
APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004
Prek Cali ose Prenk Cali (Mal të Jushit, 29 korrik 1878 – Shkodër, 25 mars 1945) ishte prijës fisnor me mjaft ndikim në malin e Kelmendit të Malësisë së Madhe, nga një familje që brez mbas brezi kishte bijuar vojvodët e Selcës.
Preka (Hasanaj-Selmanaj) në Malin e Jushit (Rranzat e Bushatit), fëmija i parë i Cal Metit dhe Rudes. Kishin pasur një vajzë e tre djem. I pari ishte Preka, Toma, që nuk e pati jetën e gjatë, mbasi si fëmijë u mbyt tek po lahej në ujërat e ëmbla të lumit fushor Buna. Një tjetër fatkeqësi, rëndon familjen Cali, moshën 21 – vjeçare, djali i tretë, me armë zjarri aksidentalisht humbet jetën. Motra e vetme e Prekës, Lula, kur u rrit u martua në Rapsh të Hotit me Syn (Gjelosh) Mashin.
Preka gjatës jetës së tij u martua dy herë. Me gruan e parë, Dranden, jetoi shumë pak sepse ajo vdiq e re, nga sëmundja më e përhapur e kohës në Malësi, që ishte tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen në moshën 4 vjeç. Kurse nga martesa e dytë me Pashkë Prekën, nuk pati fëmijë. Sikurse dihet Pashka, vinte nga dera e patriotit e luftëtarit të shquar Gjekë Selcës. Pas pushkatimit të kryetrimit kelmendas, u detyrua të braktisë kullën në Vermosh, të cilën e përvetësoi pa të drejtë regjimi, për nevoja të veta ushtarake. Pashka, mundi të gjente strehim në shtëpinë e malësorit Dak Lucit, gruaja e të cilit Gjystja, ishte mbesa e Prekë Calit, ku, qëndroi për shumë vite deri sa mbylli sytë në fund të viteve ’60. Në Konferencën e Londrës të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha të Europës, vendosën arbitrarisht kufijtë mes pjesës veriore të Shqipërisë e shteteve kufitare: Mali i Zi (Malësia) e Serbisë (Dardania). Marash Mali, sot i moshuar me banim në Florida (USA), sërisht kujton vendosmërinë e Prekës për çështjen e kufijve, duke iu dretjuar Komisionit, që kishte dalë në terren e po verifikonte kufijtë: “…Shtetet e Mëdha dhe ambasadorët e tyne, Komisioni Qendror i Kufijve edhe deri Gjykata e Hagës, Native American i ka njoftë si toka shqiptare. Ju si amanetqarë të Misionit, që keni marrë përsipër jeni tue e shpërdorue. Ato zhgarravina në hartë nuk i njofim. Me ne, nuk ka mujtë me luejtë as ushtria e Sulltanit turk. Këto troje i kemi larë me gjak, gjatë gjithë shekujve, kundra atyne që deshtën të Native American i marrin. Edhe sot luftarët e Kelmendit, janë gadi të vdesin për trojet e veta, ashtu si dikur të parët e tyne. Prandaj ndigjoni fjalët që po ju them: Mos kërkoni të luani me kufijtë tanë, që janë aprovue se është tokë shqiptare, përndryshe…Mendohuni mirë se atë majë nuk e kaloni lehtë! Njeni nga të Komisionit tha: – “Zotni Cali, për pak çaste Komisioni don me bisedue mes vedi.” Ata u larguan në nji anë dhe nuk qëndruan shumë. Meqenëse i kuptuan intrigat e përfaqësuesve jugosllavë, vendimin e morën shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatëve iu drejtue Prekës, duke i folur: – “Zotni Cali, Komisioni, vendosi që ju bashkë me shokët që ju shoqërojnë t’i prini Komisionit, duke e shkel terrirorin tuej që keni pas me fiqnjët.” Mjerisht Brada e Vezirit mbeti jashtë kufijve, se ishte tepër në thellësi të territorit jugosllav. Ajo ishte pronë e shkrelasit Gjon Nik Sykut, njeni nga familjet e njohuna shkrelase me banim në Breg të Matës. Ai çdo verë dilte në atë bjeshkë me kopenë e madhe të bagëtive, me autorizim të autoriteteve malazeze.” Emri me veprën e tij mbushur me atdhedashuni, u bë simbol qëndrese, për malësorët, që e mbështetën, mbasi e deshtën me gjithë zemër. Popullariteti i Prekë Calit, ishte i padiskutueshëm. Ja disa pasazhe përshkrimi, të kryetrimit azgan: “Bile, ai qe i vetmi malësor, që u bë i njohur deri në selitë e krajlive europiane. Ndue Gjon Smajli, një plak shumë i vjetër kelmendas, i cili në vitet shtatëdhjetë ishte akoma i gjallë, kishte qenë njeriu më i afërt i Prekë Calit në veprimtarinë e tij për çështjen e kufijve veriorë. Ai më pati folur edhe për një dokument identiteti të Prekë Calit, të firmosur dhe vulosur nga shtatë krajla. Sipas këtij dokumenti, Prekë Cali konsiderohej njeriu i paprekshëm nga shtatë krajlitë. Një lloj imuniteti i veçantë, që zor ta ketë pasur ndonjë shqiptar tjetër. Mbase ishte pikërisht ky imunitet, tek i cili besonte Prekë Cali, që e shtyu të dorëzohej i gjallë, pas dështimit të Kryengritjes së Kelmendit.” (Spathari, f. 93). E Preka, lëshoi kushtrimin ndër malësorë, se “gjallë a vdekun” tokat shqiptare si amanet brezash, do t’i ruaj përmes tytës së ngrohtë të pushkës. Malësia në mote, ka mbrojtur trojet me dinjitet e krenari nacionale. “Vendasit ndër shekuj, kanë shkruar historinë me gjak arbëror, me një betim solem të quajtur ‘tabe’, që do të thotë besëlidhje e qëndrueshme, me moton: “Besa e Zotit, është besa e burrave, për Nder – Atdhe – Besë e Fe”. “Lidhja e Shkodrës”, e organizuar mes maleve më 13 maj 1944, erdhi si imperativ i kohës, kundërpesh e çerdheve me gretha të frontit komunist, që ishin krijuar (si kërpudhat pas shiut), për të ardhur në pushtet me krime e mashtrime ideologjike. E gjithë programi konkret nga fraza e parë dhe deri tek e fundit, përshkruante vendosmërinë luftës deri në fund ndaj komunizmit si terror i zi, nami i së cilës kishte marrë dhen si epidemi, e po synonte të trokiste drejt Veriut të Shqipërisë. Pjetër Smajlaj, sjellë nga kujtesa episode, që i ka rrëfyer babai Kolë Pjetër Smajlaj me miq, që kanë bujtur shpesh në familjen e tyre bujare. Preka, gjithnjë ka qenë i veshur me kostumin popullor tradicional të Kelmendit, me ornamentet e qendisura me kujdes nga vendasit. Ai, asnjëherë nuk e ndante nga brezi koburen e argjentë, që ia kishte dhuruar Mbreti Ahmet Zogu I. E pinte shumë duhanin e fortë të Sheldisë me çibuk. Mendimi i tij visar, përparimtar e i guximshëm, dallohet për mprehtësi e logjik të shëndosh në bashkbisedimet me të huajt e bashkatdhetarët e çdo krahine të Shqipërisë. Ai me Malësi, ka zbatuar me ndërgjegje normat ligjore kanunore, që buronin mirëfilli nga ‘Kanuni i Lek Dukagjinit’. Kanuni, mori emrin e Lekës si Princ i Veriut të Shqipërisë. Ai ishte mik i Gjergj Kastriotit, rival dhe zot i zonave të kufizuara me Kryetrimin e Krujës, që pas vdekjes së Gjergjit, për 10 vjet (1467 – 1477), rifilloj luftën kundër ushtrisë së Perandorisë turke. Ky ligj (Kanun), është një kompleks parimesh, ligjesh, normash, zakonesh, me të cilat rajoni malor është qeverisur gjatë, në epokën kur turqit zotëronin drejpërdrejt në pjesën tjetër të Shqipërisë. Për zbatimin e tyre, ka vendosur populli i krahinës… Preka, ishte e mbeti më i dëgjuari e i respektuari në kohën e vet në viset e Veriut. Ende sot, flitet e shkruhet me respekt nga autorët e rinj, që me dokumente autentike po venisin helmin e historisë deformuesve të kohës së absurdit totalitar. Kjo për më tepër, duket në stimën e lartë, që shfaqin kelmendasit dhe në tërësi e gjithë Veriu i Shqipërisë, shqiptarët në Mal të Zi e Dardania martire. Kelmendi, shkruan studiuesi e publicisti malësor Ndue Bacaj, në gazetën nacionale ‘Shqipëria etnike’ (Shkodër, 2004), nuk është shkelur nga asnjë këmbë italiani apo gjermani. Treva e lavdishme, nuk ka arritur të pushtohet asnjëherë nga ushtritë e huaja. Edhe sot, ekziston shprehja malaziase, për stërgjyshërit e Prekë Calit: “Pusho kangën o zogu i malit/Se po të dëgjon Memi i Smajlit”. Dhe është Prekë Cali, që ka kundërshtuar vendimet e qeverive të mëdha, që kanë qenë në dëm të Shqipërisë e trojeve tona. Ishte ai, dhe vetëm Prekë Cali, që apeloi vendimin e marrë prej tyre, që kufiri i vendosur nga Bishti i Krajës, Ura e Përroit të Thatë, Qafa e Grishajve, Thana Binoke në Shkrel, Qafa