ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Lufta e Koplikut ndryshe Kumti i një qëndrese si krenari identiteti

August 27, 2010 by Pafragje Leave a Comment

Kadri Ujkaj

(Vështrim kritiko­historik)

– Simpoziumi shkencor kushtuar 89 ­vjetorit të Luftës së Koplikut­

Së pari krejt sinqerisht dua të përgëzoj Bashkinë Koplik,kryetarin  e saj z.Ramadan Lika,në veçanti Këshillin Bashkiak,me kryetar zotin Dritan Hysa, si organizatorët e një veprimtarie të tillë me karakter shkencor, si ky simpozium, kushtuar 89­Vjetorit të Luftës së Koplikut,ngjarje, e cila për të qenë të saktë me realitetin, përjetoi për dy dekadat e fundit thjeshtëzimin për të mos thënë injorimin,edhe pse vjen mes nesh e njohur si vlerë autentike e historisë dhe e identitetit tonë sa si malësor,po aq  kombëtar.

Duke rikonfirmuar rëndësinë një përpjekjeje hulumtuese si kjo për të evidentuar njërin prej momenteve  më interesante të historisë së kësaj  treve,si studues dhe publicist ndjehem i plotësuar brenda vehtes në kuadrin e këtij evenimenti shkencor,me vetëdijen për t’i kontribuar me seriozitetin e

duhur afirmimit të vlerave tona sa historike,sa kulturore si trevë  si njëri  prej bijëve të Malësisë së Madhe .

2.

Vërtet Historia e Malësisë së Madhe gjatë periudhës totalitare mund të thirret si një histori e cungueme,çka as nuk mund të pretendohej ndryshe kur ne ishim të privuar nga e drejta për të komunikuar me njëri­ tjetrin, edhe pse të kufizuar pesë herë me vetvehten.

Megjithatë do të thoja se kushdo që ka patur rastin të shfletojë rreth kësaj treve do të ketë përjetuar si unikal kodin e saj vetqeverisës,të llojit të vet, i cili ,siç dihet, thirrej Kanuni i Lekëve.të cilin një  studiues gjerman e quante si kushtetutë moderne e kohës së vet.

Nga ana tjetër nuk mund të mos theksohet as fakti tjetër si rast unikal historik që Malësia e.Madhe, e prirë nga legjenda e maleve tona, Dedë Gjon Luli, do të   ngrinte lart, pas 450 vjet robërie flamurin shqiptar në majën e Bratilës­ Deçiç­Grudë, më 6 prill 1911.

Ky qe një akt madhor historik  drejt 28 Nëntorit 1912,Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Sikurse dihet se kryengritja antiosmane e Malësisë së Madhe e vitit 1911,krahas asaj të Vlorës dhe të Dibrës, do të ishte prologu dhe promotorri imponues ndaj Perandorisë Osmane dhe faktorit ndërkombëtar për njohjen nga Fuqitë e Mëdha të kësaj pavarësie,shpallur nga Plaku i Vlorës,diplomati i shquar, Ismail Qemali.

Duke tentuar të njihesh me realitetin e një historie të tillë nuk mund të mos ndjesh po aq brenda vehtes dhimbjen që ende sot,ne malësorët,sikur

vetë kombi ynë në epokën e posthistorisë vazhdojmë të kemi ende të pazgjidhur Çështjen tonë Kombëtare,një precedent në tërë Evropën.

Çka natyrisht nuk do të zgjidhet kurrë ndryshe, vetëm përmes dashurisë dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm për të njohur dhe justifikuar vetvehten si

pjesë integrale e Evropës  së  Re . “Në se nuk di nga vjen, nuk di se ku do të shkosh”,­thoshte Seneka

Pikërisht një e vërtetë e tillë po aq sa dëshmon po aq edhe konfirmon përmasat e një evenimenti shkencor si ky , Sikurse dihet fati ynë historik ka qenë një dhimbje e tërë,ndryshe një histori dhimbjeje, edhe pse  argumentohet që ne shqiptarët, i kemi falur aq shumë humanizëm dhe histori vlerash të tëra civilizimit evropian.

Kodi i këtij fati tragjik të një kombi si yni,gjymtyrë të të cilit mund të themi pa kurrefarë kompleksi,edhe pse jemi njëri,mos më i vjetri komb në këtë rajon të Evropës që quhet Ballkan,sot po shkojnë ndoshta drejt shuarjes si të tilla,si shqiptare ,sadoqë kanë gjakun e vetë të derdhur brenda atij kontributi që sot po përkujtohet si Lufta e Koplikut.

Askush nuk mund të mohojnë se  ne shqiptarët,siç shprehet studiuesi i njohur frances Mateu Aref, jemi pasardhësit e pellazgëve hyjnorë sipas Homerit,siç jemi po aq autoktonë  në këto troje 6000 deri në 3000 vjet para.

3

e.re sipas mjaft studiuesve grekë,d.m.th shumë kohë përpara grekëve,siç insistonte Herodoti.historiani i lashtësisë helene.

Madje vetë Tuqiditi,historian dhe bashkëkohës i tij, i njohur për qëndrimin e tij shovinist, e pranonte se pushtuesi i parë i Peloponezit,Pelopsi,njëri prej grekëve të vet më të lashtë,ishte një i huaj i ardhur nga Azia dhe jo autokton, siç ishin pellazgët.(A.Mateus “Shqiperia­Odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen”fq.150).

Megjithatë Evropa plakë gjatë shekujve të shkuar kultivoi, krejt padrejtësisht, prioritetin e civilizimeve të fqinjëve tanë në kurriz të së vërtetës historike të vlerave të civilizimit tonë .

Ndryshe civilizimit të stërnipave të Heroit tonё Kombёtar,Gjergj Kastriotit ­Skënderbeut,”Kapiteni i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë”,”njëri nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më faqebardhë dhe më të mëdhenj  të të gjitha kohërave, që për afro 25 vjet rrjesht me aksionin e tij prej strategu gjenial mbrojti Romën,Evropën dhe qytetërimin evropian nga katastrofa e tmerrshme aziatike dhe rrënimi i plotë”,sipas Falmerajerit

Megjithatë: ” Fuqitë e Mëdha e panë më të udhës,që shqiptarët t’i shpërfillin ,qoftë për t’i braktisur,qoftë për t’i zhvatur,qoftë për t’ia dhënë si

monedhë këmbimi atij që ka kërkesë të fortë ose atij që jep çmimin më të mirë apo më të shtrenjtë  në tregjet ndërkombëtare” siç shprehet studiuesi i shquar francez,Mateu Aref.(Vep,cit.po aty)

Dhe në këtë kontekst, në se kjo Evropë nuk njohu as gjysmën tonë në vitin e mbrapshtë 1913,po aq kjo njohje ishte totalisht e ekspozuar para asimilimit, në se do të mungonin komponentë të tillë brilantë të zotdaljes sonë si Lufta e Koplikut e 192O­ës,krahas Luftës së Vlorës dhe asaj të Dibrës.

U zgjata me këtë hyrje­parantezë në funksion të faktit që shqiptarët dhe malesorët,në veçanti, më shumë se kurrë kanë nevojë të njohin vetvehten për t’i shpëtuar përfundimisht kthetrave të kultkonjukturave,qofshin këto

edhe moderne, çka kërkon thyerjen e atij koncepti mjeran që trajtesa të tilla i quan të kapërcyera,madje anakronike,si tema historike në posthistori.

Me shumë të drejtë shkrimtari ynë i madh,I.Kadare thekson:

“Thonë disa,­ vazhdon Kadare­, se do të hyjmë në Bashkimin Evropian dhe do të harrohen këto, sepse do të jemi të gjithë bashkë .

Nuk është e vërtetë.Evropa ka një parullë që është shumë e saktë, e bukur dhe themelore:”Atdheu ­ Evropa e Kombeve”,nuk quhet Evropa

e njerëzve të lirë.Askush në botë dhe në Evropë nuk po bëhet gati të heqë dorë nga atdheu i vet,kombi i vet.Kurse tek ne, po të thuash komb dukesh si i  prapambetur,thotë tjetri ky mos është nga ata të një kohe të ikur”     .  .    .    .                                                                                 (”Panorama”28.6.09)

4.

.       Duke iu rikthyer edhe njëherë konsideratës sime për organizatorët besoj  rikonfirmova edhe përmes kësaj reference ndaj patriarkut të letrave shqipe aktualitetin,rëndësinë e një veprimtarie të tillë aspak kohëhumbur.kushtuar Luftës së Koplikut.në 89­vjetorin e saj..

Në këndvështrimin e një përspektive të re, krejt tjetër, të së ardhmes sonë kumti i këtij simpoziumi shkencor merr rëndësi të veçantë në realitetin e një vendi si yni aktualisht anëtar i NATO­s dhe Kandidat për në Bashkimin Evropian të cilin e meriton vetëm ai popull,ai civilizim që dyshon,jo negativizon, në rrugën e realizimit  postmodern të vetvetes.

.Përmes rikonfirmimit të Luftës së Koplikut jepet mesazhi më kuptimplotë se shqiptarët po aq sa kanë ditur të fitojnë sfidën e vetëkzistencës në.

përballje me tërbimin historik antishqiptar,janë po aq dinjitozë dhe të vendosur në .përballjen e sfidave të  posthistorisë duke merituar gjetjen e vetvehtes në hapësirat e Evropës së Re.

