin e 450 miljeve të murit të ri kufitar deri në fund të vitit. Në atë kohë, ndërtimi po rrotullohej me 10 milje në ditë. Një pjesë e madhe e murit të ri zëvendësoi strukturat ekzistuese kufitare që ishin joadekuate ose të prishura. Muri, i kombinuar me një seri politikash, fitore në gjykata dhe marrëveshje diplomatike, rezultoi në një rënie dramatike të kalimeve të paligjshme të kufirit në vitin fiskal 2020. Totali i veprimeve të zbatimit të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit u rrit në më shumë se 1.14 milion në 2019 nga 526.901 në 2017 Në vitin 2020, numri u zhyt në 646.822. Një mosmarrëveshje me demokratët rreth financimit të murit rezultoi në mbylljen më të gjatë të qeverisë në historinë moderne të SHBA. Duke kaluar 35 ditë nga fundi i vitit 2018 deri në muajin e parë të vitit 2019, mbyllja rezultoi në mbyllje të plotë ose të pjesshme të nëntë agjencive ekzekutive me rreth 800,000 punonjës. Trump përfundoi mbylljen duke miratuar një masë të përkohshme shpenzimesh për tre javë dhe kërkoi që Kongresi të dilte me një projekt-ligj për të financuar murin në ndërkohë. Kur Kongresi nuk e bëri këtë, presidenti e anashkaloi atë duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në kufi. ” THE EPOCH TIMES”

Filed Under: Bota

Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”

January 12, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve të martën jashtë Shtëpisë së Bardhë se presioni i ri i Demokratëve për një fajësim të dytë është pjesë e një fushate të gjatë kundër tij që po nxit zemërimin midis mbështetësve të tij. “Për fajësimin, është me të vërtetë një vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës”, tha Trump. “Është qesharake. Absolutelyshtë absolutisht qesharake. Ky fajësim po shkakton një zemërim të jashtëzakonshëm, dhe ju po e bëni atë dhe është me të vërtetë një gjë e tmerrshme që ata po bëjnë “. Demokratët të hënën lëshuan një rezolutë që akuzon Trumpin me “nxitje të kryengritjes”, duke akuzuar Trumpin për frymëzimin e sulmeve të 6 janarit në Kapitolin e SHBA. Trump në një fjalim atë ditë bëri thirrje që mbështetësit të shkojnë në Kapitol, por theksoi se ata duhet të qëndrojnë të qetë. Duke folur para gazetarëve të martën, presidenti përsëriti thirrjen e tij për paqe, duke thënë, “ne nuk duam absolutisht asnjë dhunë”. Demokratët janë përpjekur të bëjnë presion nënkryetarin Mike Pence dhe kabinetin për të hequr Trump duke thirrur amendamentin e 25-të. Një burim i tha The Epoch Times se Pence nuk e mbështet këtë veprim. Një Republikan i Dhomës të Hënën bllokoi një rezolutë që i bëri thirrje Pence të kërkonte ndryshimin. Kryetari i Dhomës Nancy Pelosi (D-Kalif.) U tha kolegëve në një letër të fundit se nëse Pence dhe shumica e Kabinetit nuk kërkojnë ndryshimin e 25-të, Demokratët planifikojnë të ecin përpara me një tjetër fajësim. Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se, “që Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer të vazhdojnë në këtë rrugë, unë mendoj se po i shkakton një rrezik të jashtëzakonshëm vendit tonë dhe po shkakton një zemërim të jashtëzakonshëm”. “Unë nuk dua asnjë dhunë,” shtoi ai. Më vonë, pas mbërritjes së tij në Baza e Përbashkët Andrews para nisjes së tij për Alamo, Texas, Trump u pyet për përgjegjësinë e tij për shkeljen e dhunshme të Kapitolit të SHBA, në të cilën një numër njerëzish humbën jetën. Trump hodhi poshtë sugjerimin që ai e egërsoi turmën për të kryer dhunë, duke thënë se fjalimi i tij ishte “plotësisht i përshtatshëm”. “Ata kanë analizuar fjalimin tim dhe fjalët e mia dhe paragrafin tim të fundit, fjalinë time të fundit dhe të gjithë për një T menduan se ishte plotësisht e përshtatshme”, tha Trump para se të hipte në Air Force One. “THE EPOCH TIMES”

Filed Under: Bota

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

January 12, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për të gatuar, por në fakt pirja e tij do t’ju lejojë të merrni përfitimin maksimal. Vaji i ullirit është i njohur për efektet e tij pozitive për zemrën, por mrekullitë që mund të bëjë për trupin tuaj shkojnë shumë përtej kësaj.

