ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

January 24, 2018 by Pafragje Leave a Comment

Sot, në orën 12:00, u hodh në Lozanë të Zvicrës shorti i “Nations League” (Liga e Kombeve), një kompeticion i ri i UEFA-s, ku do të marrin pjesë 55 vendet anëtare të saj. Do të jetë i ndarë në katër grupe (quhen Liga) dhe do të zhvillohet në tri faza. Në bazë të rezultateve të marra në kualifikueset e fundit të Botërorit, kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Ligën C të “Nations League”, ndërsa ajo e Kosovës në Ligën D. Në short, vazo numër 2, ku bënte pjesë edhe Shqipëria, përmbante kombëtare të tilla si Greqia, Serbia dhe Norvegjia. Pra, një përplasje e mundshme me serbët ishte evituar paraprakisht.

“Goglat” i kanë vënë kuqezinjtë përballë Izraelit, që e kishin edhe në fushatën kualifikuese të “Rusia 2018”, dhe Skocinë. Ata janë në Grupin 1 të Ligës C. Sa i përket kombëtares së Kosovës, ajo është pozicionuar në Grupin 3 të Ligës D, bashkë me Azerbaijan, Faroe Islands dhe Malta.
Sa i takon ligës ku ndodhen kuqezinjtë, katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën B, me katër ekipet e vendeve të fundit, që do të përfundojnë në Ligën D për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.

Liga A
Grupi 1: Germany, France, Netherlands
Grupi 2: Belgium, Switzerland, Iceland
Grupi 3: Portugal, Italy, Poland
Grupi 4: Spain, England, Croatia

Skuadrat ndahen në katër grupe me nga tri ekipe, me fituesit e grupeve që do luajnë në fazat finale të “Nations League” (gjysmëfinale, vendi i tretë dhe finale) në qershor të 2019-ës. Një vend pritës do të përzgjidhet në dhjetor të 2018-ës mes ekipeve finaliste. Katër kombëtaret që do të zënë vendet e fundit në grupet e tyre do të bien në Ligën B për edicionin 2020. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që do të kenë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.

Liga B
Grupi 1: Slovakia, Ukraine, Czech Republic
Gropi 2: Russia, Sweden, Turkey
Gropi 3: Austria, Bosnia and Herzegovina, Northern Ireland
Grupi 4: Wales, Republic of Ireland, Denmark

Ekipet ndahen në katër grupe me nga tri skuadra. Për shkak të një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Rusia dhe Ukraina nuk do të mund të binin në të njëjtin grup.  Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën A, me katër ekipet e fundit që do të bien në Ligën C për edicionin e ardhshëm, që do të zhvillohet në vitin 2020. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që do të kenë pozicionet më të mira në grupet respective, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.

Liga C
Grupi 1: Scotland, Albania, Israel
Grupi 2: Hungary, Greece, Finland, Estonia
Grupi 3: Slovenia, Norway, Bulgaria, Cyprus
Grupi 4: Romania, Serbia, Montenegro, Lithuania

Skuadrat ndahen në një grup me tri ekipe dhe tri grupe me nga katër skuadra. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike që krijohen në dimër, një grup mund të kishte jo më shumë se dy nga këto skuadra: Norway, Finland, Estonia, Lithuania. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën B, me katër ekipet e vendeve të fundit që do të përfundojnë në Ligën D për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.

Liga D
Grupi 1: 
Georgia, Latvia, Kazakhstan, Andorra
Grupi 2: Belarus, Luxembourg, Moldova, San Marino
Grupi 3: Azerbaijan, Faroe Islands, Malta, Kosova
Grupi 4: FYR Macedonia, Armenia, Liechtenstein, Gibraltar

Skuadrat ndahen në katër grupe me nga katër kombëtare. Për shkak të një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Armenia dhe Azerbajxhani nuk do të mund të ishin në të njëjtin grup. Për shkak të kufizimeve në udhëtim, çdo grup mund të kishte vetëm një nga këto çifte në përbërje: Andorrë dhe Kazakistan, Ishujt Faroe dhe Kazakistan, Gjibraltar dhe Kazakistan, Gjibraltar dhe Azerbajxhan. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën C për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respective, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off” që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës. Në vazhdim, pozicionimi i ekipeve në secilën prej vazove brenda ligave përkatëse është bërë në bazë të koeficientit të ekipeve.

