ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV
You are here: Home / Bota / Uncategorized / Hetimi: Artan Santo, i telefonoi Saimir Tahirit 10 min para vrasjes

Hetimi: Artan Santo, i telefonoi Saimir Tahirit 10 min para vrasjes

June 27, 2014 by Pafragje 11 Comments

saimir tahiriProkuroria hetimi: Artan Santo, i telefonoi Saimir Tahirit 10 min para vrasjes për ti kërkuar ndihmë në celularin privat 0682079524 por ministri e la në pritë.  Ishte telefonata e fundit. 10 minuta përpara se të ekzekutohej, Artan Santo ka tentuar të lidhej në telefon me ministrin e Brendshëm, Tahiri. Ministri nuk i ka hapur telefonin dhe njerëz të medias që kanë qenë në ato momente me Tahirin konfirmojnë se vetëm pak pas asaj telefonate ka mbërritur edhe lajmi për vrasjen e Santos.

Se cila do të ishte kërkesa e fundit e Santos ndaj një ministri të kësaj qeverie, kjo tashmë mund të merret lehtësisht me mend. Biznesmeni do të kërkonte direkt ndihmën e ministrit për motorin që e ndiqte prej disa javësh dhe që ditën e pardjeshme kishte shpeshtuar parakalimet rreth banesës së Santos dhe rrugëve të mundshme, ku ai do të kalonte.

Në fakt, Tahiri ka qenë mjaft i zënë në ato momente. Ai kishte shtruar një kokteil me gazetarët, ku po i paraqiste atyre suksesin që ai kishte korrur në luftën imagjinare në Lazarat prej nga ku u arrestuan fshatarët dhe u la korridor të lirë për largimin e kapove të trafikut të drogës. Mos realizimi i telefonatës së fundit të Santos ka rezultuar tragjike për jetën e tij. Katër plumbat e vrasësve profesionitë i kanë marrë jetën.

Gazetarët e pritshëm në koktelin e ministrit pohojnë se, janë njoftuar menjëherë për atentatin ndaj Santos. Ata kanë qenë më shumë të përgjegjshëm për përgjegjësinë e detyrës që kishin për të mbuluar këtë ngjarje edhe se vetë ministri. Ata kanë brakstisur kokteilin për t’u përqendruar tek atentati. Po ministri çfarë ka bërë?

Ministri rezulton të mos ketë bërë asnjë nga detyrat imediate që do të bënte çdo ministër i Brendshëm në një ngjarje të tillë. Asnjë masë e marrë nga ai dhe vartësit e tij nuk është marrë për të ndaluar në mënyrë të menjëhershme vrasësit. Përkundrazi, vrasësve u është dhënë koha e nevojshme që ata të largohen. /opozita.com/

 

Filed Under: Uncategorized

Comments

  1. Damiano Damiani says

    June 27, 2014 at 11:40 pm

    Kur botoni te tilla shkrime te turpshme, mos vini ne fund ” opozita.com ” por ” talebanet.com”. Ky do te ishte web-cit-i qe i shkon me teper ketij mentaliteti dhe morali.

  2. shtypi says

    June 28, 2014 at 9:32 am

    TIRANE- Për më shumë se 40 minuta, dy personat që ekzekutuan me tre plumba bankierin Artan Santo, ditën për diell në zemër të Tiranës, kanë bërë disa xhiro në zonë me motorin tip “Suzuki V-Strom”, derisa ‘objektivi’ i tyre ka dalë nga shtëpia, ku dhe i janë vënë në ndjekje. Një fakt i tillë pohohet nga grupi hetimor, i cili ka sekuestruar disa pamje amatore, të personave të ndryshëm, frekuentues të lokaleve në zonën e Liceut dhe afër TVSH-së. Hetuesit kanë shkuar pranë bizneseve private për të sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, prej të cilave kanë mundur të shquajnë se persona të shumtë, klientë të lokaleve, mbase të kuriozuar nga tipi i motorit, “Suzuki V-Strom”, ngjyrë e zezë, e kanë filmuar atë.

