ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV
You are here: Home / Bota / Uncategorized / Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik

Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik

February 20, 2021 by Pafragje Leave a Comment

Gjekë Gjonaj

Kah fundi i shekullit V para e.s. u paraqitën edhe vendbanimet e qyteteve të para Ilire. Ato ishin qendra ekonomike, zejtare dhe tregtare, të rrethuara me vendbanime të fshatrave. Vendbanimet qytetare gjendeshin në rrugë të rëndësishme tregtare dhe ishin mirë të mbrojtura me mure të forta.  Vendbanime të hershme  ilire  të kohës antike  ka pasur edhe në krahinën ( malin) e Grudës , sikurse edhe në krahina tjera të Malësisë së Madhe. Përmbi fshatin Dinoshë, pesë kilometra nga Tuzi dhe  shtatë kilometra larg Podgoricës, ngrihet një kodër ( majë shkëmbore), e lartë  110 metra mbi nivelin e detit. Këtë  lokalitet arekeologjik  në lagjen  Tojeq vendasit e quajnë  Gjyteza  (qytezë) e Dinoshës. Sipas burimeve që posedojmë  ky vendbanim   deri  në fundin e shekullit XX, nuk ka  qenë  në fokusin e arkeologëve brenda  dhe jashtë Malit të Zi. Interesim për gërmime   të mbetjeve  të kësaj fortifikatë, e cila dëshmon për trashëgiminë antike në këtë cep të Malësisë së Madhe, rrëzë malit të Sukës   nuk kanë shprehur as arkeologët shqiptarë.

Nga arkeologët  e huaj që janë marrë  në mënyrë shkencore me studimin   e Gjytezës së Dinoshës   është  arkeologia Olivera Velimiroviq- Zhizhiq. Kjo studiuese ka merita më të mëdha  për zbulime shkencore  në këtë fortifikim. Ajo para katër dekadash ( në vitin ’80), e para tërhoqi vëmendjen  për  rëndësinë  e këtij lokaliteti.  Sipas shënimeve të saj  kjo gjytezë   daton  nga periudha helenistike-ilire – antike.  Kjo gërmadhë  për çudi deri atëherë  nuk është përmendur në literaturë,  edhe pse   fjala është për njërën prej qytezave   me shumë rëndësi  në trevën e Malësisë.

Për këtë vendbanim të hershëm iliro-shqiptar  nuk kanë  shkruar asnjë fjalë të vetme  Pavle Mijoviq dhe Mirko Kovaçeviq në librin “ Qytetet dhe  kështjellat në Mal të Zi”,  botuar në  vitin 1975.  Pavle Mijoviqi , çuditërisht,   nuk e përmend  atë   as  në librin “  Kulturat e Malit të Zi “,  botuar në vitin 1987, edhe pse atëherë  ka qenë i botuar studimi i Olivera Velimiroviq-Zhizhiq. 

Gërmime sipërfaqësore  në këtë lokalitet kanë bërë edhe  një ekip polakë në vitin 2013 , të cilët zbuluan një tumul,  ndërsa dy vite më vonë   edhe ekipi i arkeologëve të Muzeut Nacional. Këta të fundit gjurmuan në kishën brenda  hapësirës së  gjytezës, të cilën më parë e kishte zbuluar arkeologia Olivera Velimiroviq-Zhizhiq. Kjo kishë  është faktor i rëndësishëm për të kuptuar  përditshmërinë dhe psikologjinë  e  banorëve të lashtë  të kësaj trevë. Nuk ka dyshim se  mbrojtësit  e kanë pasur  të forcuar identitetin  e krishterë dhe nevojën e fuqishme  për kryerjen e   shërbimeve  fetare  edhe në momente më kritike. 