Me këtë vetëdije sa historike,sa posthistorike vlerat e një qëndrese si ajo e 192O­ës përballë synimit ogurzi të Fuqive të Mëdha për ndërkombëtarizimin e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe,ndryshe aneksimin e pritshëm të tyre nga Mbretëria Serbo­ Kroate­ Sllovene, sjellin mes nesh ndjenjën e sodisfaksionit të ligjshëm të racës  së një populli si yni, që meriton  civilizimin e së Ardhmes në Epokën e Integrimit, si një popullqë në ditët më të vështira të historisë së tij diti të ketë si filozofi të qëndresës thënien e urtë të legjendës së M.Madhe,Ded’ Gjo’Lulit,i cili  do t’i jipte këtë përgjigje Kral Nikollës,lidhur më kërkesën e tij për ngritjen e flamurit të Malit të Zi në vendet e çliruara nga turqit:

“Për mik të pranoj,për baba kurrë.Më i madh është mbreti i Stambollit se sa ju dhe nuk e pranoj për baba.Baba kam vetëm Shqipërinë”(“M.Madhe­një visar shqiptarie”fq.44).Në këtë këndvështrim, me këtë vizion rreptësisht civil shpjegohet suksesi i Luftës së Koplikut të

1920­tës duke arritur që malesorët të integrohen natyrshëm brenda vehtes.pa dallim feje,krahine apo ideje duke i detyruar të tjerët t’i konsideronin,aspak si rebelë kokëkrisur,por si palë ndërluftuese ,çka do të kurorëzohej me shporrjen e pushtuesit sllav  në shtator 1921 dhe rikonfirmimin në terren të kufinjve tanë të  1913­ës të njohur ndërkombëtarisht.

Madje gjatë atyre muajve luftë vetmohuese,27 korrik 1920 deri 14 shtator 1921, nuk pati qoftë edhe një rast të vetëm gjakmarrjeje mes malësorëve.

Sa mrekullisht i shprehin përmasat e kësaj qëndrese vargjet popullore të asaj kohe duke na dhënë dy pamje sa epike,sa lirike në përballjen mes dy kampeve në një luftë për jetë a vdekje :

5               .

(Nga e majta në të djathtë: Kadri Ujkaj,kritik letrar,Prof..Pjetër Ivezaj,historian,Prof.Dr.Bajram Xhafa,historian dhe Mark Vulaj,bisnesmen në SHBA)

“ Gusht i verës athere tui hi.

1O sahat ujë për pa pi.

goja gjak fillon me pështy”.

Ndërsa në kampin e pushtuesit sllav,me  miratimin evropian,veçanarisht atë francez, që nuk na u nda asnjëherë deri në fund të shekullit të shkuar, me profilin e një prerjeje të kamufluar,sa tinzare,sa hiopokrite, me proserbizmin e saj anonimati popullor vajton:

“ Ty Mokset të raftë pika,

1O sahat tui u ther me thika.

Po bajnë shkinat kukavica,.

Djemve tanë u ra pika.

Mali i Zi po mbet në çika”.

Një realitet në një duhi pushtimi dhe verbërie paranonjake prej  agresori,të cilin populli ynë në tërë historinë e vet e ka cilësuar me shumë sens si kohë

6.

shkiesh të pabesë,kur jemi koshient,sipas Jordanesit, se edhe vendosja e tyre në trojet tona,si aleatë kundër hordhive barbare gjermanike, të ftuar nga perandori romak,me origjinë ilire, Justiniani, nuk qe tjetër veçse një sjellje pabesie prej cubash dhe  pritash nga ana e serbëve, të kthyer në pushtues të trojeve të njohura shqiptare së paku nga shek.i 13­të.

”Populli ynë në vitin 1920 kalonte një situatë të vështirë,sipas Profesor Xhevat Repishtit.Të gjithë rreth nesh ndiqnin një politikë thellësisht antishqiptare..Shqipëria ishte nyja ku kryqëzohej në tërë tërbimin e tij

rivaliteti italo­ jugosllav.Traktati i Londrës, ( i denocuar për herë të parë nga Lenini dhe i kundërshtuar po aq nga presidenti amerikan Willson:.shënimi ynë) ku Fuqitë e Mëdha do të tërhiqnin edhe Italinë …parashikonte që Shkodra dhe Malësia e Madhe t’i jepej Malit të Zi..

“Në javën e fundit të muajit korrik 1920 tri batalione serbe të pajisura me armë speciale franceze,përfshirë topa dhe mitroloza,bashkë me banda tradhetarësh…. pushtuan Kastratin. Dhe po merrnin rrugën drejt Shkodrës e cila jep kushtrimin.Organizimi i çetave vullnetare u bë me shpejtësi të madhe.Një grup atdhetarësh shkodranë, të prirë nga oficerë të provuar në vitet  1912­1913 kundër Serbisë dhe Malit të Zi, në mes të cilëve:Hamdi Gjylbegu.Taip Shkodra,Luc Nishi  dhe Hasan Ferri me Ahmet Zogun në krye, i cili  kishte  ardhur menjëherë në Shkodër dhe do të hartonte planin e kundërgoditjes ndaj forcave intervencioniste, si ministër i brendshëm i kabinetit qeveritar të dalë nga Kongresi i Lushnjës,

.         Sipas planit të hartuar ushtria shqiptare që numëronte rreth 2200 veta fillon marrshimin:Kolona e 3­të, vendoset në krahut e djathtë të rrugës

Shkodër­ Han i Hotit, përbërë nga vullnetarë nga Hoti,Gruda dhe Postrriba me Deli Metën dhe Adem Haxhinë në krye, në zonën Gruemirë ­ Grizhë

duke ndjekut rrëzën e maleve.Kolona tjetër, në krahun e majtë të po kësaj rruge, përbërë nga vullnetarë kastratas dhe kosovarë shkon buzë Liqenit të

Shkodrës për t’ia prerë lidhjen përmes liqenit ushtrive armike.

Fuqia kryesore me vullnetarë prej Shkodrës\dhe një grupi xhandarësh, vendosur si kolona e mesme në rrugën Shkodër­ Han i Hotit. në orën 21 të mbrëmjes arrin tek Çezmja e Koplikut, ku si ndeshet me forcat armike,

përparimi i saj ndalon përkohësisht,ndërsa kolonat e krahëve kanë shkuar shumë përpara.

Atëhere të dy krahët u lidhën me njëri ­tjetrin si forca më të .

përparuara duke i vendosur vullnetarët në largësi  nga 25 m larg njëri ­tjetrit.për të plotësuar boshllëkun të cilin e kishte krijuar ngurrimi i qendrës”(.Xh.Repishti“Malësia e Madhe­një visar shqiptarie”,fq.32). Në

7.

këtë moment shumica e kabinetit qeveritar me ministrat S.Peci,H.Kadriu , B.Curri dhe N.Çoba  vendoset në Shkodër.

I vetmi  zë në krah të shqiptarëve do të ishte vetëm ai i presidentit amerikan Willson,i ndikuar fuqishëm nga takimi historik me Fan Nolin.Sa bukur  jepet një situatë e tillë kaq e turbullt dhe kritike për fatin tonë  në vargjet gjithë vaj të gruas nga Gruda:

“ Kemi mbetë si vend pa zot.

kemi vojtë si përralla mot.

një krajl hyn e tjetri del.

një na rrah, tjetri na shkel.

Toka e fortë e qella e lartë.

kemi mbet si kali në baltë”.

(“M.Madhe­një visar shqiptarie”.fq 105)

Çka në gjuhën e Fishtës përmes një përsëritje kakofonike,bashkëtinglloresh të shurdhta,do të shprehej në stilin e gjeniut homerik:

“ Prej t’kobshmit trishtim qi ka

.                                            n‘shpi gjithçkafja i duket shkja.

Shkja vargani e shkja “carani”.

koshi Shkja e Shkja kazani .

magja shkinë e shekat shkina

shkina rraqet vjerrë n’për kthina”.

(“Lahuta e Malësisë”,fq.325­326.)

Viti 1920 me qëndresën e hijshme të malësorëve dhe gjithë vullnetarëve të tjerë, ardhur nga Postriba ,Shkodra,Kosova,Kavaja,Mati, etj.do ta ndiznin shpirtin poetik,ndjesinë prej atdhetari dhe publiciti të Hil Mosit i cili duke

përjetuar një përballje të tillë sa lokale,sa kombëtare, falë këtij vetmohimi si flakadan lirie do të shprehej:

“Atje bri rrugës,në fushë të Koplikut.

do varre rishtas ngrehun të dëftojnë .

se djemtë e shqipes vdesin, po armikut.

të shenjtin vend pa gjak nuk ia leshojnë.”                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         (                                                        (“M.Madhe­një visar shqiptarie”,fq.34).

Vërtet, Lufta e Koplikut, nga një histori e dokumentuar edhe e zhvilluar si pjesë e programit akademik në fakultetin tonë të Histori­Filologjisë,mjerisht, thuajse u harrua gjatë këtij tranzicioni të tejzgjatur apo mjaft problematik .Madje po aq i politizuar sa realiteti i djeshëm,që përjetoi njeriu asket, i

8.

privuar nga e drejta e pranimit të vetvehtes, nën kthetrat e optimizmit të madh po aq  kompromentuese sa kthetrat e entuziazmit modern.

Megjithatë askush nuk mund të mohojë po aq se kjo histori vjen si kumti i një qëndrese për troje dhe identitet në kufinjtë, jo thjesht të një krahine,por në sinkroni me Luftën e Vlorës dhe të Dibrës vjen po aq si një qëndresë me karakter rreptësisht civilizues,në mbrojtje të asaj hapësire shqiptare ,si Shkodra me rrethinat e veta,e cila ishte llogaritur nga Fuqitë e Mëdha të fshihej përfundimisht nga Harta e Shqipërisë.

Ky territor që nuk mund të njihet ndryshe veçse si pjesë e atij djepi që përkundi qytetërimin perëndimor,në të cilin malësorët me kodet e tyre etike,me shpirtin altruist e në veçanti me kodin e së drejtës në kuvend sipas Kanunit të Lekëve, kur u mungonte shteti i tyre, mund të ushqenin, pa kurrëfarë euforie provinciale, xhelozinë e Demokracisë së njohur të Athinës,,aq sa edhe atë të parlamenteve më demokratike të epokës së internetit për barazinë dhe lirinë e fjalës,sipas së drejtës zakonore, që gëzonte, sidomos burri, në kuvend.

Askush nuk mund të mohojë se Lufta e Koplikut,sikur ajo e Vlorës dhe e Dibrës ishte ajo qëndresë që do të sfidonte oreksin e tërbuar antishqiptar të fqinjëve tanë me bekimin e Fuqive të Mëdha duke iu imponuar opinionit botëror,aspak si rebelim kokëkrisur,por si palë ndërluftuese.