    Filmimet, në shumicën e tyre janë kryer përpara se të kryhej krimi i rëndë, në kohën kur vrasësit po prisnin biznesmenin 58-vjeçar të dilte nga shtëpia dhe të nisej në drejtim të zyrës së tij të punës, ku dhe e goditën. Me urdhër të prokurorisë, këto pamje janë sekuestruar dhe këqyrur deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Hetuesit janë diskretë sa u përket të dhënave që kanë siguruar nga këto pamje filmike, por jo zyrtarisht pohohet se autorët e vrasjes, që mendohet se janë të paguar, kanë qenë më të çlirët në lëvizjet e tyre dhe mbase nga shkujdesja, mund të kenë ‘gabuar’ diku, çka mund ta ndihmojë prokurorinë për të rënë në gjurmët e tyre. Të gjitha pamjet filmike të “Bankës Credins” në zonën e ish-Bllokut, të bizneseve apo dhe ato të instaluara nga policia për monitorimin e trafikut, janë dërguar në Laborator Shkencor për t’u analizuar.

    Shoqërimet
    Në kohën kur hetuesit janë duke këqyrur me kujdes dhjetëra pamje filmike, mes të cilave dhe atë të “Bankës Credins” para së cilës u vra biznesmeni Santo, ku dallohej qartë e gjithë mënyra sesi është kryer vrasja, policia ka kryer shoqërimin e dhjetëra personave, të dyshuar për lidhje me krimin ose që mund të japin informacion për autorët e mundshëm. Shoqërime janë kryer në Tiranë, Fushë-Krujë dhe zonën e Lezhës dhe, pasi janë marrë në pyetje, të gjithë janë lënë të lirë, pasi kanë alibi, se në momentin që ka ndodhur krimi, ndodheshin shumë larg vendit të ngjarjes. Madje, në këtë moment të parë, të gjithë të shoqëruarit si të dyshuar për krimin kanë bindur hetuesit për t’i lënë të lirë, por mbase nga hetimet mund të vërtetohet krejt e kundërta. Mes të shoqëruarve ka dhe persona të dyshuar për përfshirje në krime të rënda të ndodhura përgjatë viteve të fundit. Pavarësisht se hetimet intensive nuk kanë dhënë asnjë rezultat, në orët e para pas vrasjes së rëndë, hetuesit vijojnë të grumbullojnë prova, për të shkuar me çdo kusht tek vrasësit.
    (m.a/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  3. shoferi says

    June 28, 2014 at 9:33 am

    Shoferi i Artan Santos është pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore për të mësuar më shumë mbi lëvizjet ditore të bankierit, nga banesa në zyrën e tij, në zonën e Bllokut në Tiranë. Shoferi është pyetur më shumë rreth lëvizjeve të dyshimta të motorit të vrasësve ditën e ngjarjes, pasi policia ka publikuar disa fotografi ku shihet se për një moment, motori është shumë afër Mercedez-it të viktimës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    PJESË NGA DËSHMIA
    Çfarë mund të na thoni për vrasjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës “Credins”, itinerarin e lëvizjes suaj paraditen e datës 26 qershor?
    Unë kam shkuar rreth orës 08:00-08:30 në banesën e zotit Santo, ku e kam pritur për disa minuta për ta transportuar në punë. Këtë detyrë e bëj prej kohësh, pasi jam i punësuar. Rreth orës 09:10 Drejtori ka dalë nga banesa dhe më ka kontaktuar që të nxirrja automjetin. Ai ka hipur pas makinës dhe më pas lëviza në drejtim të bankës. Dua të theksoj se banesa e zotit Santo është në zonën e Liceut Artistik dhe më tha ta dërgoja në zyrën e tij, në Bankën ‘Credins’, ku dhe është Drejtor i Përgjithshëm. Unë kam lëvizur në drejtim të Televizionit Shqiptar, para Ambasadës Italiane dhe më pas jam drejtuar në drejtim të Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Kam kaluar kryqëzimin midis hotel ‘Rogner’ dhe Kryeministrisë dhe më pas kalova para Kryesisë së Kuvendit, për të përfunduar në godinën e Bankës ‘Credins’, në destinacion. Drejtori më tha ta lija te dera kryesore, nga rruga e Bllokut dhe pasi zbriti unë do të shkoja të parkoja automjetin. Por, në këtë çast kam dëgjuar disa të shtëna, ku e para është bërë ndaj mjetit. Jam shtangur dhe jam ulur në sedilje instinktivisht dhe kam parë që dy persona kanë sulmuar Artan Santon, ku e kanë qëlluar nga pas. Gjithçka ka zgjatur vetëm pak sekonda ku autorët janë larguar në drejtim të Librit Universitar, ndërsa unë kam dalë jashtë automjetit dhe kam parë të shtrirë përtokë Drejtorin e bankës. Aty pranë ka ardhur edhe rojat e bankës dhe pasi lajmëruam policinë, pamë se Artani kishte ndërruar jetë”.