Shndërron lëkurën tuaj

Vaji i ullirit është një përbërës thelbësor në shumë produkte kozmetike dhe mund të përfitojë edhe nga lëkura juaj si pjesë e dietës suaj. Ai redukton skuqjet dhe ënjtjet, dhe mund të heqë rrudhat në fytyrën tuaj. Vaji i ullirit ka veti të fuqishme antibakteriale dhe shërben si dezinfektues natyral.

Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Shumë studime kanë treguar se ndjekja e një diete mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, ka një efekt pozitiv në peshën e trupit. Më shumë se 180 njerëz morën pjesë në një studim 3-vjeçar që provoi se ngrënia e vajit të ullirit i ndihmoi ata të humbnin peshë.

Është i mirë për trurin

Të pish rregullisht vaj ulliri ndihmon për të hequr grumbullimet e  pllakave brenda qelizave të trurit tuaj. Këto pllaka mund të shkaktojnë sëmundjen Alzheimer, sëmundjen më të zakonshme mendore në botë. Njerëzit që hanë rregullisht vaj ulliri kanë një  memorie më të mirë se ata që mbajnë një dietë me pak yndyrë.

Përmirëson shëndetin e kockave

Elementët gjurmë në vajin e ullirit mund të përfitojnë njerëzit që vuajnë nga artriti reumatoid. Kjo funksionon më mirë kur kombinohet me vajin e peshkut, një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3. Përbërjet që gjenden në vajin e ullirit ekstra të virgjër përmirësojnë forcën e kapjes së duarve , dhimbjen e kyçeve dhe ngurtësinë e mëngjesit që shkaktohen nga artriti.

Zvogëlon inflamacionin

Pasurimi i dietës tuaj me vaj ulliri dhe ushqime të tjera me acide yndyrore omega-3 zvogëlon inflamacionin në trup. Kjo, nga ana tjetër, mund të ndihmojë në parandalimin ose shërimin e gjendjeve të ndryshme të lëkurës të shkaktuara nga inflamacioni.

Përmirëson zorrën tuaj

Disa lloje bakteresh që jetojnë në stomakun tuaj mund të shkaktojnë ulçera të stomakut. Vaji i ullirit është provuar se  lufton bakteret dëmtuese, disa prej të cilave janë rezistente ndaj antibiotikëve. Vetëm 30 gram vaj ulliri ekstra të virgjër në ditë mund të shkatërrojë bakteret e dëmshme në më pak se 14  ditë.

Kontrollon sheqerin në gjak

Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të jetë sekreti për uljen e glukozës në gjak. Ai  mbron trupin tuaj nga diabeti tip 2, dhe mund të zvogëlojë rrezikun e tij me mbi 40%../ CNA.al

Filed Under: Kulturë

Flamuj dhe banderola në SHBA

January 12, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Shumë prej atyre që besojnë se presidentit Donald Trump iu vodhën zgjedhjet dhe që sulmuan Kapitolin e SHBA, mbanin flamuj dhe banderola të ndryshme elektorale, me ngjyrat e simbole nga Lufta Civile Amerikane, simbole neo-naziste, simbole dhe një numer flamujsh kombëtarë dhe shtetërorë.Nder ta, më provokuesi ishte flamuri i Konfederatës gjatë Luftës Civile. Ky flamur është përvetësuar kryesisht nga supremacistët e bardhë si simbol i urrejtjes, dhe sipas historianeve ai kurrë nuk kishte hyre publikisht brenda Kapitolit. Flamuri me 11 yje u krijua për të identifikuar ushtarët e Konfederatës përmes mjegullës, tymit dhe barutit në fushe betejat e Luftes Civile. Simbolikisjt do të thotë “ne jemi kundër Shteteve të Bashkuara; ne jemi kundër unionit”.Ketu më poshte ështe nje kampion i vogël i flamujve të ekspozuar