e Terthores të zhvendoset dhe fitoi kufirin e sotëm ekzistues me Malin e Zi. Prandaj, 820 partizanëve sllavo – serb, sulmuan kështjellën e tij në Vermosh, tre muaj para se të “çlirohej” Shqipëria. Ai u tërhoq nga Vermoshi e u vendos me shtabin e tij në Vukël. Serbo – sllavët, u larguan pa kryet e Prekë Calit, por të fituar nga ana e tjetër, sepse dy brigada shqiptare të shtetit amë luftonin gjoja për “çlirimin” e Kosovës.” Me ardhjen në pushtet të qeverisë së Mbretit Ahmet Zogu, ai herë pas here bën kërkesa dhe proteston pranë qeverisë, për të ngritur zërin për Vermoshin, pranë organizatave ndërnacionale. Në këtë kohë, përplaset Prekë Cali me Ahmet Zogun, mbasi ai ishte përkrahës i forcave të opozitës asokohe. Pas rënies së qeverisë së Fan S. Nolit, qeveria monarkiste, Prekën me disa të tjerë i internuan burgun e kalasë së Gjirokastrës. “Lirimi i Prekës, nuk ishte i rëndomtë. Qytetarët e Gjirokastrës, në sheshin e qytetit e përgëzuan me urime e ngrohtësi njerëzore, si të parakalonte një mbret. Preka, përmes gazetave, që e kishin intervistuar, falënderon për së tepërmi qytetarët e Gjirokastrës. Ai nuk u pajtua kurrë me pushtimin fashist dhe prej ditëve të para të pushtimit u vu në anën e forcave nacionaliste. Ishte kundërshtar dinjitoz edhe i komunizmit.” (Lajçaj, f. 70) Kur situata u qetësua dhe gjakrat e urretjes midis shqiptarëve ranë në qetësi, Mbreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu I (1895 –1961), rishikoj vendimin e dënimit ndaj figurës së shquar të Prekë Calit. Ndonëse me vonesë, Mbreti e kuptoj, se nuk ishte ashtu sikurse i kishin thënë, mbasi kelmendasi me trima, kishte luftuar për çështjen nacionale të trojeve të Veriut. Mbreti u tregua fisnik, tek e liroi dhe ftoi në rezidencën e tij në Tiranë, për t’u takuar miqësisht. Qysh kur dy burrat e njohur i shtrenguan dorën njeri tjetrit, Mbreti Zogu I, i kërkoi ndjesë, duke i thënë se: “ – Të kam internue, se kam pas të dhana, se ju jeni marr me politik dhe je kundër meje. A asht e vërtet kjo? – Jo, iu përgjigj Preka, vetëm me politik as nuk jam marr as nuk merrem! – Po kundër meje a je? – ia ndërpreu Zogu I. – Vetë nuk jam kundër teje dhe nuk kam ken kundër shqiptarve. Un kam luftue e do të vijoi me luftue vetëm kundër atyne, që duan të na marrin trojet tona. Vetë jam vetëm shqiptar e për Shqipnin nuk më dhimbset jeta.” Pas bisedës së përzemërt e me sinqeritet, në shej patriotizmi e miqësie të re, Mbreti i Shqiptarëve Zogu I, e bëri Prekë Calin Kapiten Rezervë. Kreu i fronit mbretëror, i dhuroi heroit kelmendas naganin me dorezë të bardh me nënshkrimin: “Ahmet Zogu I”. Preka me kelmendas, kishin një motiv më shumë e arsye, pse kishin dalë në fushë të mejdanit, për jetë a vdekje, sepse nuk donin, që tokat e tyre, të ishin pjesë e Perandorisë Sllave; nuk donin, që fëmijët të merrnin emra sllav, zakone e tradita të pushtuesit; nuk donin, që të harronin varret e të parëve të larë me lumenj gjaku trimash. Gjithsesi, shqiptarët etnik nuk donin asgjë, që ishte dhuratë e verbër e pushtuesve sllav. Edhe kur këta erdhën në pushtet, ai, nuk e ndërpret luftën në të mirë të popullit, duke iu kundërvu me armë në dorë satanait pa fe, atdhe, ide e shthurje morale, sa që shpesh thuhej, se gratë partizane ishin në përdorim kolektiv. Studiuesi malësor 85 – vjeçar Marash Kolë Mali (1920), ish – burgosur politik në kohën e diktaturës në Shqipëri (një familje e njohur vojvod në Dedaj të Shkrelit, shënimi im K.K.), në librin e fundit shkruar në Florida, Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare, rikujton: “U ba nji Mbledhje e madhe me krenet e Malsisë së Madhe, nën drejtimin e Kolonel Mulo Bajraktarit, i cili ishte komandant i vullnetarve të Malsis asokohe edhe për malet andej kufinit. I deleguem i ardhun prej Shkodre ishte Ndoc Çoba, ish politikan dhe n/Kryetar i parlamentit Shqiptar. I ftum ishte edhe i deleguemi i partizanve i quajtun Ramadan Reçi, të cilët qendrën e tyne e kishin në Reç (mbi Koplik të Sipërm, shënimi im K.K.). Çun Junuzi, asokohe si komunist punonte ilegalisht, e me qendër ishte në Aliaj të Kastratit. Mbasi folën Mulo Bajraktari e i deleguemi i Shkodrës Ndoc Çoba (Ministër i Financave më 1920, Delegat në Kongresin e Durrësit, më 1918, të Lushnjës më 1920, shënimi im K.K.) fjalën e mori Ramadan Reçi: “Ju po e shifni se dy okupatorët italo – gjerman, pra Boshti po e humb luftën. Ne nuk duhet të kemi tjetër mbeshtetje e as lidhje me ta, për arsye, se fituesit e tjerë aleat, nuk duhet të na gjejnë të mbështetun me të humbunit, mbasi vetëm pasoja të këqija do të kemi. A nuk do të ishte ma mirë që ne, për hirë të vendit e popullit tonë t’u mbshtemi që tani fituesve? Unë them se po!”. Ndërsa Çun Jonuzi, tha: “Malësia e Madhe ka nji besëlidhje, që asnji parti dhe as aktivitet politik të mos zhvillohet në këtë krahinë. E pse atëherë bahet kjo mbledhje këtu në territorin e Kastratit, për të na lan ne sherrin tek dera e shpisë?!” Mul Delija, e kapi për krahu dhe e largoi Çunin nga mbledhja, e cila po përfundonte pa asnji vendim. I fundi, që e mori fjalën ishte Prek Cali, i cili me nji za të naltë e të shqerrun tha: “Ai djaloshi i Reçit, foli e deshi të na tregoj, se kush e humbi dhe kush e fitoi luftën. Ky tjetri kastratas, u ankue se me këtë mbledhje i paskena prue sherrin te dera e shpisë. Kjo nuk asht e vërtet, mbasi sherri i popullit tonë janë vetëm komunistët, që kan zanë vend këtu afër. Mua më duket, se sikur po rrim duarkryq ose në gjum, pa marrë asnji vendim. Prandaj, po u baj thirrje të bashkohemi dhe të dëbojm këta, sa nuk asht vonë prej andej, e nqoftëse ndonjenit nuk i pëlqen kështu, vetë me djemtë e Kelmendit, do t’ia tres farën e do t’i dëboj prej Rranxave të Malsis!…” (Mali, f. 340). Preka, sëbashku me trimat, në të cilin bënte pjesë i riu 26 – vjeçar Mirash Fran Rrukaj, kur morën vesh, se një batalion me ushtar partizan, Natën e Krishtlindjes, më 24 dhjetor 1944, kishte kaluar Rapshën e Hotit, e po synonte të futej në drejtim të Lugjeve të Kelmendit, kryetrimi me parinë e vendit e luftëtarët, kishte zënë pritat në grykat e dy luginave mbi Urë të Tamarës. Ai më parë, u çoi fjalë partizanëve, se: “Na nuk dona vllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s’keni rrugë këtej.” Mirëpo komandanti nuk mori asgjë parasysh dhe filloi ofensiven. Për shumë kohë gjamët e pushkve ushtonin. Armët e Kelmendit pritën e thyen partizanët. Komandanti që kishte disa spijuna vendali, u mundue me çdo mjet trathtie t’i binde malsorët të dorzoheshin, por ata ishin në shpin e tyne dhe kështu luftimet vijun panderpremje. Partizanët, në panik filluen me pa, se Kelmendi nuk u dorëzonte pa vdek të gjithë. Atëherë, ai kërcnonte partizanët, se kushdo që do të tërhiqet asht dezertor e dihej se çfarë e priste…”, kujton i arratisuri nga burgu i Tiranës (1952), shkodrani me banim në Florida Kolec Pikolini, në librin me kujtime: “Rregjimi i hienave” (Shtëpia Botuese Camaj – Pipa, Shkodër, 2001, f. 51) Kryepatrioti, ishte infomuar me saktësi nga rojet besnike të major Llesh Marashit, të cilët kishin zbuluar batalionin partizan, duke marshuar nga Lugina e Shkrelit me armë e municion drejt Kelmendit. Atdhetari ballist Llesh Marashi, urdhëron Kolë Nikë Prelën (Marçinaj) t’i bie kumbonëve të kishës. Sipas urdhërit (të firmosur nga terroristi “hero i popullit” Shefqet Peçi), që mori Komanda e Brigadës së I – rë (nga Shtabi i Korparatës së III – të) Batalioni i I – rë u nis në drejtim të Kelmendit. Batalioni, vendoset në formacion luftarak e vazhdon të tërhiqet në drejtim tjetër nga rruga, që të çonte në Vermosh, përmes kishës së Kastratit. Kryengritësit sulmuan batalionin, e