ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV
You are here: Home / Bota / Uncategorized / Çlirimi me 28 apo 29 Nëntor? Historiania zbulon dokumentin nga arkivat: Si u falsifikua fjalimi i Enver Hoxhës me 28 Nëntor ’44

Çlirimi me 28 apo 29 Nëntor? Historiania zbulon dokumentin nga arkivat: Si u falsifikua fjalimi i Enver Hoxhës me 28 Nëntor ’44

December 6, 2020 by Pafragje Leave a Comment

PROF. DR. VALENTINA DUKA
Një nga çështjet më të debatuara në këto dekada të postkomunizmit ka qenë data e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë gjermanë. Diskutimet pa fund rreth kësaj teme kanë okupuar jo vetëm segmente të caktuara nga sfera e historiografisë, por edhe skenën politike dhe mediatike. Madje ky është një nga rastet “par excellence” kur politika e sotme shqiptare është përpjekur e përpiqet ta përdorë historinë në dobi të interesit për fuqizim të ndikimit dhe pozicionit të saj në shtresat e ndryshme të shoqërisë.

Madje, sa herë vijnë festat e nëntorit, më shumë flitet për datën e çlirimit se sa për vetë ngjarjet e rëndësishme historike që përkujtohen në këtë muaj. Ky debat sa historiografik, aq dhe politik, demonstron më së miri se sa e vështirë është që të arrihen përfundime të sakta e të qëndrueshme kur palët rreken të krijojnë perceptime e opinione të ndryshme, madje kontradiktore, në lidhje me dukuritë dhe ngjarjet historike, si dhe motivet e veprimet e protagonistëve të tyre, duke u bazuar në interpretime, supozime, konceptime dhe paragjykime shpesh larg realitetit historik të kohës.

Duke parë konfuzionin dhe keqkuptimet që ka shkaktuar dhe shkakton kjo çështje në opinionin publik, si dhe duke konstatuar aty këtu edhe gabime të natyrës metodologjike sikurse janë rastet e sforcuara për të provuar të vërtetën e një date çlirimi me kohën kur është larguar ushtari i fundit nga Shkodra, menduam t’i qasemi kësaj teme duke preferuar shqyrtimin e dokumenteve autentike të vendimmarrësve të atëhershëm që caktuan datën e çlirimit. Vetëm kështu mund të qartësohen më mirë, sipas perspektivës sonë, motivet e vërteta që i shtynë drejtuesit kryesorë të pushtetit të ri komunist për vendosjen e një date të posaçme për të përkujtuar e festuar çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët e huaj.

Më 28 nëntor 1944, Enver Hoxha, i shoqëruar nga pothuajse e gjithë udhëheqja komuniste, hyri në Tiranë triumfalisht si kryeministër i qeverisë së Shqipërisë (të zgjedhur në mbledhjen e Beratit) ku mbajti edhe fjalimin e çlirimit në një tribunë të vendosur përpara Hotel Dajtit. Në mënyrë solemne udhëheqësi komunist do të deklaronte: Në një ditë të shënuar si kjo, më 1912-ën, pas aq kohe robërie, lindi Shqipëria indipendente. Kur vendi ynë kërcënohej nga të katër anët nga armiqtë e jashtëm, kur për popullin tonë po farkëtoheshin zinxhirë të rinj robërie, plaku Ismail Qemali, me një grusht trimash patriotë, e ngriti lart flamurin e lirisë në Vlorë dhe populli shqiptar mori frymë… Dita e flamurit u bë dita dy herë e shenjtë, dita e çlirimit (nënvizimi ynë- V. D.) dhe e bashkimit të popullit shqiptar.

Ky pasazh është shkëputur nga Buletini i Luftës Nacionalçlirimtare botuar më 30 nëntor 1944.