:🔵 Flamuri i America FirstSlogani i politikës së jashtme të Trumpit, America First, i përjetësuar në fjalimin e tij të inaugurimit me 2016 , u adaptua nga një grup “nacionalistësh dhe aktivistësh të bardhë të ekstremit të djathtë të kryesuar nga komentatori politik 22 vjeçar Nick Fuentes. Ata identifikohen si “Groypers” ose “America First Boys”

🔵 Flamuri Betsy Ross (1776)Ky është një version i hershëm i flamurit të SHBA, që ka një rreth me 13 yje në qoshe, që përfaqësojnë kolonitë që luftuan për pavarësi gjatë Revolucionit Amerikan. Edhe pse nuk eshte specifikisht simbol supremacistëve të bardhë, ai përdoret nga disa grupe ekstremiste si emblemë e një Amerike më tradicionale (dmth: e bardhë dhe e domunuar nga burrat)Flamuri Ejani dhe Merrni (1835)Një simbol i sfidës i krijuar nga një grup patriotësh nga Teksasi që i bën ballë forcave meksikane në 1835, flamuri eshte marre tani nga aktivistët për të drejtat e armëve, avokatët e të drejtave të abortit, entuziastët e marihuanës dhe madje edhe McDonald’s. Por origjina e flamurit eshte nga lufta për pavarësinë e Teksasit

.🔵 Flamuri i Culpeper Minutemen (1775)Ky flamur eshte përdor nga rezervistet e rrethinave te qytetit të Culpeper, Virxhinia, gjatë revolucionit Amerikan, kur “minutemen” (trupat rezerviste te gatshme për detyrë “brenda një minutë te thirrjes”). Flamuri i grupit ka simbolin e gjarprit mban fjalët “Liria ose vdekja” dhe “Mos më shkel

“🔵 Flamuri i Gadsen (1777)Flamuri verdhë, i gjarpërit me zile i mbledhur kulaç me fjalët “Mos shkel mbi mua”, e ka origjinën e para Revolucionit Amerikan , por kohët e fundit është përdorur nga lëvizja Tea Party, grupet të armatosura, dhe madje edhe në firmat sportive. Tani, flamuri perdoret per të simbolizuar kundërshtimin ndaj kufizimeve dhe shtypjes së qeverisë.

🔵 QAnonFlamujt që mbajnë shkronjën e madhe Q të ekstremit të djathtë që besojnë teorinë e diskredituar qe mendojne se një grup adhuruesish te Satanai po komplotojnë për të përmbysur Donald Trump.

🔵 Flamuri i Republikës së KekistanitKy flamur u shfaq për herë të parë në në 2017, si simbol për sektin që adhuron Kek, hyjninë e lashtë egjiptiane të errësirës.

🔵 Shenja e Marinës së Karolinës së Jugut (1778)Eshte përdorur nga flotat detare të Karolinës së Jugut gjatë Revolucionit Amerikan dhe Luftës Civile, ai paraqet një gjarpër me zile ne një fushe me 13 vija.

🔵 Flamuri i Ndal VjedhenKy flamur përmban kushtrimin sipas teorisë se konspiracionit të krahut të djathtë që pretendon pa fakte se ka pasur vjedhje masive në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të SHBA

🔵 Flamuri me vijë te hollë blu (1922)Për disa, flamuri bardhezi i SHBA me një vijë të hollë blu në qendër është simbol i solidaritetit me policinë. Por, ky flamur është perdoruar gjithashtu nga supremacistët e bardhë në tubime e vitit 2017 në Charlottesville me parullen “Bashkoni të Djathtën”.