    Zoti Santo lëvizte gjithmonë me automjet apo edhe në këmbë?
    Në disa raste, lëvizte edhe në këmbë. Preferonte që rrugën nga banesa në drejtim të Bankës “Credins” apo në ndonjë institucion tjetër, ta bënte në këmbë. Por, në shumicën e rasteve, më telefononte dhe e dërgoja me automjet në bankë. Përveç shoferit që isha unë, nuk kishte asnjë truproje.

    A keni vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë të motorit të autorëve gjatë rrugës nga banesa e zotit Santo, te Liceu, e deri te zyrat e Bankës “Credins”?
    “Nuk kam vënë re asnjë gjë të dyshimtë. Nuk kam parë asnjë motor gjatë kohës që ecja me automjet. E kam parë motorin vetëm në momentin që kam dëgjuar të shtënat dhe autorët janë larguar.

    Po para ngjarjes, a keni parë ndonjë motor të ngjashëm që e ndiqte automjetin që drejtoni?
    Nuk kam vënë re asnjë gjë të dyshimtë, por edhe asnjë motor. Në rrugën që kaloja për në punë, kishte shumë motorë dhe nuk u kam kushtuar rëndësi këtyre detajeve.

    A ju ka treguar ndonjë shqetësim zoti Artan Santo?
    Kontaktet e mia me zotin Santo ishin në rolin e drejtorit dhe vartësit. Nuk më kishte shprehur ndonjë shqetësim për sigurinë fizike.

    Vrasja
    Gjithçka ka zgjatur vetëm pak sekonda ku autorët janë larguar në drejtim të Librit Universitar, ndërsa unë kam dalë jashtë automjetit dhe kam parë të shtrirë përtokë Drejtorin e bankës. Aty pranë kanë ardhur edhe rojet e bankës dhe pasi lajmëruam policinë, pamë se Artani kishte ndërruar jetë

    Dëshmitari
    Shoferi është një nga katër dëshmitarët okularë të kësaj ngjarjeje, krahas policit rrugor, rojës së sigurisë dhe dy shitëseve të luleve pranë vendit të ngjarjes. Të gjithë kanë parë motorin dhe autorët vetëm pasi kanë dëgjuar të shtënat, ndërsa kanë përshkruar edhe personat në motor

    (er.nu/Shqip/BalkanWeb)

  4. deklaruan says

    June 28, 2014 at 9:34 am

    PERSHENDETJE! PER MENDIMIN TIM KAN KALU SHUM KOH PER ZBRDHJEN E VRASJES! TANI JAM ME I SIGURT QE NUK DUAN TA ZBRDHIN SE JAN PO ATA VET! SHPRESOJ QE PARTIT POLITIKE,DREJTUSIT E DREJTESIS DHE USHTRIS TE MOS JEN BER NJE ME MAFIEN,NDRYSHE DO JEMI GJITH JETEN SI KALABRIA E SICILIA!!!! ATEHERE DO JEMEDHE UN DAKORT QE LIGJI I HAKMARRJES ESHTE ME I DREJTI NE BOTE!