Sikur do të ishin po ashtu  shqiptarët të cilët në fund të Luftës së Dytë Botërore do t’i vinin Fuqitë e Mëdha para faktit të kryer të njihnin fitoren e padiskutueshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe shtetin e ri shqiptar, lindur në zjarrin e kësaj lufte.

Malësia e Madhe do të thirrej e tillë në shekuj aspak për malet e larta, të  cilat nuk u mungojnë as mjaft trevave tjera rreth Saj, por sepse në gjirin e

saj, krahas shumë vlerave të tjera,ruan perla të tilla, frymëzuese të dashurisë për lirinë e trojeve tona ndër shekuj, si Eposi Legjendar i Kreshnikëve,,i cili,

siç shprehej At’ Zef Pllumi:

”Shtrihej vetëm në një zonë të caktueme të Veriut të Shqipërisë. Këto kangë,veçori të malësorëve të Malësisë së Madhe ose të Lekëve,(në kontekstin e një kompleksi vlerash ku patjetër zë vend nderi edhe Lufta e Koplikut­shën.im),nuk këndoheshin, as në Zadrimë,as në Pukë,as në  Mirditë dhe as në Bregun e Bunës”(“Standart”,28.O9.2OO9).

Duke përfunduar uroj për vlerat intelektuale krijuese dhe hulumtuese të trevёs sonё “trofe” të tilla nё vazhdim. Ndryshe nuk u hapim shtegun e duhur brenda vetvehtes vlerave të së kaluarës si ura të integrimit të natyrshëm në hapësirat e posthistorisë dhe postekuilibreve, në të  cilat Lufta e Koplikut e 1920­ës duhet të zërë vendin që i takon në historinë tonë sa lokale,sa kombëtare me kumtin e saj si krenaria e një identiteti.

Koplik,më 5.10.2009.                       Kadri Ujkaj, kritik letrar,studiues

Filed Under: Histori

Aktakuza zyrtare: Abdyl Banushi ka vetëm autorësinë e bombave në Romë e Paris

August 26, 2010 by Pafragje Leave a Comment

Dokumenti/ Amerikanët u kërkuan prova zotësie para se t’i ndihmonin

Hetuesit nuk gjejnë asnjë provë për tentativën e tij për të vrarë Enver Hoxhën me armë zjarri


Pas gati një vit hetime, në dokumentin zyrtar apo aktakuzën zyrtare ndaj të pandehurit Abdyl Banushi, nuk ka asnjë rresht për atentatin e tij të parealizuar ndaj Enver Hoxhës. Madje, po të shohësh kohën, del se veprimet e tij, sipas kujtimeve në librin “Një zë nga errësira”, nuk korrespondojnë me kohën e veprimeve sipas dokumentit përfundimtar të hetuesisë.