🔵 Flamuri i tre përqindëshit (2008)Tre përqindët janë një fraksion amerikano-kanadez qe sipas Lidhjes Anti-Shpifje jane “ekstremistë anti-qeveritarë të cilët janë pjesë e lëvizjes milicore”. Emri i tyre rrjedh nga pretendimi i paprovuar se vetëm 3% e amerikanëve luftuan për pavarësi gjatë Revolucionit Amerikan. Flamuri i tyre është i ngjashëm me flamurin Betsy Ross, me III (numri romak) në mes të rrethit të yjeve.

🔵 Pankarta Trump 2020Një banderolë e madhe e fushatës Trump ishte banderola më e dukshme përpara Kapitolit të SHBA. Disa protestues mbanin gjithashtu banderola Trump 2024 , duke aluduar se ai mund të kandidojë përsëri në 2024.

🔵 Flamuri Trump Rambo”Asnjë burrë, asnjë grua, asnjë komunist nuk mund ta ndal.” Një mishërim i Trump si Rambo, nga filmi me protagonist Sylvester Stallone, ky flamur ishte një pamje e zakonshme në tubimet e Trump gjatë fushatës presidenciale të SHBA.

🔵 Çlironi KrakenKjo është një referencë ndaj kërcënimit nga Sidney Powell, një anëtar i ekipit ligjor Trump që konteston rezultatet e zgjedhjeve në SHBA. Ajo po citonte një thenje nga filmi Përplasja e Titanëve , ku Zeusi urdhëron një kallamar gjigant monstruoz për të shkatërruar qytetin e Argo.

🔵 flamuri amerikan përmbysSipas Kodit te Flamurit të SH.B.A. flamuri me kokeposhte mund të përdoret vetëm në rastet e “ankthit të madh dhe rrezikut ekstrem për jetën ose pronën”.

🔵 Flamuri i Trupave Marine të SHBA (1939)Disa protestues mbanin flamurin e kuq të Trupave Detare të SHBA. Shumë ushtarak veteranë votuan për Trump, por sipas një sondazhi të fundit, popullariteti i tij në zgjedhjet e fundit pësoi renje midis personelit aktiv.

🔵 Pankarta Lion Gardat e Trump (2016)Kjo është banderola anti-imigracioni i të djathtës ekstreme themeluar nga kolumnisti britanik Peter Brimelow. Motivi i luanit është marrë nga Benito Mussolini që Trump e shkroi në tweeter ne 2016. Gjithashtu është përdorur nga Lion Gard, një grup civil i formuar për të mbrojtur Trump dhe mbështetësit e tij.

🔵 Flamuri i betejës së konfederatës Virginia (1861)Ky flamur beteje i përdorur për herë të parë nga trupat e gjeneralit konfederal Robert E. Lee në veri të Virxhinias shpesh ngatërrohet me flamurin zyrtar të Konfederatës. Ku Klux Klan filloi ta përdorë atë si simbol në vitet 1940. Shteti i Misisipit e hoqi si flamur zyrtar të shtetit vetëm në vitin 2020.

Autori : Sokol NEÇAJ

🔵 FLAMUJT te vendeve të tjeraNë turmë u valvitën edhe flamujt e Kanadasë, Kubës, Gjeorgjisë, Indisë, Izraelit, Koresë së Jugut dhe Vietnamit të Jugut. Për të mos mbetur prapa u pa edhe flamuri i Shqperisë. Nuk është e qartë pse u shfaqën shumë prej këtyre flamujve, megjithëse një numër i grupeve të supremacistëve të bardhë dhe milicisë që ishin të pranishëm kanë degë ndërkombëtarë. Për shembull, prania e flamurit kanadez mund të ketë qenë sepse grupi i bardhë nacionalist Proud Boys u themelua nga një Kanadez.