    Dërguar nga sherifi, tirane më 28-06-2014 në 12:38
    Pak interesante kjo deshmi,
    Vete Artani e ka deklaruar midis shkesh te mali robit,qe me duket se me ndjek nje motorr, si ka mundesi qe Artani ne rolin e pasagjerit,biles ne sediljen e pasme,te shohi me shume ne pasqyrat e automjetit se sa shoferi qe drejton mjetin?.

    Dërguar nga Cun Tirane më 28-06-2014 në 12:06
    Shoferi e paska pre ne bese,si nuk e ka pare motorin ku nuk eshte shofer i ri???

    Dërguar nga i vemendshmi, Tirane më 28-06-2014 në 11:42
    Nga 1996 deri ne 2012 kam shoqeruar nje biznesmen te fuqishem me seli ne rrugen nacionale Tirane-Durres dhe asgje nuk ka ndodhur edhe pse te pakten 1 here ne dy muaj kishte kercenime serioze per jeten. Kur nje bisnezmen mban vetem shoferin do te thote qe i ka besuar jeten. Shoferi 90% eshte ne dijeni te problemit.

  5. prokurori says

    June 28, 2014 at 9:35 am

    Kryeprokurori Adriatik Llalla angazhohet në hetimet për vrasjen makabre të biznesmenit dhe bankierit të njohur Artan Santo. Mësohet se mëngjesin e sotëm, Llalla ka nisur një takim me grupin e hetimit të ‘çështjes’.

    Në takimin që u zhvillua për rreth 1 orë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ishin të pranishëm 4 prokurorët që po hetojnë çështjen Petrit Fusha Arben Nela, Adriatik Cami dhe Dritan Nushi. Mësohet se këta të fundit kanë informuar Llallën mbi pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë.

    Deri më tani nuk dihet se çfarë mund të jetë biseduar, pasi bëhet fjalë për një takim me dyer të mbyllura, por edhe pas përfundimit të tij Llalla nuk ka dashur të komentojë.

    Vetëm dy orë pas takimit me prokurorët e çështjes, kryeprokurori Llalla ka takuar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme edhe kreun e SHISH-it, Visho Ajazi. Ky takim zgjati 20 minuta ndërsa gjithçka e biseduar mes krerëve të dy institucioneve mbetet ‘secret’ dhe pritet të hedhë dritë mbi vrasjen e bashkëpronarit të ‘Focus Group’, Artan Santo.

    Bëhet me dije se një nga temat e diskutuara ështe edhe bashkëpunimi SHISH-Prokurori, shkëmbi i informacioneve mes dy institucioneve për hetimin e vrasjes..

    Dje edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë në lidhje me hetimet për vrasjen e biznesmenit Artan Santos.

    Deri më tani policia ka shoqëruar dhjetëra persona për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Artan Santos. Sipas informacioneve që vinë nga policia e kryeqytetit, shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e dëshmitarëve.

    Vrasja e biznesmenit Artan Santo ndodhi të enjten, rreth orës 09:30, në “zemër” të kryeqytetit, në zonën e Ish-Bllokut. Biznesmeni Santo, bashkëpronar i medias “Focus Group”, i bankës ‘Credins’ dhe ‘TV Scan’, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar, pranë selisë qendrore të bankës “Credins”, teksa ishte duke hyrë në institucion.
    (m.a/BalkanWeb)

  6. kane thene says

    June 28, 2014 at 9:36 am

    Dërguar nga flaka më 28-06-2014 në 14:00
    Llalla i di mire se kush jane vrasesit se vete i kane vene tani i duhet te luaj lojen me gjithe presidentin po u zbulua gje qe nuk e besoje kurre do e gjej policia

    Dërguar nga ajrys, elbasan më 28-06-2014 në 13:20
    VELLEZER DHE MOTRA
    NGUSHELLOJ FAMILJEN E TE NDJERIT,SEPSE VETEM FAMILJA ESHTE AJO QE PO VUAN DHE QE DO TE VUAJ NE TE ARDHMEBN
    NUK KA GJE ME TE LEHTE SE TE GJESHE KUSH JANE VRASESIT.