Në literaturën shqipe  të dhëna shkencore  gjejmë  në temën e doktoratës së  arkeologut me origjinë nga Malësia, i cili jeton në Ulqin, Anton Lulgjuraj. Ai  në studimin “ Trashëgimia  arkeologjike e zonës juglindore në territorin e Malit të Zi”  shënon se  dallohen dy faza të ndërtimit të mureve mbrojtës. Sipas tij faza e parë i takon  periudhës helenistike shek. III-I para Krishtit., kurse  faza e dytë i përket antikitetit të vonë. “Vendbanimi i fortifikuar në fazën e parë ka planimetri në formë trapezi dhe është i ndarë në dy pjesë. Zonën për banim që zë tarracën më të ulët në anën jugore dhe zonën e sipërme apo akropoli që zë tarracën e ngushtë, në majën e kodrës. Të dyja këto pjesë janë të rrethuara me mure dhe po ashtu ndahen me njëra- tjetrën me mur, në anë jugore të akropolit. Faza e parë karakterizohet nga ndërtimi me tekniken në të thatë, me blloqe kuadratike , poligonale edhe me teknikë primitive, të papunuar. Në murin e sotëm ruhen vetëm dy radhë prej blloqesh. Ata janë të puthitura mirë me njëra- tjetrën dhe ruhen rreshtat gjithkund në një lartësi. Faza e parë karakterizohet nga ndërtimi me tekniken në të thatë, me blloqe kuadratike, poligonale edhe me teknikë primitive, të papunuar. Në akropol muri i fazës së parë mund të përcillet pothuajse në të gjithë anët e saja. Ai rrethon një sipërfaqe prej 0.5 h. Muri përcjell gjithkund konfiguracionin e terrenit edhe aty ku ka shkëmbinj me një rënie të thiktë, muri është i vendosur në buzë të shkëmbit, duke krijuar kështu mbrojtje më të mirë. Nga faza e parë, në akropol, dallojmë një hyrje në anën jugore me përmasa: 2 m e gjerë dhe 5 m e gjatë, e gdhendur në shkëmb duke krijuar një korridor të vogël; po ashtu shkallët janë të punuara me të njëjtën teknikë. Ka mungesë të kullave dhe të qosheve në këndin e drejtë. Muri që rrethon akropolin ndahet në tri trakte të ndryshme, të cilat, në teknikën dhe kualitetin e punimit tyre, kanë ndryshim më njëra- tjetrën.

Trakti i murit verilindor është më i datueshmi dhe me përfaqësues i fortifikimit. Është i ndërtuar me blloqe dhe ruhet në një largësi prej 65 m. Përcjell konfiguracionin e terrenit pothuajse në vijë të drejtë. Nga mesi i tij merr një kthesë të lehtë .

Muri është i ndërtuar me blloqe kuadratike të lidhur në të thatë me njëri- tjetrin. Faqja e jashtme është më mirë e punuar se ajo e brendshmja, në cilën hapësirat boshe mbushen me gurë më të vegjël. Në murin e sotëm ruhen vetëm dy radhë prej blloqesh. Ata janë të puthitura mirë me njëra- tjetrën dhe ruhen rreshtat gjithkund në një lartësi. Linjat horizontale përcillen në të gjithë gjatësinë e këtij traktit. Hapësirat boshe në fasadë janë mbushur me pyka guri. Ngjasojnë me fortifikimet në basenin e Shkodrës, nga periudha e shtetit ilir të shek. III-II. Vendbanimi i fortifikuar në fazën e parë ka planimetri në formë trapezi dhe është i ndarë në dy pjesë. Zonën për banim që zë tarracën më të ulët në anën jugore dhe zonën e sipërme apo akropoli që zë tarracën e ngushtë, në majën e kodrës. Të dyja këto pjesë janë të rrethuara me mure dhe po ashtu ndahen me njëra- tjetrën me mur, në anë jugore të akropolit. Faza e parë karakterizohet nga ndërtimi me teknikën në të thatë, me blloqe kuadratike, poligonale edhe me teknikë primitive, të papunuar. Në murin e sotëm ruhen vetëm dy radhë prej blloqesh. Ata janë të puthitura mirë me njëra- tjetrën dhe ruhen rreshtat gjithkund në një lartësi.