arritën t’a shpartallonin për disa orë, duke e çarmatosur. Armët dhe municionin e kapur i dërguan në shtabin e Prekë Calit. Forcat e batalionit të ndjekjes, bashkë me forcat e poskomandës së Bajzës, që e kishin marrë informacionin, donin ta shtypnin kryengritjen pa filluar ajo, ndaj mësyne drejt Grishës, më 23 janar 1945, për të arrestuar Luket Marashin dhe krerët e tjerë të kryengritjes. Në këto rrethana, plasi kushtrimi në Grishaj. Vullkan u bë shtëpia e bë shtëpia e Luket Marashit, që ishte një poetencial i madh besë e burrërie në Malësinë e Madhe. Forcat kryengritëse, u gjenden përballë forcave ndëshkimore të Sigurimit të Shtetit e të ushtrisë, që sulmonin në ballë të gjerë. Praktikisht, lufta kishte filluar para kohe, pra, në mëngjesin e datës 24 janar. Në këto përpjekje u vra Pjetër Gjoka, i cili në krye të 40 burrave të Shkrelit, zbriti si ortek bore në poskomandën e Dedajt, e mori ate dhe, duke kaluar nëpër Zagore, i drejtohet vertik Bajzës. Grishajt e kishin zmbrapsur sulmin dhe ishin hedhur në kundërsulm. Në ballë printe oficeri i ri Zef Toma, që ra duke luftuar trimërisht. Atë natë luftimesh, do të binte edhe Lulash Cuku. Gjaku i tij do të shenjtërorente besën e do të nxirrte kushtrimin. U plagosën Pjetër Gjokë Hoti, që vdiq pas disa ditësh. U plagos nga forcat komuniste toger Gjosh Nikaj. Kryengritësit me në krye Llesh Marashin, u mblodhën në oborrin e kishës së Bajzës, ku, frati At Ciril Cani rreh kumbonën e kishës e i lutet Zotit, që bijtë e Malësisë, të fitojnë kundër pjelles së djallit të kuq. Kryengritësit sulmuan drejt Koplikut, nën drejtimin e Llesh Marashit. Mbas luftimesh të ashpra, ata morën postkomandën dhe spitalin dhe më pas krejt qytetin. Kontribut të veçantë dha familja e Shaban Binakut. Mësymja vazhdoi deri në Hanin e Dedë Zefit. Të ndaluarit, u liruan të gjithë, pasi iu morën armët. (Butka, f. 19) “Po në të njajtën kohë edhe me bekimin e famullitarit të Shkrelit, Dom Nikollë Gazullit, Kolë Nikë Prela Marçinaj (Çekdedaj – Bzhete), u bien kumbonve për me mobilizue Shkrelin për në luftë. Kështu burrat e Shkrelit, u nisën për t’u bashkue me forcat e kryengritjes në Koplik.” (Franz Llesh Grishaj, ‘Shkreli dhe roli i tij në Kryengritjen Antikomuniste e Malësisë së Madhe të vitit 1945, Revista KUVENDI, shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 24 – 49). I sigurtë në “historit” e veta, përfaqsuesi e historishkruesi komunist ushtaraku Ndriçim Plasari, në librin me trillime: Shpresë për popullin, tmerr për armikun (Tiranë, 1971), kushtuar Brigadës I – rë Sulmuese, duke i ndjekur luftimet nga shtëpia e vet shkruan: “… Kolona i kishte kthyer shpinën Brojës dhe pararoja porsa kishte shkelur mbi Urën e Tamarës, kur plasi pushka dhe çfarë pushke. Qëllonin nga kodra mbi urë, qëllonin nga Broja, qëllonin edhe nga Bardhaj. Batalioni kishte hyrë në një kazan të zjarrtë. Armiqtë qenë njoftuar për ardhjen e një reparti partizan në Kelmend, kishin llogaritur foecën e tij prej afro 300 vetësh, kishin llogaritur edhe rrethnat e tjera në dobi të tyre dhe qysh herët, në mëngjesin e 15 janarit kishin zënë pritë këndej dhe andej përroit, me qëllim të caktuar, ta godisnin dhe ta asgjësonin batalionin tonë. Një goditje e tillë partizanëve u ra krejt papritur. U krijua një gjendje kaq e vështirë sa më s’bëhet. S’kishte tjetër rrugëdalje, veçse të qëndrohej me çdo mënyrë në vend, duke kundërvepruar me të gjitha forcat. Ndihmë e shpejtë s’mund të pritej as nga një anë. Forcat e tjera të brigadës ndodheshin dy ditë larg, në Shkodër. Batalioni s’kishte ndërlidhje me radio. Reaksionarët kishin zënë vend nëpër shkëmbinjtë dhe që andej villnin zjarr kundër luftëtarëve tonë të rrethuar plotësisht. Partizanët përdornin për mbrojtje çdo send të rastit, shkëmb, gropë dru. Që andej qëllonin në drejtim të qerdheve të zjarrit armik. Sulmi për të çarë rrethimin ditën ishte i pamundur. Edhe lëvizja më e vogël kontrollohej nga reakionarët… Ishin vrarë komandanti i batalionit, Fejzi Micoli, dhe një numër luftëtarësh… Në të vërtetë bajraktarët trathtarë Preng Cali e Llesh Marashi me shokë kishin grumbulluar rreth vetes 300 – 400 burra të armatosur dhe përpiqeshin të shtonin gjithnjë e më shumë forcat e tyre. Ata kishin marrë lidhje me misionin ushtarak anglez në Shqipëri, i cili qe treguar i gatshëm t’u jepte çdo ndihmë dhe përkrahje. Aeroplanët anglezë i kishin furnizuar mbeturinat e reaksionit me armë, municione dhe veshmbathje. Me ndihmën e anglezëve trathtarët kishin hartuar planin e një kryengritjeje kundërrevolucionare. Do të sulmonin dhe të merrnin Shkodrën me Koplikun…” (Plasari, f. 566 – 567) Partizanët nga ana e tjetër, nuk e mendonin, se do të hasnin në rezistencë aq të fortë, prandaj po vinin të qetë. Kur filloj pushka, këta nuk kishin nga të shkonin, sepse ishin të izoluar në shtigjet e ngritura dhe nuk kishte forcë ushtrie t’i shkatërronte pozicionet mbrojtëse të malësorëve, që ishin fortifikimet natyrore shumë të sigurta. Malësorët kishin epërsi ndaj partizanëve, sepse sëpari bënin një luftëe mbarojtëse dhe njihnin shumë mirë vendin e tyre, ku, gjatë luftimeve u vranë, plagosën dhe ranë në lumë shumë partizanë. “Prekë Cali bashkë me me 15 burra, u ngujuan në shpellën e famshme mbi fshatin Vukël, që u mbiquajt Shpella e Prek Calit. Mark Luka dëshmon: “Na, ketë shpellë e zgjodhëm për me ba qëndresën e fundit, me e la vedin e me vdek per së mbari. Për shtatë ditë rresht, gryka e shpellës nuk ka pushue as natë as ditë prej plumbave e zjarrit të mitrolozave. Komunistët vendosën me na marrë me uri e me pabesi. Na u dorzuem me një kusht, që të vinte Frati i Vuklit, kryetari i këshillit, si dhe të mos dhunoheshim. Por komunistët nuk e mbajtën fjalën e dhanë. Dhe as besimin e Fratit. Kur na çuen ke shtabi i batalionit, në Rrapsh të Hotit, Mehmet Shehu, u ndodh ballë për ballë me Prek Calin: – E, Prekë Cali, – i tha Mehmeti, – të pat ardhur dita ta mbyllesh historinë tënde me shkronja ari, po të bëheshe me ne! Pse bëre kështu? – Zotni, – iu përgjigj Prekë Cali, – faji bie mbi ju, se ju u batë aleat me anmikun shekullor tonin, me Serbin.” (Butka, f. 16) Preka e besniku deri në fund Mirash Fran Rrukaj, e dinin se mbas kësaj që ndodhi, brigadat partizane do të dyndeshin nga Rapsha e Kelmendit, si dhe nga krahu tjetër i Gusisë, ku, kishin përkrahjen e vëllezërve siamez sllav. Në këto kushte, nacionalistët morën udhën e arratisë. Hienat e pangopshëm komunist, u lëshuan nga të dy krahët mbi krahinën e Kelmendit. Mehmet Shehu, me brigadën e vet ndeshkuese të inkuizicionit kundërmalësorë e kundërkatolikë, vendoset në fushim në fushën e Rapshës. Malësorët, prisnin gjëmen e madhe në shtëpitë e tyre. Nuk kishte informacion, se kush e kishte radhën: Kelmendi apo Kastrati. Në natën e 1 janarit 1945, kryexhelati terrorist Mehmet Shehu e përgjaku Kelmendin. Me urretjen patologjike të trashëguar nga koha e pushtimit turk, sulmi i hienave të kuqe ishte i befasishëm. Nga Gryka e Grabonit dy toga me “druzhe” (shok) sllavoserb, marshuan drejt Kelmendit. Ata hapën zjarr tek Ura e Tamarës mbi popullatën e pambrojtur, me synime të pastra spastruese pa mëshirë. Brigadat e Ndjekjes, të drejtuar nga kriminelët Mehmet Shehu e Fejzi Micoli, e forcat e Sigurimit të stacionuar në 26 kampet e burgjeve, hetuesisë, torturave etj., në Qarkun e Shkodrës, të mbështetur nga Ushtria Jugosllave, më 15 janar 1945 përfundimisht pushtojnë Vuklin. Sikurse pritej, menjëherë bishat partizane iu vërsulën luftëtarëve malësorë, i lidhën dhe ushtruan dhunë mbi ta. Si në kohën e skllevërve i lidhën me konop njëri pas tjetrit, duke i shtyrë, ndonëse ata mezi lëviznin, nga mundimet me ditët