Me pak fjalë, në këtë dokument thuhet se në fund të nëntorit 1974, Abdyl Banushi nuk ka mundur të futet të territorin shqiptar, ndërkohë që në kujtimet e tij ai shkruan se ndodhej 200 metra pranë Enver Hoxhës, në qendër të Tiranës, me xhepat të mbushur me armë e bomba. Sipas hetuesve, Abdyl Banushi është autor me prova të plota i hedhjes së lëndëve eksplozive në Ambasadat Shqiptare në Romë e Paris dhe jo më shumë se kaq. Një version që nuk mund të mos merret në konsideratë dhe që për çudi përplasët jo vetëm me kujtimet e Banushit, por edhe me dëshmi të tjera publike, si për shembull me atë të zbuluesit të Sigurimit të Shtetit, Hasan Luçi, që pak kohë më parë, në emisionin e gazetarit Blendi Fevziu, pohoi se Banushi kishte plan të vriste Enver Hoxhën duke e qëlluar me një armë snajper nga zona e Shallvareve në Tiranë.
Dokumenti
Miratohet
Prokurori i Përgjithshëm
Dhori Panariti (firma)
AKT AKUZË
Kundër të pandehurit, Abdyl Akan Banushi
I akuzuar se në gusht të vitit 1961 është arratisur nga RPSH në Greqi nga sektori kufitar i Gjirokastrës dhe se që nga tetori i vitit 1973 është një nga drejtuesit kryesorë dhe aktivë të organizatës terroriste “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, me qendër në Nju Jork të SHBA, e krijuar me nxitjen dhe përkrahjen direkte të zbulimit amerikan, në të cilën bëjnë pjesë kriminelë shqiptarë të arratisur, të njohur për veprimtarinë e tyre në shërbim të zbulimeve të huaja, që në programin e saj ka organizimin e kundërrevolucionit të armatosur për përmbysjen e pushtetit popullor dhe rivendosjen e kapitalizmit në RPSH; krime këto të parashikuara nga nenet 64, 66, 67, 68, 69 dhe 73 në lidhje me nenin 67 të K. Penal të RPSH.
I pandehuri Abdyl Banushi, më datën 8 prill 1975 u kap në flagrancë nga rojet kufitare të postës së Hotit, Shkodër, duke tentuar të futet ilegalisht në thellësi të RPSH, nëpërmjet territorit jugosllav, si drejtues i një bande të armatosur diversioniste, i pajisur me automatik, pistoletë, bomba, lëndë eksplozive, materiale propagandistike, me pikëpamje të theksuar armiqësore kundër pushtetit popullor, si dhe pajisje të tjera. Mbi këtë bazë, organet e hetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, filluan çështjen penale kundër të pandehurit dhe nga hetimet e zhvilluara rezultoi e provuar: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si fuqi imperialiste agresore, kanë qenë dhe mbeten armiq të betuar të lirisë dhe pavarësisë së popujve. Ata kanë qenë dhe mbeten gjithashtu armiq të betuar të popullit tonë, të Partisë, të socializmit në Shqipëri dhe nuk kanë hequr asnjëherë dorë nga planet e tyre strategjike për likuidimin e RPSH dhe restaurimin e kapitalizmit në vendin tonë.
Në veprimtarinë e tyre kriminale kundër RPSH imperializmi amerikan dhe organet e tij të zbulimit, veç formave të tjera të luftës, kanë përdorur e përdorin gjerësisht tradhtarë shqiptarë, kriminelët e arratisur, duke i nxitur, organizuar dhe subvencionuar në veprimtarinë diversioniste kundër vendit tonë. Është i njohur fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë në mbrojtje dhe u kanë dhënë kriminelëve shqiptarë gjithë ndihmën e përkrahjen e nevojshme për intensifikimin e veprimtarisë së tyre armiqësore. Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe krijimi nga ana e imperializmit amerikan, i të ashtuquajturit “Komiteti Shqipëria e Lirë”, i cili drejtohet nga kriminelët e njohur Rexhep Krasniqi e Vasil Gërmenji, agjentë të njohur të zbulimit amerikan, që nuk është gjë tjetër veçse një komitet banditësh, i cili duke i shërbyer me besnikëri padronit të tij, është përpjekur të organizojë emigracionin reaksionar shqiptar në veprimtari armiqësore kundër pushtetit popullor.
Në kuadrin e intensifikimit të veprimtarisë armiqësore të imperializmit amerikan kundër RPSH, në vitin 1973, nëpërmjet “Komitetit Shqipëria e Lirë”, me nxitjen dhe nën drejtimin direkt të zbulimit amerikan, u krijua në Nju Jork të SHBA organizata terroriste “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”. Në platformën e saj politike kjo organizatë ka përgatitjen e kundërrevolucionit të armatosur për rrëzimin e pushtetit popullor në Shqipëri, duke vënë në plan të parë veprimet terroriste brenda vendit, hedhjen e bazave të punës së tyre në elementë të pakënaqur e armiq të vjetër e të rinj të pushtetit popullor, kryerjen e akteve të mprehtë terroriste kundër përfaqësive diplomatike të PRSH e personelit të tyre jashtë, të akteve të sabotimit e të diversionit kundër anijeve tona tregtare që ankoroheshin në porte të huaja, futjen e armëve në bazat e tyre në Jugosllavi, Greqi e Itali, zhvillimin e një veprimtarie të gjerë propagandistike, etj.
Në radhët e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” u futën elementë të arratisur e kriminelë, persona të kompromentuar dhe të predispozuar për veprimtari diversioniste e terroriste, një pjesë e të cilëve të njohur në shërbim të zbulimeve të huaja e të përdorur si diversantë në veprime kundër RPSH. Në krye të kësaj organizate kundërrevolucionare u vunë kriminelët dhe agjentët e njohur të zbulimit amerikan, Vasil Gërmenji, Rexhep Krasniqi e Mexhit Dibra.
Në tetor të vitit 1973 drejtuesit e organizatës së përmendur, duke njohur të kaluarën dhe predispozicionin armiqësor të të pandehurit Abdyl Banushi, organizuan një takim me të në zyrat e “Komitetit Shqipëria e Lirë”, në të cilin, pasi i folën mbi nevojën e intensifikimit të luftës kundër pushtetit popullor nga ana e emigracionit shqiptar dhe krijimin e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, i propozuan atij që të bëhej anëtar i saj. Ata e vunë në dijeni të pandehurin mbi programin e organizatës, duke theksuar se në ndryshim nga organizatat e tjera të emigracionit shqiptar, ajo kishte marrë përsipër të kryente aksione e veprime konkrete kundër pushtetit popullor brenda dhe jashtë territorit të RPSH. I pandehuri Abdyl Banushi pranoi propozimin e sipërm dhe që nga ajo kohë u bë një nga anëtarët më aktivë të kësaj organizate. Për këtë arsye, shumë shpejt, së bashku me të arratisurit Hamdi Uruçi dhe Idriz Lamaj, u caktua në kryesinë e organizatës, duke zënë vendin e katërt në të. Qysh në krijimin e saj, kjo organizatë terroriste organizoi dhe zhvilloi një veprimtari të gjerë për shtimin e radhëve të saj me elementë armiq të pushtetit popullor, si dhe ndërmori një fushatë të gjerë propagandistike duke shtypur e shpërndarë trakte me përmbajtje të theksuar armiqësore kundër pushtetit popullor nën parrullën demagogjike “Luftëtari i Lirisë”. Si rezultat i kësaj veprimtarie, organizata realizoi shpejt një shtrirje relativisht të gjerë, duke krijuar degë të saj në qytetet kryesore të SHBA, ku është përqendruar emigracioni reaksionar shqiptar, si dhe në Kanada, Francë, Belgjikë, Australi, Itali e vende të tjera. Ajo krijoi gjithashtu baza edhe në Greqi e Jugosllavi, të cilat shërbyen si mbështetje në kryerjen e akteve terroriste kundër RPSH.
Kontaktet me CIA-n dhe Pentagonin
Në zbatim të detyrave të vëna nga zbulimi amerikan, në qershor të vitit 1974, Vasil Gërmenji e Rexhep Krasniqi, drejtuesit kryesorë të kësaj organizate terroriste, takuan në Uashington zyrtarë të lartë amerikanë në Departamentin e Shtetit, në Pentagon dhe në CIA, të cilëve, pasi u raportuan për gjendjen, aktivitetin e deriatëhershëm të organizatës dhe planet që kishin për të ardhmen kundër RPSH, kërkuan ndihmë financiare, mjete transporti për futjen e grupeve diversioniste në vendin tonë nga ana e detit si dhe mbështetjen ushtarake të tyre për realizimin e kundërrevolucionit të armatosur në Shqipëri. Zyrtarët e lartë amerikanë kërkuan që organizata të intensifikonte veprimtarinë e saj kundër RPSH. Ata theksuan: “Regjimet komuniste nuk rrëzohen me fletushka, por me anën e forcës së imponuar, mbi bazën e një lëvizjeje të organizuar brenda vendit. Kur ju të na sillni fakte të dokumentuara për veprime të organizatës brenda vendit, fotografi të grupeve të dërguara në Shqipëri… atëherë ne do t’u ndihmojmë me mjete financiare, mjete transporti për futjen e grupeve diversioniste në Shqipëri si dhe do t’u mbështesim me forcat tona ushtarake për të realizuar përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri”.
