ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Sa gjëra mund të bëhen gjatë gjumit?

August 25, 2010 by Pafragje Leave a Comment

Duket si shaka, por shkencëtarët e kanë përkufizuar edhe me një term, “sexonia”, formën më të re e më të sikletshme të somnambulizmit, i cili bën që, sidomos meshkujt të bezdisin seksualisht partneret, madje edhe të përballen me akuza dhunimi, për shkak se kanë hyrë pa e ditur në krevatin e ndaluar.

Ndërsa te gratë shfaqet shpesh me masturbimin kompulsiv, por edhe me zgjatjen e duarve drejt partnerit.
Dy autorë amerikanë janë marrë gjerësisht me këtë problem. Njëri në revistën shkencore “Sleep” (gjumi), ndërsa tjetri në sitin e internetit sleepsex.org”, ku ka grumbulluar edhe dëshmitë e pacientëve të shumtë, të cilët në përgjithësi janë nën ankthin se një sjellje e tillë do t’u dëmtojë raportin me partnerin, në raste të caktuara, duke rrezikuar edhe divorcin.
Edhe pse nuk mungojnë as çiftet që e vlerësojnë këtë formë sjelljeje “pa kokëçarje” si diçka të bukur e të veçantë.

Shkaqet e këtij shqetësimi janë ende të panjohura. “sexonia mund të jetë një problem real”, shpjegon psikologu Atonio Zadra: “Dimë që gjatë somnambulizmit mund të vihen në jetë disa veprime që i kryejmë kur jemi zgjuar, siç është ecja apo të ngrënit”.
Kështu ndodh edhe me seksin, pse jo, “por nuk mund të përjashtojmë faktin se shpesh bëhet fjalë veç për justifikime”, vëren psikologu. “Për të qartësuar më tej fenomenin, duhen kryer teste laboratorike”.

Mbetet fakti që deri tani nuk ekziston asnjë lloj terapie për të kuruar këtë shqetësim. Dy shkencëtarët amerikanë u këshillojnë pacientëve t’i kërkojnë ndihmë partnerit, e të mos u drejtohen mjekimeve apo substancave që mund të përkeqësojnë. U thonë që në mungesë të ndonjë këshille të saktë, më mirë të flenë veç e veç apo në krevate të ndarë. /Telegrafi/

Filed Under: TV LIVE

Është Jonathan Franzen "romancieri më i madh amerikan"?

August 25, 2010 by Pafragje Leave a Comment

Numërohen me gishtat e dorës shkrimtarët që e kanë pasur këtë nder, apo këtë privilegj, që t’iu kushtohet një kopertinë e të përjavshmes amerikane “Time Magazine” (3 360 135 kopje në javë). Pas J.D. Salinger (1961), Vladimir Nabokov (1969), Günter Grass (1970), John Updike (1968 et 1982), George Orwell (1983), Tom Wolfe (1998), Toni Morrisson (1998), është radha e Jonathan Franzen, autor i “The Corrections”.
Kishte dhjetë vjet që kjo s’kishte ndodhur me ndonjë shkrimtar të gjallë amerikan. Qysh prej Stephen King-ut në vitin 2000.
A është me të vërtetë Franzen “shkrimtari i madh amerikan” shpallur në kopertinën e revistës, shprehje me të cilën skicohej dikur Faulkner, Steinbeck dhe Hemingway? Ose më mirë akoma, ashtu si saktësohet në artikull, si “romancieri i letërsisë amerikane”, një kategori që i fut në mendime ata që nuk i përkasin?
Në moshën 51-vjeçare, me gjashtë libra të botuar, ka nxjerrë në dritë madje edhe kujtimet (“The discomfort zone”), duket pak si herët. Por nuk mund të jetë dhe aq i çuditshëm promovimi i kësaj shenje të mirëpritur, meqenëse “Freedom”, romani i tij ri që tregon shpërbërjen e një familje, del këto ditë në anglisht te Farrar, Strauss & Giroux.
Ai nuk kishte botuar asgjë qysh nga “The corrections” më 2001, që pati një sukses të jashtëzakonshëm në SHBA (u vlerësua me National Book Award) po edhe në Evropë. Bazuar në këtë roman Robert Zemeckis bëri një përshtatje kinematografike. Edhe kritika franceze ka qenë unanime në lëvdatat që i ka dhënë veprës, sigurisht me ndonjë përjashtim.
Në artikullin prej 6 faqesh që i ka kushtuar në “Time”, Lev Grossman thotë se Jonathan Franzen nuk është shkrimtari më i pasur amerikan dhe as më i famshmi por e sheh atë si më ambiciozin dhe një ndër më të mirët. Në fund të fundit, për një njujorkez që thotë se frymëzohet nga “Manastiri i Parmës”, nuk do të ishte dhe aq keq.

Filed Under: Letersi

Miss Universi 2010, fiton meksikanja Jimena, Shqipëria mes 15 finalisteve

August 25, 2010 by Pafragje Leave a Comment

LAS VEGAS- Jimena Navarrete është zgjedhur Miss Universi 2010 në edicionin e 59 të këtij konkurs bukurie ku morën pjesë 83 bukuroshe nga e gjithë bota. Spektakli u zhvillua mbrëmë në Las Vegas. Anxhela Martini përfaqësuesja e Shqipërisë u zgjodh ndër 15 finalistet e këtij spektakli, si dhe një ndër 10 femrat me trupin më të bukur në këtë ngjarje. Në vend të dytë u klasifikua Miss Xhamajka Yendi Phillipps, dhe në vend të tretë fitoi Miss Australia Jesinta Campbell.

