ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Si po zhduket gjuha shqipe…!?

January 12, 2021 by Pafragje 1 Comment

Ing.Gazmend SHAQIRI

Bashkebisedim me shkase

Gazmend Shaqiri, inxhinier i elektrikes në Kompanine me te madhe te automobileve Ford, Detroit, i brengosur për fatin e gjuhes shqipe me shkruan: I  percjelli emisionet televezive te Kosoves dhe Shqiperis dhe kam ardhe ne perfundim se mbrenda 10 deri ne 20 vjete nese nuk do ta dish Anglishten nuk do te jeshe ne gjendje te kuptojshe se per cka flitet. Aq shume fjale Shqipe jane zavendsu me fjale Angleze sa qe edhe tani duhet ta dijsh Anglishten qe ti kuptojsh analistat. Ja disa fjale:Drafti, Evente, Mazhoranca, vakanca. Te gjitha emisionet televezive jan emru ne Anglishten. Desku, Imazhi, Presingu e keshtu ne radhe. Mbasi miresh me shkrime ndoshta do te mundesh ti zgjojshe Albanologut nga gjumi.Te fala Gazmendi
Thene te drejten me erdhi mire për brengen e shfaqur te mikut tim me te cilin njihemi qe nga kohet studentore. derisa ai studjonte inxhinierine elektrike, ndersa une atë mekanike, prandaj iu pergjegja posa lexova letren e tij: 
Ke te drejte, por kete trend e kane pervehtesuar te gjitha mediat politike si dhe shoqeria civile, ndersa institucionet shkencore dhe “shkenctaret” kane futur koken e strucit në rene dhe vetemjaftohen për nje rroge qe te ruajne minimumin ekzistencial, dhe perfundimisht ata nuk i pyet kush, ndersa politika zyrtare dhe “institucionalistet nuk brengosen për fatin e gjuhes dhe shih për kete qellim nuk kane parapare fare mjete buxhetore, pa buxhet nuk ka as gjuhe, as shkence, ka vetem asfallte dhe gurrremihes(thyes).

Nga Agim VUNIQI

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Ke po ndihmon Turqia …Shqiperine apo Ramen ?