e tëra pa gjumë. Më pas i hypën në një kamion e shpejt i nisën për Shkodër. Njësitë partizane, që i shoqëronin ishin të vogla, pasi pjesa më e madhe e tyre qëndruan aty, për të filluar terrorizimin e tërë Kelmendit. Ata që janë dëshmitar të kësaj poshtërsie të pashembullt, e kanë parë me sytë e tyre, provuar mbi shpinën e vuajtur tërë torturat, që asnjëherë s’mund t’i parashikonte mendja e njeriut. Të gjithë të plagosurit i lidhën pas kalit dhe ashtu nën tortur, ata pothuajse ishin në prag të vdekjes së sigurt. Prekë Cali, me 15 trima kelmendas kapen rob, duke i kaluar gjyqit ushtarak, i cili i dënoi me pushkatim. Brigadat e Ndjekjes bënë kërdi, duke derdh gjak malësori shqiptar. Ata si të uritur vranë e shkatërruan, dogjën dhe prenë, e sëfundi pushtuan Kelmendin e papushtuar në shekuj. “Ishte mbasdite e unë po qëndroja me nji shok përbri zyrës së Posttelegrafës. Diku u dëgjuan të shtëna armsh. Njerëzit kishin marrë lajmin, se Prek Cali asht dorëzu e pritet t’a binin para Postës. U shihnin grupe individësh. Dikush në heshtje e të tjerë shakllabana që banin komente. Pas disa kohe u panë kamionat. Ato lëviznin ngadalë, saqë u afruan pak nga pak aty ku populli të mund t’i shihte shumë mirë “reaksionarët”, që s’mundën t’i përballonin ushtrisë. Ishin pikrisht këto komente që banin njerzit servila e katila, që asnjiherë nuk u ngopën me gjakun e sternipave ilirian. Binte në sy shtati i tyne si lisat e bjeshkve të Kelmendit, ku mes tyne dallohej trupi vigan i martirit Prek Cali. Disa fundrrina komunist filluan t’i pshtynin e përbuznin ashtu të lidhun. Kjo pamje e shemtum ma prekte shpirtin. Edhe unë, si kureshtarët që erdhen duke u shtu rrinim të ngrim në heshtje me keqardhje, që vriste me logjiken e përbuzjes ndaj masakruesve të burrit vigan kelmendas, që shikonte se ku po shkonte qyteti i tyne i dashtun Shkodra, e cila pretendonte se ishte qyteti ma i zhvillum në Shqipni… Grupi i Prek Calit doli në gjyqin komunist. Ai i zhvillua në nji ndërtes dykatshe, diku në veriperendim të Gjimnazit. Unë ndoqa tri seanca, si dëshmitar okular në at se çfar dëgjova e pash ndaj Prek Calit. Në fillim të seancës nuk lejohej me marr pjesë shumë popull, mbasi komunistët kërkonin që gjyqi të zhvillohej sa ma shpejt. Prek Cali, nuk ishte vetëm i pushkës, besës, traditës etj., por edhe nji trim që me gojën e vet nxirrte fjalë të matuna, i qetë, që mohonte pa frik të gjith akuzat e rreshtume kunder tij. “Unë jam këtu, – u shpreh Prek Cali – ndër të tjera, për me marr pergjegjesin e luftës kundra partizanve që u ba në Kelmend. Dhe për t’drejt tjetër nuk keni pse m’akuzoni. Kam luftue kundra shkjeve, kur deshten me na nda prej nanes Shqipni dhe kam mbrojt at çka asht e jona. Mundësi ma të madhe nuk kam pas. Vërtet jam malcor pa shkoll, por jam shqiptar. Ju m’keni marr ne bes e s’kam nevoj me ju kerkue falje. Un as Mbretit si kam kerkue falje, kur m’ka denue se isha opozitar…” (Pikolini, f. 55) Por këta, ndonëse përdoren barbarinë komuniste, nuk arritën me tutë (friksu) dhe mposht krenarinë e Malësisë. Malësori e pagoi, por kurrë nuk trathtoi truallin e shtëpisë së vet, duke mbrojtur lirinë nga ofensiva komuniste asokohe. Me shumë urretje, se nuk mundën të kapnin luftëtarët nacionalistë të lirisë, forcat terroriste partizane: “… banë nji kërdi të zezë, tue torturue deri edhe gra e fëmi. Ata mashkuj apo luftëtar, që gjendeshin në shtëpi i arrestonin, u digjnin shtëpitë, u merrnin pasuninë, ndersa familjet (e luftëtarëve në arrati) tyne i internonin në krahinat e vendit… Edhe Preka, me nji çetë luftarësh trima e besnik, vendosi e u ngujua në nji shpell, që ishte mjaft e ilzolueme e i përngjante nji fortese të vogël, me nji shprese fare të vogël, se mund të bante si dikur Kelmendi me ushtrin turke, të cilët zinin vende në ndonji luginë ose bregore, duke mos i ndjekur kryengritësit nëpër male. Me partizanët, ndodhi e kundërta: Ata i ndoqen çetat kamba kambës dhe kur u mirëinformuan, se ku ishin i rrethuan dhe i derguan njerëz për t’u marrë vesht me ta At David Picin, i cili, u tregoi se ishin të rrethum dhe se partizanët kërkonin të dorëzohen pa pushkë. Prek Cali nuk i trembej vdekjes, por ai mendoj, se nji vdekje me gjyqe, asht ma krenare për t’u njoh nga publiku, se për çka e si do të dënohen… Nga ana e tjetër, Preka kishte disa djem të rinj (Sipas tregimeve të Fritz Radovanit dhe Don Tomë Laca, kujtoj, se Preka, ka pas me vete në shpellë, një djalë të ri ,Gjelosh Tomë Biku-n,22 vjeçarë në atë kohë që ishte i vëtëm (dëshire) në familje, dhe komunistët i kanë thanë atij, se do t’ia falim jetën djaloshit të ri. Por në fakt, kur janë dorëzuar, duke i prerë në besë deshen ta vrasin pushkatojnë) Gjeloshin ,por Prëka u kundërshtojë duke mohuar se ai kishte lidhje me luftën për ti shpetuar jetën,dhe jeta ju fal por u dënua me 30 vite burgim.
Prandaj, u kërkoj partizanve, nëpërmjet Fratit disa kushte: – Meqë udhëtimi do të bahej me ecje në këmb nëpër Kelmend, të lejohen të kalojnë të armatosun; – Të mos i cënojnë (keqtrajtoj) kush me dorë; – Gjykata të bajnë punën e saj. Këto kushte komunistët ia premtuen, por si zakonisht nuk i mbajtën. Ata porsa kaluen nji copë rrugë të shoqnuem e të rrethuem me shumë partizan, i çarmatosën u lidhën duart, i ulën drejt e në Koplik, ndërsa ne e nesre në qytetin e Shkodrës, në të ashtequjtunin Burgu Gjerman… Prek Cali asokohe 66 vjeç, ishte i burgosun në nji dhomë më vete e kur të burgosunit ndryheshin në dhoma, ate e nxirrnin dhe shëtiste i vetëm. Ai kishte nji tjetër trajtim prej të burgosurve të tjerë.” (Mali, f. 341) Në mjedisin e Fushë Çelës, trimin legjendar, e ka rruar pa i njomur mjekrën me pastë rroje një partizane, që shihte nga afër stoicizmin. Skenat e dhunës ndaj Prekë Calit janë të papërshkruar, e ndoshta Shekspiri i madh anglez, do të ishte i pafuqishëm nga fantazia e torturave që kanë përdorur këta. Preka, ka qenë i bindur se do ta vrasin, por është prerë në besë nga komunistët, të cilët i kanë prmetuar në fillim, se do t’ia falin jetën Gjeloshit,të cilin e burgosën dhe ja pushkatuan nënën,Katrinën që refuzoj të tregojë vëndolljen e Prëkës dhe të birit të vet Gjeloshit.
Përpara momentit të pushkatimit, Prekën, e kanë mbështetur tek muri i Vorrezave Katolike të Rëmanit në qytetin e Shkodrës, të ulur ndjenjur me cigare në gojë (për tallje), i veshur me çakçirë dhe i prishur në fytyrë nga plumbat. Rrëfimin dhe vojimin kur është pushkatuar, ia ka bërë Don Tom Laca. Atë ditë më 25 mars të vitit 1945, në muret e qytetit të Shkodrës u shpërnda një afishe e madhe e cila kishte këtë titull: “Pushkatohen kriminelat e Luftës dhe Armiqtë e Popullit”.
Studiuesi e publicisti Mërgim Korça, gjatë hulumtimeve për përgatitjen e dorëshkrimit: Në përkujtim të Kryengritjes Armatosur të Malësisë Madhe, shkruan: “Si sot e kam parasysh, kur e pruene duer lidhë n’shehët t’Shkodrës kreshnikun Prenk Calin! Ecte kryenaltë, me mjekër t’dendun aj, si me kenë fitues. Por shkjau, brateja e partizanve ngjallnjyes, ia kish n’vesh t’vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushës Çelë, e ulne n’gjuj e nji partizane e ekzaltueme ia rroi mjekrrën pa lagë atij. Mjes gishtave t’duerve t’mija me t’cillat kishem mlue ftyrën, kureshtja m’bate me e pa si i shkojshin lotët kreshnikut qi za nuk xirrte dhimbet! Kjo pamje e mbrame qi kam e prijsit maleve qi pat thye shkjetë n’luftimet e 1911 – ës e të 1913 – ës. Mbas kësaj veç kur ndjeva se e kishin denue me vdekje dhe me 25 mars njimij’ e nandëqind’ e katërdhet’ e pesë e kishin pushkatue Prenk Calin. Ksisoji komunistat shqyptarë e vrane animikun e betuem të shkjaut dhe e hapne rrugën m’u shkue uji n’mulli t’tyne!”