    Dërguar nga niku, tirane më 28-06-2014 në 12:56
    Te kesh gjithe keti pamje kamerash te kesh gjetur fshatin ku shkuan autoret te kesh motorrin dhe mos gjesh kriminelet…. vetem prokuroria jone eshte kaq e paafte. Se cfare policash ka fush kruja e di cdokush. Bubqi duhet rrethuar si Lazarati.

    Dërguar nga vlonjati, vlore më 28-06-2014 në 12:50
    Me ben pershtypjen fakti qe ti I do vrasesit te kapen brenda 48 oreve.po cne?ku je mesuar ti me kete kulture te kapjes se kriminelit kaq shpejte.se me thene te drejten ne ne shqiperi sjemi mesuar keshtu.ne jemi mesuar me vrasje te panumerta pa autore q dmth vrasjet kane qene te urdheruar nga larte qe me pare e jo sot qe ti po na ben thirrje.para 1 viti ne vlore u vra nje gjykates ne mes te qytetit nuk te mbaj mend te ishe kaq I tronditur nga lidhja krim shtet.cne tani je kaq shume?

    Dërguar nga vlonjati, vlore më 28-06-2014 në 12:46
    @kujtim rrofsh kujtim.sapo shpike ujin e ngrohte.ti gjynah qe paske humb kot.duhet te beheshe hetues.si more the si pas teje se kane vrare per grabitje.po tu desh shume ta zbuloje?aty ka video e e din 10milion shqiptare qe qe vrasje jo per vj3dhje e na erdhe ti ekspertI I madh I ankones e na sqarove.pastaj ti qe ben si tip me llogjike.kam nje pyetje.nese policia eshte e inkriminuar po ashtu dhe politika,ti me zgjuarsine tende te papare prej hetuesi mendon se prokurori nuk eshte?

    Dërguar nga KUJTIM, ANCONA (itali) më 28-06-2014 në 12:01
    un kam frik se organizatoret jen ne pushtet dhe besoj dhe shum te tjer si un kan kte mendim. nese e kan gjetur motorrin jam i sigurt qe dy dit do ishin shum per ta zbuluar. shpresoj qe mafia te mos kete mbyluar prokuroret se policin dhe politikanet po i shofim perdit! atehere pergatituni te jetoni gjith jeten me mafien ne dyshek!

    Dërguar nga KUJTIM, ANCONA (itali) më 28-06-2014 në 11:55
    pershendetje! mendimi im eshte ky dhe besoj qe nuk gaboj! kur nje çeshtje behet e veshtir per tu zbuluar domethene qe organizuesit jan shum afer viktimes dhe me nje pushtet te forte. nese do ishte vetem nje vrasje thjesht per grabitje, brenda 48 oreve do ishin zbuluar. per mendimin tim organizatoret o organizatori eshte koke e madhe dhe mbase artani ishte nje rrezik per ta! mafia ne pushtet sjell kto pasoja!

    Dërguar nga astrit, Shqiperi më 28-06-2014 në 11:26
    llalla me pa shije se dhalla.Ky ka mbetur nje katundar i Vogel.

    Dërguar nga Obama më 28-06-2014 në 10:44
    Emri i Petrit Fushës është përfolur për përfitime të parave nga këto grupe kriminale.

    Akuza është bërë publike nga ish- drejtori i Policisë Kriminale, në Ministrinë e Rendit Publik, Sokol Bizhga, pas operacionit të koduar “Rrjeta e Hekurt”
    Cdo Dosje krimi qe ka shqyrtuar ky Prokuror ka ngelur Pa Autore.
    Spartal Ngjela e tha drejte kjo vrasje si shume te tjera nuk do zbardhet.