I pandehuri Abdyl Banushi, pavarësisht nga kontaktet direkte e të vazhdueshme të Vasil Gërmenjit dhe të Rexhep Krasniqit me zyrtarët e lartë amerikanë, duke qenë i bindur se organizata e tyre nuk mund të kishte sukses në veprimtarinë e saj kundër pushtetit popullor pa përkrahjen e imperializmit amerikan, në gusht të vitit 1974, me ndërmjetësinë e agjentit të zbulimit amerikan, Ferdinant (Muhamet) Selami Çela, u takua dy herë me shefin  CIA-s të Nju Jorkut, i cili iu paraqit me emrin Xhon Silvermen. I pandehuri e vuri në dijeni për aktivitetin e kryer nga organizata, planet e saj për të ardhmen dhe kërkoi ndihmën e tij në këtë drejtim. Shefi i CIA-s, pasi i vuri në dukje se ai ishte në dijeni për organizatën e tyre dhe rolin që luante Abdyli në të, iu përgjigj se “do të bënte të tëra përpjekjet për t’i ndihmuar në të ardhmen dhe se dëshironte që të kishin sukses në veprimtarinë e tyre”.
Gjithashtu, në muajin shkurt 1975, Vasil Gërmenji është takuar përsëri me zyrtarë të lartë në Uashington, të cilëve, pasi u raportoi mbi intensifikimin e veprimeve terroriste nga ana e organizatës, midis të tjerave kërkoi prej tyre që edhe radio “Evropa e Lirë” të rifillonte transmetimin e emisioneve të saj në gjuhën shqipe kundër RPSH.
Në zbatim të udhëzimeve të marra nga zyrtarët e lartë të zbulimit amerikan, organizata “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” përcaktoi detyra të mëtejme për zgjerimin e veprimtarisë së saj në Jugosllavi, Greqi e Itali, në afërsi të kufirit shqiptar, të cilat do t’i shërbenin futjes së grupeve diversioniste  në vendin tonë. U angazhuan drejtuesit kryesorë të organizatës si dhe persona të tjerë aktivë të saj. Për këtë qëllim, në verën e vitit 1974, u dërgua në Jugosllavi Hamdi Uruçi, i cili veç të tjerave shfrytëzoi lidhjet e shumta që ka atje i arratisuri Idriz Lamaj, i njohur për veprimtarinë e tij armiqësore kundër vendit tonë. Po kështu, i pandehuri Abdyl Banushi u ngarkua nga kryesia e organizatës që pasi të kryente misionin në Shqipëri, në prill të vitit 1975, për të cilin me hollësi do të flitet më poshtë, të takohej me Ndue Pjetër Gjonmarkaj në Palermo dhe Zef Shytin në Udine të Italisë, të dy drejtues të organizatës fashiste “Heroizma shqiptare”, ku marrin pjesë kriminelë shqiptarë dhe që ka të njëjtin program me atë të “Frontit të Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, me qëllim që të kordinonte veprimet diversioniste kundër RPSH. Në bashkëpunim me këta, kryesia e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” parashikonte të kryente akte diversioniste kundër anijeve tregtare shqiptare që do të ankoroheshin në portet e Italisë, të instalonin një radiostacion për transmetimin e programeve të organizatës kundër RPSH, të krijonin një grup me të arratisur shqiptarë për t’i dërguar herë pas here ilegalisht në vendin tonë me detyra terrori dhe spiunazhi, duke i futur në bregdetin shqiptar me anën e një motoskafi, të cilin do ta blinin e mbanin në një nga bazat e tyre në Itali. Për realizimin e këtyre detyrave do të ndihmonte aktivisht edhe i arratisuri Sabaudin Haznedari, anëtar i organizatës me banim në Romë.
Në territorin grek do të shfrytëzoheshin bazat ekzistuese që ka organizata në këtë vend; ajo e të arratisurve Nikolla Plasoti, Lefter Guveli, Gaqo Gaqi, Arqile Tasho dhe të arratisurit shqiptarë që ndodhen në Llavrio e vende të tjera të Greqisë.
Gjithashtu, drejtuesit e organizatës kanë vendosur lidhje të ngushta bashkëpunimi edhe me organizatat reaksionare kroate, me qëllim që ata t’i ndihmojnë në veprimtarinë kundër vendit tonë. Drejtuesit e kësaj organizate terroriste kanë zgjidhur edhe problemin e sigurimit të armatimit dhe lëndëve eksplozive të nevojshme për veprimtarinë diversioniste e terroriste të saj. Për këtë qëllim, aktualisht organizata ka në dispozicion armatime e lëndë eksplozive në Greqi, të administruara nga të arratisurit Lefter Guveli, Nikolla Plasoti etj., të cilat kanë shërbyer për kryerjen nga ana e organizatës të të gjitha akteve terroriste të ndërmarra kundër RPSH deri tani.
Në lidhje me planet e organizatës për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit të saj kundër vendit tonë, në verën e vitit 1974, në mbledhjen e kryesisë së organizatës, u diskutua dhe u vendos për blerjen e një sasie të konsiderueshme armatimesh (mitralozë të lehtë e të rëndë, buzuka, automatikë, revolver, granata, etj) nga një firmë belge, e njohur për prodhimin dhe shitjen e armatimeve të lehta për luftë guerile, me të cilat do të pajiseshin grupet diversioniste si dhe për t’i vendosur në bazat që do të krijonin në afërsi të kufirit shqiptar.
Për të intensifikuar veprimtarinë e tyre armiqësore kundër RPSH, duke qenë në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan, në vitin 1974, me rastin e vitit jubilar të 30 vjetorit të çlirimit të Atdheut, drejtuesit e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” vendosën të kryenin disa aksione armiqësore brenda dhe jashtë territorit të RPSH dhe konkretisht: në muajin maj, me rastin e 30 vjetorit të Kongresit të Përmetit, të futej ilegalisht nga Greqia në Shqipëri një grup diversantësh me detyra për të vendosur lëndë eksplozive në ndërtesën e Komitetit të Partisë së Rrethit dhe në Degën e Punëve të Brendshme të Korçës; në maj-shtator të vendosnin lëndë eksplozive në përfaqësitë diplomatike të RPSH në Romë e Paris dhe në nëntor të shkatërronin me lëndë eksplozive ndërtesën e ambasadës së RP të Kinës dhe monumentin e J.V. Stalinit në Tiranë; për realizimin e të cilave do të dërgohej një grup tjetër diversantësh.
Për realizimin e këtyre detyrave organizata mori të gjitha masat e nevojshme organizative, duke vepruar në bazë të një plani të përpunuar me kujdes. Me qëllim që të lehtësonin lëvizjet e grupeve terroriste që do të dërgoheshin për të kryer akte terrori brenda dhe jashtë territorit të RPSH, kryesi e organizatës siguroi pasaporta amerikane të shteteve të tjera, falsifikoi një numër të madh letërnjoftimesh shqiptare, dokumente identifikimi oficeri të Ministrisë së Punëve të Brendshme, leje qarkullimi në zonën kufitare, leje për t’u futur në lokale të ndryshme të dikastereve qendrore, vula e stampa të ndryshme të organeve të punëve të brendshme dhe të pushtetit të disa rretheve, etj. Gjithashtu u prodhuan një sasi e konsiderueshme materialesh propagandistike me përmbajtje të theksuar armiqësore, që do të shpërndaheshin brenda dhe jashtë RPSH.
Në përpilimin e dokumenteve false dhe të materialeve propagandistike të sipërme, veç personave të tjerë, ka marrë pjesë drejtpërdrejt edhe i pandehuri Abdyl Banushi.
Aksionet e suksesshme të organizatës
Disa nga veprat terroriste që u planifikuan nga organizata dhe që u përmendën më sipër, u realizuan; hedhja e lëndëve eksplozive në Ambasadat e RPSH në Romë e Paris, ndërsa aktet terroriste që do të kryheshin brenda territorit të vendit tonë, me gjithë veprimet konkrete të ndërmarra, për të cilat me hollësi do të flitet më poshtë, mbetën në tentativë.
Më 2 maj 1974, në zyrën e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” kryesia e saj organizoi një mbledhje, në të cilën ngarkoi të pandehurin Abdyl Banushi, që së bashku me të arratisurin Ibrahim Rushiti dhe Prenk Lumaj, anëtarë të organizatës me banim në Nju Jork dhe Sabaudin Haznedari, me banim në Itali, të kryenin aktet terroriste në qytetin e Korçës dhe në Ambasadën e RPSH në Romë. Më 12 maj 1974, grupi i udhëhequr nga i pandehuri Abdyl Banushi, pasi u pajis me pasaporta amerikane e letërnjoftime shqiptare të falsifikuara, materiale propagandistike e materiale të tjera të nevojshme, u nisën me avion nga Nju Jorku për në Athinë. Në Greqi u takuan me Nikolla Plasotin, i cili njihet si agjent i zbulimit grek dhe amerikan, që vepron aktivisht kundër vendit tonë. Pasi morën prej tij lëndët eksplozive që u nevojiteshin, vazhduan udhëtimin në grup deri në Titovelec të Jugosllavisë. Në këtë vend, i pandehuri Abdyl Banushi, pasi u dha udhëzimet e fundit për detyrat që Ibrahim Rushiti dhe Prenk Luma do të kryenin në Shqipëri, vazhdoi udhëtimin për në Romë, ku mbërriti më 18 maj 1974. Në Romë u takua me Sabaudin Haznedarin, i cili qysh më parë kishte marrë udhëzimet përkatëse nga kryesia e organizatës për veprimin që do të kryenin dhe pasi studiuan konkretisht mundësinë e kryerjes së aksionit, në mesnatën e datës 20 maj 1974, vendosën lëndë eksplozive me veprim të vonuar në ndërtesën e Ambasadës së RPSH në Romë. Në orën 08:40 të datës 21 maj 1974 u realizua shpërthimi i lëndëve eksplozive, si rezultat i të cilave u shkaktuan dëme të rëndësishme materiale dhe krijuan një gjendje rreziku e pasigurie për jetën e personelit të ambasadës…