Nga fjalimi origjinal i Hoxhës dhe jo ai i ndryshuar më vonë, duket qartë se udhëheqësi komunist kishte pritur ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntorin, për të mbajtur fjalimin e çlirimit të vendit nga nazi-fashistët, Edhe po të shohim faqen e parë të Buletinit të Luftës Nacionalçlirimtare, 30 nëndor 1944, i cili botonte të gjithë veprimtaritë festive të 28 nëntorit 1944, ishte vendosur në faqen e parë të tij një poster, ku fotografia e Enver Hoxhës si Kryeministër i Shqipërisë qëndronte në krah të fotografisë së Ismail Qemalit dhe mbi kokën e tyre ishte vendosur një flamur i madh kuqezi. Mesazhi i posterit ishte i qartë: 28 nëndori dy herë i shënjtë, dita e pavarësisë dhe e çlirimit të vendit.

Pas këtyre festimeve treditore dedikuar çlirimit të vendit, për më shumë se 11 muaj në organin shtetëror më të lartë shqiptar të kohës, në Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, nuk ishte vënë asnjëherë në diskutim 28 nëntori si ditë e çlirimit të Shqipërisë. Mendojmë se kjo ishte një taktikë politike e rafinuar e kreut të komunistëve shqiptarë. Me domethënien e veçantë që kishte në historinë kombëtare të shqiptarëve, në momentet e para 28 nëntori i leverdiste udhëheqjes komuniste për të fituar mbështetje e simpati në popull si çlirimtarë dhe si vazhdues të veprës së madhe të Ismail Qemalit.

Mirëpo për më tej, strehimi brenda 28 nëntorit edhe i ditës së çlirimit, nuk do të nxirrte sa e si duhet në reliev as Luftën e cila ishte kapitali i vetëm politik me të cilin komunistët erdhën në pushtet, as edhe figurën e liderit komunist shqiptar, të cilit rrezikonte t’i bënte hije figura e arkitektit të pavarësisë shqiptare. Prandaj, pas një qetësie të përkohshme filluan manovrat për të gjetur një datë të posaçme për çlirimin. Sinjalet e para në këtë drejtim i dha mbledhja e Kryesisë e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar më 5 nëntor 1945. Në këtë mbledhje ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët e këtij forumi, duke përfshirë edhe Enver Hoxhën, do të diskutohej përveç të tjerash edhe një projektligj që kishte të bënte me amnistinë dhe faljen e të gjithë atyre personave që kishin kryer faje ordinere deri ditën e çlirimit.

Projektligjin e mësipërm e kishte hartuar Manol Konomi, anëtar i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar dhe jurist në profesion. Në dispozitën e parë të këtij ligji ai kishte vendosur datën 17 nëntor si ditë të çlirimit të Shqipërisë, ditë kjo e cila do të mbyllte kohën e amnistisë për njerëzit që kishin kryer faje ordinere gjatë luftës. Ai sqaroi në mbledhje se kishte vendosur 17 nëntorin si ditë të çlirimit të Shqipërisë, sepse në këtë datë ishte çliruar Tirana, dhe sipas tij, çlirimi i kryeqytetit në të gjitha vendet shënon edhe çlirimin e vendit në tërësi.

Mirëpo ky propozim nuk gjeti mbështetjen e pjesëmarrësve të tjerë. Qirjako Harito, anëtar i Kryesisë së Këshillit Antifashist NacionalÇlirimtar dhe pas tij Tuk Jakova, komunist i vjetër i Shkodrës dhe komisar i Brigadës së Parë Sulmuese, propozuan që si ditë e çlirimit të Shqipërisë, në shërbim të ligjit të amnistisë, të konsiderohej 28 nëntori i vitit 1944. Sipas Tuk Jakovës, kur iku okupatori prej Shkodre, (28 nëndor) nuk ngeli ndonjë ushtri e huaj në ndonjë vend tjetër të Shqipërisë. Kjo e vërtetë e shqiptuar nga një prej përfaqësuesve më në zë të shkodranëve në Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar pranohet nga të gjithë, sepse kështu shkruhet edhe në procesverbalin e mbledhjes. Më 5 nëntor 1944, e gjithë udhëheqja komuniste e mbledhur në Kryesinë e Këshillit Antifashist përfshi edhe Enver Hoxhën pranuan të vërtetën e Qirjako Haritos dhe Tuk Jakovës për 28 nëntorin si ditë të çlirimit të Shkodrës dhe njëkohësisht të çlirimit të Shqipërisë. Kjo fryme e diskutimit në mbledhje u reflektua edhe në ligjin e amnistisë që u aprovua po këtë datë me votim unanim.

