ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Presidenti kritikon BE’në në Vjenë, thotë se kosovarët po mbahen padrejtësisht të izoluar

October 8, 2016 by Pafragje Leave a Comment

hashaPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Kongresin Panevropian në Vjenë në panelin me president të rajonit ka folur për procesin e integrimeve evropiane të rajonit dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thënë se është e papranueshme që një shtet që 95% e kërkojnë anëtarësimin në BE, të mbetet edhe më tutje shteti më i izoluar në Evropë.

“Kosova edhe më tutje kërkon liberalizimin e vizave, shumë vjet pasi fqinjët tanë tashmë e gëzojnë këtë privilegj”, ka thënë Thaçi, shrkuan Gazeta Express.

Ai ka thënë se është shumë e vështirë t’i shpjegohet qytetarëve të Kosovës për Bashkimin Evropian dhe kur ata mund ta vizitojnë lirshëm atë.

“Si rezultat i këtij trajtimi të padrejtë, kosovarët vazhdojnë të mbeten njerëzit më të izoluar në Ballkan”, ka thënë Thaçi.

Thaçi: Pa integrimin e Ballkanit, Europa nuk është e plotë

Vjenë, 8 tetor – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Kongresin Panevropian në Vjënë në panelin me president të rajonit ka folur për procesin e integrimeve evropiane të rajonit.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se ideja e Evropës së bashkuar është duke u ballafaquar me sfida të brendshme dhe të jashtme.

Sipas tij, pa integrimin e shteteve të Ballkanit, ideja e Bashkimi Evropian nuk do të jetë e kompletuar.

“Këto diskutime janë një burim frymëzimi për përpjekjet tona, ëndrrat dhe përkushtimin për të qenë plotësisht pjesë e të ardhmës  Evropiane.  Jo vetëm gjeografikisht, por duke ndarë vlerat që përcaktojnë kontinentin tonë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë politikat e zgjerimit kanë qenë ndër hapat më të suksesshëm të Bashkimit Evropian. Sipas Thaçit, pollitika të tilla kanë transformuar shoqëritë dhe shtetet, i ka bërë ato të lira, më demokratike, më prosperuese dhe më paqësore.

“Janë pikërisht këto elemente që ushqejnë përkushtimin tonë për një sërë reformash të thella dhe më të gjëra në të gjitha aspektet e qeverisjes. Kjo është arsyeja pse ne ndonjëherë i shtyjmë proceset që janë të vështirë apo që jo domosdoshmërisht gëzojnë mbështetjen e popullit, por që janë në interesin më të mirë të qytetarëve, dhe kontribut për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në BE”, ka thënë ai.

Thaci para shumë personaliteteve, diplomatëve ka thënë se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të ardhmen në BE.

Tha është duke marrë pjesë në Kongresin Panevropian, i cili këtë vit shënon 100 vjetorin e themelimit të tij.

Filed Under: Bota, Kosovë

E verteta dhe mrekullia e Rio DeJaneiro-s

August 26, 2015 by Pafragje Leave a Comment

kosovaNga Agim VUNIQI

Zyrtaret e pare te sportit te Kosoves hodhen poshte mundesine e paisjes me viza, te aplikueshme se pari per shtetasit serbe, pastaj te Shqiperise, kembengulesia e tyre solli rezultat, tash e tutje qytetareve te Kosoves do tu pranohen pasaportat e Republikes se Kosoves.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe shoqeruesi i tij Fatmir Makolli u bene dy shqiptaret e pare te Kosoves me nr 1 dhe nr. 2 qe moren viza me pasaporte te Kosoves ne Brazil, edhepse ky shtet eshte ne mesin e shteteve qe akoma nuk e kane pranuar Kosovën, por qe tash e tutje sportistet kosovare si ambasadore te vertete do te kene rastin te udhetojne pa telashe atje.

Shkuerja ne konferencen e KON-it ne Rio, ishte njera nder sfidat me te medha te KOK-ut, prej se eshte pranuar KOK-u nga KON-i me te drejta te barabarta.

Besim Hasani dhe Fatmir Makolli moren vizat e para ne pasaportat e Kosoves

.KOK-u dhe presidenti i saj Besim Hasani, i shoqeruar nga Fatmir Makolli, theu murin e Berlinit per pjesemarrjen e sportisteve te Kosoves ne Lojerat Olimpike ne Rio de Janeiro me pasaporta te Republikes se Kosoveskok

Filed Under: Histori, Kosovë, Kulturë, Sport Shendet

Gjykata speciale si përdhunim i Kosovës

August 5, 2015 by Pafragje Leave a Comment

Arber-Zaimi-670x400Sovraniteti, apo “Gjithçka është e lejueshme”