Filed Under: Histori

Kujtimet e Banushit: Si më dorëzuan te Sigurimi i Shtetit

August 26, 2010 by Pafragje Leave a Comment

“Ishin tre vetë që më tradhtuan dhe më goditën pas shpine”


“Ishin tre vetë që më prenë në besë dhe më sulmuan pas shpine në momentin që kishim kaluar në tokën shqiptare…”


Kështu e përshkruan arrestimin e tij përfundimtar nga Sigurimi i Shtetit Abdyl Banushi në librin e tij “Një zë nga errësira”, faqe 207-208. Përkundër versionit të Tom Mernaçajt, dëshmuar para hetuesit, Abdyl Banushi thotë se kurthi i ndërtuar nuk ishte vepër e një njeriu të vetëm. Më poshtë pjesa në librin e tij, ku përshkruhet ky moment.
“Si më dorëzuan tek Sigurimi”
“Më 7 prill, në orën 10 të natës, një taksi do të na merrte me vete drejt kufirit jugosllavo -shqiptar. Mua me Tomën do të na shoqëronin edhe Deda (vëllai i Tomës, red) e Gjeta (i ati i Tomës, red). Kishim me vete automatikë, bomba dore (granata). Siç kam treguar, kësaj radhe nuk kishim me vete material propagandistik. Taksia hyri në një rrugë të verbër malore. Pyeta. Më thanë se ndryshe nuk dilet. Taksisë i treguam një shtëpi në buzë të kufirit. Kjo do të ishte alibia. Paguam dhe makina iku. U ulëm buzë kufirit. Për mua ishte hera e parë që më duhej të kaloja në ato anë. Isha dorëzuar plotësisht në duart e miqve, siç i quaja. Biseduam se si duhej kaluar kufiri, se si mund të hyje në Shkodër. U nisëm. Duke zbritur kodrën u thashë bashkudhëtarëve të mi të kontrollonin automatikët. Sepse ishin gjermanë, të markës “Shnajzer” dhe nuk ishin përdorur më parë. Kishin një sekret këto armë. Mund t’u bllokohej shuli në një çast e të mos punonin. Janë tre numra në një ingranazh.
-M’i jepni mua t’i shoh, – u thashë. Xhirova ingranazhin dhe armët tashmë ishin të bllokuara.
-Në rregull i kini, – shtova.
Vazhduam të udhëtonim drejt Shqipërisë. Kur kishim hyrë rreth 800 metra në thellësi të kufirit shqiptar vumë re ndërtesat e postës së Hanit të Hotit, brenda telave të klonit. Jashtë telave shihej një barakë nga një dritë që varej te dera e hyrjes.
-U lodhëm, tha babai i djemve. Ulemi të pimë nga një cigare.
Desha të kundërshtoja, por ata u ulën. Gjeta në një krah, Deda nga krahu tjetër i imi. Nxora paketën e cigareve, ula zinxhirin e bluzës për të nxjerrë çakmakun dhe për të mos u dukur drita e tij e ndeza në thellësi të gjoksit. Ndjeva se Toma më erdhi nga pas për të ndezur cigaren e tij. Kur unë u mundova t’ia ndizja, befas ndjeva një goditje të fortë në fytyrë me kokë. U trullosa, por s’pata kohë të kundërveproja. Dy të tjerët ma ngjeshën me qytat e automatikëve. Më qëllonin në qafë. Edhe në këto kushte ende nuk e kisha humbur plotësisht vetëdijen. Me vështirësi munda të heq nga brezi pistoletën dhe qëllova pesë herë. Isha i verbuar nga goditjet e forta. As mund ta merrja me mend tradhtinë të cilën e kam parashkruar në këto kujtime. Nga ata njerëz kurrë! Atë të vrarë nga Enver Hoxha. Skuadra e ushtarëve të kufirit mbërriti menjëherë nga baraka aty pranë. Nisën të më qëllonin të gjithë me shkelma e grushte ku të mundnin dhe pas pak kisha humbur ndjenjat…”

Filed Under: Histori

“Si na qëlluan jugosllavët në Shën Naum”

August 26, 2010 by Pafragje Leave a Comment

“Ata u kthyen mbrapsht, pasi prekën klonin dhe hodhën përtokë një çantë me dinamit”

Banushi: Dy shokët do hidhnin në erë objekte në Korçë


Gjatë marrjes në pyetje në hetuesi, në datën 18 shtator 1975, Abdyl Banushi ka shpjeguar edhe fatin e dy shokëve të tij, që u nisën me mision për të vendosur lëndë eksplozive në Komitetin e Partisë dhe në Degën e Punëve të Brendshme të Korçës.


Ky mision është ndërmarrë në një kohë me misionin e përfunduar me sukses të Abdyl Banushit për hedhjen e lëndëve eksplozive në Ambasadën Shqiptare në Romë. Dëshmia e Banushit në këtë rast është sipas versionit të rrëfyer nga dy protagonistët në zyrën e “Frontit të Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”. Gjithsesi, kjo dëshmi përkon me faktin se në brendësi të territorit shqiptar në këtë kohë ishte gjetur një çantë me pajisje luftarake dhe dokumente propagandistike të kësaj organizate, materiale të cilat shërbyen edhe si prova në gjyqin e Banushit. Më poshtë pjesa e dëshmisë së Abdyl Banishit për këtë ngjarje.
Dokumenti
“Nga sa më kujtohet, Preng Luma vuri në dukje se me ndarjen tonë me 16 maj, Prenga dhe Ibrahimi ishin nisur nga Titoveleci në Manastir. Ata kishin ndenjur tek e vjehrra e Ibrahimit deri më datën 21 maj 1974. Me datën 21 maj, siç tha Prenga, natën të dy janë nisur për në Ohër. Këtu kanë qëndruar deri nga ora 2 pasdite të 22 majit. Në këtë kohë Prenga dhe Ibrahimi kishin marrë një motoskaf me qira dhe kanë shkuar në drejtim të Shën Naumit. Ata ishin hequr si turistë amerikanë. Me vete kishin një çantë, të cilën me sa di e kishin sjellë nga Nju Jorku. Ishte çantë dore e zezë dhe që mbyllej me zinxhir. Kishin edhe një çantë shpinë bojë bari, ose blu. Në çantën e dorës, me sa di unë, ndodhej dinamiti që ne morëm në Greqi, 3-4 granata, traktet, sende personale, ushqime etj. Prenga dhe Ibrahimi nuk kishin zbritur në skelë në Shën Naum, por rreth 700 metra larg saj. Kjo për arsye se në skelë patën frikë se do të kishte ushtarë të kufirit. Megjithatë duke zbritur nga motoskafi, të sipërmit ishin diktuar dhe dyshuar prej tre ushtarëve të armatosur jugosllavë. Prenga dhe Ibrahimi mbasi zbritën prej motoskafit, morën rrugën në drejtim të kufirit shqiptar. Rojet jugosllavë, që dyshuan në ta, i ndoqën dhe u thanë të ndalonin. Por Prenga dhe Ibrahimi me nxitim u futën në një pyll me dushk, i cili ishte i dendur dhe i vështirë për t’u kaluar. Rojet jugosllave i kishin qëlluar disa herë me automatik, por nuk i kishin ndjekur në pyll. Prenga dhe Ibrahimi nuk kishin qëlluar.
Duke ecur nëpër pyll, rreth orës 4 pasdite ata kishin mbërritur në kufirin shqiptaro-jugosllav dhe kishin kaluar fare pranë pikës vrojtuese të kufirit shqiptar: që sipas tyre ishte një truproje prej dërrase dhe që qëndronte në katër shtylla druri dhe ku hipej me shkallë. Vendi ku ndodhej pika e vëzhgimit ishte i pastruar nga drurët. Pranga dhe Ibrahimi vazhduan të ecnin nëpër pyllin prej dushku, kaluan një qafë tjetër dhe pastaj filluan të ecnin poshtë dhe mbas një kohe mbërritën në një arë me grurë ose thekër. Rruga zgjati për arsye se të dy të sipërmit ecnin me kujdes për të mos u diktuar, meqenëse ishte akoma ditë. Tek ara me grurë Prenga dhe Ibrahimi kanë qëndruar të fshehur deri nga mesnata. Këtu ndodhej edhe gardhi i telave. Në mesnatë ata u përgatitën dhe vendosën të kalonin gardhin. Ibrahimi duhet të kalonte i pari, duke u mbajtur në shtyllë dhe venë këmbët te telat. Por kur Ibrahimi mori të ngjitej në shtyllë dhe vuri këmbët tek njëri tel, ato u zbërthyen dhe ai duke ditur se telat po të bashkoheshin me njëri-tjetrin jepnin sinjal në postë, zbriti prej gardhit të telave në tokë dhe filloi të tërhiqej së bashku me Prengën në drejtimin nga kishin ardhur. Në këtë kohë, pranë telave ku ndodhej një rrugë këmbësore me pluhur ishin duke kaluar tre ushtarë shqiptarë të kufirit dhe Prenga me Ibrahimin dyshuan mos u diktuan prej ushtarëve të mësipërm. Prenga dhe Ibrahimi ishin ngjitur kodrës dhe fshehur në disa gjethe, ku ata, sipas të thënave të tyre, kanë lënë edhe çantën me dinamit dhe materialet e tjera që ndodheshin në të. Me sa di, unë çantën e shpinës e kishin marrë me vete. Çantën ata e lanë për arsye se vendosën të ktheheshin pa e kryer misionin dhe se mund të ndesheshin me rojet jugosllave e t’u lindnin ngatërresa për pajisjet që kishin.
Sipas shpjegimeve të Prengës, ata udhëtuan për gjithë natën në drejtim të kufirit jugosllav dhe në mëngjes ndodheshin në zonën kufitare jugosllave. Ata vendosën të mos kalonin nga Shën Naumi e Ohri për të mos u diktuar dhe kanë bërë 3-4 ditë rrugë në këmbë, duke ecur gjithnjë buzë kufirit, por në zonën jugosllave. Kishin kaluar nga liqeni i Prespës, zbritur në Resnjë dhe prej këtu kanë mbërritur në Manastir. Këtu kanë ndenjur disa ditë tek vjehrra e Ibrahimit, meqenëse të fundit i ishin ënjtur këmbët. Nga Manastiri kanë shkuar përsëri në Titovelec dhe me tren kanë shkuar në Romë, nëpërmjet Lubjanës. Në Romë kishin ndenjur 2-3 ditë të tjera dhe me avionin “Canadian Pacific Airëay” u kthyen në Toronto dhe pastaj në Nju Jork. Mbas një ose dy ditëve të kthimit të tyre Prenga dha raportin e mësipërm në mbledhjen që bëmë në komitet”.