January 7, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Vizita e Rames ne Turqi eshte bere me ftesen personale te Sulltanit turk Erdogan dhe per formen qe po zhvillohet qe nga pritja me kuaj, tapete e sajdisje te nivelit me te larte shteteror qe nuk ju jane rezervuar as Trump. Merkel, Macronit etj por edhe ”koincidences ” se rastit se ajo zhvillohet vetem tre muaj e gjysem para zgjedhjeve teper te rendesishme te 25 prillit nuk mund te detyrojne te pakten llogjikisht te mos besh pyetjen nese Turqia me kete rast vertet po ndihmon Shqiperine e popullin ”vella” shqiptar apo haptazi po ndihmon personalisht Edi Ramen qe ai te fitoje ne zgjedhjet e radhes e te konfirmohet ne krye te Shqiperise edhe per nje mandat tjeter 4 vjecar edhe pse eshte politikani e kryeministri me popullaritetin e kredibilitetin me te ulet sot per sot ne vendin e tij….per te mos thene me i pa deshiruari e me i urryeri…Nuk kish ndodhur kurre me pare qe nje kryeminister shqiptar te merrte me vehte ”pas fteses personale te nje kreu shteti” pothuajse gjysmen e kabinetit te tij qeveritar per te firmosur nje sere mareveshjesh dy paleshe …nje rast i ngjashem i takon mes viteve 60 ku pas prishjes me ish Bashkimin Sovjetik …me ftese te Cu En Lait ish kryeministri i atehershem shqiptar Mehmet Shehu do te vizitonte Pekinin me nje taborr ministrash ne krah te tij… ….Une personalisht e njoh fort mire Mirenjohjen por edhe Bukeshkaljen….ndaj dhe sikurse reshtohem fort tek ata qe jane kunder atyre qe ende edhe sot ne shekullin e 21 vazhdojne te cirren e te ulerasin ”Dum Baben – Dum Baben” sic bente nje shekull e me pare rrebeli Haxhi Qamili …po ashtu vleresoj pa asnje lloj para gjykimi ndihmen e vazhdueshme e te gjitheaneshme qe Turqia e populli mik turk ju kane dhene Shqiperise e shqiptrareve vecmas ne keto 30 vite te post komunizmit te tyre plot halle…Te ndertosh ne Shqiperi [ vec xhamive] …edhe shkolla, spitale, rruge, shtepi per te demtuarit nga termeti, te investosh ne infrastrukture, te asistosh ne ndihma per arsimin, shendetesine, policine e ushtrine shqiptare etj etj absolutisht qe jane nje goxha ndihme e vyer qe populli shqiptar kurre nuk mund te mos i jete mirenjohes popullit turk e shtetit te Turqise …Sikurse shqiptaret kurre nuk e harrojne dot ndihmen e madhe qe ju dha vendit e popullit te tyre ne vitet e para te post komunizmit ish presidenti i atehershem turk Demirel e sidomos nderhyrjen kurajoze te ish kryeministres Tansu Ciller ne 97 teksa u a vuri kufirin tek thana serbo-grekeve ne perpjekjet e tyre djallezore per ndarjen e coptimin e Shqiperise permes rrebelimit te tyre komunisto-evgjit ne Jug te Shqiperise ……Por ti thuash kryeministrit bastard te sotem shqiptar Rama se….mos u merzit se Spitalin e Fierit qe do ta ndertojme ne do ta kesh gati para zgjedhjeve te 25 prillit ..sic i tha Sulltani Erdogan …Edvinit ne takimin e tyre publik teksa ministrat respektive firmosnin ”mareveshje” pa fund ne fusha te ndryshme….kjo jo vetem qe nuk shkon kerkundi pasi tingellon teper personale e mbi te gjitha eshte si te thuash… si nje lloj nderhyrje e drejteperdrejte e vete Sulltanit Erdogan ne zgjedhjet shqiptare te 25 prillit e nje dalje hapur fare ne krah e ne mbeshtetje publike e zyrtare e tij ne favor te Rames…Maredhenie ne nivelin me te larte ndershteteror i quajten Sulltani e Rama keto te sotmet mes Turqise e Shqiperise…madje shkuan deri atje sa ti cilesojne Strategjike e te rendesise se vecante…Edhe pse une nuk di te quhen strategjike maredhenie te tilla kur ti nderton tek une Xhami pa fund e tek Armiku im [Serbia ] derdh milona dollare investime dhe e furnizon ate deri ne gryke me paisje, armatim e teknollogji ushtarake per te me vrare mua….Ok…por tani qe ta marrim vesh njehere …cilet jane Aleatet e Partneret e vertete e te dores se pare strategjike te Shqiperise se sikur u bene si shume dhe normal e me llogjike te ftohte nuk mund te jene te gjithe njesoj se ndryshe u bene si kembet e Dhise…Shqiperia e Rames strategjike e te partneritetit te vecante i kane quajtur maredheniet me SHBA…me Italine, me Greqine e se fundi edhe me Turqine…hu me hu e gardh me gardh thote populli veshtire se shpeton dot pa tu ngulur njeri nga hunjte ne bythe…Dhe Shqiperia nder dekada ka nje lloj historie te dhimeshme e tragji-komike me keto lloj maredhenish te vecanta e ”strategjike” te saj …nisur qe nga ato me ish Jugosllavine ne mes vitet 40…me sovjetiket ne mes vitet 50 …me kinezet ne vitet 60-70 …etj etj …ku gjithnje e me shpesh i ka ngaterruar ”si pa dashje” miqte nga armiqte e saj…Kosova eshte Turqi…do te deklaronte pak kohe me pare gjate nje vizite te tij ne Prizren vete Sulltani Erdogan duke harruar kinse se gjaku i derdhur ne Kosove ishte i atij lloji qe Kosova te rikthehej ne trungun Ame e qe te quhej sic eshte quajtur jete e mot …Shqiperi e jo Turqi z.Sulltan…Dy vjet me pare po ky Sulltani i sotem Erdogan qe ”i dhimbset kaq fort Shqiperia” ne krye te nje delegacioni te stermadh me ministra, biznesmene e milionere turq u gjend ne Beograd e ku qe ne Aeroport teksa e prisnin Vucici me shoke deklaroi se maredheniet serbo-turke kane qene e duhet te jene me te ngushtat e me te mirat ne Ballkan …E me pas vijuan mareveshjet e frikeshme serbo-turke ne 1 miliarde dollare per ndertimin e Autostrades me te madhe te Serbise, investimet miliona dollareshe ne disa fusha e sektore kyc te ekonomise serbe.,..ndihma te gjitheaneshme ne disa sektore delikate e mbi te gjitha paisja e ushtrise serbe me armatim, paisje e teknollogji ushtarake bashkekohore turke etj etj…Dhenia Serbise e disa Droneve ushtarake prodhuar e ideuar ne Turqi prej vete Dhenderrit te Sulltanit Erdogan sikur e trashi se tepermi ”miqesine e sinqerte” serbo -turke aq me shume tek mendon se kunder kujt [vec Kosoves e Kroacise] ushtria agresore serbe do ta perdore armatimin e teknollogjine e fjales se fundit dhene nga Turqia vend anetar i aleances se NATO …nje shteti si Serbia mik , partner e aleat besnik e armik i Aleances euro-atllantike sic eshte Rusia?Te ndertosh vec Xhamia si deri me sot ne Shqiperi e ne Kosove…ti thuash Shqiperise se ti je vendi Mik per koke i imi…e ti thuash Kosoves se ti je Turqi e nga ana tjeter te paisesh ushtarakisht armikun tim shekullor qe me ka vrare, prere e gjakosur jete e mot …kjo sikur nuk shkon e nuk qendron gjekundi apo jo z.Sulltan…?Sepse te ngresh ne mes te Tiranes nje Memorial ne perkujtim te atyre shtetasve turq qe rane ne mbrojtje te Sulltanit e te rregjimit te tij neodiktatorial …edhe kjo sikur stonon goxha nga cdo lloj kendveshtrimi apo jo ?Sepse te largosh bustin e portretin e te vetmit Hero Kombetar te Shqiperise…Skenderbeut nga te gjitha zyrat pritese te institucioneve tona me te larta shteterore sa here Shqiperine e vizitojne delegacionet turke te nivelit te larte kjo eshte sa poshteruese, fyese e ofenduese per shqiptaret, kombin e historine e tyre kombetare po aq edhe denigruese dhe kundershtuese kokeforte e ”maredhenieve te shkelqyera e vallazerore ” mes Turqise e Shqiperise e mes dy ”popujve vellezer” shqiptare e turq…Sepse te zgjatesh ndertimin e Xhamise se madhe ne Tirane ne permbi 5 vjet e ti thuash Rames se Spitalin e Fierit me mbi 1 mije shtreter…do te ta ndertoj yne ty perpara zgjedhjeve te 25 prillit pra veten ne krye te tre muajve kjo sikur nuk tingellon fort mire z.Sulltan apo jo?Sepse te flasesh per aleanca ushtarake, politike e strategjike mes Shqiperise e Turqise sot e tu premtosh turqve deri edhe baza ushtarake ne Jug te Shqiperise te nje rendesie te vecante …aq me shume kur dihen maredheniet tejet te tendosura te vete Turqise me Aleancen e vecmas me USA …kur dihen maredheniet e acaruara turko-greke …si dhe maredheniet e ”shkelqyera” turko -ruse e ku Turqia mesa duket per inat te sime Vjehrre ka kohe qe ka preferuar te flere me Mullixhiun…keto te gjitha sikur nuk shkojne per te mos thene qe jane nje lloj politike aguridhe e Tiranes e vecmas nje lloj maredheniesh aventureske te aventurierit Rama e te bandes se tij per te qendruar ne pushtet me cdo kusht …qofte edhe keshtu …permes ”ndihmes se Turqise” ndaj Shqiperise ku minimumi per ate qe ka sadopak mend ne koke duhet lexuar e kuptuar thjesh si ndihme direkte e personale e Sulltanit Erdogan ndaj si-te ngjashmit te tij buze Adriatikut…Edi Rames…Te kerkosh si shperblim per ”ndihmen turke” ndaj Shqiperise luften deri ne fund e pa kompromis e meshire kunder ”organizates terroriste” FETO …organizate kjo kundershtare e ashper politike e vete Sulltanit Erdogan e ta kushtezosh kete lloj ndihme turke ndaj shqiptareve me gjurmimin, kapjen e dorezimin e anetareve te FETO tek oborri i pa meshirshem sulltanor …kjo tingellon teper kanibale e antinjerezore per te mos thene haptazi fare…. e poshter …dhe qe bie ndesh me vete politiken e krye partnerit tone politik , strategjik e historik tonit nder dekada SHBA…plus edhe te shume vendeve te tjera te BE…pa diskutuar qe perben haptazi nje shkelje te rende e flagrante te te drejtave te njeriut …Dhe fatkeqesisht ”ashtu urte e bute e pa buje” Rama e banda e tij qeverisese prej disa vjetesh e mese njehere ja kane plotesuar kete deshire e kerkese Sulltanit Erdogan teksa kane kapur, dorezuar e ekstraduar e perzene nga Shqiperia me destinacion oborrin sulltanor jo nje por disa Guleniste te strehuar ne Shqiperi…packa se shume prej tyre kane qene thjesht arsimtare, doktore apo edhe biznesmene e shtetas dhe qytetare te ndershem e korrekt te Turqise e asgje me shume pervecse edhe kundershtare te rregjimit autokratik te Erdoganit …Pervec pa besise tipike te lloj- sojit te tij me kete rast Rama ka fyer rende e ka perdhosur post te tjerash edhe besen e mikpritjen e njohur shqiptare ndaj mikut e te huajt ne konak te tij…Per te gjitha keto e plot te tjera si keto me se fundi pyetjes nese Turqia e vecmas Sulltani Erdogan ne rastin konkret po ndihmojne Shqiperine e popullin shqiptar ao po ndihmojne rizgjedhjen e Rames serisht ne krye te qeverise shqiptare …une personalisht duke i gjykuar gjerat, ngjarjet etj me nje llogjike te ftohte e nga nje kendveshtrim krejt ndryshe e ne favor te vendit e te popullit tim gjykoj se …jo vetem qe Turqia dhe Sulltani Erdogan po ndihmojne krejtesisht e thjesht fare haptazi e publikisht Ramen por edhe me keq , me rende e ne menyre krejtesisht te pa pranueshme e abuzive e duke shkelur te gjitha llojet e standardeve nderkombetare ne maredheniet ndershteterore …Turqia dhe Erdogani po nderhyjne haptazi, dhunshem e ne menyre flagrante ne punet e brendeshme te Shqiperise e te shqiptareve duke kerkuar qe tu diktojne atyre ”permes ndihmes turke” nje vazhdimesi te llojit Rama ne krye te vendit te tyre…Te lidhesh sot kaq ngushtesisht me Turqine krejtesisht ne esence e ne llogjike per interesa te ngushta personale e politike dhe jo ne sherbim e ne dobi te kombit e te popullit tend …ne nje kohe qe ti me te drejte kerkon nje vemendje me te shtuar amerikane ndaj vendit tend e nje integrim sa me shpejte te jete e mundur ne BE e ne familjen europiane …e ne te njejten kohe qe vete maredheniet e Turqise jane ne nivelin me te ulet e me te erret te tyre nder dekada si me USA po ashtu edhe me pothuajse krejt Europen dhe shume afektive me Rusine e Putinit …kjo me se paku perben nje drite-shkurtesi politike dhe nje aventure te rrezikeshme ne politik-berjen e zgjuar e te mencur por edhe ne dobi te kombit e te popullit tend c’ka ta kerkon e ta dikton situata aktuale politike europiane e boterore e vecmas ajo Rajonale… Dhe ne kete aspekt perpos Nul …Rama eshte edhe nje shejtan e djall i neveritshem qe nuk le rast pa perdorur per te shfrytezuar gjithcka ne favor te tij ose sic thote populli eshte si puna e Ujkut qe lut Mjegullen ….Nuk po hyj fare edhe ne ”ate historine” 500 vjecare te roberise e te mbajtjes nen hyqem me zjarr e hekur , me shpate e diktat me dhune e perdhune te Shqiperise nga Perandoria Osmane e nga kjo lloj Turqie qe me se fundi tek e la te ”lire ” vilajetin e saj te vogel ballkanik e pranoi shtet me vehte pasi e kish lene me te varferin, me te prapambeturin, me te drobiturin , me analfabetin, me injorantin , me te pa zhvilluarin e me te humburin ne Europe ! …Dhe te gjitha keto jo per faj te Shqiperise e te shqiptareve por krejtesisht ”per merite” te mikut te tyre per koke Turqise e Sulltaneve te saj te Stambollit … Ndaj jam mese i bindur ne gjykimin tim se e gjitha kjo qe po ndodh ne ”maredheniet e shkelqyera” shqiptaro – turke [ lexo Rama – Erdogan]… eshte sa e pa pranueshme po aq edhe e denueshme …ndaj dhe per kete lloj ndihme turke ndaj tyre jam serisht e plotesisht i bindur qe Shqiperia e shqiptaret as kane pasur, as kane e as do te kene nevoje kurren e kurres…A.R.DOSTI