Arbër Zaimi

Në vitin 2000 në Francë u publikua një film që shkaktoi shumë skandal aty e gjetiu në botë, filmi “Baise-moi” i regjisoreve Virginie Despentes (autore e novelës mbi të cilën ishte bazuar filmi) dhe Coralie Trinh Thi. Në një nga skenat e para të filmit ngjet një përdhunim. Dy vajza të reja, të cilat paraqiten si të varfra, narkomane, e që hera-herës prostituojnë për të mbajtur vetveten gjallë, kapen në një parking nga tre burra, të cilët i përdhunojnë. Njëra nga vajzat reziston sa mundet fizikisht e verbalisht. Ndërsa tjetra – rreth së cilës sillet filmi – qëndron pasive, nuk kundërshton dhe e pret dhunimin thuajse pa lëvizur e pa folur. Pas ndodhisë, shoqja që rezistoi e pyet shoqen që nuk rezistoi për arsyen e pasivitetit të vet. “S’kam ç’bëj unë nuk kam fuqi të ndaloj dot askënd (që të më penetrojë)” – është përgjigjja e papritur e vajzës – që me sinqeritet çarmatosës shpall moskontrollin absolut të trupit të saj. Në një botë “të rrugës”, aty ku qytetërimi dështon të mbërrijë me aparatet e tij të edukimit, mirëqenies e drejtësisë, çka mund të bënte kjo vajzë – përpos të shpallte radikalisht pafuqinë e saj përballë “më të fortit”.

Vajza e cila pranon zhveshjen e vet totale prej sovranitetit hyn në një qerthull të pandërprerë dhune spektakolare, e cila nis duke vrarë të vëllain, e më pas bashkë me një shoqe të sajën marrin një veturë dhe nisen në një udhëtim ku praktikisht secilin problem e zgjidhin përmes vrasjes. Vrasin për të marrë para, kur u duhen, vrasin dikë që i ofendon me fyerje raciste, vrasin kë i kërcënon e kë i pret rrugën – e në fund vdesin.

Secilit konservator kjo mund t’i duket si një narrativë dostojevskiane (si psh. tek “Vëllezërit Karamazov” ku Dmitri i tregon Aljoshës se si e ka pyetur Rakitinin “Çka do të ndodhë me njerëzit nëse nuk ekziston Zoti dhe jeta e përjetshme?”. Përgjigjja e Rakitinit: “Atëherë gjithçka është e lejueshme”). Pra kur vdes “zoti” i të drejtës universale mbi integritetin trupor të personit (individual apo publik), i këtij sovraniteti mbi të cilin ngrihet secili sovranitet tjetër e secila politikë, atëherë gjithçka bëhet e lejueshme.

A nxjerrim dot prej këtij filmi ndonjë analogji me Kosovën? Ndoshta po, Kosova nuk është në gjendje ta ndalojë askënd prej penetrimit jokonsensual të trupit të saj me turlifarë misionesh, gjykatash speciale, korporatash, privatizimesh për dy lekë, mediash të zotëruara nga njerëz me interesa të dyshimta, mafiash, ojq-sh jotransparente që përfaqësojnë interesat e kushedikujt, organizatash terroriste etj. etj. Ndoshta sipas qëndrimit moralist vetë Kosova, si vajzat në film e ka “provokuar” apo “ndjellë” çdo “dhunim” së jashtmi të sovranitetit të saj fillestar, me rrugaçëritë e kurvëritë e veta, korrupsionin, krimin e brendshëm, e elitën e saj politike-ekonomike të udhëhequr nga një logjikë kryekëput instrumentale.

E nëse është kështu, nëse logjika instrumentale e ka vrarë çdo “zot”, apo çdo pretendim universal të së drejtës e të sovranitetit, sado minimalist qoftë ky pretendim – atëherë i bie që, për të vazhduar me Dostojevksin, Kosova s’është veçse një vend Raskolnikov, i banuar nga Raskolnikovë, i qeverisur nga Raskolnikovë. Ç’është Raskolnikovi? Një student i zhgënjyer, i cili pasi sheh që pretendimet universale të qytetërimit, idealet për të cilat ai lexon nëpër libra, shkelen e përbuzen aq shumë në përditshmërinë e tij – vendos që t’i braktisë tërësisht ato, vendos të bëhet tërësisht i pjesshëm, të relativizojë gjithçka, të justifikojë gjithçka, përfshi edhe krimin e tij. Dështimi i arsyes universale i hap përfundimisht rrugën arsyes instrumentale, dhe përfundojmë në një terren ku nuk ka më të mirë e të ligë, të drejtë e të padrejtë, as nuanca në mes tyre, por vetëm moralizime të pasinqerta, pafuqi dhe dhunë.

Vetë pranimi i pafuqisë, mosprotestimi ndaj dhunimit të sovranitetit kushtetues, territorial, demokratik të Kosovës, madje justifikimi me “s’kemi ç’i bëjmë” apo me “e meritojmë”, i hap rrugë perspektivës së Kosovës së Raskolnikovëve, apo të Kosovës që ndjek rrugën e personazhes kryesore të filmit “Baise-moi”. Sipas logjikës së famshme dostojevskiane, apo më pas sartriane, i bie që tashmë asgjë nuk është më e ndaluar, gjithçka është e lejueshme. Por a është vërtet kështu?