Filed Under: Kulturë

“Si na dështoi atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën për 30-vjetorin e çlirimit”

August 25, 2010 by Pafragje Leave a Comment

“Si tentuam të vrisnim Enver Hoxhën në paradën e 30-vjetorit të çlirimit”

Abdyl Banushi rrëfen detajet e atentatit, që nuk u realizua për shkak të masave të rrepta të Sigurimit

______________________________________________________________

Nëse nuk do të kishte tentuar të qëllonte mbi Enver Hoxhën në kohën kur pushteti i këtij ishte në pozita më të betonuara se kurrë, mbase emri i Abdyl Banushit, sekretarit të organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, me qendër në Nju Jork të SHBA, do të renditej mes eksponentëve të rëndomtë antikomunistë.

_________________________________________________________

Por më 29 nëntor 1974 ai guxoi t’i afrohej tribunës së paradës, të rrokte me vështrim Enver Hoxhën dhe të shtrëngonte armën e bombat, që kishte fshehur në trup, në mëdyshje për të vepruar. Pavarësisht se ai e gjykoi se do ishte e kotë të vepronte, kjo për shkak të masave të rrepta të sigurisë, mjafton kaq, që akti i tij të quhet i pashembullt. Të paktën Abdyl Banushi, me guximin e tij, i’u afrua Enver Hoxhës deri në rreth 200 metër largësi dhe në fund të fundit ca plumba në adresë të tij edhe mund ti kishte lëshuar. Një rast unik, që krahasuar me përpjekjen vite më pas të Xhevdet Mustafës, që nuk mundi as t’i afrohej Tiranës, kjo tentativë bëhet edhe më kuptimplotë. Ka gjithsesi një moment që duhet diskutuar. Në hetuesi Abdyl Banushi nuk e ka rrëfyer këtë ngjarje dhe për më tepër nuk është pyetur për të. Madje, gjatë gjithë hetuesisë së tij, nuk del që Abdyli të ketë shkelur territorin shqiptar që pas arratisjes në 1961. Duket se Abdyli fliste për hetuesit jo më shumë nga ata që kishin dijeni nga burime të tjera për veprimtarinë e tij. Nga ana tjetër, në librin e tij, shkruar pas daljes nga burgu më 1991, Banushi e përshkruan hollësisht futjen në Shqipëri dhe tentativën për të vrarë Enver Hoxhën. Atëherë, si është e vërteta? Po të shohësh dokumente, kryesisht dëshmi të tjera, del që vërtet Abdyl Banushi ka tentuar të vrasë Enver Hoxhën në podiumin e paradës. Këtë e ka pranuar Kadri Hazbiu në gjyqin e tij, por e ka pranuar Hasan Luçi, një oficer i zbulimit shqiptar, që operonte në Francë në të njëjtën kohë me veprimtarinë e Abdyl Banushit. Sipas Hasan Luçit: “Abdyl Banushi do qëllonte direkt nga Shallvaret me armë snajper për të vrarë Enver Hoxhën. Kjo ishte dhe arsyeja që atë vit u zhvendos tribuna e paradës nga hotel ‘Dajti’ para Kryeministrisë”. Pas këtij konfirmimi, ka shumë të ngjarë që hetuesit e Abdyl Banushit të mos e kenë përfshirë këtë moment në dokumentet legale që shkuan në gjyq, apo që më pas u lidhën nëpër dosje e përfunduan në arkiva, për një tjetër fakt ende jo shumë të njohur. Ka të ngjarë që në psikologjinë e kohës të mos pranohej ideja e një atentati, qoftë të dështuar, ndaj Enver Hoxhës. Sepse sipas kësaj mendësie, ai ishte i paprekshëm, si një perëndi. Nga ana tjetër, ka të ngjarë që një masë e tillë merrej që në asnjë rast populli i thjeshtë të mos mësonte se regjimi kishte kundërshtarë aq të fortë sa të mundnin t’i bënin atentat Enver Hoxhës. Kjo mund të jetë një hipotezë e mundshme, përkrah asaj që thotë se hetuesit nuk gjetën asnjë të dhënë për të faktuar këtë histori atentati.
Më poshtë, e plotë pjesa në librin e Abdyl Banushit “Një zë nga errësira”, faqe 195-200, ku rrëfen për atentatin ndaj Enver Hoxhës.
Kalimi i kufirit
“Më 29 nëntor 1974 regjimi totalitar komunist do të festonte 30-vjetorin e ardhjes së tij në fuqi. Me rastin e kësaj ngjarjeje kryesia e “Frontit të Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” vendosi të dërgonte në Shqipëri një grup prej 5 djemsh të zgjedhur, të zgjuar e trima. Kësaj radhe ata duhej të përballonin disa detyra të vështira. Ndoshta më të vështirat të kryera nga ne deri në atë kohë. E para mundësisht të hidhej në erë ose të mitralohej tribuna, ku do të qëndronte udhëheqja e hierarkisë komuniste, me në krye kriminelët Hoxha e Shehu, e dyta të hidheshin bomba në ambasadën kineze”, – detyrë kjo e pa kryer më parë për shkak të vështirësive, dhe e treta të krijoheshin lidhje të ngushta me oficerët e pakënaqur të ushtrisë shqiptare.