    Dërguar nga Obama më 28-06-2014 në 10:29
    Kure nuk kishte Frike Ina nuk ka Frike as Llalla nga Gjyshi,nuk eshte turp te jesh gjysh ore haha
    Por ka frike nga Efskobardi dhe Rindja.

  7. telefoni says

    June 29, 2014 at 5:47 pm

    Prej një jave Saimir Tahiri i fshihet publikut dhe kamerave duke heshtur pët telefonatën që Artan Snto i bëri Mniistrit në numrin e tij personal 0862079524. Burime brenda Prokurorisë konfirmojnë për opozita.com se celulari i Artan Santos i gjetur në vendgjarje ka pas si thirrje të fundit Ministrin Saimir Tahiri. Prokuroria hetimi: Artan Santo, i telefonoi Saimir Tahirit 10 min para vrasjes për ti kërkuar ndihmë në celularin privat 0682079524 por ministri e la në pritë. Ishte telefonata e fundit. 10 minuta përpara se të ekzekutohej, Artan Santo ka tentuar të lidhej në telefon me ministrin e Brendshëm, Tahiri. Ministri nuk i ka hapur telefonin .

    Biznesmeni ka ndjerë rrezikun dhe do të kërkonte direkt ndihmën e ministrit për motorin që e ndiqte prej disa javësh dhe që ditën e pardjeshme kishte shpeshtuar parakalimet rreth banesës së Santos dhe rrugëve të mundshme, ku ai do të kalonte.

    Mos realizimi i telefonatës së fundit të Santos ka rezultuar tragjike për jetën e tij. Katër plumbat e vrasësve profesionitë i kanë marrë jetën.

    Ministri rezulton të mos ketë bërë asnjë nga detyrat imediate që do të bënte çdo ministër i Brendshëm në një ngjarje të tillë. Asnjë masë e marrë nga ai dhe vartësit e tij nuk është marrë për të ndaluar në mënyrë të menjëhershme vrasësit. Përkundrazi, vrasësve u është dhënë koha e nevojshme që ata të largohen.

  8. dyshime says

    June 29, 2014 at 5:48 pm

    Prokuroria e Tiranës ka bërë më dije se një person i tretë brenda uniformave blu të policisë mund të ketë ndihmuar dy personat me motor, për ekzekutimin e bankierit Artan Santo. Ky person sipas prokurorisë dhe policisë së Tiranës ka pasur rolin e informatorit të dy personave që kanë kryer ekzekutimin.
    Sipas prokurorisë, ky person ndoshta polic dyshohet të ketë qenë informatori i dy autorëve të vrasjes mbi veprimtarinë e Santos, duke ju lënë atyre rolin e ekzekutimit të bankierit. Duke verifikuar me imtësi të gjitha pamjet filmike, konstatohet se motori me dy vrasësit ka qenë në lëvizje që në mëngjes rreth orës 8:00 dhe është filmuar nga kamerat e mbi 8 kryqëzimeve kryesore të Tiranës.

    Sipas prokurorëve, motori shfaqet në afërsi të Ambasadës Amerikane, mbi urën e Lanës në rrugën e Elbasanit, kryqëzimin e ETC, si dhe në një kryqëzim tjetër mbi Drejtorinë e Higjenës, ku është filmuar nga kamerat e një lokali.

  9. skafandrat says

    June 29, 2014 at 5:49 pm

    Dy skafandra të ngjashme me ato që kishin në kokë dy vrasësit e bankierit, Artan Santo janë sekuestruar në një magazinë në Fushë Krujë.
    Skafandrat e gjetura pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve laboratorike për të gjetur gjurmë të mundshme gishtërinjsh ose gjurmë të tjera.

    Kontrolli i policisë u zhvillua dje në një magazinë në Fushë Kuqe, ndërsa në kry e të aksionit ishte edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.