A bëhet gjithçka e mundshme për Kosovën pas vdekjes së parimit universal të sovranitetit të shteteve e të barazisë mes tyre? A është gjithçka e mundshme tashmë që në Kosovë është imponuar një drejtësi selektive, ndërkohë që vetë shtetit i mohohet integriteti i trupit të tij, ndërkohë që bëhet përfundimisht i penetrueshëm nga gjithçka e kurdo, ndërkohë vetë shtetit i mohohet habeas corpus-i? Siç shohim në dy shembujt e marrë, filmi “Baise-moi” dhe romani “Krim e ndëshkim”, për personazhet nuk bëhet e mundshme gjithçka, por vetëm një gjë. Në të dyja rastet, frustrimi i krijuar nga shkërdhimi i parimit shpërthen veç në dhunë. Pra, nëse “zoti” s’është, atëherë e vetmja gjë që ndryshon nga më përpara është shpërthimi i dhunës, e justifikuar instrumentalisht ose e pajustifikuar. Duket se kjo “tezë” qëndron edhe në rastin e Kosovës. Sa më shumë që pranohet pafuqia e saj për t’u vetërregulluar sovranisht, sa më shumë pranohet se ajo nuk mund të ndalë askënd që rreket ta penetrojë, aq më shumë shtohen shpërfaqjet e dhunës në Kosovë. Ndoshta ndonjë “analist” që me intuitë mund ta ketë kuptuar këtë lidhje të sovranitetit me të drejtën për t’i thënë jo penetrimit, pikërisht për këtë arsye përpiqet të ngrejë artificialisht idenë se Shqipëria dëshiron të penetrojë Kosovën, dhe ajo afirmon sovranitetin e saj pikërisht duke mos lejuar penetrimin prej Shqipërisë. Por kjo skemë bie, për shkak të indiferencës thuajse absolute të Shqipërisë (e cila gjendet jo larg situatës së Kosovës në këtë drejtim) për një relacion të tillë.

Por Kosova e cënuar, ndryshe nga personazhi i filmit “Baise-moi” e ndryshe madje edhe nga vetë Raskolnikovi, nuk mund t’i ushtrojë dhunë askujt jashtë saj. Kosova nuk ka agjensi të veprimit të jashtëm, nuk ka asnjë peshë ushtarake, ekonomike apo diplomatike që të mund ta shpërthente dhunën jashtë vetes. Kështu që dhuna shpërthen vetëm së brendshmi. Shpërthen në formë objektive, si dhunë e më të fortit ndaj më të dobëtit, si dhunë e më të pasurit ndaj më të varfërit, si dhunë kriminale, si dhunë e të pashpresit. Shpërthen si dhunë ndaj gjinisë e seksualitetit, shpërthen si dhunë ndaj gjuhës a dialektit, si dhunë ndaj ngjyrës së lëkurës. Shpërthen si dhunë ndaj të punësuarit e si dhunë ndaj të papunit. Si mosdurim i tjetrit. Por të mos gënjehemi duke thënë se kjo dhunë rrjedh vetëm nga pushtetarët e familjarët e tyre, që s’e kanë për gjë të rrahin edhe policinë.

Kjo dhunë jo rrallë, e mishëruar në gjuhë, del edhe tek ata që shfaqen si partizanët më të zjarrtë të paqes me çdo kusht, të cilët kryesisht janë gazetarë apo ojq-istë, ose filozofë rrjetesh sociale. S’janë të rralla rastet kur këta pacifistë të paepur ngjisin çdo lloj etikete poshtëruese ndaj cilitdo që nuk e mendon si ata. Të mos e mendosh si ata do të thotë të jesh cak i merituar i dhunës simbolike – të quhesh terrorist, bandit, polpotist e ku di unë. Por nuk është kjo gjuhë ultra-partizane rrjedhojë e ndonjë pozicionimi të fortë politik të atyre që e përdorin, përkundrazi. Nuk janë të rralla rastet kur ata që në mëngjes shajnë dikë (për t’i mbyllur gojën) duke e quajtur komunist, në mbrëmje shkojnë e i referohen, fjala vjen Brecht-it. Hibridizim përmes zbrazjes, asi që do ta kishte zili secili artist performativ postmodern.

Por forma më e ligë në të cilën shfaqet dhuna e brendshme e Kosovës së Raskolnikovëve është dhuna sistemike, dhuna së cilës nuk i dihet autori. Është ai momenti kur – edhe pse formalisht ke të drejtën të jetosh – nuk mundesh sepse nuk ta lejon xhepi. Ai momenti kur – edhe pse mundesh të flasësh – nuk mundesh se nuk ta lejon xhepi. Hannah Arendt thotë diçka për këtë, tek reflektimet e saja për dhunën:

“Disidentët në Lindje lypin lirinë e fjalës e të mendimit, si kusht themelore për aksion politik; protestuesit në Perëndim jetojnë nën kushtet kur këto premisa nuk munden më të krijojnë hapësirë veprimi për një ushtrim domethënës të lirisë. Transferimi i qeverisë në administratë, i republikës në burokraci, si dhe zvogëlimi rrënues i publikes që vjen bashkë me të, ka një histori të gjatë e të komplikuar gjatë gjithë epokës moderne…”