Faza me grupe:
Java 1: 6–8 shtator 2018
Java 2: 9–11 shtator 2018
Java 3: 11–13 tetor 2018
Java 4: 14–16 tetor 2018
Java 5: 15–17 nëntor 2018
Java 6: 18–20 nëntor 2018
Shorti i fazës finale: dhjetor 2018
Faza Finale: 5-9 qershor 2019
Shorti i “play off”-it i “EURO 2020”: 22 nëntor 2019
“Play off”-i i “EURO 2020”: 26–31 mars 2020

Filed Under: Sport Shendet

UEFA Champions Leage round of 16 draw

December 11, 2017 by Pafragje Leave a Comment

NYON, SWITZERLAND – DECEMBER 11: A view of the draw results as shown on the big screen following the UEFA Champions League 2017/18 Round of 16 draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on December 11, 2017 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham – UEFA/UEFA via Getty Images)

Juventus (ITA) v Tottenham Hotspur (ENG): 13 February & 7 March
Basel (SUI) v Manchester City (ENG): 13 February & 7 March
Porto (POR) v Liverpool (ENG): 14 February & 6 March
Real Madrid (ESP, holders) v Paris (FRA): 14 February & 6 March
Chelsea (ENG) v Barcelona (ESP): 20 February & 14 March
Bayern München (GER) v Beşiktaş (TUR): 20 February & 14 March*
Sevilla (ESP) v Manchester United (ENG): 21 February & 13 March
Shakhtar Donetsk (UKR) v Roma (ITA): 21 February & 13 March

Draw facts

  • Lionel Messi has never registered against Chelsea in eight previous matches, the most he has faced any club without scoring.
  • Chelsea have had the better of 12 previous meetings with Barcelona, with four wins to the Liga side’s three. The Blues prevailed in the most recent clash, edging a 3-2 aggregate victory in the 2011/12 semi-finals (when Messi missed a second-leg penalty).
 

2014 final: Real Madrid 4-1 Atlético

  • Paris’s tie with Real Madrid has special meaning for Ángel Di María, who spent four seasons in the Spanish capital and was man of the match in the 2014 UEFA Champions League final, his penultimate outing for the Merengues.
  • Group winners (the teams playing home second legs) have progressed in 72.3% of round of 16 ties since the current competition format was introduced.
  • The road to Kyiv

    13/14 & 20/21 February: Round of 16, first leg
    6/7 & 13/14 March: Round of 16, second leg
    16 March: Quarter-final draw
    3/4 April: Quarter-finals, first leg
    10/11 April: Quarter-finals, second leg
    13 April: Semi-final and final draw
    24/25 April: Semi-finals, first leg
    1/2 May: Semi-finals, second leg
    26 May: Final (NSK Olimpiyski, Kyiv)

Filed Under: Bota, Sport Shendet

Revista “Franc Futboll” shpall Manuel Neuer portierin me te mire në bote

December 6, 2017 by Pafragje Leave a Comment

The debate has been settled for now, as France Football have named Manuel Neuer as the Best Goalkeeper in the world.

A panel of experts that included Lionel Letizi, Santiago Cañizares, Francesco Toldo, Sepp Maier and Mark Schwarzer voted Neuer as the best shot-stopper, leaving goalies such as Gianluigi Buffon, Thibaut Courtois, Hugo Lloris and Jan Oblak completing the top five spots.

Manchester United’s David De Gea, often named among experts as one of the best, managed to end the ballot in seventh place, with Costa Rican GK Keylor Navas grabbing the 7th spot.

The points system used was the same as in the Ballon d’Or: six points for first place, four points for second place, three points for third place, two points for fourth place and one point for fifth place. Here’s how each member of the panel voted.

Santiago Cañizares: 1. Manuel Neuer 2. Keylor Navas 3. Thibaut Courtois 4. Jan Oblak 5. David De Gea.

Francesco Toldo: 1. Manuel Neuer 2. Gianluigi Buffon 3. David De Gea 4. Samir Handanovic 5. Keylor Navas.

Sepp Maier: 1. Manuel Neuer 2. Gianluigi Buffon 3. Jan Oblak 4. Thibaut Courtois 5. Marc-André Ter Stegen.

Lionel Letizi: 1. Manuel Neuer 2. Gianluigi Buffon 3. Hugo Lloris 4. Marc-André Ter Stegen 5. Thibaut Courtois.

Mark Schwarzer: 1. Manuel Neuer 2. Hugo Lloris 3. Thibaut Courtois 4. Jan Oblak 5. Gianluigi Buffon

Final ranking

1. Manuel Neuer – 30 pts

2. Gianluigi Buffon – 13 pts

3. Thibaut Courtois – 9 pts

4. Hugo Lloris – 7 pts

4. Jan Oblak – 7 pts

6. Keylor Navas – 5 pts

7. David De Gea – 4 pts

8. Marc-André Ter Stegen – 3 Pts

9. Samir Handanovic – 2 pts

Filed Under: Bota, Sport Shendet

Ulni rrezikun e kancerit të mëlçisë me vetëm tri kafe në ditë

November 19, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Kafja është një nga pijet që konsumohet më shumë në të gjithë botën, dhe një lajm i mirë vjen për të gjithë dashamirësit e saj.