Filed Under: Histori

Luçi: Banushi do qëllonte Enverin nga larg me snajper

August 26, 2010 by Pafragje Leave a Comment

Ish-zbuluesi: Si masë paraprake u ndërrua vendi i podiumit


Hasan Luçi, një prej ish- oficerëve të zbulimit shqiptar, i instaluar në Francë në të njëjtën periudhë që organizata “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” ishte në kulm të veprimtarisë, ka pohuar pak kohë më parë në një intervistë dhënë gazetarit Blendi Fevziu, se Abdyl Banushi kishte bërë plan të vriste Enver Hoxhën, duke e qëlluar nga larg me një armë snajper. Ja disa pjesë të bisedës me gazetarin Fevziu.
Fevziu: Po rasti i Abdyl Banushit?
Luçi: Edhe Abdyl Banushi ishte në këtë kategori.
Fevziu: Do bënte akte terroriste dhe ai?
Luçi: Ai do bënte akte terrori. Më saktë do vriste Enver Hoxhën. Ai erdhi me këtë mision. Ka qëndruar disa ditë për realizimin e tij te zona e Shallvareve në Tiranë.
Fevziu: Nga hyri në Shqipëri Abdyl Banushi?
Luçi: Hyri në rrugë tokësore. Ai kishte hyrë e dalë disa herë. Kur erdhi së fundi, ne ishim informuar dhe e ndiqnim. E dinim ku rrinte..
Fevziu: Kur erdhi herën e fundit dhe u kap, sa kohë qëndroi në Shqipëri?
Luçi: Rreth një javë ka qëndruar.
Fevziu: Si ishte organizuar plani për të vrarë Enver Hoxhën?
Luçi: Plani ishte bërë që Banushi do ta qëllonte Enverin në podiumin e paradës. Do qëllonte direkt nga Shallvaret me armë snajper. Kjo ishte dhe arsyeja që atë vit u zhvendos tribuna e paradës nga hotel Dajti para Kryeministrisë. Ne ishim informuar më parë për planin e Banushit, prandaj u morën këto masa.

Filed Under: Histori

“Tmerri i jugosllavëve kur gjetën nën sedijen e trenit torbën tonë me dinamit”

August 26, 2010 by Pafragje Leave a Comment

Dokumenti ekskluziv/ Si shpëtuam duke përdorur pasaportat amerikane

Abdyl Banushi rrëfen tentativën e parë për të minuar monumentin e Stalinit dhe Ambasadën e Kinës

______________________________________________________________

Për Abdyl Banushin, njeriun që mbase dikur do të zërë vend në histori si i vetmi që mundi t’i afrohej Enver Hoxhës me qëllim për ta vrarë duke përdorur armë zjarri, nuk mund të thuash se ka qenë me shumë fat në ndërmarrjet e tij.

I nisur drejt Shqipërisë me qëllim kryesor për të dëmtuar me dinamit statujën e Stalinit në Tiranë si dhe Ambasadën e Kinës, ai, jo vetëm në një rast, përballet me aventura të vërteta. Në pjesën që do të jetë e zbardhur më poshtë, që i përket pyetësorit të tij në hetuesi, Abdyl Banushi rrëfen një ngjarje drithëruese, ku për pak ai dhe shoqëruesi i tij bien në duar të policisë jugosllave, për shkak të zbulimit në tren të çantës me dinamit që kishin me vete. Por falë shkathtësisë, apo edhe pasaportave amerikane, që kishin me vete, të dy ia hedhin paq, sigurisht pa mundur të realizojnë misionin e tyre.
Dokumenti
Procesverbal
(Mbi pyetjen e të pandehurit Abdyl Hakan Banushi)
Në Tiranë, më 13.09.1975
Unë Sokrat Çomo, hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, rimora në pyetje të pandehurin Abdyl Banushi…
Pyetje: A jeni dërguar herë tjetër me mision nga organizata “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, nëse po, kur dhe për çfarë konkretisht?
Përgjigje: Para misionit që na u ngarkua në mars të këtij viti, për të cilin kam folur më parë, në nëntor të vitit të kaluar, unë dhe Tom Gjeka (Mernaçaj), jemi dërguar edhe një herë nga organizata “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” për kryerjen e një misioni. Në fakt, misioni që ne na u ngarkua në nëntor 1974, ishte kryerja e atyre detyrave, për të cilat u dërguam përsëri në mars të këtij viti. Për misionin e muajit nëntor 1974 po flas me hollësi më poshtë:
Në 2 tetor 1974 në zyrën tonë, që nuk është tjetër veçse zyra e Komitetit “Shqipëria e lirë”, në Nju Jork të SHBA, u bë mbledhja e përgjithshme e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”. Qëllimi i mbledhjes ishte caktimi i dy personave, të cilët do të kryenin një mision që ishte vendosur nga kryesia e organizatës. Në mbledhje, për kryerjen e këtij misioni u caktova unë dhe Tom Gjeka (Mernaçaj)…
…më 1 nëntor 1974, në orën 18:00 ne u mblodhëm përsëri në zyrën e organizatës në komitetin “Shqipëria e Lirë”… Rexhepi tha se: Do të ishte me shumë rëndësi që në Shqipëri të minoni monumentin e Stalinit dhe muret e Ambasadës së R.P. të Kinës në Tiranë. Këto akte do të popullarizonin shumë ekzistencën e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” dhe do të ngrinin lart moralin e atyre që janë në Shqipëri…
(Pasi shkojnë në Greqi dhe pajisen me lëndë plasëse, Abdyl Banushi dhe Tom Mernaçaj nisen për në Jugosllavi me qëllim që të kalonin kufirin në zonën e Shkodrës, red).
…Në orën 21:30 mbërritëm në stacionin e autobusëve në Janinë… Për në Athinë u nisëm në orën 22:00 së bashku me Tomën dhe mbërritëm atje të nesërmen në orën 6 të mëngjesit. Shkuam me taksi në stacionin e trenit Larisa… Lashë në stacion Tomën me plaçkat dhe shkova atje për të blerë biletat e trenit për në Shkup të Jugosllavisë. Treni nisej në orën 14:00. Mora dy bileta të klasit të dytë, të cilat kushtuan 53 dollarë dhe u ktheva në stacion tek Toma. Ne u nisëm për në Shkup me trenin e orës 14:00, duke kaluar nëpërmjet Selanikut dhe mbërritëm atje në 3 të mëngjesit. Në kufirin greko-jugosllav, në stacionin e Gjevgjelisë, grekët kontrolluan pasaportat dhe biletat, por nuk bënë kontroll për plaçkat. Në pasaportat tona u shënuan vizat e daljes me vulë. Plaçkat tona dhe trasta ku ndodhej dinamiti ishin vendosur në vendin për to, sipas kokave tona. Në kohën që bëhej kontrolli i pasaportave dhe biletave në kabinën ku ndodhesha unë me Tomën, dëgjova disa grekë që bisedonin për disa shishe me uzo dhe fjala ishte për kontrollin që do të bënte UDB-ja në Gjevgjeli, pasi të kalohej kufiri grek. Nisur nga kjo, unë i thashë shqip Tomës tim që të dilte dhe të kontrollonte në tren se mos gjente ndonjë kabinë bosh dhe ky kështu veproi. Në të njëjtin vagon të trenit, katër kabina larg asaj sonës, ndodhej një kabinë e klasit të parë bosh. Ai më njoftoi për këtë. Unë u ngrita, mora trastën me dinamit dhe bashkë me Tomën, i cili më kallëzoi kabinën ai kishte gjetur, hapa derën e saj, duke parë se mos na shihte njeri ia dhashë trastën atij për ta vendosur në këtë kabinë, poshtë kolltukut ku ulen pasagjerët. Në të njëjtën kohë unë po ruaja mos diktoheshim. Toma e vendosi trastën me dinamit në vendin që i tregova unë, por nuk e shtyu thellë që të mos dukej. E pyeta atë nëse e kishte vendosur mirë dhe ai më tha se “mirë është”. Mbas kësaj unë mbylla derën e kabinës dhe të dy u kthyem në kabinën tonë. Në këtë kohë treni u nis dhe ndaloi në Gjevgjeli. Aty erdhën njerëzit e UDB-së që kontrollonin pasaportat dhe biletat. Ata shënuan në pasaportat tona vizën e hyrjes dhe na pyetën se cilat ishin plaçkat tona. Plaçkat i kontrolluan me një aparat metal-diktues. Neve nuk na diktuan gjë… Në Gjevgjeli kontrolli zgjati rreth gjysmë ore dhe pas kësaj treni u nis për në Shkup. Me nisjen e trenit unë dhe Toma u ngritëm, dolëm në korridor për të parë nëse kishte njeri në kabinën ku kishim vendosur dinamitin. Në pamë nga ana e perdes se në kabinë ndodheshin tre persona të UDB-së, të cilët kishin uniformë dhe njëri prej tyre, sipas paletave, duhet të ishte rreshter, ndërsa dy të tjerët, që gjithashtu kishin uniformë ushtarake, nuk kishin grada. Ata ishin duke kontrolluar pakot dhe unë pashë se njëri prej tyre, duke shprehur habi, vuri duart në kokë. Ne për të mos rënë në sy shikonim jashtë nga dritarja. Në këtë kohë unë i thashë Tomës se ne duhet të grisnim të gjitha dokumentet shqiptare false për qarkullim këtu, traktet, etj. Po kështu të griste edhe pasaportën jugosllave që kishte ai. Ne duhet të mbanim vetëm pasaportat amerikane. Toma i grisi të gjitha këto, si dokumentet e mia, edhe të vetat dhe i hidhi këto, siç më tha ai, nga banja e vagonit, jashtë. Unë nuk pashë se si i grisi ai, por më tha se e bëri këtë dhe unë e besova. Treni ishte në ecje, por neve në vetvete ndjenim një farë shqetësimi.
Pyetje: Cila ishte arsyeja e shqetësimit tuaj?
Përgjigje: Unë u shqetësova për arsye se në torbën e dinamitit unë kisha dy këmisha si dhe ndërresat që ishin prodhim amerikan… Tërë rrugës nga Gjevgjelia në Shkup tre personat e UDB-së, që ne pamë në vagonin e dinamitit, silleshin poshtë e lart në korridor të vagonit, por deri sa mbërritëm në Shkup, nuk u bë asnjë hetim. Porsa treni mbërriti në stacionin e Shkupit, ai u bllokua, duke mos lënë asnjë njeri të hynte ose të dilte nga treni. Atë e rrethuan një shumicë udhëtarësh, mund të ishin 200 vetë të veshur me uniformë dhe të armatosur me automatikë e pistoletë. Një pjesë e tyre me uniforma, por kishte edhe civilë, me kaçavida në duar kontrolluan të gjitha vendet në tren ku mund të vendosej dinamit, si dollapë, etj. Pjesa tjetër kontrollonin të gjitha sendet që kishin udhëtarët dhe që përgjithësisht këta ishin grekë, kontrollonin secilin në trup. Na kontrolluan edhe neve, plaçkat tona, si valixhen, mbajtësen e kostumeve, etj. Kontrolli që na u bë neve ishte i njëllojtë si i pasagjerëve të tjerë, por meqë kishim pasaporta amerikane, kontrollin në trup na e bënë jashtë kabinës për të mos rënë në sy të të tjerëve. Por, me sa kuptova unë, ata dyshuan tek neve, pasi një person nga të UDB-së, civil, dyshoi në anglishten që fliste Toma. Ata na pyetën nga vinim dhe ku do shkonim. Unë i thashë se vinim nga Athina dhe do të shkonim në Itali. Ata më pyetën përse nuk kishim ndërresa dhe unë ju përgjigja se ato i pata të palara dhe i lashë në hotel, në Athinë. Mbas kësaj ata na lejuan të hyjmë në kabinë. Neve biletat i kishim deri në Shkup…
Pyetje: Vazhdoni të tregoni mbi itinerarin që keni ndjekur në vazhdim të udhëtimit tuaj.
Përgjigje: Pas kontrollit të trenit, që zgjati rreth 3 orë, vazhduam udhëtimin më tej. Treni që kishim shkonte deri në Paris. Ne, mbasi na u mor dinamiti dhe misioni dështoi, vendosëm të mos zbresim nga treni… por të vazhdonim rrugën me qëllim që të shkonim në Itali… “.