Më datën 20 nëntor 1974, së toku me Tomën (Tom Mërnaci, i infiltruar i Sigurimit të Shtetit, red) dhe Ded Mërnacin u nisëm nga SHBA. Kuptohej itinerari. Athinë _Prevezë dhe pasi të furnizoheshim atje me çfarë na duhej, të kalonim kufirin për në Shqipëri. Më 22 nëntor ishim në Filat të Çamërisë dhe në orën 9 pasdite iu ngjitëm malit të Stillos. Kundërzbulimi shqiptar ishte vënë menjëherë në dijeni të misionit. Nuk di nëse i dinte edhe qëllimet. Por nuk kishte gabuar në asnjë pikë. Na prisnin të hynim në Kepin e Stillos, ndaj kishin dërguar atje përforcime të shumta. Ne iu shmangëm atij drejtimi. Përmes njerëzve tanë në Greqi kishim mundur të rekrutonim një nga komandantët e postës shqiptare të kufirit, duke i dhënë 700 dollarë dhe kaluam andej. Ky njeri do të arratisej më vonë në Jugosllavi e së andejmi do të mbërrinte në Kanada. Njerëzit tanë ishin të shumtë dhe atje ishte shpresa e mbështetja jonë.
Në urën e lumit Pavëll (ekstremi jugor, pranë Butrinit në Sarandë, red) ishte vendosur një patrullë e fortë, e cila qëndronte aty edhe në ditë të zakonshme. Por tani, me rastin e festave, komunistët merrnin masa të rrepta sigurimi, sepse e dinin se ne goditnim pikërisht atëherë. Kështu që u detyruam ta kalonim lumin me këmbë. Ishte ftohtë. Sapo kishin nisur shirat e para të vjeshtës. Lumi kishte shumë ujë, rast i rrallë ky për atë stinë. Por ne i kishim të gjitha mjetet. Baza jonë e parë ishte në fshatin Aliko të Sarandës. Atje kishte shtëpinë djali i njërit prej përkrahësve dhe anëtarëve më besnikë të Frontit të Rezistencës në Amerikë. Ai bënte tregti të madhe dhe kishte ikur nga Shqipëria shpejt. Atje mësuam se djali i tij ishte megjithatë dhëndër i kryetarit të kooperativës e shofer njëherësh. Ky njeri do të na transportonte natën deri në Bamatat të Delvinës. Ne i dhamë atij 100 dollarë. Ai pranoi të na çonte deri në Gjirokastër. Nuk mund të nguroje para një fati të tillë… Në Gjirokastër u strehuam në bazën tonë të përhershme, në familjen Jonuzi. Qenë këta njerëz që na prenë 5 bileta për në Tiranë dhe ja tek po hynim në kryeqytet. Mirëpo nuk ishte aq e lehtë. Në urën e Subashit ishte vendosur postbllok me policë e ushtarë, që kontrollonin të gjitha mjetet dhe njerëzit e panjohur që kalonin andej. Ndaloi edhe autobusi ku udhëtonim ne. Gjashtë ushtarë rrethuan autobusin. Ishin të armatosur me automatikë. Një grup policësh qëndronin në këmbë para derës së autobusit. Nuk kishte pikë dyshimi se të dhënat ishin të sakta. Ai grup që pritej kishte depërtuar në Shqipëri megjithë përforcimet e kufirit dhe telat me gjemba e të klonuar. Prandaj ishin aktivizuar postblloqet. Oficeri që hyri brenda, tha me ton urdhërues:
-Nxirrni të gjithë pasaportat!
U hodha një sy shokëve. Për fat vendet i kishin të ndryshme. Dy nga tanët ishin ulur në fund, dy në mes, ndërsa unë rrija pas shoferit të autobusit. Çasti ishte shumë kritik. O vdekje, o liri!
Oficeri nisi kontrollin e pasaportave. Me radhë na kaloi edhe ne. Megjithë vëmendjen nuk mundi të diktonte asgjë. Dhe ja, u lehtësuam të gjithë një çast kur ai zbriti në tokë. Por pas oficerit të policisë hynë në autobus tre burra civilë. Ata mbanin në krah të lidhur nga një copë beze të kuqe. Kur u hodha një sy, u drithërova. Që të tre ishin fshatarë të mitë. Madje, njëri prej tyre ishte bash… xhaxhai im. Ata kaluan midis pasagjerëve duke vështruar sa majtas, djathtas. Kuptohej se kërkonin fytyra të njohura. Kjo më shtoi ankthin; kërkohesha pikërisht unë. Mirëpo nuk njohën askënd. As mua, kaq shumë kisha ndryshuar. Tek po dilnin, unë pata një çast dobësie. Pashë që xhaxhai kishte ndezur cigaren dhe i thashë:
-Të lutem, ta ndez pak?
Ai më zgjati cigaren dhe nisi të më shikonte me vëmendje. Sytë tanë u kryqëzuan. Nuk e di se ç’dritë e tërthortë kaloi midis tyre. Gjaku ishte shndërruar në dritë dhe ajo dritë nuk mund të tradhtonte. Më njohu; o zot, më njohu? Hoqi disi nervoz cigaren nga cigarja ime dhe shpejtoi të dilte.
Në orën 5 të mbrëmjes ishim strehuar në familjen Bineri në Tiranë.
Tentativa për të vrarë Enver Hoxhën