Një raport i fundit i publikuar deklaron se konsumimi i kafes zvogëlon me 70% rrezikun për kancerin e mëlçisë.

Në konferencën që u mbajt së fundmi nga akademikët dhe përfaqësues të shoqatave për sëmundjen e mëlçisë, nga 7 vende të Evropës, u diskutua mbi problematikat dhe sfidat me të cilat po përballen.

Vetëm në SHBA sëmundja kronike e mëlçisë është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjeve. Rreth 31.000 individë amerikan vdesin në vit nga ciroza.

E sa vjen kjo sëmundje po përhapet dhe në Evropën Perëndimore për shkak të rritjes së konsumit të alkoolit dhe yndyrave.

Prof. Aleksandër udhëheqësi i studimit i ka këshilluar njerëzit që të konsumojnë rreth 3 kafe në ditë se në këtë mënyrë mbrojnë me 70% mëlçinë e tyre nga kanceri.

Efekte të tjera pozitive:

Djeg yndyrat- Hulumtime të ndryshme kanë konstatuar se kafeina rrit metabolizmin tuaj duke djegur yndyrnat në trup.

Lufton depresionin- Një hulumtim i bërë në Harvard ka zbuluar se nëse pini çdo ditë nga 4 kafe, niveli i depresionit do të zvogëlohet për 20% tek femrat. 4 kafe në ditë gjithashtu e ulë edhe rrezikun e vetëvrasjeve për 53% sepse thuhet se ato janë të mjaftueshme për të rritur produktivitetin dhe të ju bënë më të lumtur.

Rrit nivelin e energjisë- Një kafe në mëngjes mund t’ju mbaj zgjuar dhe energjetik për pjesën tjetër të ditës. Kafeina hyn në sistemin e gjakut tuaj dhe transmetohet deri tek truri ku më pas lirohet Dopamina. Kafja gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni një kujtesë më të fort. /b.l/noa.al/

Filed Under: Kulturë, Sport Shendet

“Captain Albania”, jeta tjetër e Lorik Canës…

November 7, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Prej pak muajsh Lorik Cana ka lënë zyrtarisht futbollin. jeta e tij e re, pas një karriere të mbyllur përpara kohe, është zhvendosur në kryeqytetin e Shqipërisë, apo të të gjithë shqiptarëve siç ka qejf ai ta quajë, Tiranën.

“Çdo gjeneratë e ka atë ciklin e vetë. Njerëzit kanë akoma dashuri dhe këtë e tregojnë ende. Gjithë kohës jam në komunikim me njerëzit”, thotë Cana.

Një ide e menduar prej rreth 4 vitesh, ose më mirë në momentin që vendosi të lë futbollin. Lorik Cana thuajse si të gjithë futbollistët më të njohur në botë, vendosi të hap një fondacion i cili do të lidhej me futbollin, por jo me të rriturit, por fëmijët, në kërkim të talenteve, që në Shqipërinë e vogël, janë të rrallë, Sipas projektit fillestar do të ndërtohen disa fusha sportive. të gjitha me paratë e vetë Lorikut. të quajtura Kazal, modeli i tyre është huazuar nga një fondacion hungarez për t’u aplikuar në disa kopshte të qyteteve kryesore të Shqipërisë por edhe në Kosovë.

“Më ka lindur si ide 4 vite më parë. Mendoja t’i jepja rëndësi atyre gjërave të rëndësishme që mungojnë në vendin e tonë. Mundohem të jap kontributin tim duke bërë gjëra të cilat sensibilizojnë dhe njerëzit dhe i bëjnë të kuptojnë se sa i rëndësishëm është sporti dhe kultura. Unë e dua shumë këtë pjesën e trashëgimisë kulturore”, shprehet Cana.

Lorik Cana prej kohësh është i pajisur deri me licencën A të UEFA-s, një licencë trajneri që ndoshta nuk i jep shansin të drejtojë një skuadër përfaqësuese apo një klub të kategorive të para, megjithatë kjo për Lorikun është një zgjedhje. Ai mund të konsiderohet ndër të pakta raste për të mos thënë i pari që pavarësisht një karriere shumë të mirë, nuk synon të drejtoj një ekip kryesor.