    Dy atentatorët pasi kryen vrasjen mëngjesin e së enjtes, u larguan në drejtim të Fushë Krujës, ku edhe më pas humbën gjurmët në vendin e quajtur Ura e Gjolës. Vrasja e tipit mafioz tronditi vendin mëngjesin e së enjtes ku u vra me armë një nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri, pronar i një banke si dhe i disa medieve.

    Po policia dhe mediat pranë saj po spekulojnë dhe hedhin alibi për fshehen e vrasjes. Madje ata kanë shkuar më tej duke krijuar alibine se Autori i vrasjes së biznesmenit Artan Santo ishte një femër ose nga Kosova?

    Duket e pabesueshme dhe speculative, por asgjë nuk përjashtohet nga policia e Tiranës, deri në kushtet e zbulimit dhe arrestimit të personit që ka qëlluar mbi biznesmenin Artan Santon.
    Pamjet filmike njëherësh dhe fotografitë e nxjerra prej tyre janë analizuar imtësisht, dhe autorët nuk kanë komunikuar me askënd që tu kuptohej dialekti apo gjinia. Të gjitha këto teza po hidhen nga mediat pranë qeverisë për të ndihmuar zhdukjen e gjurmëve të krimit.

  10. 11 ekzekutime says

    June 29, 2014 at 6:00 pm

    Vrasjet mafioze pa autorë, 11 ekzekutime në 6 muaj/ Tahiri dhe policia nuk shohin

    Ne 6 muajt e fundit kane ndodhur 11 vrasje pa autor, shume prej te cilave te tipit mafioz. Viktimat kane qene biznesmenë, punonjës te shtetit dhe persona me precedentë penale. Ne skenat kriminale nuk mungojnë ngjashmëritë, siç është përdorimi i motorëve dhe i skafandrave nga vrasësit.

    Me 16 janar, ne vendin e njohur si “Bishti i Zhurit” ne Rrogozhine humbi jetën Astrit Gjepali, një eksponent i njohur i botes se krimit. Ky i fundit kishte marre leje disa ditore nga burgu i Peqinit, pasi ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje. Bashke me te vdiq dhe një person tjetër, raporton Vizion Plus.

    Me 23 janar i kryhet atentat me eksploziv biznesmenit te ndërtimit Xhemal Çela ne Durrës. Një dite me pas i lënduari humb jetën ne Spitalin Ushtarak pas plagëve te renda qe mori gjate shpërthimit. Pista kryesore e hetimit, ishte aktiviteti si ndërtues i biznesmenit.

    Dy persona mbeten te vdekur dhe një tjetër u plagos me 19 shkurt ne Milot. Sipas Policisë persona te paidentifikuar i kane zëne prit mjetit me te cilin po udhëtonin Klodian Ndreca dhe Taulant Prendi si dhe një person tjetër, duke i qëlluar me arme zjarri.

    Atentat ndaj një tjetër biznesmeni ndërtimi, do te ndodhte me 26 shkurt ne rrugën “Budi” ne Tirane. Një sasi eksplozivi e vendosur ne lokalin e Armando Cekes, ka rezultuar me plagosjen e rende te tij, truprojes dhe juristit qe punonin për te.

    Nje dite me vone, mbrëmjen e 27 shkurtit ne Vore, humbi jetën pas një shpërthimi me eksploziv Baki Xhabafti. Policia ngriti dyshimet se shkak i kësaj vrasjeje mund te jene bizneset e te ndjerit ose një hakmarrje e trashëguar.

    Vrasja e radhës ndodhi ne Shkodër. Biznesmeni Ndue Cini u qellua me arme zjarri, ne momentin qe po i afrohej shtëpisë se tij. Sipas policisë kjo vrasje është kryer nga vrasës me pagese. Një dëshmitar tha se vrasësit ishin dy persona me motoçiklete.