“Në dokumenta arkivi figuron replika n’Rapsh t’ Hotit n’mjes t’lidhunit Prenk Calit edhe Mehmet Shehit, por ajo kurr nuk u ka ardhë për marë historianve lakej t’diktaturës t’a përmendshin… I tha Mehmeti: “- E more Prenk Cali, të pat ardhur dita t’a mbyllje historinë tënde me shkronja ari po t’ishe bërë me ne. Pse bëre kështu?” I gjegjet trimi legjendar burrnisht: “- Zotni, faji bjen mbi ju se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me Serbin!” (Korça, f. 5, 6) Por odiseja e të ngujuarve në shpellë, nuk do të përfundonte me dorëzimin e tyre. Të parët që u pushkatuan, ishin: Dedë Lulash Smajli dhe Dedë Gjon Deda, të cilit i kishin prerë me parë mishin dhe trupin me sopatë. Fran Zef Bajraktarit, ia nxorrën sytë dhe e varrosën të gjallë me gurët e malit. Luc Gjon Bajraktarin, e prenë në qafë me bajonetë dhe e hodhën në greminë. Fran Zef Bajraktarin e groposën të gjallë, pasi i dogjën kullën. Marash Vat Lumajn, e pushkatuan para popullit të Vermoshit, si agjitator kundër bolshevizmit. Dedë Prek Nikën, e sollën nga kampi i Tepelenës dhe e pushkatuan pa gjyq, në mes të kelmendasve. Uk Mark Biku (Bikaj), u pushkatua në mes të katundit Brojë, për të ngjallur panik. Nik Mark Rezaj, i cili qëndroi 21 ditë i varur në burgun e Koplikut, u pushkatua përsëri pa gjyq. Gjelosh Fran Pellumbi, vdiq në burgun e Kavajës nga torturat çnjerëzore, me fjalëte fundit: Poshtë komunizmi! Pas një gjyqi në Shkodër, u dënua me vdekje kreshniku i Vermoshit, plaku 70 vjeçar Prek Cali. Ky gjyq, do të dënonte plot 25 vetë, nga të cilët edhe 4 me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët kryesisht me 30 vjet burg. Kështu Kelmendi u përzhit dhe u ndeshkua përsëri. (Butka, f. 17 – 18) Këto janë kelmendasit, që kishin të ruajtur në gene prej gjeneratave virtytet më të mira, si mikprirës e bujar, trima sypatrembur e atdhedashës, njerëz të besës e fetar. Ata e donin meshtarin si antarë të familjes, duke i besuar fjalën e nderit… Malësia, humbi 137 bijë të saj, trimat e devotshëm në kryengritje. U burgosën 345 burra e u internuan 41 familje të shpallura reaksionare. Malësia, u vesh me petkun e zisë. Malësorët trima, denbabaden të patundur në trojet e tyre, u shpërngulën në kampet e internimit të Tepelenës, të Kavajës, të Vloçishtit, në burgjet e kampet e punës, më çnjerëzore që ka njohur historia. (Butka, f. 21) Në momentin, që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë që të denuarit me pushkatim të kthehen mbara (me shpinë) dhe t’ua mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët: “ – Nuk shkohet n’Parajsë me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siç ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi gjoksin, duke shkyer pullat e këmishës dhe u tha: “ – Kështu vdes shqiptari”. Para se të rrëzohej, ai trup si një lis, nga plumbat e shqiptarëve të armiqve të nacionit të vet, zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, ushtroi si jehona e luginave: “ – Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë.” (Lajçaj, f. 70)
https://sq.wikipedia.org/wiki/Prek_Cali
Vasel Camaj në një bisedë në Televizionin ACTV,ka sqaruar pozicionin e tij si një keshilltarë i një partie që kryetarin e ka malazez.
Pse nuk duhet te kete parti shqiptare në Mal të Zi ?
A duhet te jetë Tuzi komunë e pavarun ?
Ai akuzon Degen e LDK-se në Mal të Zi.
Cili ishte pozicioni dhe roli i tij në pavarsinë e Malit të Zi.
Pse Vaseli preferon gazetat malazeze e jo mediat shqiptare !
A i ka sherbyer UDB-se dhe çfarë thotë për UDB-ashat në diaspore ?
Keto dhe të tjera në videon në vazhdim.
TV Boin është Televizioni i vetëm i pavarur në gjuhën shqipe në Mal të Zi, i themeluar 15 vite më parë, nga i ndjeri Tomë Bojaj. Qellimi kryesor i veprimtarisë së këtij televizioni ka qenë dhe mbetet ruajtja dhe avancimi i të drejtave kolektive e individuale të pakicave, me theks të veçantë të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, si pakicë e vetme me gjuhë, tradita dhe kulturë krejt të ndryshme nga gjuha, kultura dhe traditat e popujve të tjerë në Mal të Zi.
Nga kjo del si e pritur, madje obligative, nga këndvështrimi ligjor, që ky medium edhe të përkrahet. Meqenëse kjo nuk ka ndodhur e as nuk po ndodhë, iu qasa këtij vështrimi për të hulumtuar dhe për të gjetur arsyet pse ky medium nuk po ndihmohet, pse ndaj informimit në gjuhën shqipe nuk respektohen ligjet. Duke vlerësuar rëndësinë që ka ky medium për popullatën tonë në Malësi, duhet potencuar vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky medium.
Duke i vërejtur mangësit e programit që do duhej të ishin në këtë TV, emisionet që do të duhej të ishin, por edhe ato që ishin dikur e nuk egzistojnë më, sigurisht për shkak të kushteve të vështira financiare, çka pati si pasojë zvogëlimin e numrit të të punësuarve, që dikur numëronte më shumë se tani, unë fillova të interesohem më shumë për fatin që ka dhe që e pret këtë televizon shqiptar.
Për të kompletuar vështrimin konsultova ligjet adekuate dhe kontaktova përsona relevant. Së pari kontaktova udheheqësen e këtij Televizionit zonjën Sandra Bojaj, e cila me tha se këtë medium e mbështet kryesisht Diaspora shqiptare. Viteve të fundit, 1 herë, eventualisht dy herë në vit, përmes projekteve që i bën ky medium te Fondi për Pakica, fitohet një përkrahje, por me një shumë që nuk i plotëson as për afër nevojat. Ajo sqaron se ky medium mbijeton në kushte shumë të vështira financiare.
Bojaj, sqaron se vite me radhë ka konkuruar me projekte në Komunën Urbane të Tuzit, por pa sukses, pasiqë secilën herë e kanë refuzuar kërkesën e saj për mbështetje. Siç sqaron Bojaj, ajo u është drejtuar për ndihmë, për zgjidhjen e kësaj çështje, politikanëve të shumtë, duke filluar nga Kryetarët e Komunave,
Deputetëve, institucioneve përkatëse, Ministrave në Ministrinë e Popujve Pakicë, etj, por pa sukses.
Është e çuditshme që edhe përkundër faktit se në periudhat e kaluara por edhe tani kishte deputetë të shumtë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi, kryetarë komunash, ministra etj dhe asnjë deri me tani nuk u angazhuan për fatin, apo zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Duke përcjellur veprimtarinë e këtij Televizioni kam vërejtur se Komuna Urbane e Tuzit nuk e përkrah as në projektet e veta, respektivisht as programet me të cilat promovohet veprimtaria në komunë. TV Boin përcjell çdo seancë të Kuvendit të kësaj Komune që nga viti 2006, por edhe të gjitha aktivitet e tyre në përgjithësi, pa kompenzim. Të vetmit që kërkuan publikisht në seancën e kaluar, që ky medium të përkahet nga Komuna ishin këshillëtari i Lidhjes Demokratike, Nikollë Camaj, ky edhe më parë, dhe Këshillëtarja e ASH-së, Tina Lulgjuraj. Mbas kërkesës që erdhi nga këshilltarët opozitarë, në një farë mënyre iu bashkangjit edhe këshilltari i DPS, Nikollë Gegaj, por këtë nuk mund ta marr si kërkesë serioze, pasi që partia e tij udheheq pushtetin në Tuz, e mu kjo parti, së bashku me aleatet e vet Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe Partinë Boshnjake, që përbejnë pushtetin në këtë komunë, do mundë ta përkrahin, mirëpo mu ata hellin poshtë çdo projekt, apo kërkesë të deritashme, që u erdhi nga ky medium.
Lind pyetja perse Tv Boin nuk përkrahet nga shumica në KU të Tuzit ? A thua për arsye se atyre më shumë u pengon Tv Boin që të jenë pjesmarres në Seanca të Kuvendit, se të jenë prezent apo ajo se u pengon çdo gjë shqiptare në këtë vend, apo cila do të jenë enigma e vërtetë për këtë?
Sipas informatave jozyrtare, por edhe të disa të dhënave të sigurta në bazë të dokumentacionit Komuna e Ulqinit e mbështet financiarisht Televizionin Teuta, por edhe mediat tjera, përmes projekteve vjetore. Sipas informatave zyrtare Komuna e Ulqinit në Buxhetin vjetor planifikon mbi 29 mijë eura për medie. Po ashtu, sipas informatave jo zyrtare, kjo komunë ka kontratë me Tv Teuten për
përcjellje të seancave të Kuvendit, me pagesë.