“Unë nuk jam nga ata lojtarë që e dija më parë se kur do ta lija karrierën dhe ndoshta të mendoja për t’u bërë trajner. Megjithatë mendoj dhe kam dëshirë që të bëhem një drejtues klubi diku jashtë, vitin e ardhshëm. Kjo nuk do të thotë që nuk do të vazhdoj të kontribuoj për vendin tim, madje kjo është edhe arsyeja e fondacionit. Me këtë projekt sigurisht që nuk mund të ndryshojmë realitetin të gjithë vendit, pro sigurisht prekim thelbin e problemit të saj. Sic e thash ajo pjesa e drejtuesit po më tërheq më tepër, ndoshta jashtë vendit në ato vende ku unë kam jetuar si Zvicra, Franca. Kam fat që nuk më duhet të gjej një vend për të punuar që ndoshta nuk më jep kënaqësi”, thotë ish-kapiteni i Kombëtares.

Kur mendon për të drejtuar një skuadër, Lorik Cana e ka një etalon dhe një njeri të cilin mundohet ta marrë si shembull. Bëhet fjalë për Igli Taren, drejtuesi i ish-skuadrës së tij të serisë A, Lazios, që prej disa vitesh konsiderohet si drejtorët sportiv më të suksesshëm në Itali.

“Ne në botën e sportit kemi shumë pak njerëz që kanë arritur në nivele të larta. Kemi trajner që kanë arritur të bëjnë emër edhe në arenën ndërkombëtare siç është Besnik Hasi, por në pjesën drejtuese udhërrëfyesi dhe që ka bërë emër në spektrin drejtues është Igli. Ai jo vetëm është një drejtor por është edhe i suksesshëm. Arritjet e tij të jashtëzakonshme na bëjnë mirë të gjithëve ne. Kjo sepse lobi shqiptar në pjesën e sportit është shumë i vogël për të mos thënë inekzistent. Këta njerëz duhet t’i falenderojmë për këtë që kanë bërë dhe që sigurisht janë shndërruar në një shembull për t’u ndjekur”, shprehet Cana.

“I dashur Lorik. E mban mend kur kemi qenë në zyrën time dhe bënim bisedë për të ardhmen tënde dhe një nga dëshirat e tua ishte të bëjë profesionin tim. E kishe me mëdyshje, por tashmë të uroj suksese. Dua të të shohë në nivele shumë të larta edhe në arenën ndërkombëtare. Një ditë të kem një nga konkurrentët e mi më të denjë të futbollit”, shprehet Igli Tare për Lorik Canën.

Jeta e Lorikut në Tiranë, nuk ndryshon nga ajo e shumicës prej nesh. megjithëse në një lagje të mirë të kryeqytetit, ai jeton në një pallat, me shumë familje të tjera.

“Këto janë faturat e mija të ujit që duhet t’i paguaj. Duken qartë që janë disa nuk janë shumë, kurse këto janë faturat e pallatit. Bashkëjetesa nëpër pallate në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar, shpresojmë që t’i paguajnë edhe këto se përndryshe do të na ndalin edhe energjinë elektrike e skam nga të dal me familjen”, tregon Loriku.

Në Tiranë ai jeton me bashkëshorten italiane Monica dhe djalin Bojken. Historia me vajzën nga Roma e ka bërë Lorikun të ndryshojë shumë nga ato ide që kishte në fillim për krijimin e një familjeje krejtësisht shqiptare.

“Jemi takuar për herë të parë pas 2 muajsh që kisha shkuar në Romë. Herën e parë nuk mundëm me biseduar sepse ndryshuam vetëm numrat e telefonit më pas, pas kombëtares u takuam. Kisha të bëja me një person që nuk e dinte çfarë ndodhte me sportin. Ishte një vajzë që ishte e informuar jo mirë për ne nga mediat dhe opinioni dhe më pas mu desh t’i mësoja gjithçka për vendin tonë për kulturën. Megjithatë unë jam shumë i lidhur me familjen dhe ajo e di tashmë këtë gjë, për këtë arsye ka filluar të mësojë shqip ndërsa unë kam perfeksion italishten me Monikën. Asnjëherë nuk më ka bërë probleme për përparësinë që i kisha dhënë unë karrierës time dhe njerëzve të mi. Me kalimin e viteve kuptova q është një ndër njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime, pavarësisht se ajo nuk ishte nga vendi im. Unë në fillim e kisha një ide që patjetër nusen duhet ta merrja nga vendi im por kjo më ka ndryshuar krejtësisht mendjen duke menduar që ishte personi më fantastik që kam njohur. Në disa raste ajo është bërë edhe më shqiptare se shqiptaret”, shprehet Cana.