Në nenin numër 1 të ligjit thuhet: Amnistohen të gjitha fajet ordinere të kryera edhe ditën 28 nëndor 1944…. Datë kjo e nënvizuar në dokumentin origjinal pa e përcaktuar si ditë çlirimi, por e nënkuptuar nga diskutimet e anëtarëve të Kryesisë së Këshillit Antifashist NacionalÇlirimtar, që si ditë fundore për amnistinë do të konsiderohej çlirimi i Shkodrës, si çlirim i gjithë Shqipërisë.

Më 9 nëntor 1944, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar do të mblidhej përsëri, për të diskutuar për herë të parë ditën e çlirimit të Shqipërisë si festë kombëtare, në kuadër të projektligjit për festat zyrtare. Dëshiroj të nënvizoj faktin se në projektligjin e festave zyrtare, që iu vendos në tavolinë anëtarëve të Kryesinë së Këshillit Antifashist NacionalÇlirimtar, qëllimisht nuk ishte shënuar dita e çlirimit të Shqipërisë si festë zyrtare, por vetëm 28 nëntori – festa e Pavarësisë së Shqipërisë, 9 maji – dita e fitores ndaj fashizmit, 24 maji – dita e Kongresit të Përmetit, 10 korriku – festa e ushtrisë dhe 16 shtatori – dita e Konferencës së Pezës. Mungesa e festës së çlirimit në këtë projektligj tregon se jo vetëm Manol Konomi, si hartues dhe relator i tij, por edhe anëtarët e tjerë të Kryesinë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, madje vetë Enver Hoxha, ishin akoma në mëdyshje për ditën e cila do të konsiderohej prej tyre si festa zyrtare e çlirimit të Shqipërisë.

I pari që e mori fjalën dhe propozoi vendosjen në projektligj të datës së çlirimit të Shqipërisë ishte Bedri Spahiu, një komunist nga Gjirokastra, i cili propozoi që meqenëse 28 nëntori kishte koinciduar me çlirimin e Shqipërisë, d.m.th. me çlirimin e Shkodrës, emërtimi i festës së 28 nëntorit të bëhej: Dita e Independencës dhe e Çlirimit të Shqipërisë. Në fakt propozimi i Bedri Spahiut ishte në logjikën e zhvillimit të ngjarjeve në Shqipëri nga 28 nëntori i 1944-ës, pra, hyrjes triumfuese në Tiranë të Enver Hoxhës dhe qeverisë së re të Shqipërisë, por edhe të frymës së diskutimeve për ligjin e amnistisë, 4 ditë më parë, ku 28 nëntori ishte pranuar nga të gjithë si dita e çlirimit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Mirëpo edhe propozimi i Bedri Spahiut nuk gjeti përkrahje të gjerë. Kur ky i fundit kërkoi të votohet propozimi i tij, në fakt u mbështet vetëm nga 5 anëtarë të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar. Në procesverbalin e mbledhjes nuk jepen emrat e anëtarëve të Kryesisë që mbështetën Bedri Spahiun.

Pas propozimit të Bedri Spahiut, mbledhja e Kryesisë së Këshillit Antifashist NacionalÇlirimtar për çudi vazhdoi me propozime vetëm për festa fetare, siç ishte ajo e Novruzit, që u përfshi në projektligj, dhe ajo e Shëngjergjit, e cila nuk u pranua dhe askush nuk kërkoi t’i qaset ditës së çlirimit të Shqipërisë si festë zyrtare deri sa u bënë 5 minuta pushim, që në procesverbalin e mbledhjes nuk thuhet pse u bë ky pushim dhe nga kush u kërkua. Pas këtij pushimi e gjithë mbledhja u fokusua te dita e çlirimit të Shqipërisë, caktimi i së cilës u shoqërua me shumë diskutime.