Se Komuna e Ulqinit ndihmon mjetet e informimit mund të vërtetohet edhe me darjen e mjeteve financiare për projektet e organizatave joqeveritare, në Konkursin për vitin 2016, ku me numër 9 dhe 11 janë organizatat që administrojnë portalet Ul Info dhe Promul apo Ulqini Online.
Prandaj, nëse i kemi para syshë këto fakte, është e natyrshme të na imponohet pyetja pse Komuna urbane e Tuzit nuk e përkrah të vetmin medium lokal në hapësirën e vet, edhe pse dihet se Tv Boin tërë veprimtarinë e vet informative e zhvillon në pajtim të plotë me ligjet vendore, me Kushtetutën e shtetit dhe me
konventat ndërkombëtare. E theksojmë se të drejtat e pakicave, ku hyn edhe e drejta në informim, garnatohen edhe Kushtetuta e Malit Zi. Në nenin 6, përveç tjerash, thuhet: “Mali i Zi i garanton dhe mbron të drejtat dhe liritë e pakicave“. Pastaj neni 8 i Kushtetutës ndalon diskriminimin i çfarëdo lloji. Këtë në të vërtetë e parashohin edhe normat e konventave ndërkombëtare – neni 14 protokolli 12 n. 1 dhe protokolli 7 n. 5 . Me nenin 9 të Kushtetutës parashihet se konventat ndërkombëtare pranohen dhe bile kanë përparësi ndaj ligjeve vendore, çka do të thot se nëse ligjet vendore janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, atëherë aplikohen të dytat.
Për këtë çështje kërkova mendimin e avokati Dr.Angjell Gojçaj i cili për portalin tonë shprehet: Sipas ligjit mbi mediat Qeveria respektivisht Ministria perkatese eshte përgjegjëse për finansimin e mediave të cilat kanë për përmbajtje programet ne gjuhën shqipe (neni 3 i Ligjit lartë përmendur).
“Kushtetuta e Malit të Zi përcakton qartazi se gjuha shqipe është në përdorim zyrtar, kurse pakicave u garantohen të drejtat dhe liritë, të cilat mund të përdoren individualisht dhe në bashkësi me të tjerët, siç është, mes tjerash edhe informimi në gjuhën e shqipe. Po ashtu Ligji mbi liritë dhe të drejtat e pakicave parashikon që pakicat nacionale duhet të informohen në gjuhën amtare sipas standardeve ndërkombëtare, ku mes të tjerash thuhet se Qeveria duhet të marrë masa për të ndihmuar mediat që në programet e tyre kanë për bazë promovimin e kultures dhe indetitetit të pakicave. Edhe pse Boini është pronë private, duke marrë parasysh që nuk ekziston asnjë medium tjeter në gjuhën shqipe, në këtë mjedis, Mali Zi, respektivisht organet kompetente, janë te detyruara që te ndihmojnë TV-
Boin me mjete financiare. Duhet theksuar edhe faktin që ato mjete financiare vjelen edhe nga taksa-paguasit shqiptarë, të cilat kanë të drejtë të informohen në gjuhen shqipe” shprehet Gojçaj.
Prandaj, pikërisht kjo është arsyeja kryesore që duhet të mbështetet ky medium, i cili përmes emisioneve të përditshme, kronikave, intervistave, informatave, vështrimeve, reportazheve etj, ua sqaron dhe shpjegon shtresave të gjëra këto të drejta, me qellim të ruajtjes së traditës, kulturës , gjuhës që është krejt e dalluar nga gjuhët tjera dhe mbrojtjen nga asimilimi etj. Natyrisht se kjo është në interes të shqiptarëve, por edhe në interes të shtetit ku jetojmë, sepse duke respektuar të drejtat e pakicave, shteti njëkohësisht respekton edhe të drejtat ndërkombëtare, gjë që ndihmon dhe avancon atë në proceset vijuese të integrimeve euroatlantike.
Më poshtë janë disa nga pikat kryesore të projektit të TV Boin, të cilat ia dërgoi Komunës, e që nuk u aprovuan në Buxhetin e Ku të Tuzit, për vitin 2017:
-Ruajtja e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve;
-Nxitja e shkollimit të të rinjve në gjuhen amtare (shqipe) dhe të integrimit të tyre në shoqërinë më të gjerë bashkëkohore;
-Informimi i opinionit, në gjuhën e tyre amtare (shqipe) si e drejtë e pamohueshme mbi te gjitha ngjarjet në vend dhe në botë;
-Kultivimi i dashurisë ndaj artit, muzikës, teatrit dhe krijimtarisë së përgjithshme artistike, letrare filmike etj, në gjuhën amtare (shqipe);
-Sqarimi i vlerave te integrimit evropian të Malit të Zi, që do të thotë edhe i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend.
Për gjithë këtë jam i mendimit se ky mjet i informimit meriton përkrahje më të madhe të shtetit dhe komunës. Mediet e këtilla duhet të kenë favore, në krahasim me mediumet në gjuhën e shumicës. Duhet pasur parasysh edhe faktin se si pakicë kombëtare në Mal të Zi llogaritet edhe ajo serbe, e cila ka perqindje të madhe të popullatës, prandaj edhe i thithë shumicën e mjeteve të parapara për këto qëllime, në Fondin e pakicave, edhe pse gjuha e tyre nuk dallon nga ajo
zyrtare, që do të thotë se nuk është e rrezikuar, kurse ajo shqipe po rrezikohet dita-ditës.
Duhet te kemi parasysh faktin që ky Televizion nuk ka treg as përafërsisht me televizionet e tjera simotra në këtë vend, por plotëson një boshllëk të madh të informimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, sepse televizioni shtetëror ka vetëm një emision ditor lajmesh, me kohëzgjatje deri në 15 minuta dhe një emision javor informativo-muzikor prej 45 minutash, që natyrisht se as përafërsisht nuk plotësojnë nevojat e popullatës shqiptare në Mal të Zi, që marrin pjesë me më shumë se 5 për qind të popullatës.
Pra, do të ishte e nevojshme që në kuadër të Buxhetit, respektivisht Planit Finansiar të KU të Tuzit, të parashihen mjete edhe për këtë medium. Pra edhe TV Boin duhet të përkrahet nga linja e veçantë buxhetore që lidhet me një prej obligimeve statutare që ka KU e Tuzit, e që është përkujdesja për informim të qytetarëve në gjuhën e vet.
Për këtë ftoj të gjithë politikanët shqiptarë, deputet, ministra, kryetar komunash, kuvendesh, liderë të partive politike, këshilltarë, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, Diasporën dhe gjithë njerzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë realizimin e njënës prej të drejtave themelore të shqiptarëve në Mal të Zi, e që realizohet edhe përmes medies, në rastin konkret, përmes Televizionit Boin, si i vetmi medium shqip në këto treva.
Albert Camaj
Shoqata “Malësia e Madhe ” Michigan,SHBA
NJOFTIM
Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe në Michigan lajmëron mbarë Malsoret e Malësise se Madhe, nga të dy anet e kufirit pra pa dallime, (se për ne ka vetem një Malësi), se ditën e dielë me 15 janar 2017 të marrin pjesë në zgjedhjet e 7-ta me rradhë të shoqates tonë. Takimi do te mbahet ne sallen “Ate Gjergj Fishta”, pranë kishes se “Shen Palit” në Rochester Hills, në oren 2 mbas dite. Eshtë shumë me rëndësi që ju si Malsorë të merrni pjesë dhe të jepni votën tuaj që të zgjedhni 19 antarë të rinjë në shoqatën “Malësia e Madhe” Michigan. Zgjedhjet e rregullta mbahen cdo dy vjet, prandaj vota juaj demokratike është ma se e nevojshme që të caktohen njerzit që do ta udheheqin ketë shoqatë në dy vitet e ardhëshme. Sa për njoftimin tuaj ate dite do të jepet edhe raporti i punës dy vjecare dhe ndihmat që kanë shkua në Malësi gjatë ketyre viteve. Qe nga viti 2012 kurë është themelua kjo shoqatë e deri më sot janë të kaluar 1 milion dollarë që janë çua ndihma Malësis për nevoja të ndryshme, si për studente të shkelqyeshem që s’kanë mundësi shkollimit, njerëz me të meta fizike e mendore, për skamnore, për raste urgjente tragjedishë të ndryshme, përkrahje seminaresh dhe takimesh historike për të drejta e liri të shqiptareve në trojet e veta autoktone..Prandej mos ngurroni por është me rëndësi të vini dhe të jeni pjesë e shoqatës suaj “Malësia e Madhe” në Michigan, dhe të zgjedhni udheheqsinë e re
Për ma shumë informata telefononi në tel 248-505-4166 ose 586-531-6391 mirese të vini dhe mirupafshim në takim ditën e Dielë me 15 janar në orën 2 mbas dite
Nga Kryesia e Shoqates.
Me inisiativen e kryesise së Shoqate “Malësia e Madhe” në Michigan ditën e diele me datën 9 tetor 2016 në oren 2:00 pm, në sallen e madhe “GJergj Kastrioti” të Kishes së “Shen Palit” në Rochester Hills Michigan do të organizohet veprimtari mbeshtetese për shqiptaren Suzane Shkreli e cila kandidon për në Kongresin Amerikan.
Kesaj nisme i jane bashkuar edhe Shoqata “Kosova”, Dega e “Vatres” Michigan, Shoqata Atdhetare “Dukagjini” Michigan.