Lorik Cana la futbollin menjëherë pas Europianit dhe ndeshjes me Rumaninë. Askush nuk e kuptoi arsyen e vërtetë. Diçka ai la të kuptohet në një intervistë televizive.

“Këtë radhë kam preferuar t’i jap trupit tim kohën e nevojshme. Kam mjekët, të cilët do të më ndihmojnë. Mendoj se çdo gjë e kë në jetë momentin e vet dhe tërheqja ishte koha e duhur.

Si një rrufe në qiell të hapur, Lorik Canës i kërkojnë që të mos vazhdojë më sportin pasi rrezikonte jetën e tij. Ishte viti kur Shqipëria po përgatitej për kualifikimin për në e Europianin e Francës.

“Gjatë një kontrolli më të thellë në testet fizike, u vu re një çrregullim i ritmit të zemrës që unë e kisha prej vitesh dhe në atë kohë ishte nën kontroll. Pasi bëmë disa kontrolle të mëtejshme, më thanë se gjendja ishte më serioze se sa ka qenë dhe nuk po përmirësohej. Lajmin e kam marrë po atë ditë kur KAS-i vendosi të na japë 3 pikë për ngjarjen e Beogradit dhe provova dy ndjesi brenda momentit. Nga njëra anë mora një lajm të gëzueshëm sepse ne e meritonim të merrnim pjesë në Europian dhe nga ana tjetër mora një lajm që më thoshte të mos vazhdoj më të luaj. Monika ishte shtatzënë në atë kohë dhe isha vetëm me babin në Katar. Përball një lajmi si ky pritëm të merrnim disa mendime të ndryshme mjekësh dhe të gjithë patën të njëjtën ide, më mirë mos të vazhdoja të rrezikoja. Kërkesa e parë e Monikës dhe e familjarëve të mi ishte që të mos e vazhdoja e mos merrja përsipër rreziqe. Më pas i kërkova mjekëve që të më jepnin të paktën edhe një vit garanci por që do të qëndroja në ndjekje të vazhdueshme të tyre. Që të kisha dhe unë mundësi që të luaja me Shqipërinë për të marrë pjesë në Europian”, thotë Loriku.

Shenjat e para të sëmundjes Lorik Cana i kishte ndjerë kohë më parë, ishin vitet kur luante në Premier Leaguen Angleze.

“Më ka ndodhur pak a shumë gjatë vitit që luaja në Angli sepse kur i bëra testet mjekësore në Angli isha mirë, më pas kur bëra testet me Gallatën në Stamboll por isha nën kontroll dhe nuk kisha arsye me u kufizu dhe me ndal. Nuk bëhet fjalë për një sëmundje gjenetike. Mua më ka ndodhur gjatë një ftohje normale. Kisha bajame isha me temperature dhe ne vend te pushosh luaja futboll. Në atë kohë isha 26-27 vjeç. Në atë kohë nuk njihja sëmundje vetëm lojë dhe luftë. Duhet të kenë parasysh të gjithë të rinjtë që luajnë sport sepse janë para rreziqeve. Megjithatë për të pasur një jetë normale pse jo. kam kontrolle çdo vit, kam një test specifik çdo dy vjet dhe kam një ilaç të vogël si në pleqëri që duhet ta marrë çdo darkë. Për këtë kemi vendos alarmin në orën 9.30 edhe unë edhe gruaja. Dhe kur nuk jemi bashkë më shkruan më thotë hej kujtohu, por është diçka e vogël. Mund të kem aktivitet dhe duhet të kem aktivitet sportiv, por jo të lartë. Vazhdoj sa të mundem sepse parku të jep mundësinë edhe për aktivitet fizik por edhe më qa ndonjë hall. Të jep një freski mendore. Për ne që kemi qenë gjithmonë në aktivitet ne duhemi patjetër të vazhdojmë disi të merremi për aspektin mendor dhe për aspektin e shëndetit sepse ka shumë nga bashklojtarët e mi që kanë marrë shumë shumë peshë. Unë e pash vetë, 6 muajt e parë pas europianit mora 6-7 kg. Më pas mendova të gjej një ritëm dhe mundohem të dal 3-4 herë në javë me vrapuar. Kemi fatin këtu në tiranë që kemi liqenin që na mundëson me kushte deri diku të mira që të bëjmë aktivitet”, tregon Cana.

Aktiviteti i tij i fundit sportiv ka qenë kategoria e 10 km në gjysmëmaratonën e Tiranës. Cana qesh kur kujton, se në këtë garë doli më i ngadaltë se Erion Veliaj.