Filed Under: Histori

“Si na dështoi atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën për 30-vjetorin e çlirimit”

August 25, 2010 by Pafragje Leave a Comment

“Si tentuam të vrisnim Enver Hoxhën në paradën e 30-vjetorit të çlirimit”

Abdyl Banushi rrëfen detajet e atentatit, që nuk u realizua për shkak të masave të rrepta të Sigurimit

______________________________________________________________

Nëse nuk do të kishte tentuar të qëllonte mbi Enver Hoxhën në kohën kur pushteti i këtij ishte në pozita më të betonuara se kurrë, mbase emri i Abdyl Banushit, sekretarit të organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, me qendër në Nju Jork të SHBA, do të renditej mes eksponentëve të rëndomtë antikomunistë.

_________________________________________________________

Por më 29 nëntor 1974 ai guxoi t’i afrohej tribunës së paradës, të rrokte me vështrim Enver Hoxhën dhe të shtrëngonte armën e bombat, që kishte fshehur në trup, në mëdyshje për të vepruar. Pavarësisht se ai e gjykoi se do ishte e kotë të vepronte, kjo për shkak të masave të rrepta të sigurisë, mjafton kaq, që akti i tij të quhet i pashembullt. Të paktën Abdyl Banushi, me guximin e tij, i’u afrua Enver Hoxhës deri në rreth 200 metër largësi dhe në fund të fundit ca plumba në adresë të tij edhe mund ti kishte lëshuar. Një rast unik, që krahasuar me përpjekjen vite më pas të Xhevdet Mustafës, që nuk mundi as t’i afrohej Tiranës, kjo tentativë bëhet edhe më kuptimplotë. Ka gjithsesi një moment që duhet diskutuar. Në hetuesi Abdyl Banushi nuk e ka rrëfyer këtë ngjarje dhe për më tepër nuk është pyetur për të. Madje, gjatë gjithë hetuesisë së tij, nuk del që Abdyli të ketë shkelur territorin shqiptar që pas arratisjes në 1961. Duket se Abdyli fliste për hetuesit jo më shumë nga ata që kishin dijeni nga burime të tjera për veprimtarinë e tij. Nga ana tjetër, në librin e tij, shkruar pas daljes nga burgu më 1991, Banushi e përshkruan hollësisht futjen në Shqipëri dhe tentativën për të vrarë Enver Hoxhën. Atëherë, si është e vërteta? Po të shohësh dokumente, kryesisht dëshmi të tjera, del që vërtet Abdyl Banushi ka tentuar të vrasë Enver Hoxhën në podiumin e paradës. Këtë e ka pranuar Kadri Hazbiu në gjyqin e tij, por e ka pranuar Hasan Luçi, një oficer i zbulimit shqiptar, që operonte në Francë në të njëjtën kohë me veprimtarinë e Abdyl Banushit. Sipas Hasan Luçit: “Abdyl Banushi do qëllonte direkt nga Shallvaret me armë snajper për të vrarë Enver Hoxhën. Kjo ishte dhe arsyeja që atë vit u zhvendos tribuna e paradës nga hotel ‘Dajti’ para Kryeministrisë”. Pas këtij konfirmimi, ka shumë të ngjarë që hetuesit e Abdyl Banushit të mos e kenë përfshirë këtë moment në dokumentet legale që shkuan në gjyq, apo që më pas u lidhën nëpër dosje e përfunduan në arkiva, për një tjetër fakt ende jo shumë të njohur. Ka të ngjarë që në psikologjinë e kohës të mos pranohej ideja e një atentati, qoftë të dështuar, ndaj Enver Hoxhës. Sepse sipas kësaj mendësie, ai ishte i paprekshëm, si një perëndi. Nga ana tjetër, ka të ngjarë që një masë e tillë merrej që në asnjë rast populli i thjeshtë të mos mësonte se regjimi kishte kundërshtarë aq të fortë sa të mundnin t’i bënin atentat Enver Hoxhës. Kjo mund të jetë një hipotezë e mundshme, përkrah asaj që thotë se hetuesit nuk gjetën asnjë të dhënë për të faktuar këtë histori atentati.
Më poshtë, e plotë pjesa në librin e Abdyl Banushit “Një zë nga errësira”, faqe 195-200, ku rrëfen për atentatin ndaj Enver Hoxhës.
Kalimi i kufirit
“Më 29 nëntor 1974 regjimi totalitar komunist do të festonte 30-vjetorin e ardhjes së tij në fuqi. Me rastin e kësaj ngjarjeje kryesia e “Frontit të Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” vendosi të dërgonte në Shqipëri një grup prej 5 djemsh të zgjedhur, të zgjuar e trima. Kësaj radhe ata duhej të përballonin disa detyra të vështira. Ndoshta më të vështirat të kryera nga ne deri në atë kohë. E para mundësisht të hidhej në erë ose të mitralohej tribuna, ku do të qëndronte udhëheqja e hierarkisë komuniste, me në krye kriminelët Hoxha e Shehu, e dyta të hidheshin bomba në ambasadën kineze”, – detyrë kjo e pa kryer më parë për shkak të vështirësive, dhe e treta të krijoheshin lidhje të ngushta me oficerët e pakënaqur të ushtrisë shqiptare.
Më datën 20 nëntor 1974, së toku me Tomën (Tom Mërnaci, i infiltruar i Sigurimit të Shtetit, red) dhe Ded Mërnacin u nisëm nga SHBA. Kuptohej itinerari. Athinë _Prevezë dhe pasi të furnizoheshim atje me çfarë na duhej, të kalonim kufirin për në Shqipëri. Më 22 nëntor ishim në Filat të Çamërisë dhe në orën 9 pasdite iu ngjitëm malit të Stillos. Kundërzbulimi shqiptar ishte vënë menjëherë në dijeni të misionit. Nuk di nëse i dinte edhe qëllimet. Por nuk kishte gabuar në asnjë pikë. Na prisnin të hynim në Kepin e Stillos, ndaj kishin dërguar atje përforcime të shumta. Ne iu shmangëm atij drejtimi. Përmes njerëzve tanë në Greqi kishim mundur të rekrutonim një nga komandantët e postës shqiptare të kufirit, duke i dhënë 700 dollarë dhe kaluam andej. Ky njeri do të arratisej më vonë në Jugosllavi e së andejmi do të mbërrinte në Kanada. Njerëzit tanë ishin të shumtë dhe atje ishte shpresa e mbështetja jonë.
Në urën e lumit Pavëll (ekstremi jugor, pranë Butrinit në Sarandë, red) ishte vendosur një patrullë e fortë, e cila qëndronte aty edhe në ditë të zakonshme. Por tani, me rastin e festave, komunistët merrnin masa të rrepta sigurimi, sepse e dinin se ne goditnim pikërisht atëherë. Kështu që u detyruam ta kalonim lumin me këmbë. Ishte ftohtë. Sapo kishin nisur shirat e para të vjeshtës. Lumi kishte shumë ujë, rast i rrallë ky për atë stinë. Por ne i kishim të gjitha mjetet. Baza jonë e parë ishte në fshatin Aliko të Sarandës. Atje kishte shtëpinë djali i njërit prej përkrahësve dhe anëtarëve më besnikë të Frontit të Rezistencës në Amerikë. Ai bënte tregti të madhe dhe kishte ikur nga Shqipëria shpejt. Atje mësuam se djali i tij ishte megjithatë dhëndër i kryetarit të kooperativës e shofer njëherësh. Ky njeri do të na transportonte natën deri në Bamatat të Delvinës. Ne i dhamë atij 100 dollarë. Ai pranoi të na çonte deri në Gjirokastër. Nuk mund të nguroje para një fati të tillë… Në Gjirokastër u strehuam në bazën tonë të përhershme, në familjen Jonuzi. Qenë këta njerëz që na prenë 5 bileta për në Tiranë dhe ja tek po hynim në kryeqytet. Mirëpo nuk ishte aq e lehtë. Në urën e Subashit ishte vendosur postbllok me policë e ushtarë, që kontrollonin të gjitha mjetet dhe njerëzit e panjohur që kalonin andej. Ndaloi edhe autobusi ku udhëtonim ne. Gjashtë ushtarë rrethuan autobusin. Ishin të armatosur me automatikë. Një grup policësh qëndronin në këmbë para derës së autobusit. Nuk kishte pikë dyshimi se të dhënat ishin të sakta. Ai grup që pritej kishte depërtuar në Shqipëri megjithë përforcimet e kufirit dhe telat me gjemba e të klonuar. Prandaj ishin aktivizuar postblloqet. Oficeri që hyri brenda, tha me ton urdhërues:
-Nxirrni të gjithë pasaportat!
U hodha një sy shokëve. Për fat vendet i kishin të ndryshme. Dy nga tanët ishin ulur në fund, dy në mes, ndërsa unë rrija pas shoferit të autobusit. Çasti ishte shumë kritik. O vdekje, o liri!
Oficeri nisi kontrollin e pasaportave. Me radhë na kaloi edhe ne. Megjithë vëmendjen nuk mundi të diktonte asgjë. Dhe ja, u lehtësuam të gjithë një çast kur ai zbriti në tokë. Por pas oficerit të policisë hynë në autobus tre burra civilë. Ata mbanin në krah të lidhur nga një copë beze të kuqe. Kur u hodha një sy, u drithërova. Që të tre ishin fshatarë të mitë. Madje, njëri prej tyre ishte bash… xhaxhai im. Ata kaluan midis pasagjerëve duke vështruar sa majtas, djathtas. Kuptohej se kërkonin fytyra të njohura. Kjo më shtoi ankthin; kërkohesha pikërisht unë. Mirëpo nuk njohën askënd. As mua, kaq shumë kisha ndryshuar. Tek po dilnin, unë pata një çast dobësie. Pashë që xhaxhai kishte ndezur cigaren dhe i thashë:
-Të lutem, ta ndez pak?
Ai më zgjati cigaren dhe nisi të më shikonte me vëmendje. Sytë tanë u kryqëzuan. Nuk e di se ç’dritë e tërthortë kaloi midis tyre. Gjaku ishte shndërruar në dritë dhe ajo dritë nuk mund të tradhtonte. Më njohu; o zot, më njohu? Hoqi disi nervoz cigaren nga cigarja ime dhe shpejtoi të dilte.
Në orën 5 të mbrëmjes ishim strehuar në familjen Bineri në Tiranë.
Tentativa për të vrarë Enver Hoxhën
28 nëntor 1974. Tirana ishte zbukuruar e gjitha për festë. Nuk e kishim të vështirë të dilnim nëpër qytet. Aq shumë lëvizje kishte. Por gjithçka duhej ta kryenim të nesërmen, prandaj nuk lëvizëm nga baza jonë. Për të parë situatën doli njëri nga tanët, Sulejmani, i armatosur me pistoletë dhe me granata përfund bluzës. Doli deri në sheshin “Skënderbej”. Do të provonte të depërtonte së paku deri te vendi përballë tribunës ku do të vendosej orkestra frymore, por nuk arriti dot qysh atë mbasdite. Dikush i kërkoi fletë-hyrje dhe ai tha se nuk kishte.
-Ç’është kjo fletë-hyrje?, – tha ai. Donte të shihte një të tillë dhe të shikonim mundësinë të kopjonim disa të tilla. Por nuk ishte e mundur.
Sulejmani u kthye menjëherë e na njoftoi për gjithçka. Vendosa të dilja edhe vetë njëherë. Vërtet iu afrova deri vendit të tribunës dhe pashë se atje ishte e vështirë. Dhjetëra e dhjetëra punonjës të Sigurimit, të veshur civilë, policë, ushtarë me automatikë e të veshur me rroba parade silleshin andej. Unë e dija se ndoshta edhe fotografia ime tani ishte shpërndarë gjithandej. Prandaj më zinte syri shumë golemas (nga Golemi i Gjirokastrës, vendlindja e Abdyl Banushit, red) që shërbenin aty…
Të nesërmen. Më 29 nëntor, tentuam të afroheshim edhe njëherë në tribunë. Por qysh nga ura e Lanës gjithçka ishte nën kontroll të rreptë. Ishte e pamundur të hidhnim bomba deri në tribunë. Kështu që u detyruam të ndiqnim ceremoninë. Mbaj mend se i pari doli në tribunë Haxhi Lleshi, kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Më pas vetë Enver Hoxha. Haxhiu u spostua nga qendra për t’i lënë vendin diktatorit. Më pas hynë të gjithë byroistët… Kur dëgjova emrin e drejtuesit të paradës, Bejto Diftir Hysi, që ishte shofer, mendova se edhe atë detyrë golemasit e kishin marrë. Oficeri Bejto i raportoi diktatorit dhe parada filloi… Ishte i pamundur çdo veprim. Shpejt u detyruam të ktheheshim në bazën tonë për të mos e ndërlikuar situatën. Shumë golemas kishin dalë për të më kapur.
Në tarracën e shtëpisë ku kishim bazën, ishte vendosur një roje. Vonë ai na njoftoi se disa civilë vështronin herë pas here nga shtëpia, madje nga tarraca. Të ishin vallë agjentë të Sigurimit? Të ishim dekonspiruar? Sidoqoftë duhej marrë një masë. Dhe ne u detyruam të dilnim natën nga kati i dytë me litarë pas pallatit. U larguam me këmbë për në Yzberisht, ku kishim një bazë tjetër…
…Megjithatë vendosëm të hynim përsëri në Tiranë. Këtë radhë baza do të ishte familja Begeja. Por duke qenë se ditët ishin të tensionuara dhe lajmet nga më të çuditshmet, Begejasit qenë trembur. Nuk ishin diktuar, por qenë qullur. Zbulimi shqiptar kishte tanimë të dhëna të sigurta se ne gjendeshim në Tiranë. Megjithatë, në familjen Begeja bëmë një mbledhje të shpejtë ku analizuam situatën. Vendosëm të ndryshonim menjëherë bazë. Kështu u detyruam të hynim në Ndroq, në familjen Mancaku. Atyre u ishin pushkatuar në burg dy djem, Seit Mancaku dhe Zyhdi Mancaku, prandaj urrejtja e saj ndaj regjimit e bënte këtë bazë të sigurtë. Familja kishte një kasolle të madhe për kafshë dhe ne ndenjëm atje 7 ditë. Ishte e pamundur të hyje përsëri në Tiranë. Lajmet flisnin për kontrolle, rritjen e “vigjilencës” dhe njerëzit e thjeshtë, të gënjyer, të shikonin me dyshim. U detyruam të niseshim për në Fier.
Familja Margaritari ku u strehuam na shërbeu si bazë për të shkuar disa herë deri në fermën “Çlirimi”,  ku ndodheshin disa të internuar politikë. Këtu takova shokun e mikun tim, Haxhi Moski dhe disa të tjerë me të cilët isha njohur në vitet e burgut. Biseduam, por nuk mund të rrinim më gjatë. U larguam për në Vlorë e së andejmi për në Orikum. Prej andej në Izvor të Dukatit. Montuam radion tonë dhe i dërguam sinjale bazës sonë të Prevezës. Të nesërmen në ora 11 të natës nëndetësja doli në breg të detit. Hymë në të me shpejtësi dhe kaluam gjirin e Vlorës. Deri në ujërat ndërkombëtare natyrisht ndenjëm me frikë. Por Preveza tanimë ishte afër. Depozituam armatimet atje dhe u kthyem të dështuar në misionin tonë në Nju Jork, ku raportuam për gjithçka. Kishte një gjendje optimiste atje, megjithëse ne nuk kishim kryer shumë punë në Shqipëri…”.

vijon neser

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 227
  • 228
  • 229

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in