I pari që mori fjalën pas pushimit ishte Ramadan Çitaku, i cili si për t’i zënë në faj të gjithë pjesëmarrësit, kërkon të vendoset në projektligj si festë zyrtare dita e çlirimit, që sipas habisë së tij, mungonte. Kemi bindjen se Çitaku në këtë rast bënte edhe zëdhënësin e Hoxhës. Ai midis të tjerash tha:

Është harruar të vihet dita e Çlirimit të Shqipërisë. Është vënë dita e Konferencës së Pezës që mori formën Lufta Nacional-Çlirimtare, është vënë dita e Kongresit të Përmetit ku lufta merr formë më të gjerë, edhe ish e drejtë të viheshin dhe të festoheshin këto ditë, por është harruar, si thashë, dita e çlirimit, dita e përfundimit të luftës së madhe që bëri populli shqiptar. Këtë ditë duhet ta kujtojë populli dhe ta festojë brez pas brezi, të mbetet si një ditë historike. Dita e 28 nëntorit 1912 është e drejtë të festohet, por edhe kjo e Luftës së Dytë, e luftës së madhe duhet të shtohet. Vetëm është çështja e datës. Me sa di unë, pas mesnatës së 28 nëntorit 1944, armiku qe zhdukur nga e gjithë Shqipëria, d.m.th., dita e 29 nëntorit u gdhi duke qenë Shqipnija e çliruar. Prandaj propozoj që dita e 29 nëntorit të shtohet në ditët e festave kombëtare. Ne kemi vënë ditën e mbarimit të luftës së përbotshme, e të mos vëmë ditën e çlirimit të Shqipërisë, me duket do të ishte gabim.

Ndërhyrja e Çitakut do të ndryshonte rrjedhën e diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar. Ajo që bie në sy është fakti se të gjithë diskutantët që morën fjalën në mbledhje pas Ramadan Çitakut, e pranuan 29 nëntorin si festë të çlirimit, megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e asocioi atë datë me çlirimin e Shkodrës. Kjo gjë e detyroi Ramadan Çitakun të rimerrte fjalën disa herë në mbledhje duke këmbëngulur të bindte pjesëmarrësit që të pranonin si të vërtetë alibinë e çlirimit të Shkodrës për të justifikuar 29 nëntorin si festë kombëtare të çlirimit.

Diskutantët e tjerë që morën fjalën nuk sollën fakte se kur ishte çliruar Shkodra apo dhe Shqipëria, por këmbëngulnin tek ideja e të pasurit një datë çlirimi për Shqipërinë e ndryshme kjo nga ajo e 9 majit, sepse sipas tyre, edhe Jugosllavia kishte datën e vet të çlirimit, që ishte çlirimi i Beogradit, 20 tetori, edhe Bullgaria kishte ditën e saj të çlirimit, pavarësisht se bullgarët nuk kishin luftuar sa shqiptarët.

Në mbledhje nuk diskutoi Enver Hoxha, por për të kuptuar edhe më mirë vendosjen e 29 nëntorit si ditë feste të çlirimit është e nevojshme të përmendin fjalën e Tuk Jakovës në mbledhje, ideatori i vendosjes së 28 nëntorit si ditë e çlirimit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë në dispozitën e parë të ligjit të amnistisë. Ai nuk e përmendi asnjëherë 29 nëntorin si ditë të çlirimit të Shkodrës, por këmbënguli në pranimin e kësaj date si festë kombëtare duke renditur edhe arsyet kryesore: …dita e 29 nëntorit është një datë historike e shquar dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në ndërgjegjen e popullit shqiptar. Në këtë ditë do të mbahen fjalime dhe të kujtohen sakrificat e mëdha që ka bërë populli; me këtë datë është lidhur secili, kush ka dhënë djalin, kush atin, vëllanë etj. Data e 28 nëntorit 1912 është një etapë tjetër, pas pesëqind vjet robërie është fituar vetë-qeverimi dhe është e drejtë të festohet. Po edhe 29 nëntori duhet të festohet, se dhe për këtë janë bërë sakrifica dhe punë e madhe. Kjo gjë përkrahet, thuhet në procesverbalin e mbledhjes.