“Patjetër që është ngadalësuar shumë Loriku, por kemi edhe një kryetar bashkie që është shumë dinamik shumë sportiv dhe unë kam shumë dëshirë të mbështes njerëzit që promovojnë vlerat e sportit”, shprehet ish-kapiteni i Kombëtares.

Por Loriku bëhet serioz kur flet për problemet e sportit.

“Vendi ynë është një vend në tranzicion dhe gjithmonë kas munguar që dikush të merret me përfshirjen e të rinjve me sportin. Ndoshta dhe me të drejtë sepse përparësi në një vend që është në tranzicion janë gjëra të tjera. Por nuk s ehoh normale që në vitin 2017-të Shqipëria mos të ketë një program të mirëfilltë për sportin nëpër shkolla. Ne kemi një rini të jashtëzakonshme si në sport dhënë art dhe gjëra të tilla janë një lloj serumi për të gjithë shoqërinë tonë”, thotë Cana.

Lorik Cana është idhull i shumë fëmijëve sot. Por për Bojkenin ai është thjesht babai i tij. Së paku sa të rritet e të kuptojë se çfarë adhurimi kanë shqiptarët për të atin dhe sa mirënjohësi i janë atij për sukseset e mëdha të një kombëtareje të vogël si Shqipëria. Por a do të jetë mjaft fama e të atit, që edhe Bojken Cana të bëhet futbollist?

“ Ai do të bëhet çfarë ndjen vet. Sigurisht do ta shtyjë të bëjë sport, sepse pavarësisht nëse do të bëhet sportist elitar apo jo me rëndësi është që të merret me sport. Siç e thash është diçka që të ndjek gjatë gjithë jetës të jep stabilitet të jep vlera. Nëse do të më pyes unë sapo të bëjë 4-5 vjeç do t’i japë një raketë në dorë që të luaj tenis dhe nëse do t’i pëlqejë do ta shtyj të luaj tenis, por ajo është dëshira e tij mandej”, thë Cana.

Filed Under: Bota, Sport Shendet

10 ekipet më të mira në historinë e Champions League

October 18, 2017 by Pafragje Leave a Comment

UEFA KA publikuar një renditje të veçantë për formatin e ri të Champions League, i cili dikur mbante emrin Kupa e Kampionëve. Që nga koha kur është aplikuar ky format shumë gjëra , kanë ndryshuar, ndërkohë që disa skuadra kanë vendosur hegjemoninë e tyre në sezonet e fundit.

Më poshtë mund të zbuloni 10 skuadrat më të mira, duke u bazuar në finalet e luajtura dhe në përqindjet e fitoreve. Në vendin e parë renditet Milani për shkak të më shumë finaleve,ndërkohë që pas kuqezinjve renditet Reali që i ka fituar të gjitha finalet që ka luajtur.

10) AJAX: 2 finale (1995, 1996) me 50% të fituara (1995)
 Rezultate imazhesh për ajax champions league
9) DORMUND BORISSE: 2 finale (1997, 2013) me 50% të fituara (1997)
8) LIVERPOOL: 2 finale (2005, 2007) me 50% të fituar (2005)
Rezultate imazhesh për liverpool champions league
 7) CHELSEA: 2 finale (2008, 2012) me 50% të fituar (2012)
Rezultate imazhesh për chelsea champions league
 6) MANCHESTER UNITED: 4 finale (1999, 2008, 2009, 2011) me 50% të fituara (2 nga 4: 1999, 2009)
Imazh i ngjashëm
5) JUVENTUS: 5 finale (1996, 1997, 1998, 2003, 2015),  20% të fituara (1996)
 4) BAYERN MUNICH: 5 finale (1999, 2001, 2010, 2012, 2013) me 40% të fituara (2 nga 5: 2001, 2013)
3) BARCELONA: 5 finale (1994, 2006, 2009, 2011, 2015), 80% të fituar (4 nga 5: 2006, 2009, 2011, 2015)
 2) REAL MADRID: 5 finalet (1998, 2000, 2002, 2014, 2016), 100% të fituar
1) MILAN: 6 finale (1993, 1994, 1995, 2003, 2005, 2007) me 50% të fituar (3 në 6: 1994, 2003, 2007)

Filed Under: Bota, Sport Shendet

Vllaznia rikuperon dy titullarët e dëmtuar, pikët në Kamzë shpëtojnë shkodranët

October 15, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Përmirësohet situata te Vllaznia sa u takon lojtarëve me probleme para ndeshjes me Kamzën në transfertë. Pas ndeshjes me Flamurtarin në Shkodër, që u mbyll 1-1, ishin tre lojtarët titullarë që rrezikonin, por dy prej tyre tashmë janë të gatshëm.Përmirësohet situata te Vllaznia sa u takon lojtarëve me probleme para ndeshjes me Kamzën në transfertë. Pas ndeshjes me Flamurtarin në Shkodër, që u mbyll 1-1, ishin tre lojtarët titullarë që rrezikonin, por dy prej tyre tashmë janë të gatshëm.Drejtuesit e klubit ndërkohë presin një rezultat pozitiv në Kamzë, pasi janë të pakënaqur nga javët e fundit. Administratori Astrit Gjyrezi ka bërë një mbledhje dhe ka shkundur skuadrën para transfertës së nesërme. Nëse Vllaznia pëson një tjetër humbje, marrja e masave është e pashmangshme.