Në teknikën e ndërtimit të mureve, sidomos pjesa me blloqe kuadratike në akropol, ngjason shumë me fortifikimet në rrethinën e basenit të liqenit të Shkodrës të Oblunit, Samoborin, në territorin e Malit të Zi, ndërsa me fortifikimet në territorin e Shqipërisë Ganjolla, Beltoja , Mokseti  etj. Këto ngjashmëri të mëdha në të gjitha këto lokalitete na bëjnë të mendojmë se mjeshtërit duhet të ishin vendës, të cilët janë marrë me ndërtimin e fortifikimeve në mbarë rrethinën e liqenit të Shkodrës në periudhën III-II”, shkruan Lulgjuraj ( f.61-63).

Pozita strategjike e kësaj fortifikatë  ka pasur rëndësi të shumëfishtë, si në  të shkuarën e largët ( prehistori)  ashtu edhe në periudha të mëvonshme. Sepse, vazhdimisht ka qenë i pranishëm rreziku i përgjithshëm  nga shpërngulja, lufta, trazirat e ndryshme, shtresimet  shoqërore etj.  Ky vendbanim i periudhës parahistorke, si shumica e  qytezave tjera   të ngritura  në rrethinën  e Shkodrës, kanë qenë në funksion të sistemit  të përgjithshëm të  mbrojtje , për ç ‘arsye  lagjet dhe pronat  kanë qenë  në fusha pjellore  të këtij regjioni. Muret e forta të  gjytezës  së Dinoshës , përveç funksionit të  qendrës fisnore, kanë shërbyer  edhe për strehimin e  bashkësive të gjera në momente   të vështira tronditëse dhe   për t’u mbrojtur.

Për  Gjytezën e Dinoshës , e cila tani është në pronësi të  familjes së njohur  në Malësi, Selman Jukut Dukaj,  mbetet dilemë   furnizimi  me ujë.  Në të ardhmen do të ishte me interes   të zbulohet se  në ç ‘mënyrë   ka qenë  e zgjidhur çështja e furnizimit me  këtë lëngë të domosdoshëm për jetën tonë.  Përgjigjen  për  këtë, ndoshta,  mund ta  kërkojmë në legjendën  vendase.

Autori Gjeke GJONAJ

Sipas legjendës  rrëzë kodrës, nga ana veriore,  ndodhet një shpellë, për të cilën  mendohet   se është e lidhur  me një  kalim të fshehur   me fortesë.  Gjoja, diku në rrëzë të kodrës, ekziston një rrasë guri (pllakë) nën të cilën  mëshehet   korridori  sekret ( mister)  përmes të cilit  e  çon   malin   në drejtim të  shpellës. Ka gjasa  se   me të vërtet  atje  ekziston  njëfarë vrime ( birë) , e cila,  megjithatë, më parë  do të jetë  pus. Por kjo,   gjithsesi , mbetet për t’u hulumtuar e  dokumentuar në mënyrë shkencore nga   studiuesit e kësaj fushë.

Filed Under: Uncategorized

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Ligj per kontrollin e gradave shkencore,Prof,Doc etj..
  • PROMOVOHET SHOQATA KULTURORE “XHUBLETA E ALPEVE SHQIPTARE”
  • Presidenti Trump dhe keneta globaliste 2016-2020
  • Kosovë merr frymë
  • E kujt është republika ?
  • Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik
  • Makineritë dhe softueri shoqërues me internet janë përdorur për të nxjerrë votat e manipuluara në 50 shtete
  • Ulqini me borë
  • KALAJA E QYTEZA , SIMBOLE TË QYTETRIMIT , ZHVILLIMIT DHE IDENTITETIT ILIRO – ARBËNOR NË TROJET E HOTIT

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

March 2021
S M T W T F S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  
« Feb    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in