28 nëntor 1974. Tirana ishte zbukuruar e gjitha për festë. Nuk e kishim të vështirë të dilnim nëpër qytet. Aq shumë lëvizje kishte. Por gjithçka duhej ta kryenim të nesërmen, prandaj nuk lëvizëm nga baza jonë. Për të parë situatën doli njëri nga tanët, Sulejmani, i armatosur me pistoletë dhe me granata përfund bluzës. Doli deri në sheshin “Skënderbej”. Do të provonte të depërtonte së paku deri te vendi përballë tribunës ku do të vendosej orkestra frymore, por nuk arriti dot qysh atë mbasdite. Dikush i kërkoi fletë-hyrje dhe ai tha se nuk kishte.
-Ç’është kjo fletë-hyrje?, – tha ai. Donte të shihte një të tillë dhe të shikonim mundësinë të kopjonim disa të tilla. Por nuk ishte e mundur.
Sulejmani u kthye menjëherë e na njoftoi për gjithçka. Vendosa të dilja edhe vetë njëherë. Vërtet iu afrova deri vendit të tribunës dhe pashë se atje ishte e vështirë. Dhjetëra e dhjetëra punonjës të Sigurimit, të veshur civilë, policë, ushtarë me automatikë e të veshur me rroba parade silleshin andej. Unë e dija se ndoshta edhe fotografia ime tani ishte shpërndarë gjithandej. Prandaj më zinte syri shumë golemas (nga Golemi i Gjirokastrës, vendlindja e Abdyl Banushit, red) që shërbenin aty…
Të nesërmen. Më 29 nëntor, tentuam të afroheshim edhe njëherë në tribunë. Por qysh nga ura e Lanës gjithçka ishte nën kontroll të rreptë. Ishte e pamundur të hidhnim bomba deri në tribunë. Kështu që u detyruam të ndiqnim ceremoninë. Mbaj mend se i pari doli në tribunë Haxhi Lleshi, kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Më pas vetë Enver Hoxha. Haxhiu u spostua nga qendra për t’i lënë vendin diktatorit. Më pas hynë të gjithë byroistët… Kur dëgjova emrin e drejtuesit të paradës, Bejto Diftir Hysi, që ishte shofer, mendova se edhe atë detyrë golemasit e kishin marrë. Oficeri Bejto i raportoi diktatorit dhe parada filloi… Ishte i pamundur çdo veprim. Shpejt u detyruam të ktheheshim në bazën tonë për të mos e ndërlikuar situatën. Shumë golemas kishin dalë për të më kapur.
Në tarracën e shtëpisë ku kishim bazën, ishte vendosur një roje. Vonë ai na njoftoi se disa civilë vështronin herë pas here nga shtëpia, madje nga tarraca. Të ishin vallë agjentë të Sigurimit? Të ishim dekonspiruar? Sidoqoftë duhej marrë një masë. Dhe ne u detyruam të dilnim natën nga kati i dytë me litarë pas pallatit. U larguam me këmbë për në Yzberisht, ku kishim një bazë tjetër…
…Megjithatë vendosëm të hynim përsëri në Tiranë. Këtë radhë baza do të ishte familja Begeja. Por duke qenë se ditët ishin të tensionuara dhe lajmet nga më të çuditshmet, Begejasit qenë trembur. Nuk ishin diktuar, por qenë qullur. Zbulimi shqiptar kishte tanimë të dhëna të sigurta se ne gjendeshim në Tiranë. Megjithatë, në familjen Begeja bëmë një mbledhje të shpejtë ku analizuam situatën. Vendosëm të ndryshonim menjëherë bazë. Kështu u detyruam të hynim në Ndroq, në familjen Mancaku. Atyre u ishin pushkatuar në burg dy djem, Seit Mancaku dhe Zyhdi Mancaku, prandaj urrejtja e saj ndaj regjimit e bënte këtë bazë të sigurtë. Familja kishte një kasolle të madhe për kafshë dhe ne ndenjëm atje 7 ditë. Ishte e pamundur të hyje përsëri në Tiranë. Lajmet flisnin për kontrolle, rritjen e “vigjilencës” dhe njerëzit e thjeshtë, të gënjyer, të shikonin me dyshim. U detyruam të niseshim për në Fier.
Familja Margaritari ku u strehuam na shërbeu si bazë për të shkuar disa herë deri në fermën “Çlirimi”,  ku ndodheshin disa të internuar politikë. Këtu takova shokun e mikun tim, Haxhi Moski dhe disa të tjerë me të cilët isha njohur në vitet e burgut. Biseduam, por nuk mund të rrinim më gjatë. U larguam për në Vlorë e së andejmi për në Orikum. Prej andej në Izvor të Dukatit. Montuam radion tonë dhe i dërguam sinjale bazës sonë të Prevezës. Të nesërmen në ora 11 të natës nëndetësja doli në breg të detit. Hymë në të me shpejtësi dhe kaluam gjirin e Vlorës. Deri në ujërat ndërkombëtare natyrisht ndenjëm me frikë. Por Preveza tanimë ishte afër. Depozituam armatimet atje dhe u kthyem të dështuar në misionin tonë në Nju Jork, ku raportuam për gjithçka. Kishte një gjendje optimiste atje, megjithëse ne nuk kishim kryer shumë punë në Shqipëri…”.

