
A rrezikon Trump dhe ….c’eshte Amendamenti 25 i Kushtetutes amerikane…Nje dite pas ngjarjeve te dhuneshme ne Washington ku protestuesit e Pro-Trump sulmuan godinen e Shtet-qeverise amerikane duket se zemerimi nga kahe te ndryshme te politikes vendase sot ka mberritur kulmin dhe shume deklarata jane bere tashme publike …Nderkohe qe mes qytetareve te thjeshte amerikane vazhdon te mbizoteroje mendimi se ata ndihen te vjedhur, te tradhetuar e te zhgenjyer me farsen elektorale te 3 nentorit ku edhe vete Trump i qendron fort ketij mendimi …tek politikanet, kongresmenet e senatoret sidomos demokrate po degjohen gjithnje e me fort zera per aplikimin e Amendamentit te 25 te Kushtetues amerikane per shkarkimin e Presidentit aktual Donald Trump nga detyra…Po c’eshte ky Amendament e cili eshte interpretimi i tij ?Amendamenti ne fjale qe ka te beje me largimin ose zevendesimin e Presidentit amerikan ne detyre u ratifikua nga kongresi e senati amerikan ne 1967 …disa vjet pas vrasjes se Presidentit J.F.Kennedy.Ne pikat 3dhe 4 te ketij Amendamenti parashikohet qe kongresi e senati me kerkese te nje grupi te caktuar kongresmenesh e senatoresh republikane apo demokrate qofshin keta apo edhe Mix ka te drejte te sjelle per shqyrtim , miratim apo te hedhe poshte kerkesen e tyre per shkarkimin e Presidentit ne detyre per dy aresye…ose kur ai eshte i pa mundur fizikisht , eshte i semure dhe semundja e kurimi i tij mund te zgjase per disa kohe , ndodhet nen kurim intensiv me kohe te gjate, pra eshte i pa mundur fizikisht etj etj……ose kur Presidenti gjykohet e ”certifikohet” nga mjeket e psikolloget e specialistet e gjykatesit perkates se ai nuk eshte me ne gjendje mendore normale , eshte i pa pergjegjshem per vendimet e qendrimet e tija dhe cilesohet si i pa afte te kryeje ne vazhdim detyren e tij…Nancy Pelosi e para …e mbeshtetur edhe nga nje grup kongresmenesh e senatoresh demokrate i kane kerkuar sot publikisht zv.presidentit amerikan Mike Pence [ i cili e ka kete te drejte ] te aplikoje ndaj Trump Amendamentin ne fjale dhe me pas Kongr . & Senati ta largojne ate nga Zyra Ovale perpara 20 janarit kur do te jete ceremonia inaugurale e presidentit te 46 te USA …Joe Biden …dhe funksionin e presidentit per ditet e mbetura ta kryeje zv.presidenti Pence…Nderkohe Prokurori i perkohshem i SHBA Michael Shervin tha sot publikisht se ata po hetojne e kane hapur nje ceshtje penale reth gjithe asaj c’ka ndodhi te Merkuren e 6 janarit 2021 ne US Capitol …duke shtuar se nen kete lloj hetimi nuk ben perjashtim as Presidenti Trump e nese do te vertetohet ndonje lloj fajesie e nxitje e tij ne adrese te protestuesve qe me pas nderrmoren aktet e dhuneshme edhe ai do te pergjigjet para ligjit si cdo lloj shtetasi tjeter amerikan ….Nderkohe qe dje dy nga keshilltaret e aferta te Zonjes se pare te Shtepise se Bardhe Melanie Trump qe mbreme dhane doreheqjen …sot ishte Sekretarja e Transportit Elaine Chao qe deklaroi se do te jape doreheqjen nga detyra e saj…ne forme proteste per dhunimin qe ju be US Capitol dhe fyerjes se rende qe ju be kushtetutes – tha ajo…Vete zv.presidenti Pence eshte shprehur teper i indinjuar reth gjithe asaj c’ka ngjau