Inisiatoret u bëjnë thirrje komunitetit shqiptar në shtetin e Michiganit për të marrë pjese dhe për te përkrahur kandidatën Suzane Shkreli.
KRYESIA E SHOQATES
“Malësia e Madhe”
Luk Toma dhe Kolec Uci kishin pranuar “ Besëlidhjen e Malësisë së Madhe” në Tuz, më 30 maj 1943, ku morën pjesë bajraktari i Hotit, kolonel Mul Delia, major Llesh Marashi, major Dodë Nikolla, kapiten Gjelosh Luli, patrioti dhe prijsi e komandanti popullor i Kelmendit, Prekë Cali, Andon Përdoda e të tjerë, të cilët u zotuan se do ta mbrojnë si gjithmonë malësinë nga të papriturat e mundshme, sidomos nga politika e forcave komuniste shqiptare, të nxitur nga ajo e shovinistëve sllavë dhe të orientojë Malësinë që të mos bjerë pre e e përfshirjes në ndonjë luftë vëllavrasëse. Por, kur partizanët shqiptarë shkelën gjithë territorin e Malësisë, në anën tjetër të lumit Cem, për të propaganduar “ bashkimn-vëllazërimin” dhe kërkuan që shqiptarët të marrin pjesë patjetër në radhët e partizanëve të Josip Broz Titos, malësorët, pra edhe Luk Toma dhe Kolec Uci, vendosën të mbrojnë Kelmendin nga komunistët.
Luku e Koleci me disa malësorë antikomunistë nga Gucia, nga Trieshi, nga Dukagjini me banim në Plavë e Guci etj. ishin pjesëmarrës të kuvendit historik të burrave të Kelmendit, në janar të vitit 1945 në shtëpinë e Mark Bikut në Kalcë të Brojës, në të cilin morën pjesë edhe Prekë Cali, Fran Kolë Deda, Lucë Gjorapuka, Ndue Gjo’ Rapuka, vojvodë i Vuklit, Ndue Gjon Smajli, Gjekë Selca, Kolë Gjoni, bajraktari i Vuklit, Fran Zefi, Tomë Dushi, Maç Luca, Tomë Dushi, Ndue Nika, Mark Toma, Prekë Gjekë Luli, Gjergj Lulë Toma, Dodë Marku , Zef Kolë Luca, Marash Kola, Ndue Pepa, Fran Zef Nikçi, Fran Lleshi, Prekë Gjekë Luli, Rrok Pretash Zogu, Preng Biba etj., që ishin kundra nënshtrimit komunist. Të gjithë pjesëmarrësit e këtij kuvendi u pajtuan se nuk duhet të vriten vëllezërit e një gjaku, të një gjuhe, të një vendi, të një zakoni, të një flamuri. “ Jemë vra, jemë pre dhe jemi djegë herë me turq, herë me bullgarë, herë me serbë e malazezë dhe më shumë të tjerë, por kurrë ndërmjet vedi. Unë nuk jam me u derdhë gjak shqiptari. Unë nuk jam me u vra vëllau me vëlla”, u shpreh Prekë Cali para malësorëve në kuvend. Por, shpirti epik i malësorëve dhe ndjenja e moscënimit të nderit, fesë, zakoneve dhe traditave të tyre nuk mundën të pranonin të lidhin besë me ata (komunistët- partizanët shqiptarë), që kanë bërë krushqi me armikun e përjetshëm të popullit shqiptar, serb e malazez, andaj në këtë situatë i dhanë fjalën njëri-tjetrit për të luftuar deri në vdekje kundër cilitdo që guxon të prekë trojet shqiptare dhe për t’i dalë zot Kelmendit, ashtu siç ua kishin lënë amanet të parët, të bindur se komunistët s’kanë vend në Malësinë e Madhe.
Rrugës së tyre kundër komunizmit nuk iu ndanë deri në vdekje. Sipas të gjitha dokumenteve arkivore dhe dëshmive gojore del se Prekë Cali, kreshnik i maleve, njëherazi edhe prijës kundër pushtuesve serbo-malazezë, u ka thënë malësorëve: “ Ne do të luftojmë kundër forcave partizane vetëm po qe se do të kenë në flamur shenjat e Rusisë”. Por shumica e burrave kelmendas ne kuvendin e Brojës brohorisnin:
O, s’ka Krisht,
O, s’ka komunist
Forcat partizane të Batalonit të tretë të Brigadës së Parë Sulmuese, të nxitur dhe të mbështetur nga politika bolshevike, pasi dështuan përjekjet e Prekë Calit për një marrëveshje me udhëheqësit e forcave partizane, me pabesi sulmuan me armë Kelmendin në janar të vitit 1945. Në kulmin e dimrit, të dëborës dhe acarit në luftën e Tamarës derdhej gjak shqiptari i pafajshëm. Malësorëve nacionalistë, në mesin e të cilëve edhe Luk Toma e Kolec Uci, nuk u mbeti tjetër përveçse të mbrojnë trojet e tyre shkeullore. Pa dëshirën dhe vullnetin e tyre filluan rrugën e tyre kundër komunizmit të cilës nuk iu ndanë deri në vdekje. Sepse i mbaheshin betimit ndaj thirrjes së prijësit të tyre Prekë Calit. “ Trojet e të parëve tanë nuk guxon kush t’i nëpërkëmbë. Komunizmin nuk e durojmë mbi shpina”.
Në mbledhjen e tri bajraqeve: Selcës, Nikçit e Vuklit u vendos që malësorët e këtyre të dalin të parët për t’i bërë hovin ndëshkimor e terrorist Brigadës së Parë. Kelmendasit trima zunë vend në bregun e djathtë të Urës së Tamarës, ku edhe u zhvillua një luftë e përgjakshme në mes vëllezërish shqiptarë, e cila vazhdoi më se një muaj. Ishte kjo kryengritja e parë e armatosur në Malësi të Madhe kundër diktaturës komuniste në Shqipëri dhe e para e këtij lloji në gjithë hapësirën komuniste pas Luftës së Dytë Botërore. Atë Kolë Berishaj në librin e tij “ Nder e burrni ndër malet tona”, në këngën e tij epike kushtuar luftës së Kelmendit shkruan:
“… Por kur hini partizani
Krisi pushka, kërdi bani,
Krejt Kelmendi n’kambë asht çue
I madh e i vogël, trim e grue,
Kin demek me ia ndal hovin,
Hovin toskve me jua ndalë
S’dinë ata gja për babe as nanë,
S’duen me dijt për Zot as fe
K’ta s’asht kenë kurr’ ndër ne!
Duen me prish’ kish’ e xhami,
Duen ata fen krejt me zhbi,
Kurrkush ma me pagzue fmi,
Kurrkush ma në kishë me hi.
Emnat t’tanve m’u tërrnue,
S’guxon kush ma m’u pagzue.
S’guxon kush n’kishë me shkue,
As në kishë, as në xhami,
Toska don vetëm Parti!”
“ … Sikur shtasa me jetue!
I pa Zot dhe i pa fe
Shteti ynë ( Shqipëria shënimi im) u shpall ndër ne!..”
Kjo luftë ende ka mbetur e panjohur nga historiografët shqiptar, por ka mbetur e pashlyer në kujtesën e Kelmendit, në rrëfimet e luftëtarëve dhe të pasardhësve të tyre. Ish luftëtarët në luftën e Tamarës në dëshmitë e tyre thonë se “ komunizmi na ka mësyrë heshtas, pa ditur, natën, e ne s’donim luftë. Mirëpo kur ata na kanë gjuajtur të parët ne u kthyem pushkën, kemi luftuar sa kemi mundur, pa u dorëzuar për së gjalli, bashkë me kryengritësit malësor të Kelmendit, Vuklit, Nikçit, Brojës e fshatrave të tjera të Malësisë së Madhe të ndihmuar edhe nga vullnetarët e tjerë antikomunistë nga Gucia, të bindur se po t’i lëmë të futen komunistët në Kelmend ata do të na zhduknin”.
Preç Luku, 93 vjeç ish luftëtar në luftën e Kelmendit dëshmon:
“ Ishte ditë e ftohtë janari, me borë e ngrica. Oh, lufta si lufta, plagët ishin të rënda, humbjet të dhimbshme. Malësorët kryengritës, të shpërndarë në Tamarë, Brojë, Nikç, Vukël e fshatra të tjera luftonin kundër uzurpimit komunist. Bashkë me kryengritësit malësorë, në luftën e Kelmendit luftuan edhe Luk Toma, me dy djem, Preçin dhe Noun, me kushririn Gjokë Prëlën (kryeplak i Vishnjevës dhe pjesëmarrës në mbledhjen e Tiranës me nacionalistët e tjerë kelmendas), djalin e tij, Gjeto Gjokën Curanaj si dhe me kushëririn Kolec Ucin, vëllain e tij, Lucë Ucin, dhe nipin Nikollë Palin.