BURIMI :https://www.facebook.com/adriatik.dosti.1

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

December 30, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Ndue  BACAJ

80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , Malesisë e  Shqiptarisë do të “vishej” në zi , per  humbjen e  njëres nga mendjet e pendat më të ndritura të letersisë , artit , kulturës, historisë ,filozofisë , enciklopedisë , publicistikes , satires , diplomacisë dhe mbi të gjitha shqiptarisë.. . Nji she lotësh lagu mbarë Shqipninë. E vajtuan vllaznit , e vajtuan miqët, e vajtuen Zanat , e vajtoi Kombi… Vorri i Fishtës (deri që ja shkatërruan dreqnit e kuq komunist më 1967, N.B.) dukej se thoshte: Shqiptarë , harroni ça ju ndanë e ça ju largon e kujtoni vetëm ça ju lidhë e ju bashkon.!:. Fishta qe një bir i vertetë i polemit të tij bash nga kjo rrënjosje te truelli i vet aty u bë… poeti kombëtar i Shqipërisë. Veçse ç’i fali vendi poetit , ky ia perligji në trajtë të finiksuar  të artit . Sepse vepra e tij u bë pasqyra  besnike , fytyra e kthejlltë e gjith vërtetësisë etnike, trimërisë së ashpër , burrërisë luftarake , krenarisë raciale që ka mundur të ruejë  gjer sot  jeta shqiptare …. Lahuta është dhiata e shtrenjtë e poetit lënë trashigim nipnisë s’kohëve të vona ende për të lind… Ndërsa albanologu i shquar shqiptar (Eqerem Çabej) do të shkruante: “Lexova Lahutën e Malcisë dhe u mahnita. Jam gati të bëhem katolik për hir të Fishtës”. (At Daniel  Gjeçaj, Gjergj Fishta , jeta dhe vepra, fq.258, botime franceskane , Shkodër 2007)

Vepra e Fishtës është e madhe, e larmishme, (në libra, revista, gazeta , parlament , konferenca kombëtare e nderkombetare e tj…), është edhe dy dimensionalëshe , toksore e me trajta hyjnore që pershkruhet fund e krye nga afshi i pashuar patriotik në perjetësi. Lahuta e Malcisë është një nga kulmet e veprimtarisë së tij , letrare , historike e mbi të gjitha patriotike… 

Por me gjithë  veprat  letrare , artistike , publicistike , filozofike , historike ,diplomatike  e mbi të gjitha patriotike, At Gjegj Fishtes, mbas ardhjes në pushtet të  dreqnëve të kuq (1944-1991) siç e quante ai komunizmin , ata per hater të sllavëve, i ndaluan librat ,  i shkatërruan  vorrin , por nuk munden kurr ti shkatërrojnë vepren e tij  që në popull quhej dje , quhet sot , e do të quhet nesër “Ungjilli” i atdhetarisë…

Në këtë shënim të vogël memoristik në pervjetorin e 80 të vdjekjes të at Gjergj Fishtes nuk po mundem pa cituar disa vargje dhimbje që i kushtohen zhvarrimit (dhunimit)  të vorrit të Fishtës gjatë ç’mendurisë ateiste (1967…):

Kur të varrosen ,

edhe gurët kjanë!

Kur të zhvarrosen,

të shkelen e shanë!