🔵 FLAMUJT E shteteve amerikaneKishte flamuj nga Georgia, Maryland, Texas etj,

Filed Under: Politikë

FAJIN E KA SALIU

January 12, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Per Ramen e banden e tij qe per te gjitha deshtimet e poshtersite e keq qeverisjes se tyre vazhdojne prej vitesh tu justifikohen banalisht shqiptareve se ”fajin e ka Saliu”…Por edhe per ata mendjeshkurter qe kinse harrojne Rrugen e kombit, Antaresimin e Shqiperise ne NATO, Heqjen e vizave per shqiptaret etj …dhe s’guxojne te thone ende nje fjale publikisht per tradhetite e ndyra antishqiptare te Rames dhe per nje mije e nje te zezat e pa fundme qe ai i ka bere e po vazhdon ti beje Kombit e popullit shqiptar….Saliu ka gabimet, gjynahet e fajet e veta dhe per keto le ta gjykoje koha e historia sikurse ka edhe meritat e veta gjate kohe-politikes e kohe -qeverisjes se tij…se tij …nderkohe qe pa as me te voglin dyshim Rama do te mbetet perjetesisht ne historine e Shqiperise e te shqiptareve figura e dyte me negative dhe me e urryer e tyre se bashku me diktatorin Enver Hoxha …FAJIN E KA SALIU Ra Termeti dhe na tundi …na vrau e perdhe na shtriu Fajin na e kish Saliu Ra Corona e na tmerroi …na vdiq e na griu Fajin prap e ka Saliu…U permbyt serisht Shqiperia por s’ka faj hic ”qeveriu” Fajin si gjithnje …. Saliu Detin grekut sec ja shitem …si nje Nder per tek komshiu …Fajin prap e ka Saliu…Turkun qe mezi e shporrem si ”pa dashje” prape na mbiu Fajin sigurisht… Saliu Durresin ja kemi dhene …nje arabi me callme qefliu …dhe prap fajin e ka Saliu Vjedhin c’duan e grabisin e gjemb ne kembe si hyn njeriu Fajin prap e ka Saliu…Kohe e mire a kohe e keqe Dite me Diell a dite Shiu Fajin prap e ka Saliu…Gruan zuri me dashnorin …dhe u be keq fort i ziu……E fajin prap ja kish Saliu Per c’ka ndodh ne Amerike ne Rusi, Kine e gjetiu Fajin prap e ka Saliu Namin bejne ne Parlament Gramozi, Taua e Ulsiu …se fajin ju a ka Saliu…U semur e zuri shtratin shau deri sa vdiq i ziu edhe kur e mori vdekja …Fajin prap ja kish Saliu Perdhunohen minorenet …djemte ne dere na i vret Veliu …Fajin prap na i ka Saliu…Kur te shuhet krejt Shqiperia …e mos mbetet kembe Njeriu Prape do dalin e do thone …Fajin na e kish Saliu…Te shajne e s’ngopen kurre here i shkurteri e here i gjati Nderroje emrin o Sali …se na cmendi – Psikopati !A.R.DOSTI

Filed Under: Uncategorized

Si po zhduket gjuha shqipe…!?

January 12, 2021 by Pafragje 1 Comment

Ing.Gazmend SHAQIRI

Bashkebisedim me shkase

Gazmend Shaqiri, inxhinier i elektrikes në Kompanine me te madhe te automobileve Ford, Detroit, i brengosur për fatin e gjuhes shqipe me shkruan: I  percjelli emisionet televezive te Kosoves dhe Shqiperis dhe kam ardhe ne perfundim se mbrenda 10 deri ne 20 vjete nese nuk do ta dish Anglishten nuk do te jeshe ne gjendje te kuptojshe se per cka flitet. Aq shume fjale Shqipe jane zavendsu me fjale Angleze sa qe edhe tani duhet ta dijsh Anglishten qe ti kuptojsh analistat. Ja disa fjale:Drafti, Evente, Mazhoranca, vakanca. Te gjitha emisionet televezive jan emru ne Anglishten. Desku, Imazhi, Presingu e keshtu ne radhe. Mbasi miresh me shkrime ndoshta do te mundesh ti zgjojshe Albanologut nga gjumi.Te fala Gazmendi
Thene te drejten me erdhi mire për brengen e shfaqur te mikut tim me te cilin njihemi qe nga kohet studentore. derisa ai studjonte inxhinierine elektrike, ndersa une atë mekanike, prandaj iu pergjegja posa lexova letren e tij: 
Ke te drejte, por kete trend e kane pervehtesuar te gjitha mediat politike si dhe shoqeria civile, ndersa institucionet shkencore dhe “shkenctaret” kane futur koken e strucit në rene dhe vetemjaftohen për nje rroge qe te ruajne minimumin ekzistencial, dhe perfundimisht ata nuk i pyet kush, ndersa politika zyrtare dhe “institucionalistet nuk brengosen për fatin e gjuhes dhe shih për kete qellim nuk kane parapare fare mjete buxhetore, pa buxhet nuk ka as gjuhe, as shkence, ka vetem asfallte dhe gurrremihes(thyes).