Disidentët e Lindjes, për të cilët flet Arendt, janë disidentët shqiptarë të Rezistencës së pandërprerë Shqiptare në ish-Jugosllavi. E sot, pasi e arritën atë çka kërkuan e sakrifikuan aq gjatë, pavarësinë dhe demokracinë, e shohin se si këto nuk u krijuan hapësirë veprimi për të ushtruar lirinë, përkundrazi ua mbyllën këto hapësira në një proces reaksioni të vazhdueshëm të mishëruar në negociatat e pandërprera që prej 1999 e këtej të cilat shkallë pas shkalle i kanë mësuar Kosovës se nuk mundet t’i rezistojë penetrimit të askujt. Por, sërisht Arendt thotë:

“Ajo çka e bën njeriun qenie politike është fakulteti i tij për të vepruar. I jep atij mundësinë që të bashkohet me të ngjashmit e tij, të veprojë së bashku dhe të mëtojë qëllime e sipërmarrje që nuk do të hynin kurrë në mendjen e tij, aq më pak në dëshirat e zemrës së tij, po të mos e kishte këtë dhunti…”

Filozofja gjermane-hebreje nuk është duke thënë gjë tjetër përveçse duke konfirmuar një parim të lashtë së paku 25 shekuj. Që në kohën e filozofëve të parë në Greqinë e lashtë (pra s’ka nevojë të përdorim klishetë e Mazllovit) bëhej ndarja midis dy formave të jetës: zoe – jeta e thjeshtuar në riprodhim e në funksione biologjike, shqetësim i së cilës është thjesht të ngrënët, të pirët, të riprodhuarit dhe mundësimi i të gjitha këtyre sa më shpesh e sa më gjatë (pra të grumbulluarit); dhe bios – jeta brenda bashkësisë politike, jeta me sovranitet e me fakultete të veprimit. Zoe gëzojnë kafshët dhe njerëzit pa të drejta. Bios, veç qytetarët të cilët në demokraci i karakterizonte angazhimi në secilën vendimmarrje si detyrë e në aristokraci i karakterizonte angazhimi vetëm në rolet e përcaktuara prej hierarkisë sociale të parapërcaktuar. A për skllevërit, gratë e ata të zhveshur prej bios-it, pak ndryshonte nëse kishte demokraci apo aristokraci.

Pak ndryshon edhe për shqiptarët e Kosovës nëse është pavarësi apo vijim nën Serbi, për sa kohë ata janë të zhveshur prej fakultetit të veprimit e të funksionimit si bashkësi politike, e prej sovranitetit politik. Shqiptarët e Kosovës janë të reduktuar në zoe prej këtij mohimi radikal të qenies së tyre politike. Ata nuk mund të thonë “jo”, ashtu siç nuk mund të thotë “jo” personazhja e “Baise-moi”, apo skllavi X i Greqisë së lashtë. Ashtu siç nuk mund të thotë “jo” i zhveshuri prej politikës, i përjashtuari prej saj. Gjallesa që nuk mund të thotë “jo” as për vetveten, pra nuk është sovrane, më shumë ka të përbashkëta me kafshën se sa me njeriun. Dhe vazhdimisht është trajtuar si e tillë.

Situata pra, paraqitet dëshpëruese. Vdekja e “zotit” të sovranitetit nuk i ka lejuar Kosovës gjithçka, por ka lejuar gjithçka me Kosovën dhe në Kosovë. Afirmimi i impotencës universale të jashtme ka shpërthyer dhunën e omnipotencës partikulare të brendshme. Kjo mund ta çojë vëzhguesin në dy pozicione, në atë të skeptikut ose në atë të cinikut. Skeptiku është ai që nuk beson më në asgjë për shkak se trishtohet shumë, ciniku është ai që nuk beson më në asgjë për shkak se nuk i bëhet vonë – për të parafrazuar një shkrimtar amerikan. Ndoshta ka vlerë të bëhet një ndarje mes të dyve e të vlerësohet se skeptikut ndoshta i duhet njohur merita se është përpjekur gjersa është lodhur me dështimet. Ndërsa cinikut kurrë nuk i ka “ngrënë palla” për asgjë, ai kënaqet duke parë se si gjithçka dështon, dhe vazhdimisht lëshon rromuze me pafuqinë e vet të tipit “pse e tjerr kaq gjatë, a thua se të lexon njeri, ky muhabet vendoset tjetërkund”.

Por vëzhguesi i vëmendshëm nuk mundet të bjerë pre e dëshpërimit, edhe pse ky vazhdimisht shfaqet spektakolar. Dorëzimi, heqja dorë prej kërkesës për sovranitet në radhë të parë, të mos harrojmë, favorizon dhunuesin. Dorëzimi nuk është veçse konfirmim i parimit xhunglor “i forti bën të drejtën”.

Ata që besojnë se i forti ka të drejtë nuk mund të zhvillojnë kurrë drejtësi, qytetërim apo kulturë post-mesjetare. Dhe do të shihen gjithnjë me përbuzje prej të tjerëve si servilë, të prapambetur dhe pa dinjitet.