mbreme ne Washington dhe ka kritikuar ashper Presidentin Trump nderkohe qe vete Pence ndodhet nen akuzat e ashpra per tradheti te qindra mijera e ndoshta edhe miliona amerikaneve te zhgenjyer me rrezultatin e zgjedhjeve te 3 nentorit e vecmas te simpatizanteve te Trump e anetareve te thjeshte te Partise Republikane ne shume shtete te SHBA…Presidenti i certifikuar mbreme dhe i konsideruar tashme zyrtarisht si i 46 president i USA …Joe Biden e quajti sot ne nje dalje publike ngjarjen e mbremeshme ndaj US Capitol si nje nga ngjarjet me te erreta e me te renda te historise te Amerikes moderne…dhe kerkoi marrjen e masave dhe denimin sipas ligjit per organizatoret e dhunuesit …Nderkohe eshte pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur nje hetim special…oficeri qe qelloi mbreme me arme brenda salles se Kongresit ku mbeti e vrare nje qytetare – protestuese …Nga 4 te vraret qe deklarohen zyrtarisht pas ngjarjeve te mbremeshme …3 prej tyre kane vdekur per shkaqe shendetesore e jo ne perleshje me policine a forcat speciale te pranishme ne ngjarjen ne fjale …ndaj abuzimi me shifren e 4 te vrareve mbreme ne protesten ne fjale eshte dashakeq e teper i denueshem… I ashper ne deklaraten e tij ndaj Trump ka qene vecmas edhe republikani Adam Kinzinger i cili i ka kerkuar zv.presidentit Pence ti dale per zot detyres se tij kushtetuese…Nderkohe po sot vete Presidenti Trump deklaroi se asnjehere nuk do ta njohe rrezultatin e ketyre zgjedhjeve te vjedhura e te manipuluara por shtoi ai …kalimi i pushtetit dhe i detyres ne 20 janar do te jete paqesor e korrekt duke respektuar ligjin e kushtetuten amerikane …Ne sapo e kemi nisur luften tone ne lidhje me …Keep America Great dhe une i premtoj cdo amerikani te thjeshte e patriot qe e do vendin e tij se nuk ka kthim mbrapa ne luften tone dhe se ne kurre nuk do te dorezohemi… derisa te fitojme … tha sot Trump publikisht…Aspak nuk eshte pritur mire nga mijera e milione amerikane madje jo vetem perkrahes te Trump fakti se Twiter e FB i kane bllokuar llogarite e tija personale ne to Presidentit amerikan ne detyre …aq me shume qe edhe You Tube e ka fshire tashme nga faqja e tij nje Video te Trump -it ne te cilen ishte regjistruar fjala e Trump drejtuar perkrahesve te tij e protestuesve te mbremshem ku ju kerkonte te demonstronin paqesisht e pas protestes se tyre pa incidente e dhune te ktheheshin ne shtepite e tyre….Cfare pritet te ndodhe?Shume-c’ka por edhe ndoshta asgje …lufte e retorike politike apo zbatim rigoroz i ligjit e i kushtetutes…denim i kryengritesve Pro-Trump apo kalim i situates pa shume grindje e sherre per te mos e acaruar e tensionuar edhe me ate…Do te arrijne dot Pelosi e grupi propozues i demokrateve ta vene ne zbatim Amendamentin 25 te kushtetutes amerikane per ta larguar Trump nga zyra e detyra perpara 20 janarit …do ta pranoje ”ultimatumin” e tyre zv presidenti Pence deri dje krahu i djathte i Trump…etj etj pyetje te tilla te shumta dale pas ngjarjeve te mbremeshme…?Te shohim e te presim se c’do te ngjase ne ditet ne vijim …ndoshta gjithcka e ndoshta asgje… tashme me shume se kurre me plot gojen mund te thuash …This is Amerika !A.R.DOSTI
Leave a Reply