Eshtnat rrugicave ,

prap i gëlltiti dheu,

dhe ti mbete pa vorr,

 si Skenderbeu!

Tashti dikun në qiell,

me shgun frati,

pret e shikon përposht

se ç’rrengje punon fati… (Tringë Dukagjini, Pogradec ,1976, At Daniel Gjeçaj , po aty , fq.254)

Fatkeqësisht ne malësorët  e Malesisë Madhe që duhet të ishim të parët në perkujtimin e pervjetorëve (të lindjes e vdekjes) të At Gjergj Fishtes , në promovimin e vlerave të vepres tij , si dhe në memorizimin e perjetsimin e emrit të ketij “Homeri” shqiptar , që perjetsoi  historinë tonë  në “Iliaden” Lahuta e Malësisë  , ne malësorët jemi ndër të fundit… Nuk kemi asnjë shkollë , shesh , rrugë apo institucion në Bashkinë e Malësisë së Madhe që të kenë emrin e at Gjergj Fishtes. Gjithashtu nuk kemi asnjë bust  memorial apo diçka tjeter të ketij kolosi të mendimit e veprimit , që të jenë vendosur në  kryeqendren e Bashkisë Malësi e Madhe (Koplik) apo në qendrat e njesive administrative të Bashkisë.  Siç e kam njoftuar edhe më heret në vitin 2021, që është 150 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtes, kam pergatitur të publikoj një monografi me “afsh malësori”, në nderim të ketij patrioti pendë artë të kombit shqiptar , që ne malësorëve në veçanti na nderoi lavdroi , besa drua edhe burrëroi pak më shumë se duhet, e kjo më duket se është “arësyeja” që nga “qielli” Fishta më duket se na thotë : “ Ata  burra trima, të urtë e atdhetar  malësor  të cileve u kendova nuk paskan lanë  kurrkënd  mbrapa…”.

Malësi e Madhe me 30 dhjetor 2020

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Aktor të mrekullueshem,gjithmonë të befasishem me humor.(Foto..)

December 29, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Qazim Çela e Gac Kodrina

Kur i prezantuan ne nje shfaqje ne France si aktore te Shkodres, ata nuk ngurruan aspak ta korrigjonin moderatoren duke i thene se vinin nga Malesia e Madhe. Kjo u shoqerua me duartrokitjet e zjarrta te publikut. Gac Kodrina dhe Qazim Cela jane dy aktore te mrekullueshem, qe kane krijuar nje dyshe te pandashme ne skene. Plotesojne me se miri njeri-tjetrin dhe nuk shterrin asnjehere duke shkaktuar me interpretimin e tyre buzeqeshje te dala nga shpirti i spektatorit. Jane njohur ne fermen “Perlat Rexhepi” dhe me pas me qindra shfaqje jane mirepritur nga artedashesit. Kane fatin e mire qe tekstet krijohen nga vete Qazimi. Me dhjetra botime te tij jane shfrytezuar per te krijuar vepra te mrekullueshme ne skene, kryesisht komedi, te cilat jane luajtur nga nje kast profesionistesh te tetarit “Migjeni”. Permes nje interviste, e cila shoqerohet vazhdimisht nga notat e humorit, ne do te sjellim ne kornizat e nje emisioni gjithe jeten e tyre artistike, momentet me kyce dhe ato me delikate, te papriturat ne skene, arsyet e mos marrjes se vizes amerikane, pritja qe iu be ne Londer, etj. Na ndiqni, se shpejti, ne ekranin e Albdreams tv.Pervec transmetimit ne paketen TVALB ne USA dhe Canada, ju do e gjeni materialin te plote ne fb ne adresenhttps://www.facebook.com/albdreams.televizion.90, ne transmetim direkt ne (albdreamstv.live), gjithashtu edhe ne rrjetin VIMEO.Shikim te kendshem! Pregatiti Kozeta BRUÇI

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

REVISTA AMERIKANE “LIFE”KONSTATON SE NËNA TEREZE ËSHTË KRIJESA MË E PËRSOSUR MORALE DHE NJERËZORE E TË GJITHA KOHRAVE

December 25, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Gjekë Gjonlekaj/New York

Revista e njohur amerikane “LIFE” botoi këto ditë një numër special. Kjo është njëra prej revistave amerikane më të ilustruara dhe është shumë e njohur për fotografi të të shkëlqyeshme. Ç’prej Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të viteve 70′ kryeredaktor i kësaj reviste për ilustrime fotografike ishte fotografi gjenial shqiptar Gjon Mili. Në vjeshtën e vitit 1961 Gjon Mili kishte botuar në këtë revistë një fotografi të një  demonstrate shqiptaro-amerikane kundër shovinistëve greko-amerikanë të cilët atë ditë demonstronin kundër kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, i cili mbante fjalimin vjetor në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme në Kombet e Bashkuara. Shqiptaro-amerikanët shumë javë më përpara ishin përgatitur të protestonin kundër kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu. Por përpara se të fillonin demonstratën e tyre atje, ishin vendosur demonstruesit greko-amerikan me parullat e tyre vorio-epiriote dhe kërkesat e tyre për Korçë e Gjjirokastër dhe pjesët e tjera të Shqipërisë.  Në këtë rast shqiptaro-amerikanët antikomunist u vërsulën kundër shovinistëve greko-amerikanë. Përleshja midis shqiptarëve dhe grekëve kishte qënë shumë e ashpër, bile në ato momente dhune kishte ndërhyrë policia amerikane. Gjon Mili kishte vajtur atje për të fotografuar zhvillimet përpara OKB-s. Një polic amerikan goditi në kokë me shkop të fortë prej gomi një shqiptar. Goditja kishte qënë tepër e rëndë dhe gjaku i kishte shkuar curril përpjet dhe në atë çast Gjon Mili e kishte fotografuar atë sekond të trishtuar. Pra ky ishte gjenialiteti i Gjon Milit që mund të fotografonte momentet të më pak se një sekondi. Këtë forografi historike Gjon Mili e kishte botuar në LIFE magazine. Në kohën kur punoja për VOA (Zëri i Amerikës) e kam vizituar këtë revistë dhe kam gjetur atje shumë fotografi, bile edhe fotografinë e Enver Hoxhës duke mbajtur fjalim në Konferencën e Parisit në vitin 1946. Gjon Mili kishte qënë në atë Konerencë si fotograf i revistës LIFE.   