    Sulmi i radhës ishte ndaj kryekomunarit te Farkes, Fatbardh Plaku me datën 25 mars. Por ndryshe nga atentatet e tjera, këtë rast autoret e krimit përdoren antitank për te goditur shtëpinë e tij. Nga sulmi nuk pati lëndime ne njerëz, veç dëmeve materiale.
    Me katër prill vriten dy persona ne fshatin Tapize ne fushe-Kruje. Njeri nga viktimat ishte Gjin Nika nga Bulqiza, biznesmen kromi ne këtë qytet. Por Nika ishte gjithashtu i dyshuar nga policia për një sere ngjarjesh kriminale, nder to edhe 2 vrasje.

    Me 9 maj ne Berat vritet biznesmeni Adriatik Mustafaraj, 52 vjeç. Ai ishte ish-shef i qarkullimit rrugor ne këtë qytet. Sipas policisë atentatorët i kane zëne prite biznesmenit, dhe ne momentin qe ai ka dale nga nje lokal është qëlluar për vdekje.

    Një person mbeti i vdekur mesditën e 1 qershorit në kryeqytet, pas një atentati ndaj tij me armë zjarri. Viktima ishte Viktor Skeja, 47 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën “Riza Cerova”, pasi viktima ishte duke dal nga automjeti i tij. Viktima kishte qenë Drejtori i CEZ në Laç dhe mësohet kishte precedentë penal si i akuzuar për trafik droge.

    Ne 14 qershor ne Durrës, humbi jetën Kujtim Dyrmishi, 49 vjeç. Ai ishte bashkëpunëtor biznesi me Xhemal Çelen, biznesmenin tjetër, te cilit iu be atentat me eksploziv ne janar. Vrasja është kryer nga dy persona te maskuar te cilët i janë afruar biznesmenit me motor kur ky i fundit po hipte ne makinën e tij.

    Per te ardhur se fundmi te vrasjen e biznesmenit Artan Santo, i cili u ekzekutua ne mënyre mafioze ne zonën e ish-bllokut. Dy persona te maskuar e qëlluan bankierin për vdekje, sipas një skenari tashme te njohur edhe ne krime te tjera: duke e ndjekur me motor e duke u fshehur pas skafandrave. Një rast i ngjashëm u shënua po ne zonën e ish-Bllokurt ne 24 mars ndaj këshilltarit te Gjykatës se Larte, Alban Dokushi-in, qe fatmirësisht shpëtoi. Makina e tij u qellua po nga dy persona qe lëviznin me motor.

  11. santo jam e di kush me vrau says

    January 14, 2021 at 3:35 pm

    vrasja ishte eorganizuar nga edi rama dhe sajmir tahiri nga ora 9 deri ne 9.30 i mbyllen telefonat ne kete kohe/zoti i vrafte keta kriminela me gjithe familjet e tyre per kete vrasje te tmershme dhe per nje intelektual si Santo//kriminel si edi rama ska ja pagoi santo fushaten e pare dhe pastaj e vrau se nuk i mori 8 miliard dollare te droges tja fuste ne bange// ky eshte motivi /e vrau krimineli i vrafshin djemte e tij keshtu ta provoj sa shume i ka lenduar prindert e artanit dhe familjen etij///zoti marte hak ne ky poshtersire plerurine qe po vret per dite bijte e nenave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Ligj per kontrollin e gradave shkencore,Prof,Doc etj..
  • PROMOVOHET SHOQATA KULTURORE “XHUBLETA E ALPEVE SHQIPTARE”
  • Presidenti Trump dhe keneta globaliste 2016-2020
  • Kosovë merr frymë
  • E kujt është republika ?
  • Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik
  • Makineritë dhe softueri shoqërues me internet janë përdorur për të nxjerrë votat e manipuluara në 50 shtete
  • Ulqini me borë
  • KALAJA E QYTEZA , SIMBOLE TË QYTETRIMIT , ZHVILLIMIT DHE IDENTITETIT ILIRO – ARBËNOR NË TROJET E HOTIT

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

March 2021
S M T W T F S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  
« Feb    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in