Nuk ka nevojë as për institucione, as për parlament e as për drejtësi, për të konstatuar “të drejtën e më të fortit”, dmth. për të thënë shteti X, korporata Y, apo personi Z janë më të mëdhenj, më të pasur, më të fuqishëm se shteti A, korporata B apo personi C – pra këta të fundit të ulin kokën e të pranojnë fatin e tyre. Kjo është logjika që përcillet në filmat ëestern, logjika e xhunglës, jo logjika e qytetërimit.

Në qytetërim e në demokraci drejtësia themelohet si e verbër (pra si jo-selektive dhe jo specifikuese), si një sistem i cili në teori e në praktikë kufizon pikërisht të fuqishmin, shtetin e fuqishëm, korporatën e fuqishme, personin e fuqishëm, pra kufizon fenomenin e “bullyizmit” në të gjitha format e veta.

Sigurisht që në histori të vjetër e të re kjo ka dështuar disa herë. Lëvizja politike që mund t’i përshkruhet neoliberalizmit-postkolonializmit-postmodernizmit vazhdimisht e shpall të pavlefshëm një parim pikërisht për shkak të dështimeve të veta në realitet, e kësisoj kryhen privatizimet, imponohet globalizmi, rrënohet arsimi publik, rrënohen konceptet e vetë politikës etj. Por fakti që secili ligj, rregull a parim ka dështimet e veta nuk do të thotë që duhet fshirë krejt ligji, rregulla a parimi (shembull: edhe ligji kundër pedofilisë vazhdimisht ka dështimet e veta kudo në botë, po nuk çohet njeri të kërkojë heqjen e ligjit).

Neoliberalizmi ka një projekt për rrëzimin e këtij parimi të qytetërimit, për rrëzimin e këtij lloji të drejtësisë që kufizon “të fortët”, dhe afirmimin e parimit antidemokratik “i fuqishmi ka të drejtë”. Në secilin rast kjo synon të na kthejë në raporte mesjetare, në atë lloj shoqërie kur Galileut ia ulën kokën të fuqishmit e kohës dhe e bënë të pranonte publikisht se toka s’luan (paçka se ndër dhëmbë thonë se tha “eppur si muove”).

Por prej historisë na mbetet neve të zgjedhim ç’duam të ndjekim, shembullin e afirmimit të qytetërimit, apo atë të diktatit. Në paçim frikë se mos përfundojmë si Bruno, së paku ndër dhëmbë e me kokën ulur nuk na pengon asgjë të themi të vërtetën tonë, edhe ne si Galileu “eppur si muove”.

Le të mos bëhemi pjesë e sklerozës ahistorike dhe le të kujtojmë dy poetë tanët që e refuzuan në kohën e tyre logjikën: “i forti e i madhi ka gjithnjë të drejtë”. Mjeda: “Ky shekull or’ e ças ndrrohet / Bijn posht të naltit, i vogli çohet…” apo Noli: “Se i vogli shtrin viganin / E i shtypuri tiranin…”. Ka dije në këto vargje, dije që edhe në historinë e shkurtër shtetformuese të shqiptarëve mund të konfirmohet bindshëm – vërtet të fortët kanë rënë.

Të mos harrojmë se fenomeni i “intelektualit” që mbron interesat e perandorive nuk është i ri. Plot “intelektualë” të tillë kanë mbrojtur interesat e Perandorisë Otomane si i forti i kohës, të tjerë interesat e Italisë fashiste, të tjerë të Gjermanisë naziste, të tjerë interesat e imperializmit të kuq të Beogradit apo Moskës e kështu me radhë me çdo të fortë që na është bërë “friend with benefits” apo haptazi dhunues. Por Mjeda e Noli, për mendimin tim, kanë ende të drejtë.

Logjika “le të bëhet Specialja, me rëndësi të shkojnë n’burg kryekriminelët e qeverisë” ka dy probleme. Së pari, nuk do shkojnë në burg sepse dinë t’i korruptojnë ndërkombëtarët duke iu dhënë një copë Kosove për të shpëtuar veten, siç provon EULex dhe UNMIK. Së dyti – dhe çfarë është më e rëndësishme, në burg këta do të mund t’i çonte edhe ISIS-i, por ne duhet të këmbëngulim vetëm për drejtësi republikane, që mban përgjegjësi para qytetarëve dhe që është jo-selektive.

VETËVENDOSJE! dhe aktivistët e saj jo vetëm që e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale, por edhe e kanë fituar secilin debat e secilin argument sa i përket asaj, qoftë me shqiptarë e qoftë me ndërkombëtarë. Në fakt, Gjykatën Speciale e kanë kritikuar edhe vetë ofiqarët ndërkombëtarë në Kosovë, edhe pse veç kur kanë dalë prej pushtetit.