vijon neser

Filed Under: Histori

Vokshi, Rames: Ne je burre, perballemi ne debat televiziv

August 25, 2010 by Pafragje Leave a Comment

Deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi ka ftuar dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama ne nje perballe televizive ne lidhje me akuzat qe jane ngritur ndaj saj nga opozita. Ne nje deklarate per mediat, deputetja Vokshi u shpreh se eshte e gatshme te paraqes te gjitha faktet qe vertetojne te kunderten e deklaratave te Partise Socialiste. “Zoti 20 %, nese je burre e te ka mbetur qofte edhe nje fije burrerie, nxirre Lepurin nga barku dhe hajde perballemi ne secilen studio televizive qe mund ta zgjedhesh ti”, eshte shprehur dje deputetja Vokshi. Duke u pergjigjur ndaj akuzave te PS-se per fshehje te pasurise, Vokshi u shpreh se, nese quhet shkelje mosdeklarimi i pasurise nga ana e saj, atehere edhe kryetari i Bashkise se Tiranes ka shkelur ligjit prej mese 12 vitesh, duke mos deklaruar te ardhurat e partnereve te tij. “Nese thoni qe une genjej se nuk ka vakum ligjor ne procesin e deklarimit te pasurise, pse ti Edvin Kristaq Rama ke fshehur per 12 vjet me radhe pasurine qe ti vete e ke vene ne emer, te jo nje, por te disa partnereve qe tashme njihen nga te gjithe”, tha Vokshi. Deputetja e PD-se u ndal dhe ne dokumentin e publikuar dy dite me pare, ku pasqyrohej shuma prej 100 milione eurosh qe kerkohej nga nje person i afert me kryebashkiakun Rama, per t’i dhene firmes ndertuese lejen e ndertimit te objektit. Vokshi tha se ky eshte vetem nje nga dokumentet e shumta qe faktojne abuzimet e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Deputetja e PD-se e cilesoi kryetarin e Bashkise se Tiranes, si nje prej gjobevenesve me te medhenj ne Europe, ne saj te metodave qe perdor per ndertimet ne Tirane. “E kam theksuar qe dokumenti i djeshem (pardjeshem) eshte vetem nje prej dokumenteve te shumte qe vertetojne se je gjobevenesi me i madh, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Europe”, u shpreh ajo. Vokshi tha se vetem per projektin e zones te liqeni, “i ashtuquajturi projekti “Tirana Rock”, gjoba shkon mbi 100 milione euro”. Vokshi ka ftuar kreun e PS-se qe te perballet vete me akuzat qe i jane bere ne publik edhe nga perfaqesues te tjere. Ajo tha se ai nuk duhet te fshihet pas deklaratave te deputeteve te PS-se. Ndersa ka shtuar se ka fakte dhe prova te reja per korrupsionin dhe pasurine e kryetarit te PS-se, njeherazi dhe te Bashkise se Tiranes, Edi Rama. “Z. Rama, mos u fshih pas cakejve fatkeq. Une, jam e gatshme qe me dokumente dhe fakte konkrete te vertetoj gjobat e vena dhe pasurine tende marramendese, te vene ne menyre te paligjshme ne 12 vitet e tua ne pushtet, te marre nepermjet seksereve te tu, te vene ne emer te partnereve dhe partnereve te tu”, tha Vokshi. REAGIMI “Zoti Rama, denoncimit me dokumente dhe fakte konkrete, ju u pergjigjet nepermjet cakejve, te cilet perdoren nje gjuhe qe eshte e denje vetem per ju. Zoti Rama, shpifjet dhe trillimet nuk tregojne gje tjeter vecse fytyren tende te vertete prej bllokmeni. Shpifjet dhe trillimet nuk tregojne gje tjeter vecse kulturen qe ke marre, me te cilen je mbrujtur, e qe me asgje ti nuk e mbulon dot”, u shpreh Vokshi. Akuza Deputetja Albana Vokshi, dy dite me pare paraqiti dokumente ku implikohej kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama ne nje afere korruptive. “Kam ketu dokumentin, ku kompania “Vizion Construction”, eshte detyruar te fuse aksioner me 20 % mikun e Edvin Rames, Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri, ne kembim te dhenies se lejes se ndertimit kesaj kompanie. Dhe ky 20 % vlen jo me pak se 100 milione euro”, tha Vokshi

Filed Under: Politikë

Projektrezoluta e Serbisë ka hyrë në rend dite për 9 shtatorë

August 24, 2010 by Pafragje Leave a Comment

Jean Victor Nkolo, zëdhënësi i presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, libianit Ali Treki, tha se “projekt-rezoluta është caktuar të shqyrtohet më 9 shtator, mirëpo, kjo datë mund të ndryshojë”. Ai shtoi se deri tani nuk ishte dorëzuar asnjë projekt-rezolutë tjetër.

Një zyrtare në Misionin Amerikan në Kombet e Bashkuara në New York tha se SHBA do të marrin pjesë në debatin kur të shqyrtohet projekt-rezoluta, mirëpo, nuk mundi të pohojë e as të mohojë nëse Washingtoni do të paraqesë një projekt-rezolutë tjetër.

SHBA kanë deklaruaer se mendimi këshilldhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka përforcuar në mënyrë të vendosur qëndrimin se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i nxisin ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarrin këtë hap.

SHBA, gjithashtu, kanë thënë se do të mbështesin veprimet konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e kjo nënkupton edhe një projekt-rezolutë që do të ishte në frymë të afirmimit të mëtejmë të shtetësisë së Kosovës.

Filed Under: Kosovë

Doris Pack padi kundër presidentit maqedonas

August 24, 2010 by Pafragje Leave a Comment

SHKUP-Eurodeputetja gjermane Doris Pack do të ngrejë kallëzim penal kundër presidentit të Maqedonisë, Gorge Ivanov lidhur me një deklaratë të tij të dhënë javën e kaluar.
Siç shkruan agjencia INA, presidenti Gorge Ivanov ka deklaruar në një ‘brifing’ me gazetarët në Ohër se në shënimin e 15 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, eurodeputetja Pack kishte bërë të ditur në një takim me të se udhëheqja maqedonase në vitin 1995 duhej të pranonte ofertën e bashkësisë ndërkombëtare që të fillonin negociatat për anëtarësim në BE dhe NATO me referencën FYROM.

Eurodeputetja Pack në një prononcim të saj ka theksuar se asnjëherë nuk ka takuar Ivanovin dhe nuk ka dhënë deklarata të tilla.

“Ju lutem t`ia përcillni porosinë time që të tërheq deklaratën e tij, për shkak se nuk kam deklaruar një gjë të tillë. Nuk kam biseduar me të dhe ai nuk mund të përmend emrin tim. Nëse nuk e tërheq deklaratën, atëherë do të ngrejë padi penale kundër tij. Nuk do të lejojë që asnjë president i cilitdo vend të keqpërdor emrin tim për interesa personale dhe politike”, ka theksuar eurodeputetja gjermane nga radhët e demokristianëve (CDU) në Parlamentin Evropian, Doris Pack.

(d.b/BalkanWeb)

Filed Under: Uncategorized

Ditë historike për Gjermaninë – Si u vendos 20 vjet më parë bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në?

August 24, 2010 by Pafragje Leave a Comment

„Parlamenti sapo vendosi as më shumë e as më pak veçse fundin e RDGJ-së (Republika Demokratike e Gjermanisë) më 3 tetor 1990.”  – deklaron Gregor Gysi, kryetar i grupit të partisë PDS (partia e socializmit demokratik), pasuese e  SED-së (partia e bashkuar socialiste)– më 23.8.1990.  Me këtë deklaratë të çudtishme dhënë padëshirë ai përmblodhi atë që sapo kishte vendosur Kuvendi Popullor i RDGJ-së gjatë një seance dramatike natën:  RDGJ futet brenda hapësirës së verpimit të ligjit themelor të RFGJ-së (Republika Federale e Gjermanisë). Vendimi duhej të hynte në fuqi më 3 tetor 1990.