Omer Nishani, drejtuesi i mbledhjes dhe njëkohësisht kryetari i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, duke mbështetur 29 nëntorin si festë kombëtare, kërkon të votohet dhe pasi propozimi mbështetet me shumicë votash, 29 nëntori si ditë feste kombëtare për çlirimin e vendit zuri vend në nenin 2 të ligjit për festat kombëtare të aprovuar po më 9 nëntor 1945.

Për ketë datë politika shqiptare ka votuar në këto 75 vjet tri herë. Për herë të parë ka votuar Kryesia e Këshillit Antifashist NacionalÇlirimtar në mbledhjen e saj të 9 nëntorit 1945, ku fituesit e luftës caktuan si festë kombëtare të çlirimit 29 nëntorin, me argumentin se Shkodra dhe e gjithë Shqipëria u çliruan në këtë datë; herën e dytë ka votuar Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në seancën plenare të 22 nëntorit 1993, duke caktuar festën e çlirimit më 28 nëntor mbi bazën e të njëjtit argument historik siç ishte çlirimi i Shkodrës, dhe përsëri Kuvendi i Republikës së Shqipërisë mbështetur tek i njëjti argument historik, çlirimi i Shkodrës, votoi në seancën plenare të 30 nëntorit 1997 si datë feste për çlirimin e Shqipërisë përsëri 29 nëntorin.

Po kështu, aparati propagandistik i Partisë së Punës së Shqipërisë për të mos komprometuar datën e re të çlirimit, 14 vite më vonë ka modifikuar tekstin e fjalimit të 28 nëntorit 1944 në vëllimin e dytë të veprave të Enver Hoxhës botuar më 1968-ën. Pavarësisht se në veprën nr. 2, ribotimi i fjalimit bëhet duke iu referuar Buletinit të Luftës Nacionalçlirimtare, togfjalëshi dita e çlirimit që ndodhet në Buletin, është zëvendësuar me togfjalëshin dita e pavarësisë.

Në përfundim të kësaj kumtese dëshiroj të theksoj se ndryshe nga diskutimet tona sot për largimin e ushtarit të fundit nga Shkodra, protagonistëve vendimmarrës në Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, fituesve të luftës ndaj fashizmit dhe nazizmit nuk u duhej asnjë dokument për këtë gjë. Enver Hoxha pas 11 muajsh kërkonte një ditë feste për vete dhe luftën, fabula e posterit të 30 nëntorit të Buletinit të Luftës Nacionalçlirimtare ku dita e pavarësisë dhe ajo e çlirimit të festoheshin në një ditë tashmë ishte rrëzuar. Prandaj kemi ndërhyrje dhe ndryshime edhe te fjalimi i tij i 28 nëntorit i ribotuar më 1958-ën. Pas 9 nëntorit të vitit 1945, në posterin e 28 nëntorit do të qëndronte vetëm fotografia e Ismail Qemailt. Duke gjetur një alibi historike të menduar mirë nga Enver Hoxha, fotoja e këtij të fundit do të ishte pompoze dhe e madhe te posteri i 29 nëntorit, ngjitur por më vete nga plaku i Vlorës, duke mos lejuar në asnjë rast që babai i pavarësisë t’i bënte hije udhëheqësit komunist. Por pavarësisht motiveve politike dhe mënyrës së caktimit të datës së çlirimit, mendojmë se shqiptarët e rënë për atdheun e meritonin atë datë përkujtimi. Tentativat e mëvonshme për ta ndryshuar atë përsëri rezultuan të padobishme, madje të dëmshme për kohezionin e shoqërisë shqiptare.

Filed Under: Uncategorized

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in