Nga Agim VUNIQI

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Tymnaja me Covid -19

January 12, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Tashmë, kanë kaluar dhjetë muaj nga dita , kur u shfaq COVID –19  në vendin tonë dhe plot një vit në Kinë, e më vonë, në vende të tjera të botës. Kjo sëmundje apo virus i panjohur nënshtroi gjithë Botën. E kolapsoi dhe mjeti mbrojtës, më efikasi, sipas mjekësisë, ishte izolimi, distancimi, karantina, maska dhe higjena e duarëve. Pastaj vinin masat ndëshkuese për të pabindurit, por që në fund të ditës, “ I madhi “ vinte dorën në zemër dhe i falte gjobat. Aq më përzemërsisht do t’i falë në prag të 25 Prillit 2021, si dita , kur kërkohet mandati i tretë e i vërtetë. Pasi dy të tjerët i ngjajnë shumë covidit të pamëshirshëm.

Ashtu si na zuri në befasi, pa ilaçe, pa vaksina dhe të paditur, gjeti shesh dhe bëri përshesh. Viruse të ngjashme, bota ka kaluar edhe më parë, bile me humbje më të mëdha jetësh, si p.sh: gripi spanjoll që vrau rreth

50 000 000 njerëz në vitin 1918,  murtaja , lia apo kolera a ndonjë tjetër që kanë vrarë edhe më shumë. Mjekësia u gjënd aq e papregatitur sa u desh të përdoreshin, kryesisht, këshilla e veprime të para 100 apo 600 viteve. Ne nxorrëm edhe tanket në rrugë për ta sulmuar, përveç kallashëve, por ai nuk deshi t’ia dinte për armët tona. Deri tani kemi mbi 60 mijë raste pozitive dhe mbi 24 mijë  raste aktive, sipas ekspertëve, por të vërtetën nuk do ta mësojmë kurrë, sepse “ gabimet e doktorëve i mbulon dheu i zi.” Pati edhe vdekje, numri i të cilëve tani ka shkuar në 1241 persona, afërsisht , aq vdesin vetëm nga ndotja e ajrit tek ne (928 çdo vit mesatarisht). Po ta pjestomë me 300 ditë kovidiane, numrin 1241, i bie që çdo ditë kemi humbur 4.1 persona nga Covid -19.  Mesatarisht, në Shqipëri vdesin mbi 21 000 persona në vit për të gjitha arsyet, që do të thotë se mesatarja e vdekjeve ditore  është rreth 60 persona. Të habit fakti pse mjekësia nuk shqetësohet për 3 300 vdekjet që shkakton duhani çdo vit tek ne. Pastaj, duhani nuk vret vetëm ata që e pinë, por edhe disa nga ata që ndodhen aty rrotull duhanxhijve. Vërtetë, këtë nuk e quani sëmundje, por varësi, ves, apo diçka tjetër. Edhe alkoli e drogërat shkaktojnë mjaft vdekje, sëmundje ose humbje të aftësive fizike e mendore, por meqënëse hyjnë tek bizneset fitimprurëse, le të lulëzojnë. Në çdo paketë cigareje është e shkruar se duhani vret dhe kaq mjafton. Megjithatë, 6-8milion njerëz në botë vdesin, çdo vit, mesatarisht, nga pirja e duhat . Pra, 3 -4 herë më shumë se nga Covid -19. Edhe nga gripi vdesin shumë njerëz. Kemi edhe vaksinën e gripit që disa e përsërisin çdo vit, por njerëzit i kap gripi herëpashere, disa herë në vit. Për gripin kemi njohuri mjaftueshëm , sepse ai ka kohë që bashkëjeton me ne. Sukseset ndaj tij nuk janë edhe aq të pëlqyeshme ose nuk duken fare. Ndoshta justifikohemi me llojshmërinë e tij: gripi i zakonshëm , i pulave, i derrit apo gripi i Koronës (COVID – 19) etj. Sepse gripit i ngjan edhe ky. Edhe për sëmundjet e tuberkulozit kemi mjaft njohuri. Ky virus i ngjan shumë edhe kësaj sëmundje, pasi prek mushkëritë, siç thonë.