Lothar de Maiziere ishte i pari kryeministër  - 12 prill deri më 2 tetor 1990 - i zgjedhur në mënyrë demokratike në RDGJBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Lothar de Maiziere ishte i pari kryeministër – 12 prill deri më 2 tetor 1990 – i zgjedhur në mënyrë demokratike në RDGJ

Në ditët më parë nuk kishte kaluar asnjë seancë, në të cilën deputetët të mos kishin kërkuar futjen e menjëhershme të RDGJ-së në RFGJ.  Bashkimi i shpejtë është shprehje e vullnetit të popullsisë së RDGJ-së dhe arësyeja e vetme, përse u zgjodh parlamenti në mars 1990 .  Në këtë situatë kryeministri Lothar de Maizière ndërmerr incitiativën:  „Unë kërkova pas seancës së rregult pasditen e 22 gushtit, që po sot të vazhdojmë me një seancë të jashtëzakonshme: pika e vetme e rendit të ditës është përcaktimi i datës së bashkimit të Gjermanisë.“

Jo të gjithë janë dakord ka edhe deputetë që duan të ruajnë inetresat

Por ka edhe parlamentarë, të cilët mendojnë, se ritmi është shumë i shpejtë. Ata kanë frikë nga shitja e interesave të  RDGJ-së. Ndër ta bën pjesë edhe Wolfgang Ullmann, në muajt e fundit të regjimit të SED-së ai është ministër pa një sferë të caktuar veprimi. Ai përfaqëson në kuvend Aleancën 90-të dhe punon për projektkushtetutën  e re të RDGJ-së, përmes së cilës synon që të shpëtojë sa më shumë të jetë e mundur nga arritjet e fundit të RDGJ-së socialiste. Më 22 gusht 1990 ai përpiqet ta ndalojë Lothar de Maizière.

Kuvendi Popullor i RDGJ-sëBildunterschrift: Kuvendi Popullor i RDGJ-së

Lothar de Maizière: „ Zëvendëspresidenti Wolfgang Ullmann erdhi tek unë dhe më tha, se ai tani po shkon tek Prokurori i Përgjithshëm i RDGJ-ës dhe do të ngrejë padi penale kundër meje për tradhëti të lartë.  Më pas u mblodh presidiumi.  Reinhard Höppner i SPD (partia socialdemokarte) drejtonte seancën dhe më pyeti, nëse unë dua t’ i përmbahem kërkesës që kisha parashtruar. Unë iu përgjigja: unë nuk i shtroj kërkesat në Kuvendin Popullor për t’ i tërhequr ato sërish. “

Fundi i bisedimeve “dy plus katër” dhe  3 tetori si dita e bashkimit


Në seancën pasuese tashmë nuk shtrohet çështja nëse RDGJ-ja në bazën të nenit 23 të ligjit themelor gjermano-perëndimor do të shpallë bashkimin, por shtrohet vetëm çështja se kur do të ndodhë kjo.  Data 14 tetor e propozuar nga kryeministri, dita e zgjedhjeve të parlamenteve të landeve në RDGJ, refuzohet nga të gjitha grupet parlamentare. Përveç partisë së socializmit demokratik askush më nuk do ta përjetojë më 7 tetor 41 vjetorin e RDGJ-së.  Propozimi vendimtar vjen prej Wolfgang Thierse, i cili përfaqëson në kuvend socialddemokratët. Ai propozon një datë që te jetë menjëherë pas fundit të bisedimeve „dy plus katër“ (shën. i përkth. kështu quhet marrëveshja shtetërore për rregullimin e raporteve midis dy Gjermanive në prani të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Bashkimit Sovjetik).

Fillimi i bisedimeve Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Fillimi i bisedimeve “dy plus katër” në Bon më 14 mars 1990

Këto bisedime do të përfundonin në Moskë më 12 shtator me një ceremoni festive. Në një konferencë të ministrave të jashtëm të KSBE-së (Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, sot OSBE) më 1 tetor 1990 në Nju Jork përfaqësuesit e fuqive fituese aleate të Luftës së Dytë Botërore do të dorëzonin të drejtat e tyre të pushtimit dhe do të miratonin sovranitetin e pakufizuar të Gjermanisë. Kësisoj ishte gjetur data për ribashkimin: 3 tetor 1990.

Lothar de Maizière: „Unë pata më pas një bisedë me Rainer Ortlepp, kryetarin e grupit të liberalëve. Unë i them, konferenca e ministrave të jashtëm më 1 tetor zhvillohet në Nju Jork dhe atje merr pjesë z.  Hans-Dietrich Genscher.  Më 2 tetor ai ende nuk do të jetë kthyer, nëse mbrëmjen e një dite më parë zhvillohen bisedimet dhe përveç kësaj kemi edhe ndryshimin e orës. Gjatë natës ata telefonuan me Hans Dietrich Genscher-in dhe ai ua konfirmoi këtë. Si rrjedhojë ne ramë dakord për 3 tetorin 1990.“

Deputetët bëjnë realitet dëshirën e popullit

Vepra tashmë është e realizuar, parlamentarët vunë në jetë vullnetin e popullit dhe hapën rrugën për ribashkimin – 28 vjet pas ndërtimit të murit të Berlinit. Qeveria gjermano-perëndimore në Bon mbajti qëndrim të rezervuar ndaj këtij procesi diskutimi, ndonëse sot ndonjëherë tingëllon disi ndryshe. Lothar de Maizière: „Unë me rastin e 80 vjetorit të linjdes së Helmuth Kohl-it kam lexuar, se ai me vetëdije do të kishte zgjedhur 3 tetorin, sepse ai e dëshironte një ditë feste kombëtare në një stinë të butë. Por unë u befasova prej kësaj sepse në fakt Helmuth Kohl s’ ka të bëjë absolutisht fare me 3 tetorin. Eshtë e saktë, që ai një herë ka lënë të nënkuptohet, se do të dëshironte një dite feste kombëtare, që të mos qëllonte në kohë me shira. Por po të ishte kështu ai mund t’ i përmbahej 17 korrikut, kjo ka qenë gjithmonë një ditë plazhi për qytetarët e RFGJ-së.”