Sivjet kjo revistë botoi në faqe të parë një tjetër fotografi të mrekullueshme të 12 personaliteve të njohura të botës por në krye të faqes botoi fotografinë e Nenës Tereze. Titulli i këtij numri special është: “100 NJERËZ QË SHNDËRRUAN BOTËN”. Në këtë revistë prej 112 faqesh u botuan fotografitë dhe biografi të shkurtëra të 100 personaliteteve më të njohura të botës. Kapitulli i parë i kësaj reviste mban titullin: “Figurat Fetare dhe Mbretërit e Filozofët”. Portreti i parë  dhe kryesor është Nëna Tereze. Pastaj vijnë fotografitë dhe biografitë e Abrahamit, të Konfuçius, të Aristotelit të Jezu Krishtit, të Muhamedit  të Mahatma Gandit e kështu me radhë. Në kapitullin e dytë janë botuar gjithashtu forografitë dhe biografitë  e “Udhëheqësve të zgjedhur ose jo”, të  mbretit Khufu, pastaj Lekës së Madh, Kleopatrës, Konstandinit të Madh, Napoleonit, Hitlerit , George Washingtonit, Leninit  Winston Churchillit e Mao Ce Dunit. Në këtë kapitull bën pjesë Martin Luther King Jr. dhe Gorbaçovi.

Ndërsa kapitulli “SHKENCA, SHPIKËSIT DHE ZBULUESIT” fillon me fotografinë dhe biografinë e Thomas Edisonit, të Gutenbergut, të Leonardo da Vinçit, të Kopernikut, të Galileos të Newtonit, të Pasteurit, të Rotengenit, të Freudit, të Fordit, të Curie, të Bellit, të Marconit, të Einsteinit, të Steve Jobs dhe disa të tjerëve që ishin shquar për shpikjet dhe zbulimet e tyre shkencore.

Kapitulli IV në këtë revistë titullohet: “IKONAT e KULTURËS”. Ky kapitull fillon me Homerin, vazhdon me Marco Polon, Mikelangjelon, Shekspirin, Beethovenin, Dikensin, Marksin,Tolstoin, Pikason, Joysin, Stravinskin, Eleonora Roosveltin, Çarli Çaplinin, Louis Armstrongun, Linbergun, Elvis Preslin, Muhamed Aliun, Ted Turner, Opra Winfrey dhe disa personalitete të tjera. Dhe në fund të revistës LIFE është botuar një fotografi dhe biografi e grupit muzikor: “THE BEATLES”. Në faqen e fundit është botuar fotografia e atletit më të madh të shekullit XX, Muhamed Ali. 

Për kombin shqiptar është një nder i veçantë që revista LIFE ka përzgjedhur bijën tonë Gonxhe Bojaxhiun si krijesën më të përsosur morale,njerezore të të gjithë kohërave. Nëna Tereze sipas kësaj reviste ka bërë ndryshimet më të mëdha për të mirën e njerëzimit. Është nder i madh për kombin tonë që Nëna Tereze-Shëjtëresha e Kalkutës vlerësohet në këtë mënyrë. Emëri i saj e nderon popullin shqiptar sot përgjithmonë. 

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Selitë partiake diktojnë çdo gjë

December 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Agim Vuniqi
Korrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.
Agim Vuniqi Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor e kaluan fazën e tranzicionit me shumë mund, të ngulfatur nga vala e krimit dhe korrupsionit. Si duket “demokracia” parlamentare për vendet e ish taborit socialist ishte drrasë kërcyese për të krijuar pasuri enorme. Kosova ishte diç tjetër, zgjedhjet lokale dhe ato qendrore filluan dhe përfunduan, me premtime të papërgjegjëshme, me recitale, dhe garim i mujsharëve që përqafuan sistemin zgjedhor proporcional me lista të mbyllura, duke krijuar kështu nga servilët partiakë-pushtetarë, të pasurit ekskluziv. Sistemi zgjedhor pas çlirimit ishte një debakël i vërtetë që u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Sistemi zgjedhor proporcional me lista te mbyllura krijoi shoqërinë e mbyllur, papëgjegjësinë institucionale, vjedhjen, korrupsionin, anarkinë. Krijoi brezin e politikanëve servilë, ngase të gjithë ishin të zhytur thellë ne vorbullin e krimit, duke vendosur bordet në ndërmarrjet publike sipas kriterit partiak, dhe kështu u përbuzë në skajshmëri kriteri i aftësisë dhe përvojës shumëvjeqare në punë. Edhe tash selitë partiake diktojnë çdo gjë: doganat, policinë, drejtësinë, burgjet, ndërmarrjet publike…, e çuditshme, apo jo? Dhe përsëri “vezirët” politik angazhohen ta ruajnë statusin e të paprekshmëve, edhe pse gishti tregues i korrupsionit të hapur drejtohet në ta. Tash së fundi kanë filluar të dëgjohen prap “klithjet” per votimin e presidentit partiak, apo presidentin e marreveshjes “Zajednica”. Edhe tash ata largojnë qytetarin sovran nga zgjedhja e drejtperdrejt e presidentit unik, dhe asnjëherë asgjë nga fjala e qytetarit, nuk ka referendum, dhe ashtu ata aludojnë të krijojnë shurdhmemecin votues.. Përçudshëm si mund të luajnë aq lehtë me jetën e qytetarit, me të ardhmen e tij. Edhe këtyre ditëve u dëgjuan shumë fjalë për zgjedhjet, u zëvendësua retorika politike e pavarësisë me atë të zgjedhjeve reja “të lira”, tingllojnë shumë keq këto fjalë, kur aq shumë u mësuam me fjalorin e përditshëm pavarësi, dhe në çdo tubim të çfarëdo karakteri: sportiv, kulturor, edukativo-arsimor, shkencor…, i referohej pavarësisë, edhe pse çdo gjë mbetë në fjalë. Korrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve. Bajlozët e UNMIK-ut, të siguruar me imunitet diplomatik, komandonin vendorët dhe micëronin ndihmat dhe donacionet e dedikuara për Kosovën, me ndihmën e vendorëve, ngase veprimet e tyre nuk u nënshtroheshin ligjeve vendore, por as gjykatave vendore. Si duket demokracia e instaluar në Kosovë, kishte tjetër përmbajtje dhe qëllim, nga të zgjedhurit u krijuan vartësite, duke bërë yrysh në log të “mejdanit”, hyçmet, uzurpim e plaçkitje. Si të kuptohet atëherë, vërtetë, domethënia e demokracisë parlamentare dhe sistemit zgjedhor, nëse është ashtu. Nëse ligji nuk zbatohet, dhe askush nuk përgjigjet para ligjit, atëherë garat zgjedhore dhe listat zgjedhore janë të pakuptimëta, ashtu si është i pakuptimshëm edhe zgjedhja e organit legjislativ ligjvënës, kuvendit. Lind pyetja nëse ata që kryejnë detyrat me përgjegjësi “shtetërore” nuk i dijnë detyrimet e veta, atëherë atyre duhet t’u jipet përshkrimi i detyrave të punës, përndryshe do të sorrollaten pa krye, duke mos ditur se cilat jane detyrat e tyre, për të cilat paguhen nga buxheti i konsoliduar i Kosoves, jo nga arkat partiake. Si asnjëherë nuk u shkon në mendje të mendojnë kush i paguan ata, anëtarësia partiake, arka partiake, apo ata paguhen nga tatimpaguesit qytetarë, dhe zakonisht është një logjikë shumë e thjeshtë kush të paguan atij i jep përgjegjësi, pra edhe detyrat e përditshme jane në interes të qytetarit votues, dhe atij që nuk voton, edhe ai është qytetarë, e jo në interes të partisë që përfaqësonë, duhet kuptuar edhe përgjegjësitë në atë nivel. Si duket të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, jo, partiake, ka thelluar jazin në mes të qytetarit dhe pushtetarit, dhe qytetari është krejtësisht i zhveshur dhe i pavlerë, ndërsa pushtetari ka monopolizuar çdo gjë, edhe mirëqenien e qytetarit. Të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, apo mos dashja e të kuptuarit, do të mbetet zorrë qorre edhe për të ardhmen e Kosovës, prandaj, do të ishte shumë e arsyeshme të bëhen ndryshime “minore” në sistemin zgjedhor, ai proporconal me lista të hapura. Sigurisht që do të ishin më me efekt po të shtohen kompetencat e kryetarit të vendit dhe ai të zgjedhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët (kriza institucionale në Shqipëri për zgjedhjen e presidentit, është edhe një argument më tepër). Kryetari i zgjedhur kështu do të ruante autoritetin institucional dhe do të vendoste për shumë prioritete, duke mbikqyrur kështu kushtetushmërinë e vendimeve, ai do të ishte personi më i pranueshem, nga qytetarët. Kështu do të zvoglohej ndikimi, aq i madh i liderëve partiak, dhe nga aq shumë liderë partiak do të kishim njëshin, që do të përfaqësonte shumicën shqiptare dhe minortitet.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Meditim nga një udhëtim në vendlindjen time