Por një elitë politike e korruptuar gjer në imtësi ta shkatërron shtetin, demokracinë e të drejtën, ta sjell Specialen ashtu siç ka për të sjellë vazhdimisht veç krizë, krim e rehabilitim të Serbisë pa de-millosheviçizim. Qysh tani kjo elitë ia ka nisur ta përdorë Gjykatën Speciale për të kërcënuar kundërshtarët, për të hequr vëmendjen nga korrupsioni dhe perversioni i tyre, e sidomos për ta hequr vëmendjen nga dështimet ekonomike e shoqërore. Me Gjykatën Speciale ata e kanë marrë peng diskursin politik edhe për disa vjet, duke qenë se hapi i ardhshëm do të jetë krijimi i Zajednicës, pra bosnjëzimi i Kosovës. Sa më shpejt të kuptohet kjo, aq më mirë, se këta vendin e kanë në institucione riedukimi e jo në pushtet.

Prandaj duhet angazhimi, në të mirë tonën edhe të gjithë qytetërimit, për ta mposhtur cinizmin dhe skepticizmin e atyre që thonë “mirë e keni, por s’keni ç’bëni”. Nuk duhet, pra nuk mundemi të lejojmë rikthimin e paradigmave koloniale, dhe nuk kemi për ta pranuar kurrë që një gjykatë e tillë, e dyta pas Nurembergut, të gjykojë çlirimin e Kosovës. Është detyra jonë të hyjmë në bios, të dalim prej situatës së kafshës, është detyra jonë të jemi të barabartë me të tjerët e të afirmojmë sovranitetin mbi veten tonë – jo një sovranitet absolut i cili do të dështonte dhe do të ngjallte zhgënjime, por një sovranitet relacional, një sovranitet si të vendeve të tjera. Nuk mund të lejojmë që Kosova të trajtohet si një tryezë laboratorike ku eksperimentohen praktikat e dështuara të qendrave globale. Nuk duhet të na dëshpërojnë “skllavopronarët”, as “skllevërit”, sepse i dimë nga rrjedhin pozicionimet e tyre.

Autori eshte aktivist i vetvendosjes. Titulli origjinal:”Sovraniteti, apo “Gjithçka është e lejueshme”

Filed Under: Histori, Kosovë, Sidebar

​​Gjeke Gjonleka j/ Marrëveshja e Gjenevës e vitit 1949 per robërit e luftës.

July 27, 2015 by Pafragje Leave a Comment

marveshja e gjeneves

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori, Kosovë, Politikë

KONFERENCA E DAYTONIT

July 21, 2015 by Pafragje 8 Comments

gjeke gjolekaj portretGJEKË GJONLEKAJ:KONFERENCA E DAYTONIT (1995), LDK-ja DHE MANOVRIMET E DËMSHME DIPLOMATIKE TË RICHARD HOLLBROOK-ut ME SLLOBODAN MILLOSHEVIҪIN PËR KOSOVËN! (+FOTO ARKIVORE)

[Read more…]

Filed Under: Diaspora, Emigrantet, Histori, Kosovë

Dritë hijet e “dronit” shqiptarë në Beograd .

July 15, 2015 by Pafragje 1 Comment

droni-beoigrad     Kastriot Myftaraj, analizë e intervistës së Ismail (Ballist) Morinaj me Dritan Shakohoxhën

Intervista e Ismail (Ballist) Morinajt me Dritan Shakohoxhën që u shfaq dje në dy kanale me pagesë të Digitalb zbuloi përfundimisht, për atë që ka aq mend sat ë kuptojë dhe dëshiron të kuptojë, të vërtetën e [Read more…]

Filed Under: Kosovë, Politikë

Gjykata speciale e kosovës do të ishte “Tribunali i Turpit” (Kangaroo Court)

July 1, 2015 by Pafragje 1 Comment

gjeke gjolekaj portretNga Gjekë Gjonlekaj/New York

Amendamenti 5 i Kushtetutës së Shteteve të Bashkura thotë “askush nuk mund të detyrohet të jetë dëshmitar kundër vetvetes në asnjë çështje penale”
Akuzat dhe shpifjet monstruoze të Dick Marty-t e sollën Kosovën para një vendimi tepër të vështirë. Ky Vlladan i dytë Gjeorgjiviq në [Read more…]

Filed Under: Histori, Kosovë, Kulturë

Prishtine: Nderohet veprimtari kombëtar nga SHBA-të Harry Bajraktari

July 1, 2015 by Pafragje Leave a Comment

hb4Një nga personalitetet më të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, i cili më shumë se tri dekada ka dhënë kontributin në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, u nderua në një solemnitet të mbajtur sonte në Prishtinë nën patronazhin e ministrit të Diasporës, Valon Murati.
Në këtë ceremoni, ku morën pjesë edhe presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Parlamentit të Kosovës, akademikë e personalitete të tjera të shquara nga jeta shoqërore dhe kulturore shqiptare, Bajraktari u konsiderua si një nga figurat kryesore të lirisë së Kosovës.
Me këtë rast, ministri Murati, tha se Bajraktari nuk kurseu asgjë për t’ia siguruar popullit të vet lirinë. Sipas tij, falë angazhimit të tij dhe bashkëkombësve të tjerë, Kosova sot është e lirë nga shtypja e një regjimi të dhunshëm të cilin e kishte përjetuar për një shekull”, tha Murati.
Murati: Falë angazhimit të Bajraktarit, Kosova sot është e lirë