Filed Under: Bota, Sport Shendet

Djali i Mehmet Shehut bën përkthyesin e Kombëtares kuqezi në Spanjë

October 5, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë nesër kundër Spanjës, ndeshjen e parafundit të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.

Në vigjilje të këtij takimi, trajneri Kristian Panuçi dhe kapiteni Ansi Agolli ishin sot pjesë e një konference për shtyp.

Përpara gazetarëve shqiptarë dhe atyre spanjollë, ata iu përgjigjën pyetjeve për pritshmëritë të kësaj përballjeje.

Përkthyesi që bënte ndërmjetësin midis gazetarëve spanjollë gjatë konferencës për shtyp ishte Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit gjatë periudhës diktatoriale në Shqipëri, Mehmet Shehu.

Bashkim Shehu jeton prej 27 vitesh në Spanjë dhe sot ka qenë në rolin e përkthyesit për kombëtaren e Shqipërisë gjatë konferencës për shtyp të trajnerit Kristian Panuçi dhe kapitenit Ansi Agolli.

 

SPECIALE/ Njihuni me stadiumin ku do luajë Shqipëria, emri i tij ka një histori të veçantë

Shqipëria do të luajë nesër në orën 20:45 kundër Spanjës në Alicante, në stadiumin “Jose Rico Perez”, impiant sportiv ku zhvillon ndeshjet skuadra e Hercules.

Kjo do të jetë sfida e parafundit e kuqezinjve në këtë fushatë Eliminatoresh për Botërorin “Rusi 2018”.

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot pasdite seancën stërvitore në stadiumin “Jose Rico Perez”, ndërsa terreni ka qenë optimal.

Rreth 200 tifozë shqiptarë që do të jenë nesër prezentë në këtë stadium do të pozicionohen në  pjesën e cila është e rrethuar në foton e mëposhtme me rreth të kuq.

“Jose Rico Perez” është një stadium me kapacitet prej 29 mijë e 500 personash në total, i ndërtuar që në vitin 1974, ai ka pritur edhe ndeshjet e Botërorit të zhvilluar në Spanjë në vitin 1982.

Argjentinë- Hungari  4–1 (Grupi 3),  Argjentinë-El Salvador 2–0 (Grupi 3) dhe Poloni-Francë 3–2 (Finalja për vendin e tretë) janë tri sfidat që u zhvilluan në këtë stadium gjatë Botërorit “Spanjë 1982).

Gjeografikisht pozicionohet 2 milje larg qendrës së qytetit bregdetar të Alicantes, në rajonin e Valencias.

Stadiumi ku luan Hercules, skuadra spanjolle e Kategorisë së Tretë (Segunda Division B) mban emrin e ish-presidentit të klubit të Hercules, José Rico Pérez (13 Mars 1918-6 Korrik 2010), ish-biznesmeni i cili ishte në krye të klubit spanjoll që nga viti 1971 deri në 1985.

Filed Under: Sport Shendet

“Buzëqesh” Panucci, Spanja dhe Italia me mungesa të mëdha ndaj nesh

October 1, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Kupës së Botës ndaj Spanjës në transfertë dhe ndaj Italisë në “Loro Boriçi”. Të dyja rivalët e kombëtares sonë vijnë me shumë probleme në këto përballje, teksa do të kenë mungesa të rëndësishme.Spanja- Ekipi i Julen Lopetegui me shumë mundësi nuk do të ketë të gatshëm Alvaro Moratën, i cili u dëmtua këtë fundjavë ndaj Manchester City-it. Probleme ka shfaqur edhe Iniesta sot ndaj Las Palmas. 33-vjeçari u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, por në minutat e fundit të ndeshjes u largua nga fusha i dëmtuar. Një tjetër mungesë për spanjolët do të jetë edhe mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Carvajal i cili vuan nga një virus që i ka shkaktuar edhe probleme me zemrën.Italia- Jo pak probleme do të ketë edhe trajneri Ventura në duelin ndaj Shqipërisë. Sulmuesi Andrea Belotti ka dalë sot nga fusha me barrelë në ndeshjen e Torinos, dhe me shumë mundësi do të mungojë për disa ditë. Marco Verrati është padyshim mungesa më e madhe, teksa mesfushori i PSG, po vuan disa probleme muskulore. Shqetësimi i fundit është Antonio Candreva, i cili doli nga fusha në fillimin e pjesës së dytë në ndeshjen Benevento-Inter, por situata e tij pritet të shihet në orët në vijim. /vipsport.al/