December 13, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Kur vij në Triesh  kthehem në origjinë

Gjekë Gjonaj

I lodhur nga  koha e pandemisë në Ulqin   në fund të vjeshtës dhe në  fillim të dimrit vendosa të largohem nga jeta e përditshme e qytetit të përgjumur  për të kaluar disa orë të paharrueshme  mes natyrës së virgjër malore në vendlindjen time të dashur në Triesh.  Këtë udhëtim e bëra për t’u  çmallur me vendin ku jam lindur dhe ku jam rritur.  Ku kam kaluar fëmijërinë dhe një pjesë  të rinisë,ku më kanë jetuar të parët e mi, mëmë e atë , vëllezërit  e motra, kushërinj e farefis, shokë e miq e bashkëvendës të tjerë. Për të gjitha këto dhe kujtime të tjera nga vendlindja  me kalimin e kohës   më  merrrë shumë malli. Kjo ndjenjë sa vjen e më  shtohet për çdo ditë e më shumë. Sikur të isha diku larg-larg në mërgim, në Evropë, Amerikë apo në kontinente tjera. Sepse kudo të jeshë jashtë vendit ku ke lindur  e ndien veten të vetmuar dhe të përvëluar për shtëpinë  e vjetër  lindjes me arkitekturën e veçantë të kohës. Të merrë  malli  për rrugët  e vjetra lokale , për shtigjet, për kapërcenjtë, për ograjat , për gurët e guralecat  e  fshatit, për gërmushat.  Për ujin e kthjethtë të krojeve dhe burimeve të pakta.   Për kaltërsinë  dhe gurgullimin e lumit Cem. Për shijen e gatimeve tracionale. Për bardhësinë e borës.  Për  grigjën e  dhënëve, vathën e bagëtive , për blegërimin e deleve, lehjen e qenve e  kokorisjen e pulave. Për të mbjellat e pranverës dhe korrjet e vjeshtës. Për kotecin e drithërave. Për  lojërat dhe vallet  popullore. Për ndejat e përbashkëta pasdarke. Pë kremtimin e festave tradicionale fetare e fisnore. Për pritjen dhe përcjelljen e miqëve. Për shoqet dhe shokët e shkollës. Për mësuesit që na i mësuan  shkronjat e para të gjuhës sonë të bukur e të ëmbël  shqipe. Për ajërin e pastër të  maleve të  zonës. Për aromën e bimëve e luleve shumënmgjyrëshe të gërshetuara me flladin e freskët nën hijet e lisave dhe drunjve të tjerë.  Të gjitha këto dhe meditime të tjera m’u ringjallën në momentin kur pas udhëtimit dy orësh nga Ulqini u ndala për një pushim të shkurtër në Qafë të Rozdecit, prej ku e shikon Trieshin  e bukur si në pëllëmbë të dorës.  Nga kjo pikë vrojtimi më mbërtheu një ndjenjë e pakapërcyeshme nostsalgjike. Para vetes  shoh një peizash  magjik, i cili më shoqëron në ato memente  me të papritmat e tij që më lënë pa fjalë. Bukuritë e relievit malor nuk më ndalen gjatë gjithë kohës. Sa herë që vij këtu kthehem në origjinë, mbase ky është Trieshi për mua. Kthimi te vetja. Kthimi te prindërit dhe vajza ime tashmë të ndjerë, të cilët njëri pranë tjetrit prehen të qetë në varrezat familjare në fshatin Nikmarash, bashkë me gjyshin dhe gjyshen. Kthimi në fjalët që më kujtohen nga fëmijëra, shumica e të cilave  më kanë ikur nga vemendja dhe nuk i mbaj mend të gjitha.

M’u kujtuan ata burra e burrëresha   që kanë lindur dhe rritur në këtë mrekulli të natyrës, mes tri maleve të larta, mes këtyre thepave , shkrepave e qetave  të cilët  kanë derdhur djersën e gjakun  në këta gurë të kufirit   dhe kanë ndërtuar shtëpi, kanë mbajtur familje, kanë shkolluar fëmijë dhe me shekuj kanë mbrojtur këtë truall të shenjtë, nga sulmet e  pushtuesve të huaj.

Rruga e re e rikonstruktuar dhe e asfaltuar  nga  Podgorica   e deri në Triesh, falë donacioneve  në shumë prej mbi  700.000 $ të mërgimtarëve trieshjanë në Shtete të Bashkuara të Amerikës    tashmë e ka shkurtuar largësinë në këtë  cep të Malësisë, që është harruar prej shumë vitesh nga shhteti dhe është vetmuar nga shpërngulja e popullatës. Kjo rrugë, dikur në gjendje të mjerë, në ditët e sotme është udhë e ndërtuar me parametra bashkëkohor  e mirëseardhjes për çdo mysafirë. Sepse Trieshi nuk është vetëm imi.  Ky vend  me njerëz të mirë, bujarë e mikpritës e dashamirës është edhe i juaji.  Trieshi i do mysafirët. Edhe ju do ta doni Trieshin kur ta vizitoni.  Andaj shkoni në Triesh vetë dhe do të bindeni  për çfarë theksova. Çdokush që vjen këtu  si individ apo si grup  është i mirëseardhur dhe i mirëpritur me kënaqësi të madhe. Kështu ka qenë më përpara. Edhe sot njerëzit gjithashtu janë shumë të sjellshëm, të dashur dhe të pasur shpirtërisht. Mirëpo të vish në Triesh  s’ka të bëjë thjeshtë me dëshirën time  të tashme apo të hershme , por me bindjen se kjo trevë shqiptare simbolizon një dimant të vogël  me vlera të mëdha  të historisë së kombit tonë, që e ka pasuruar trungun kombëtar në të gjitha fushat e aktivitetit të tij.