Ai punës së rëndë dh e të pandalshme për një standard më të lartë të jetës së tij ia shtoi edhe përpjekjet e vështira për t’ia siguruar popullit të vet lirinë. Nuk kurseu asgjë nga vetja e tij për këtë qëllim. Punën intelektuale, shkathtësitë bindëse, pozitën shoqërore, mjetet financiare dhe gjithçka kishte në dorë. Falë angazhimit të tij dhe bashkëkombësve të tjerë, Kosova sot është e lirë nga shtypja e një regjimi të dhunshëm të cilin e kishte përjetuar për një shekull”, tha Murati.
Ceremoninë e nderoi edhe prania e mysafirit special, mikut te shqiptarëve për më shumë se 25 vjet në Kongresin Amerikan dhe mik personal i Bajraktari, kongresmeni Eliot Engel. Në një fjali rasti ai foli gjatë për miqësinë e ngushtë dhe të përzemërt që e ka me Bajraktarin.
Engel: Gjatë punës sonë të përbashkët kemi punuar që Kosova dhe SHBA të jenë mike

Harry është dëshmia e gjallë se një person i vetëm mund të bëj ndryshime dhe ai me të vërtet e ka bërë këtë ndryshim. Dhe gjatë tërë asaj pune të përbashkët ne gjithmonë kemi punuar që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë si mike dhe aleate të njëra tjetrës. Dhe gjatë këtyre 7 viteve të mia në Kongres gjithmonë kemi punuar që SHBA dhe Kosova të jenë miq të mirë dhe të afërt, tha Engel.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se Bajraktari me angazhimet e tija, ka arritur që ta kthejë dinjitetin e Kosovës.
Minxhozi: Bajraktari e zbatoi në praktikë thënien e John Kenedy

Herry Bajraktari, shkoi në Amerik ë në atë kohë kur në rininë e vet dëgjoi fjalët e presidentit John Kenedy, i cili tha: “mos kërko ç’do të bëjë vendi për ty, por çfarë do të bësh ti për vendin”. Dhe Herry Bajraktari këtë e zbatoi në praktikë duke u bërë një njeri i suksesshëm në të gjitha fushat. Është e vështirë të ndash ekonominë nga politika, është e vështirë të ndash Kosovën nga Amerika, është e vështirë të ndash të gjitha përpjekjet që ai bëri, që Kosova të marrë vendin, dinjitetin edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Minxhozi.
Ai shtoi se kontributi i tij nuk ka qenë vetëm për Kosovën, por për mbarë kombin shqiptar, duke marrë nderimet më të larta nga shteti i Shqipërisë.
Vetë Harry Bajraktari në fjalën e tij të rastit e kujtoi rrugëtimin e vet për në SHBA, që në moshën 12 vjeçare, duke bërë edhe falënderime ndaj prindërve të tij dhe popullit Amerikan.
Bajraktari: Jeta ime deri këtu ka qenë rrugëtim i gjatë

“Kjo histori e rrugëtimit të familjes sime për në SHBA, para 46 vjetësh, kishte shpresën e besimit të madh, në një kohë kur Kosova i vuante të gjitha të këqijat nën sundimin e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë. Ky udhëtim i gjatë me babanë, nënën dhe tri motrat, kur i kisha vetëm 12 vjet, më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës… Nga këtu dëshiroj t’i falënderoj prindërit e mi për sakrificën e vullnetin që patën, sidomos SHBA-të që jo vetëm që na pranuan dhe na bënë pjesë të tyre, por na ndihmuan për të arritur qëllimet tona për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që aq gjatë vuajtëm dhe pritëm”, tha Bajraktari.
Në këtë ditë, po ashtu u shënua edhe fillimi i “Muajit të Diasporës”. Me këtë rast, ministri Murati thekso i rëndësinë e hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, duke u bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që t’i përgjigjen thirrjes për regjistrim./B.S/
hb1 hb2 hb3

 

Filed Under: Histori, Kosovë, Kulturë

Nje Kartoline, nga Amerika, ne 20 vjetorin e gazetes Bota sot!

June 27, 2015 by Pafragje Leave a Comment

beqir sinaBeqir SINA
Me rastin e Njëzetë-Vjetorit të daljes në “dritë” të zërit të shqiptarëve, gazetës kombëtare Bota sot, botës së shqiptarëve, në Kosovë – Shqipëri, Luginën e Preshevës, shqiptareve në Mal të Zi, Maqedoni, Camëri, Arbëreshët dhe Diasporë, më lejoni të shpreh një konsideratë dhe faleminderim, për gazetën që mbajti gjallë frymën tonë kombëtare, për shërbimet e rëndësishme, që bëri ajo për dy dekada në dobi të popullit shqiptar, posaçërisht me ato shkrime dhe mesazhe dedikuar përkrahjes së luftës së Kosovës – luftës për clirim – liri, dhe pavarësi si dhe lindjes së shtetit më të ri në botë Kosovës, luftës dhe përpjekejeve historike të shqiptarve për më shumë të drejta në trojet e okupuara sllavo – serbe

Në 20 vjetorin të daljes së numrit të parë të së përditshmes “Bota Sot”, gazetës kombëtare shqiptare, që ky përvjetor medial më lidh mua me një shkollë të madhe dhe të gjatë të gazetarisë, e cila dy dekada më parë nisi rrugën e suksesit të saj, duke u bër tribunë e gazetarisë shqiptare, është krenari që jam pjesë e kësaj gazete.