Vetëm nga sëmundjet e zemrës, çdo vit, në Shqipëri, sipas statistikave të mjekësisë, vdesin jo më pak se 9000 persona. Pra, rreth 7 herë më shumë se sa vdiqën nga Covid –19. Sa të tjerë vdesin nga diabeti, obeziteti, kanceri, hemorragjia cerebrale në tru dhe 6000 lloje sëmundjesh që mendohet se ekzistojnë dhe na kërcënojnë. Si dhe sa po luftohen ato?

Ekziston një mjegullnajë e zezë për gjithçka që flitet e bëhet për të luftuar COVID – 19. Kemi dëgjuar se maskat nuk duhen, se maskat duhen, se në rrugë nuk duhen maskat, se duhen, se ato duhen vetëm në grumbullime e ambiente të mbyllura. Kemi dëgjuar se janë ca ilaçe që duhen e ca janë gabim. Pastaj, kush e kalon nuk e kap për të dytën herë dhe se nuk ka nevojë për vaksinë ose e kap përsëri para dhe  pas vaksinës. Alergjikët thohet se nuk duhet të bëjnë vaksinën, se grupi 0 i gjakut është më i mbrojtur, se kush përdor vitaminat C e D, nuk e le Covidin të afrohet. Na gëzuan se vaksinat u prodhuan shpejt nga shumë shtete të fuqishme, se ato janë mbi 90 – 95% të sigurta, pa efekte anësore, se do të bëhen nga 2 copë për çdo person. Ndoshta për çdo vit etj. Fillimisht për ekipin mjekësor dhe pas tyre pleqëria. Lajme interesante këto. Vaksina nuk pati nevojë për shumë prova , as për kohë pritjeje për të parë si reagojnë njerëzit ndaj saj. U shkelën të gjitha rregullat për testimin e vaksinës dhe tani, o burra t’ua ngulim. Se ç’ ndodh më vonë askush nuk është i shqetësuar. Ndoshta efektin do ta zbulojmë pas disa muajsh ose pas ndonjë viti. Kjo nuk dihet , por ç’rëndësi ka. Të vdesë, kush të vdesë e të mbesë kush të mbesë!

Për ta mbajtur këtë milet në ankth, thonë se virusi pësoi mutacion

(ndryshoi) formë e fuqi. Kemi valë të parë, valë të dytë dhe valë të tretë. Çudi e madhe se si e dinë kaq mirë ekspertët e politika, se kur vjen njëra valë e kur vjen tjetra dhe se si do të jetë ajo e sa do të rrijë me ne dhe kur do të zhduket. Thua se dikush e lëshon nga tubacioni apo nga ajri. Virusi tjetër po vjen e po shpërndahet nga Anglia, ndersa një tjetër po vjen nga Afrika, që do të thotë se neve mund të strukemi sa të duam, por ai do të na  gjejë, kudo që të futemi. Pra, po s’të kapi vala e parë, të kap e dyta. Po s’të kapi e dyta , të kap e treta. Dhe kemi rezerva të tjera si: mutacionin, virusin anglez dhe atë afrikan. Nuk është çudi që duhet të ketë edhe një plan F, nëse 6-7 variantet e para nuk bëjnë punë.