Nga leximet modeste që i kam bërë literaturës tone  historike , di se rrënjët e Trieshit  në histori shtrihen në disa epoka historike. Në fakt   Trieshi ishte një nga ato treva të vogla shqiptare, që i parapriu luftërave për çlirimin e shqiptarëve  nga zaptimi shumëshekulllor i ushtrisë  osmane turke dhe vuri themelet në pavarësinë e Shqipërisë. Ai pati shumë merita edhe në periudhën  midis dy luftërave botërore. Në atë periudhë kohore  banorët e tij u bënë njerëz të njohur në historinë e popullit  tonë, siç ishin vëllezërit Ivanaj e Athanas Gegaj në fushën e arsimit. Në rrjedhën e viteve  u shfaqën në skenën shumëmngjyrëshe të Trieshit   një numër i madh intelektualësh  që hapat e parë i hodhën këtu , të cilët rrezatuan me karrierën individuale me profesionalizëm në të gjitha fushat. Janë të shumtë ata trieshjanë të shquar  që janë dhe po bëhen pjesë në historinë e sotme ku shpresoj se  , nëse më lejon shëndeti, do kthehem më thellë dhe më gjerë për t’i përshkruar, duke qenë i vetëdijshëm se historia e Trieshit është shumë  më e larmishme sesa kaq. 

Këto vlera  të vendlindjes sime që i rrëfeva shkurt, ndoshta vetëm janë parathënia e atrye që më duhet të pasqyroj në të ardhmen për këtë trevë të lashtë  historike, që duhet të rinisë gjallërinë. Kam bindjen  se  ky truall, ashtu si ka ditur të jetoj në rrebeshet e kohërave të egra të kohës, me siguri do të dijë që të gjejë  një të ardhme  më të  mirë. Këto shkëndija shprese i pashë duke biseduar me disa trieshjanë  gjatë vizitës që i bëra këtij vendi  në këto ditë të trishta pandemie,ku nuk të duhen maskat.

 Trieshi   me histori unike, me trashëgimi të pasur materiale e shpirëtrore, me një thesar vlerash natyrore të paeksploruara deri më tani, me një zhvillim të  infrastrukturës mund të  kthehet  në një burim të ardhshëm për banorët e kësaj zonë. Gjërat bëhen njëra pas tjetrës. Besoj se Komuna e Tuzit në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi dhe të  mërgimtarëve trieshjanë do të bëjnë investime  të tjera për të përmirësuar ekonominë e tyre .

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

NJE MENDIM NDRYSHE

December 13, 2020 by Pafragje 1 Comment

Sokol PARRUCA – Çeshtja e dhunes te ushtruar nga femijet eshte diçka qe duhet analizuar me thelle. Ato femije jetojne me prinderit , qe ne menyra te ndryshme shfaqin pakenaqesite e veshtiresite e jetes , turfullojne me ofshama per hallet e tyre , ne prani te femijeve…dhe bejne pergjegjese qeverine , per gjithcka te mbrapshte qe ju ndodh…Dhe femijet , mund te mos kuptojne shumecka , po brengat e prinderve i kuptojne shume mire dhe shkaktaret e Palumturise se tyre…Prandaj , shperthimi i femijeve ka kete shkak si kryesor…dhe atyre nuk mund ti diktosh si ta shprehin gjendjen emocionale ne nje situate te tille. Ne kete kuptim , pretendimi qe femijet jane blere eshte sa i pallogjike aq dhe i neveritshem Mbi te gjitha , ne duhet te shqetesohemi , per shoqerimin e mbajtjen e tyre ne rajonet e policise…Mbajtja e mbi dhjetra te miturve aty eshte tronditese , uleritese…Si mundet ti perballosh ato nekete moshe , shume prej tyre as kane arrire moshen e pergjegjesise penale, me forcen e dhunen policore…A e kuptoni o te paudhe , sa per keq ndikon ne psikologjine e tyre terrori , dhuna e frika policore…Ne doni ti humbim , ti bejme neser kontigjent te krimit vazhdoni …dhe shoqeria do ta vuaj oapergjegjnerine e veprimeve tuaja…Vetem dashuria e mirekuptimi bejne efektin e duhur edukativ …dhe atehere kur ndodhemi oara rasteve te tilla , si ne Shkoder e Tirane…Duajini femijet dhe kur gabojne

BURIMI: https://www.facebook.com/profile.php?id=100009591905874

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Ku po SHKOJMË..?!

December 13, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Sajmir Çoku – Humbja e shpresës, kriza e besimit, shpërlarja e trurit politikisht bashkë me kërcënimin e bukës e gojës, janë edhe arsyet kryesore pse sot po na qeverisin Bandat Politike për 30 vjet me vetë “Bekimin” e votave tona që me hir e pahir po mbajmë në PUSHTet Llumin më të Ndyrë të racës njerëzore dhe Politike..Vrasja e të riut 25 vjeçar që shumë po e etiketojnë sipas oreksit të vet, nuk është gjë tjetër veçse një “vepër” e radhës e Krimit të mirëorganizuar Shtetëror të kësaj Bande Qeverisëse që duket se ka marrë përsipër ti japë edhe “Grushtin” final këtij vendi.. “Djegia” e vendit është i “vetmi” SKENAR “Efikas” për të mbuluar Mega-vjedhjet shumë Miliardëshe të Bandave Mafioze Qeveritare në këto 3 dekadat e fundit që po e çojne ekonominë e këtij vendi të shumë përvuajtur drejt një Falimentimi katastrofik.. !Për fat të keq Historia po përsërit vetveten..Asgjë nuk ndodhë rastësisht..Gjithë “suksesi” i kësaj klase Politike në këto 30 vite “demokraci” të menderosur, nuk është veçse Humbja e besimit dhe e shpresës së një populli që për më tepër vuan edhe nga “amnezia” afat-shkurter e historisë që po përsëritet sa herë që PUSHTeti kalon nga njëri “krah” Politik tek tjetri.. 2 Prilli 1991 me vrasjen e Krimit shtetërore të 4 të rinjve te pafajshëm të Shkodrës, (vrasësit e tyre jo vetëm që nuk u dënuan asnjëherë, por sot janë në postet më të larta të PUSHTetit qeverisës..). Marsi i 1997 që erdhi si Mallkimi më i keq i këtij vendi.. (që shënon numrin më të pa imagjinueshëm të viktimave në vazhdimësi prej 23 vitesh si pasoje e shpërndarjes së armëve në duart e super kriminelëve ordinerë, dhe kush e di deri kur do vazhdojë akoma ky Mallkim..)!9 Janari 2004 i tragjedisë detare me humbjen e 28 jetëve të pafajshme që ishin të detyruar të kërkonin një jetë më të mirë larg vendlindjes.. (asnjë i akuzuar apo i dënuar nga fajtorët e vërtetë..).15 Marsi 2008 GËRDECI, Bomba që ju plasi në duar Qeveritarëve Mafiozë ku u vranë 27 njerëz të pafajshëm dhe u plagosen me dhjetëra e dhjetëra të tjerë.. (sërisht as në këtë tragjedi nuk u fajësua apo dënua askush, përkundrazi vazhdojnë të drejtojnë në postet më të larta qeverisëse dhe partiake..)!21 Janari 2011 me vrasjen e 4 demostruesve të tjerë po nga Krimi shtetëror.. (përsëri asnjë i dënuar, përkundrazi janë “shpërblyer” me postet më të larta qeveritare dhe partiake..).Dhe sa e sa krime të tjera të “dirigjuara” nga PUSHTeti politik që nuk do të zbardhen kurrë, eshtë treguesi më i qartë se ky vend po shkon drejt Katastrofës finale te Falimentit që do të vërë pastaj në diskutim edhe Egzistencën ose Jo të Shqipërisë në hartën gjeo-politike të Europës.. Është e turpshme se si politika gjen mënyrat ma perverse për te realizuar kapjen e PUSHTetit të tyre duke manipuluar edhe pafajësinë e “minoreneve..” të keq arsimuar jo pa qëllim prej 3 dekadash për ti degraduar lehtësisht në militantë politikë të tipit “halabakë..”! Për gjithë sa kam shkruar më lart, më vjen ndër mend një fjalë e urtë nga Fishta i Madh që thotë: “shqiptarët janë ashtu siç i don armiku..”!