Autor:  Matthias von Hellfeld / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Esat Ahmeti

Filed Under: Bota

Trajneri kuqezi komenton sulmin e skuadrës së tij: "Në Europë nuk do të kishte ndonjë sulm më të mirë

August 20, 2010 by Pafragje Leave a Comment

Alegri sheh një Milan të madh: “Pato-Ibra-Dinjo, më të fortët”

Milano (Itali)- “Nëse treshja sulmuese Pato-Ibrahimoviç-Ronaldinjo është më e forta në Europë? Mendoj se po”. Është kjo përgjigja e trajnerit të Milanit, Masimiliano Alegri, në konferencë për shtyp në Milanelo, në prag të debutimit në kampionat në San Siro kundër Leçes. “Për më tepër kemi Borrielon, Inzagin dhe Huntelar. Bëhet fjalë për gjashtë sulmues të një niveli botëror që kompletojnë njëri-tjeterin”, është shprehur Alegri (gjithsesi ndonjë nga sulmuesit duhet të largohet), që fillon të mendojë për lojën e sulmuesit suedez që duhet të firmosë kontratën sot. Edhe se pastaj logjikisht ka shtuar: “Tashmë duhet të përqendrohemi dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen me Leçen për ta nisur në këtë mënyrë me këmbën e duhur sezonin e ri”.

Duke menduar për Leçen

Trajneri pastaj kërkon të dërgojë diskutimin në tema më afër kampionatit: “Nëse Ibrahimoviç do të mbërrijë do të jemi shumë të lumtur. Lojtarët dhe unë, ndërkohë, duhet të mendojmë për ndeshjen e ditës së dielë, që është edhe gjëja më e rëndësishme. Mbase do të festojnë mbërritjen e Zlatan me një fitore. Gjithsesi edhe pa të Milani ka një grup të aftë për të luftuar deri në fund për titullin kampion. Suedezi do të kompletonte një repart me karakteristika fizike dhe teknike që të gjithë trajnerët do të dëshironin ta kishin”. Por trajneri Alegri kërkon konfirmime në fushën e lojës: “Leçe është një skuadër e pasur me entuziazëm, sapo kanë arritur të kthehen në Serinë A dhe do të kërkojë sigurisht të nxjerrë në pah cilësitë më të mira, sepse luan në debutim përballë një kundërshtari kalibri siç është Milani. Nga ana jonë kemi stimujt e duhur për të filluar me fitore kampionatin, sepse në të kundërt do të gjenim vështirësi të mëdha”.

Pato është

“Skuadra në këtë periudhë përgatitjesh ka punuar shumë mirë. Kam gjetur disponibilitet të madh nga ana e lojtarëve, që kërkojnë të punojnë shumë dhe janë teknikisht shumë mirë. Duhet të përmirësojmë akoma më shumë kondicionin fizik, por gjëja më e rëndësishme do të jetë të fitojmë, sepse nuk kemi fituar akoma një ndeshje”. Alegri është shprehur edhe për gjendjen e lojtarëve të veçantë, duke filluar nga braziliani Pato që është rikuperuar: “Është mirë, kështu që duhet të jetë në këtë ndeshje. Kundër Leçes do të jenë të gjithë disponibël me përjashtim të Flaminis dhe Odos. Inzagi? Është një lojtar i rëndësishëm dhe pavarësisht nga cilësitë e tija, ka gjithmonë entuziazmin e një djali të ri dhe për këtë arsye është një shembull i mirë për të rinjtë që kur vijnë në fushë duhet ta jetojnë futbollin në mënyrën më oportune”. Në fund, lëshon sfidën, pikërisht ashtu siç i pëlqen dhe tifozëve kuqezi: “Interi është skuadra favorite me detyrim, sepse ka fituar katër trofe dhe është e drejtë të jetë kështu, por çdo vit është i ndryshëm. Janë shumë komponentë që ndikojnë për të fituar ose për të humbur. Zikaltërit mbeten skuadra favorite, por skuadra të pathyeshme në futboll nuk ka”, ka përfunduar komentin e tij Masimiliano Alegri.