Lajm i mirë pat qënë ai që thoshte se virusi do të lodhet nga vera që shkoi prej të nxehtit, se do të dobësohet nga fundi i vitit, ndoshta, edhe nga ngricat. Inshalla, viti tjetër nuk e zë gjallë! Lajmi tjetër, si për të na gëzuar jashtë mase, thotë se ky do të mbetet këtu përgjithmonë, se duhet të bashkëjetojmë me të dhe të mësohemi. Secili lajm më i bukur se tjetri.  Më i bukur i riu se i vjetri.

Sidoqoftë, një mjek i mirë, kur i shkon për vizitë për problemet shëndetsore, ai, nga fjalët që të thotë, duhet të bëjë të ndihesh më mirë, në çastin kur ke marrë vesh nga se vuan, ke në dorë recetën dhe këshillat që të ka dhënë, sepse të jep shpresë dhe të tregon rrugën e vërtetë se si të shërohesh. E nëse kjo nuk ndodh, keni takuar mjekun e gabuar. Me propagandën e poshtër që bëhet në Tv dhe në media, sëpaku 20% e popullsisë duhet të vdesin nga frika. Nëse ju kujtohet, fillimisht, bashkë me lajmin e vdekjeve, jepeshin edhe sëmundjet shoqëruese që kishte pasur viktima dhe sikur donin të na thonin se shkaku i vërtetë nuk ishte virusi me emrin Covid –19, por sëmundjet tjera. Ka disa kohë që këto nuk përmenden më. Pse? Ndoshta për të shtuar errësirën e informacionit, që askush të mos marrë vesh se çfarë po ndodh në të vërtetë. Kjo nuk do të thotë se ka ndryshuar diçka për mirë.

Në këtë tymnajë të tmerrshme, qeveritarët , tek ne, u bënë doktorë të mbaruar shkencash në mjekësi , ndersa doktorët u bënë politikanë në gjithçka që trumbetonin. Kjo ishte një fatkeqësi tjetër që i shtohej Covidit sepse secili bënte punën që nuk i takonte dhe s’kishte nohuri për të, sipas shprehjes: “I padituri i di të gjitha.”

Për të na bindur se askush nuk përjashtohet nga ky virus i tmerrshëm, vdiqën doktorë, infermierë, artistë, dhe u sëmurën kryetarë shtetesh, kryebashkiakë, klerikë e kushdo tjetër. Disa nga këta , ata më të krimburit në para, nuk i përfillën spitalet tona, edhe pse i kemi si Gjermania, Franca apo Italia dhe papritmas u ndodhën në Turqi, Itali e gjetkë. Dukej sikur donin të përgënjeshtronin qeveriun.

Ata që e kaluan në shtëpi, pohuan se kishin shpenzuar diku te 5 milion lek të vjetra për çift, pavarësisht se mjeksinë e kemi falas. Ju lumtë atyre, por sa e kanë këtë mundësi?

Qarkullojnë shumë teori konspiracioni se bota është populluar pak si

tepër, se numri i pensinistëve është rritur pak si shumë dhe kjo tokë nuk mund t’i ushqejë të gjithë. Prandaj duhen përcjellur disa. Për mënyrën se si është vepruar, me terrin e informacionit, çdo njeri me nivel mesatar e lart ka të drejtë të dyshojë. Dyshimi është i motivuar mjaftueshëm për gjithëçka kemi dëgjuar e parë.

Kur bëhet fjalë për rregulla të forta, distancim, karantinë, larje duarësh, orare, larg grumbullimeve, ditët e fundit, kemi parë edhe puthje te “ E diela Shqipëtare”, te Love Story”,  etj. Pse ky shembull i keq? Mos duan të na thonë se virusi ishte dhe është një “gënjeshtër e bardhë”, një shaka. Sidoqoftë, kjo tymnajë i shërben vetëm njeriut ujk dhe djall.

 I shkrova këto edhe pse nuk jam mjek as infermier, por një dashamirës i mjekësisë humanitare, jo i mjekësisë, thjeshtë si biznes,  me idenë e mirë , për të ruajtur shëndetin tim dhe të atyre që, në një farë mënyre, duan të jenë mjekë të vetvetes.  Zhdukeni këtë tymnajë, o njerëz!

11 Janar 2021         Marash Gilaj

Filed Under: Uncategorized

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in