Si gazetar i pasionuar ndër vite, tek Bota sot, qysh në ditët e para – mund të them se kam qenë i perviligjuar, se gjeta ekselencën e gazetarisë shqiptare, tek kjo gazetë, e cila lindi dhe u rritë me frymën tonë kombëtare.

 Bota sot, më ka mbështetur dhe botuar cdo shkrimë, nga Shtetet e Bashkuara – duke u sjell në Kosovë, trojet shqiptare dhe diasporë, “një copëz Shqipëri – nga këtu përtej oqeanit Atlantik” 

Andaj më bie për hise, sot, që në këtë përvjetor histori suksesi të kësaj gazete prestigjoze shqiptare, që në këto dy dekada ka bër emër të mirë në gazetari, të faleminderoj dhe të urojë themeluesit dhe  pronarët dhe botuesit të saj, stafin e saj drejtues, nëpër vite, dhe në veçanti gazetarët dhe gazetarëve të saj, profesionit, kurajoz, të guximshëm dhe mjeshtrit e gazetrisë, të gjitha ato penat e forta, por edhe miqt e shokë bashkëpuntor, që kan kontribuar – lexuesve të shumtë të saj në Kosovë, trojet shqiptare dhe SHBA e Europë, t’ua uroj këtë 20 vjetor. 

Me këtë rast, shpreh një nderim të thellë dhe një përulje në këtë përvjetor, ndaj gazetarëve të saj të ndjerë, jeta dhe pena e të cilëve, e shuar nga dora vrastare, ose atyre që u larguan në amshim – është ende e gjallë dhe frymon shqip si pjesë e historisë së gazetës kombëtare “Bota Sot”.

Historia njëzetvjeçare e gazetës kombëtare “Bota Sot”, e cila ka qenë një histori e vazhduar e gazetarisë kombëtare shqiptare, prej rilindjes kombëtare, me pavarësin e Shqiprisë, është edhe pjesë e historisë së lirisë, luftës clirimtare të pavarësisë së Kosovës, histori e përpjekjeve të pandalshme gjithëshqiptare për të drejtat e shqiptareve, në të gjitha trojet etnike e Camëri.

“Bota Sot”, gjatë këtyre dy dekadave, e nisi punën e saj me një guxim të pacmuar,  duke hyrë në historinë e gazetarisë shqiptare, në një kohë kur Kosova ishte e robëruar dhe e sunduar nga një rregjim brutal – nga rregjmin sllavo – komunist, me një mision te saj  kombëtar që i dha forcë qëndresës, që i dha forcë idesë së pavarësisë, në themelet e së cilës kjo gazetë vuri po ashtu sakrificën, mundin, dijen dhe guximin për të thënë dhe për të mbrojtur të vërtetën e kësaj historie.

“Bota sot”, si pjesë e kësaj historie, eshte tani pjesë e të gjitha atyre mediave – radiove, gazetave, dhe televizioneve shqiptare, që lindën dhe u ngritën me lirinë, luftën clirimtare dhe pavarësin e Kosovës, duke  treguar se ajo do ta vazhdojë rrugën e saj – edhe para sfidave me të cilat përballet shtypi shqiptar sot, në Shqipëri, Kosovë , trojet shqiptare, dhe diaspor për ta bërë të denjë Bota sot, edhe në këtë konkurrencë mediale, tersishte të pandershme, por mbi të gjitha për të vazhduar misionin e saj të zgjedhur kombëtarisht në botën e gazetarisë Shqiptare.

Një marshim i gëzueshëm dhe ecje të pandalshme, e Bota sot, duke ofruar ide, vrull të ripërtërirë, në veprimtaritë gjeneroze të këtij emitenti të përpiktë të gazetarisë shqiptare, deri edhe ne nguxim dhe sakrifece me ndihmë të vazhdueshme, per zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit Kosoves, dhe zgjedhjen e ceshtjes shqiptare.


Në fund në vend të kartolinës, në këtë 20 – Vjetor të ditëlindjes së gazetës kombëtare Bota sot, i shkon asaj si mirënjohje dhe faleminderim në mision e saj historik, kushtuar shërbimit që i bëri ajo shtypit të lirë, lirisë e pavarësisë së Kosovës.

 

Filed Under: Emigrantet, Histori, Kosovë

Kryetari i fondit “Vendlindja Thrret”-Michigan, Luigj Gjokaj nderohet me statusin e veteranit të UÇK-së

June 20, 2015 by Pafragje 102 Comments

kosovaAgim Vuniqi – Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 93 (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 15 (8) të Ligjit nr. 04/L-054 për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile [Read more…]

Filed Under: Diaspora, Emigrantet, Kosovë, Triesh

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 31
  • Next Page »

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Shembja e mitit amerikan
  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in