Balak mbetet jashtë Gjermanisë

Trajneri Johakim Lëv ka vendosur të mos grumbullojë lojtarin. “Kemi vendosur bashkarisht”. Ish-kapiteni i kombëtares së Gjermanisë, Mikael Balak, ka mbetur jashtë skuadrës kombëtare gjermane për dy ndeshjet eliminatore të Euro 2012, që di të zhvillohen në muajin shtator, siç shikohet në listën e bërë publike nga trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv. Mikael Balak, që është kthyer në Bundesligë tek Bajer Leverkuseni, ku ka luajtur dhe më parë përpara transferimit tek Chelsi, ka disa muaj që është i dëmtuar dhe ka nevojë për kohë në mënyrë që të gjejë gjendjen më të mirë fizike pas dëmtimit që pësoi në kavilje, dëmtim, i cili e mbajti Balak jashtë Botërorit. “Kemi diskutuar me qetësi dhe gjatë për shumë gjëra me Balakun”, është shprehur Lëv. “Mikaeli është në rrugën e rekuperimit, pasi ka qëndruar tre muaj larg fushave të lojës dhe të gjithë jemi të kënaqur nga ky fakt. Tani ai duhet të gjejë formën e tij më të mirë me Leverkusenin dhe më pas dyert e skuadrës kombëtare janë të hapura për të”. Lëv ka grumbulluar 17 lojtarë që ishin në Botërorin afrikanojugor nga 21 lojtarët që do të jenë përballë Belgjikës në Bruksel më 3 shtator dhe kundër Azerbajxhanit në Këln, katër ditë më pas. Mikael Balak u dëmtua në fundin e sezonit të shkuar në finalen e Kupës së Anglisë, ku luante për Chelsin. Pasi qëndroi jashtë botërorit të Afrikës së Jugut, ai u kthye në Bundesligë me Leverkusenin. Mesfushori organizator 33-vjeçar, i cili ka zhvilluar 98 ndeshje me kombëtaren gjermane, është aktivizuar 90 minuta në fitoren 2-0 kundër Borusias së Dortmundit në javën e parë në kampionat. Me Balakun jashtë skuadrës, Lëv ka më shumë kohë për t’u menduar për lojtarin që do të mbajë shiritin e kapitenit. Filip Lahm e mori këtë rol në Botëror dhe është shprehur se, dëshiron ta mbajë përsëri shiritin e kapitenit. Balak nga ana e tij ishte shprehur se shiriti i kapitenit i takonte vetëm atij. Johakim Lëv ka grumbulluar mbrojtësin Heiko Vesterman dhe mesfushorin Kristian Tresh si dhe portierin Rene Adler, të cilët u dëmtuan para botërorit. “Rene është kthyer, ka vazhduar Lëv komentin e tij. Pas operacionit ka treguar se është në formë të mirë”. Të dëmtuarit Arne Fridrih, Zherom Boateng, Piotr Trokovski dhe Denis Aogo, të cilët kanë qenë pjesë e kombëtares gjermane në Botëror, nuk janë grumbulluar.

Inter, Diego Forlan përgjigja ndaj Zlatan Ibrahimoviç

Milano (Itali)- Humbja kundër Atletiko Madridit dhe mbërritja e mundshme e Zlatan Ibrahimoviç tek Milani, janë duke bindur presidentin zikaltër Masimo Morati, të kthehet në merkato për ti dhuruar tifozëve të tij një goditje të madhe në merkato. Identikiti të dërgon tek Diego Forlan, që prej shumë kohësh është një lojtar që preferohet nga presidenti Morati dhe ka një karakteristikë më shumë: mund të luajë pa asnjë problem dhe në Champions Ligë. Sulmuesi uruguajan ka shprehur fjalë vlerësuese pas finales së zhvilluar në Montekarlo: “Interi është një klub prestigjioz, nëse do të më thërrisnin do të shkoja me shumë kënaqësi”. Masimo Morati nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin total ndaj Topit të Artë në Botërorin Afrikë e Jugut 2010, duke u shprehur disa herë dhe publikisht se është i gatshëm të bëj një çmenduri për sulmuesin bjond uruguajan. Mbërritja gjithmonë e me më shumë mundësi e Ibrahimoviç tek Milani mund të ndikojë në këtë mënyrë pozitivisht, sepse do ti jepte presidentit zikaltër dhe shtytjen e fundit emocionale që do ta çonte të kryente një sforco ekonomike. Humbja kundër Atletikos ka dhënë ndonjë sinjal të vogël se ka nevojë për përforcime dhe ka bindur Moratin që, pasi ka humbur Mario Balotelin, në sulmin e Interit mungon një sulmues i besueshëm që ti japë mundësi të rriten me qetësi talentet e mëdha si Koutinjo dhe Biabiani. Deklaratat e dashurisë, ndërkohë nuk janë vetëm me sens unik. Po vetë uruguajani Diego Forlan pas ndeshjes në Superkupën e Europës i ka dërguar një mesazh të rëndësishëm Interit, duke u kandiduar si goditja e mundshme e fundit të merkatos verore:

Zaneti i qetë: “Do të ndodhte një humbje”

702 ndeshje zyrtare me fanellën zikaltër dhe nuk ka pasur mundësi ti festojë. Javier Zaneti është i zhgënjyer pas humbjes 2-0 të pësuar nga Atletiko Madridit në finalen e Superkupës europiane të zhvilluar në Montekarlo, por si kapiten i mirë nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të shikojë me optimizëm për impenjimin e ardhshëm. Në mikrofonat e ‘Rai’, flamuri zikaltër ka folur për ndeshjen e humbur dhe për të ardhmen, që sigurisht do të jetë gjithmonë me të njëjtën fanellë: “Herët a vonë do të ndodhte një humbje. Atletiko ka luajtur më mirë sesa ne; është e qartë që nuk mund të jesh në 100% të formës në këtë periudhë. Nuk kërkojmë justifikime, moduli ri nuk ka të bëjë aspak me këtë që ndodhi. Tashmë, me kokën lart, të mendojmë për kampionatin që për ne fillon të hënën. E ardhmja? Jam i lumtur mbi të gjitha që kam mundësi të kthehem të vesh dhe njëherë fanellën e Argjentinës, pastaj nëse gjithçka do të shkojë mirë do të vazhdojë me skuadrën zikaltër deri në moshën 40-vjeçare…”.

Ndërkohë, tek Interi pritet të vijë Diego Forlan “Zikaltërit janë një klub prestigjioz, nëse do të mbërrinte një ofertë do ta analizoja dhe me shumë mundësi do të shkoja”, është shprehur Forlan. I vetmi problem gjithsesi qëndron tek kostoja e lartë e kartonit me Atletiko Madridin që nuk ka ndërmend të pranojë një shkëmbim teknik në këtë operacion. Ideja që krijohet tashmë është që gjithsesi një sulmues tek Interi do të mbërrijë. Pasi kanë humbur Kajt, nëse nuk do të jetë Forlan goditja, atëherë Morati do të shkojë në Xhenova për të marrë italianin Xhiusepe Skuli, që mbetet një zgjidhje rezervë.

Përgatiti

Andi VERÇANI

Filed Under: Sport Shendet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 947
  • 948
  • 949

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Shembja e mitit amerikan
  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in