Unë isha nishanxhi në minahedhës, të cilin profesion e kisha ushtruar edhe në kohën e shërbimit ushtarak. Në këtë luftë të përgjakshme Koleci plagoset rëndë në gjoks nga forcat e tërbuara partizane shqiptare dhe menjëherë e dërgojnë të ngrirë në shtëpinë e Ujk Mark Bikut, ku ishin edhe paria. Të kota ishin përpjekjet e tyre për t’ia shpëtuar jetën dhe ai ndërroi jetë mëngjesin e 17 janarit të vitit 1945. Të nesërmën e marrin kushërinjtë dhe vullnetarët e Prekë Calit dhe e çojnë në Vukël te kisha. Aty e ruajnë një natë në shtëpi të Pretash Bicit dhe pastaj e varrosin në varrezat e Vuklit. As babi im Luku nuk mund i shpëtoi plumbave të bishave të egra komuniste. Luku plagoset në këmbë të njëjtën ditë kur edhe Koleci. Babën e kam bajtë vetë i treti deri në shtëpinë e mikut të kresë Llesh Tomës në Nikç, te motra e tij Pashkë Tomja, kurse më vonë strehohet në shtëpinë e Fran Zef Pëllumbit. Ai edhe pse i plagosur rëndë nuk u dorëzua por nga kjo kullë luftoi trimërisht me malësorët e tjerë deri në vdekje. Sepse ata nuk e njihnin “ artin” e dorëzimit e të rënies në gjunjë para askujt sado i armatosur të jetë. Forcat komuniste djegin kullën e malësorit të ndershëm Fran Zefit në Nikç. Bashkë me të hedhin në flakë edhe trupin e babait tim me shokë të tjerë. Këta malësorë trima u dogjën në shtrat dhe të plagosur nga dora gjakatare e komunistëve shqiptarë, sikur u dogj nga ushtarët e Krajl Nikollës Oso Kuka në Vraninë. Këtë akt barbar, jonjerëzor e makabër, të djegies për së gjalli të malësorëve trima antikomunistë, Atë Kolë Berishaj e përshkruan me këto vargje rrënqethëse:
“Ty, o Zot, të kjoshim falë,
Ku ke pa me i djegë për të gjallë,
Ku ke pa a ku ke ndi
Kurrkund n’botë, as çifutni.”
Eshtrat e tij, rrëfen Preçi, i kanë varros kushërinjt e grues sime në varrezat e tyre në Nikç, ku kanë qëndruar deri në vitin 1990, prej nga i kemi sjellë në vendlindjen e tij në fshatin Vishnjevë, të Gucisë.
“Bashkë me Lukë Tomën plagoset edhe Dedë Gjon Bajraktari, nga Vukli, kurse bashkë me Kolec Ucin vriten edhe Zhuk Toma nga Broja e Lucë Gjon Uci nga Vukli”, pohon Preçi.
Poeti i njohur popullor nga Kelmendi, Ndoc Dedë Vulaj, i cili që nga viti 1968 jeton në Amerikë, këta trima të lirisë nga Vishnjeva i ka përjetësuar në vargje, në librin e tij me shumë vlerë “ Lufta e Kelmendit”, botuar nga Shtëpia Botuese “ Atë Gjergj Fishta” , Shkodër 1999:
“ .. Kshtu me Mirash Fran Kolë Dedën,
Kolec Ucin prej Curanajsh
Të tan flije e banë vendin
Tue qindrue si t’ishin Danajsh
Kishin ardhë ‘fill prej Gucijet
Kudo t’lypej për t’i qëndrue
N ‘tana anët kundra ushtrijet
Ma mirë me dek se me i durue…” dhe vijon:
“ … Fran Zef Nikçit tue i djeg’ shpinë,
Prej Curanajsh, nji trim trimit,
Luk’ Tomë Trieshin, mbrendë ia shtinë
E i dhan’ flak’ pa far’ trishtimit…
“ …
Zotit : martir feje
Para robit, pa dy fjalë,
Ata janë dëshmorë atdheje
Për të jetën e kanë falë…”
Me arrestimin dhe mbajtjen e Luit Dushaj, si rast tejet shqetësues për lirinë e shprehjes së mendimit dhe si dëshmi e standardeve të dyfishta të pushtetit malazias, njoftova ambasadat e shteteve mike dhe atë të shtetit amë, si dhe ministrin e punëve të brendshme të Malit të Zi.
Në të njëjtën kohë, me këtë shkelje flagrante, u njoftua edhe opinioni i gjerë malazias, ndërkombëtar dhe shqiptar, përmes një kumtese që mund ta lexoni në vijim:
Arrestimi i Luit Dushaj, për shkak të një batute facebook-u, paraqet dëshmi se PDS dëshiron që, edhe para këtyre zgjedhjeve, t’u fus frikën qytetarëve, frikën nga mendimi i lirë, frikën nga zgjedhja e lirë. Personi në fjalë ka publikuar një “lajm mortor” kolektiv, mbi vdekjen politike të atyre që punojnë kundër interesave të popullit të vet dhe kundër asaj që me vite e kanë premtuar ata vet, dhe në ato premtime ata i kanë fituar zgjedhjet. Pra, në “lajm” nuk ka kërcënime direkt dhe as shpifje, prandaj arrestimi nuk ka asnjë lidhje me të drejtën as me drejtësinë, por vetëm me plotësimin e dëshirave të “të vdekurve” dhe me vorbullat e njerëzve të vegjël.
Prandaj, mbajtja në paraburgim, e autorit të “lajmit”, nuk u shkon në favor as atyre, as shtetit e pushtetit, e mendoj, as PDS-së. Sidomos, nëse kishte para sysh fakti se çdo ditë mund të lexoni mesazhe të ngjashme, madje edhe më morbide, por nuk e di nëse dikush është arrestuar për shkak të tyre. Disa herë jam kërcënuar edhe unë personalisht, madje edhe me prerje në fyt të krejt familjes, natyrisht nëpër forume e portale, por asnjë herë nuk më ka shkuar ndërmend të reagoj, sepse nuk jam ndier as i kërcënuar as i fyer, por si duket zotërinjtë në fjalë ndihen, (me përjashtim të njërit nga ata), prandaj edhe kanë kërkuar mbrojtje nga shteti. Ndjenja e fajësisë, natyrisht se i shtynë njerëzit që të kërkojnë mbrojtje, e cila atyre assesi nuk u nevojitej.
Prandaj ftoj kryeministrin, ministrin e policisë dhe organet gjyqësore që të heqin dorë nga kjo ndjekje ndjellakeqe dhe të marrin të gjitha masat që Lui Dushaj, urgjentisht të lirohet nga arresti, kurse zotërinjtë Gegaj e Shkrela i ftoj që të tërheqin aktpadinë, sepse as nuk janë të kërcënuar, e as të fyer e të denigruar. Në atë mënyrë do t’i kontribuonin më tepër ruajtjes së famës së vet, të shtetit e të partisë së tyre.
Përndryshe, Lidhja demokratike, në bashkëpunim edhe me subjektet e tjera, do të kërkojë dhe realizojë forma të tjera të shprehjes së pakënaqësisë.
Nikollë Camaj
Funkcioner Demokrastkog saveza Nikola Camaj, reagovao je zbog privođenja Luija Dušaja koji je na Fejsbuku prijetio funkcionerima DPS-a. Saopštenje dostavljeno Portalu Analitika, objavljujemo integralno, bez redakcijskih intervencija.
Privođenje Luija Dušaja zbog jedne Fejsbuk šale je dokaz da DPS želi da i pred ove izbore utjera strah među gradjane, strah od slobodnog mišljenja, strah od slobodnog izbora. Čovjek je objavio jednu kolektivnu čitulju zbog političke smrti onih koji rade protiv interesa svog naroda, i protiv onoga što su ti isti godinama obećavali građanima, i na tim obećanjima dobili izbore. Na toj “čitulji” nema direktnih prijetnji, a nema ni klevete, pa privođenje nema veze sa pravom niti pravdom, već sa udovoljenjem želja “poginulih” sa čitulje, i sa hirovima malih ljudi. Pa ovo privođenje niti ide njima u korist, niti drzavi, a mislim ni DPS-u. Inace, pročitao sam dosta morbidnijih poruka, na račun mnogih, ali nijesam čuo za ovakvu mjeru. Vise puta se i meni prijetilo, čak i klanjem porodice, naravno preko raznih portala i foruma, i nikada se nijesam osjetio ni ukaljanim ni ugroženim, ali kako izgleda, pomenuta gospoda osjećaju to, pa su trazili zaštitu država. Osjećaj krivice ih tjera da traže zaštitu koja im sigurno nije bila potrebna. Zato, pozivam predsjednika Vlade, ministra policije i pravosudne organe da preuzmu sve mjere, kako bi se Lui Dušaj pod hitno oslobodio, a Gegaja i Škrelju, da povuču optužbe jer niti su prijećeni niti oklevetani. Time bi više doprinjeli sačuvanju ugleda, svog, države i svoje partije! Inače, u suprotnom, mi u Demokratskom savezu, u saradnji i sa drugim albanskim strankama ćemo tražiti i realizovati i druge načine izražavanja nezadovoljstva.
Në foto Lek Leci Gjonaj- drejtuesi takimit
HOTI NE RRJELLAT SHEKUJVE.
Ashtu si dikur kur i thirriste Ded Gjon Luli ne kushtrim per lufte , hotjanet u mblodhen te dielen ne sallen e kishes se “Shen Palin” te bashkuar si vllazni në nje takim per te diskutuar rreth mundesise se organizimit te nje simpoziumi shkencor me te njejten titull.Ne emer te grupit organizator fjalen e hapjes e mbajti Lek Leci Gjonaj i cili tha;
FJALA E ZOTIT LEK LECI GJONAJ
“I nderuari klerik Dom Fran Kolaj, te nderuaem vllazen e motra Hotjan, [Read more…]
Kryengritja e Malësise 1911
Si organizata shqiptare … [Read More...]
Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]
Koncert Michigan
Votimi emigranteve
Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]
Rochester 2015
Darka Shkodrane
TV Blue Sky Shkoder
S.Mani-perkujtimore
S | M | T | W | T | F | S |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
28 | 29 | 30 | 31 |