Filed Under: Bota, Sport Shendet

De Biazi, ekskluzivisht për Vipsport: Emocionet e fitores së parë

October 1, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Dje tregoi klasin e tij në Spanjë. Atje ku rikthehej pas 10 vjetësh. Fati e deshi që si trajneri i ri i Deportivo Alaveshit të përballej me ish-skuadrën e tij, Levanten.

Dhe sërish fati ishte me ish-trajnerin e Shqipërisë. Një fitore 0-2. Golat e parë. Tri pikët e para për Alaveshin.

Xhani De Biazi ishte një mik i mirë i “Vip Sport” dhe nuk mund të mungonte ndarja e emocionit me portalin tonë.

“Jam i kënaqur për djemtë që kishin nevojë për një fitore! Një emocion i madh të kthehesh pikërisht kundër ish-skuadrës sime”, tha Xhani De Biazi ekskluzivisht për Vipsport.al, gjatë një komunikimi nga Spanja.

Filed Under: Bota, Sport Shendet

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 34
  • Next Page »


STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • “The Economist”: Gjysma e kompanive amerikane do të shkatërrohen nëse Warren zgjidhet Presidente e SHBA
  • Vaclav Havel, paralajmërimi i një realisti të vjetër për Perëndimin
  • SHBA : Në New Jersey, vendoset Shtatorja e Nëna Terezes – Parku merr emrin “The Mother Therese Park”
  • Timo Werner thyen rekordin e Bundesligës
  • Fjala e Visar Zhitit në Festen Kombetare dhe perurimin e Qendres Kulturore “Nënë Tereza” në Miçigan
  • Qeveria e Shpëtimit Kombëtar
  • A ISHTE KY NJE TERMET AQ I RANDE SA TE MERRTE KAQ SHUME JETE NJEREZORE DHE TE SHKATONTE KAQ DEMTIME?
  • FESTOHET 28 NENDORI DHE PERUROHET QENDRA E KULTURES “NANA TEREZE” (Foto…)
  • 107 Vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë dhe Malësia e Madhe ..

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Ç’domethënie ka të shohësh një gjarpër në ëndërr?

Ndonjëherë ëndrrat zbulojnë diçka për ju që, në … [Vazhdo....]

Mësoni pse vjeshta është “stina e shpirtit”

Ngjyrat e vjeshtës janë ato të forta, që hyjnë në … [Vazhdo....]

Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore … [Vazhdo....]

Hithra, ilaçi magjik që iu shpëton nga dhimbjevet e artritit – Tri mënyra si ta përdorni

Në Shqipëri hithrat janë shumë të përdorura, si në … [Vazhdo....]

Vajzat e Instagram,bukuri femrore

Kurre mos paragjykoni bukurine qe zoti u ka dhene … [Vazhdo....]

The Difference Between a U.S. Green Card and U.S. Citizenship

Both lawful permanent residents (green card … [Vazhdo....]

Poezi nga “RREKONI”

DASHURI PAS VDEKJES  .......dëshirë dhe … [Vazhdo....]

Mbrojtja nga dielli: A dini gjithçka?

Kremërat mbrojtës janë të domosdoshme, por ju … [Vazhdo....]

10 gjërat që meshkujt pëlqejnë te femrat, por nuk ua thonë

Ndonëse meshkujt nuk mund të jenë gjithnjë … [Vazhdo....]

Kur humb një njeri të dashur ndryshon gjithçka, brenda dhe jashtë teje

Humbja e një njeriu të dashur është një nga … [Vazhdo....]

Shqipëria e viteve ‘30-‘40! Kur transportin ajror ishte më i zhvilluar se ai rrugor

Fillesat e aviacionit në Shqipëri janë të lidhura … [Vazhdo....]

Në promovimin e librit ”Trishtimi i dritës”i poetit Dodë Kaçaj

 Kadri Ujkaj  ;Kryetari i shoqatës se … [Vazhdo....]

Hijet

Po udhëtoja me avjon nga New York-u për në Romë; … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Sot, në orën 12:00, u … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Kam lindur në Shkodër me … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

December 2019
S M T W T F S
« Nov    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Copyright © 2019 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in