ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV
You are here: Home / Emigrantet / Diaspora / 80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

December 30, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Ndue  BACAJ

80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , Malesisë e  Shqiptarisë do të “vishej” në zi , per  humbjen e  njëres nga mendjet e pendat më të ndritura të letersisë , artit , kulturës, historisë ,filozofisë , enciklopedisë , publicistikes , satires , diplomacisë dhe mbi të gjitha shqiptarisë.. . Nji she lotësh lagu mbarë Shqipninë. E vajtuan vllaznit , e vajtuan miqët, e vajtuen Zanat , e vajtoi Kombi… Vorri i Fishtës (deri që ja shkatërruan dreqnit e kuq komunist më 1967, N.B.) dukej se thoshte: Shqiptarë , harroni ça ju ndanë e ça ju largon e kujtoni vetëm ça ju lidhë e ju bashkon.!:. Fishta qe një bir i vertetë i polemit të tij bash nga kjo rrënjosje te truelli i vet aty u bë… poeti kombëtar i Shqipërisë. Veçse ç’i fali vendi poetit , ky ia perligji në trajtë të finiksuar  të artit . Sepse vepra e tij u bë pasqyra  besnike , fytyra e kthejlltë e gjith vërtetësisë etnike, trimërisë së ashpër , burrërisë luftarake , krenarisë raciale që ka mundur të ruejë  gjer sot  jeta shqiptare …. Lahuta është dhiata e shtrenjtë e poetit lënë trashigim nipnisë s’kohëve të vona ende për të lind… Ndërsa albanologu i shquar shqiptar (Eqerem Çabej) do të shkruante: “Lexova Lahutën e Malcisë dhe u mahnita. Jam gati të bëhem katolik për hir të Fishtës”. (At Daniel  Gjeçaj, Gjergj Fishta , jeta dhe vepra, fq.258, botime franceskane , Shkodër 2007)

Vepra e Fishtës është e madhe, e larmishme, (në libra, revista, gazeta , parlament , konferenca kombëtare e nderkombetare e tj…), është edhe dy dimensionalëshe , toksore e me trajta hyjnore që pershkruhet fund e krye nga afshi i pashuar patriotik në perjetësi. Lahuta e Malcisë është një nga kulmet e veprimtarisë së tij , letrare , historike e mbi të gjitha patriotike… 

Por me gjithë  veprat  letrare , artistike , publicistike , filozofike , historike ,diplomatike  e mbi të gjitha patriotike, At Gjegj Fishtes, mbas ardhjes në pushtet të  dreqnëve të kuq (1944-1991) siç e quante ai komunizmin , ata per hater të sllavëve, i ndaluan librat ,  i shkatërruan  vorrin , por nuk munden kurr ti shkatërrojnë vepren e tij  që në popull quhej dje , quhet sot , e do të quhet nesër “Ungjilli” i atdhetarisë…

Në këtë shënim të vogël memoristik në pervjetorin e 80 të vdjekjes të at Gjergj Fishtes nuk po mundem pa cituar disa vargje dhimbje që i kushtohen zhvarrimit (dhunimit)  të vorrit të Fishtës gjatë ç’mendurisë ateiste (1967…):

Kur të varrosen ,

edhe gurët kjanë!

Kur të zhvarrosen,

të shkelen e shanë!

Eshtnat rrugicave ,

prap i gëlltiti dheu,

dhe ti mbete pa vorr,

 si Skenderbeu!

Tashti dikun në qiell,

me shgun frati,

pret e shikon përposht

se ç’rrengje punon fati… (Tringë Dukagjini, Pogradec ,1976, At Daniel Gjeçaj , po aty , fq.254)

Fatkeqësisht ne malësorët  e Malesisë Madhe që duhet të ishim të parët në perkujtimin e pervjetorëve (të lindjes e vdekjes) të At Gjergj Fishtes , në promovimin e vlerave të vepres tij , si dhe në memorizimin e perjetsimin e emrit të ketij “Homeri” shqiptar , që perjetsoi  historinë tonë  në “Iliaden” Lahuta e Malësisë  , ne malësorët jemi ndër të fundit… Nuk kemi asnjë shkollë , shesh , rrugë apo institucion në Bashkinë e Malësisë së Madhe që të kenë emrin e at Gjergj Fishtes. Gjithashtu nuk kemi asnjë bust  memorial apo diçka tjeter të ketij kolosi të mendimit e veprimit , që të jenë vendosur në  kryeqendren e Bashkisë Malësi e Madhe (Koplik) apo në qendrat e njesive administrative të Bashkisë.  Siç e kam njoftuar edhe më heret në vitin 2021, që është 150 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtes, kam pergatitur të publikoj një monografi me “afsh malësori”, në nderim të ketij patrioti pendë artë të kombit shqiptar , që ne malësorëve në veçanti na nderoi lavdroi , besa drua edhe burrëroi pak më shumë se duhet, e kjo më duket se është “arësyeja” që nga “qielli” Fishta më duket se na thotë : “ Ata  burra trima, të urtë e atdhetar  malësor  të cileve u kendova nuk paskan lanë  kurrkënd  mbrapa…”.

Malësi e Madhe me 30 dhjetor 2020

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in