BURIMI : https://www.facebook.com/sajmir.coku.9

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Kush po na vret….

December 11, 2020 by Pafragje Leave a Comment

….Nuk po na vret thjesht ai polici injorant , qorr e kriminel …fanatik e militant partie ku pertej edhe budallallikut te vet e ku per nje rroge e nje pale kepuce ”gjermane” eshte i gatshem te vrase edhe femijen e vet…As ai polici qe ”shkeli rregulloren” e nuk e pa viktimen se ishte nate por po ne kete nate te erret pus arriti te ”zbuloje ” se viktima kishte me vehte nje pistolete te cilen ja drejtoi atij ndaj dhe kamikazi i Rame – Lleshit qelloi per vetmbrojtje [???]…Nuk po na vret as ai ”njeriu i rendit” me uniformen blu qe shkrep thjesht kembezen e armes e qellon ndaj qenieve njerezore sikur po gjuan per Derra te eger ne pyllin e Martaneshit …As ata te gjore police – viktima qe ruajne plantacionet e Hashashit te Rame – Lleshit …e qe dje benin te njejten gje edhe per Saimir Tahirin e Fatmir Xhafen…Ne po na vret ai lloj polici per te cilin Ministri i tij plasi duke thene se tek cdo polic, sjellja veprimi e qendrimi i tij do te shihni fytyren time ….[???]….Dhe sa here e ke pare fytyren kriminale te ketij Ministri o popull dhe serisht ke heshtur ndaj dhe ai vazhdon te te vrase kesisoj…pa ju dridhur dora fare e pa i punuar mendja e llogjika kerkundi …ok..Ne po na vret se pari Rama qe eshte kthyer ne Kryepolici i Shqiperise e po e perdor e po e con per Lesh – Lleshin e tij…duke e ndersyer kunder shqiptareve si puna e atij Qenit Bulldog kur e leshojne nga zinxhiret….Ne po na vret Gjenerali pa spaleta qe dje na helmoi femijet ne gjume ne Paskuqan e Bathore…qe goditi, rrahu e plagosi edhe nje deputet te PD para do muajsh ne protesten para Parlamentit… e ju vuri shkelmin ne fyt e i lau ne gjak protestuesit mbrojtes te Teatrit…Po na vret ai lloj Ministri qe pa as me te voglin respekt per Policine e policin e thjeshte te saj arrin e i thote ne mes te Parlamentit nje Deputeti se ti….polic ke qene e polic do vdesesh…Ne po na vret nje lloj – monstre Minister qe i thote nje femre, nje nene e nje gruaje ne nje studio televizive se …me zure ngushte e s’kam c’te bej se je femer…Ne po na vret nje Nene -qe shperfytyrohet totalisht pas nje takimi me Drejtorin e pergjithshem te policise z.Veliaj …se ciles pasi i kane rrahur brutalisht femijen adolishent qe thjesht bente vrap nga Liqeni …dhe nga deklaratat publike se per dhunim te femijes se vet e per fyerje te rende prej Drejtorit te madh te policise …do te shihej me te ne Gjyq…..e fal ate, behet bashkepunetore me te e madje sot ka pranuar te vishet police duke bere kesisoj hasha dhimbjen e nderin e femijes se vet …Ne po na vret nje fare gazetaruci me pantallona te ulura e pa breke me emrin Alfred Lela qe njehere i fal rrahesit kriminele te tij…njehere ju kerkon vetem ti kthejne bicikleten e njehere tjeter i puth menderen kryeurdheruesit te rrahjes se tij …kryepolicit me uniformen e kryeministrit Rames…Ne po na vret nje zv.drejtor i madh policie qe edhe pse me Dosje te zeze si bashkepunetor i sigurimit te shtetit ftohet ne studion bordello Opinion te Fevzo-faqeziut e kerkon te shfajesoje agresorin e vrasesin e tij kriminel e te fajesoje viktimen …Ne po na vrasin vrases profesioniste e kriminele me dhe pa uniforme nga te gjitha anet …me dhe pa pushtet .. diten por edhe naten…ndaj …Dy duar per nje koke o popull …mbro veten tende se ai shtet e ajo qeveri qe ke ne krye nuk po te mbron por po te vret cdo dite, cdo muaj e cdo vit e per vite me radhe… Neser te gjithe bashke o shqiptare ne proteste te fuqishme e jo thjesht per te kerkuar doreheqjen e Lleshit por per ta terhequr zvarre Lleshin sot e qe neser pas tij per ta permbysur e rrezuar njehere e mire ATE qe qendron siper Lleshit dhe qe per hir te mbajtjes me dhune te pushtetit urdheron Lleshin e Lleshat e tjere per te vrare popullin e tij…Mos prisni 25 prillin …deri atehere do te jete shume vone e Rame – Lleshat do kene vrare edhe plot te tjere si puna e atij djaloshit te pa fajshem te Laprakes.,…Sepse duke i lene kriminelet me pushtet kaq gjate mbi kryet tona dhe me idiferencen tone te pa faleshme ne fund te fundit o shqiptare ne po vete vritemi e po vrasim veten tone pa qene fare nevoja te na vrasin ata …A.R.DOSTI

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 206
  • Next Page »

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU
  • Si po zhduket gjuha shqipe…!?

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in