
Marash Gilaj
( Fantazi mbi poezinë “Kuajt” të Gjekë Marinaj)
Ti refuzove
të të quanin kalë,
Ndaj, çave ferrën
tridhjetë vjet më parë.
Fluturove larg,
Duke kaptuar fusha , male,
dete e qytete
Sepse nuk doje të flisje
gjithë jetën me vete.
Ikën tre dekada,
nga ajo kohë e mallkuar,
I le “Kuajt”
në parajsën e marrëzisë,
Në kërkim
të emrit tënd të merituar,
U bëre i famshëm
në Amerikën e demokracisë.
Nga njerëzit me tru
vlerësuar,
Si ambasador i Shqipërisë.
Tani je i lirë të shikosh
në 360 gradë,
Nuk e ke të ndaluar
të qeshësh as të qash,
Fjalën e thua hapur,
s’të bën kush barrikadë,
Bën zgjedhjet tua
në çdo fushë,
Nuk të urdhërojnë
se çfarë do të pish
e çfarë do të hash.
Një merak e kam
s’mund të rri pa ta thënë,
Në atdheun tënd dhe timin,
ata që sundojnë sot,
I kanë hipur kalit qorr,
Duke humbur rrugën
që në oborr.
Çdo shkatrrim
e quajnë reformë e përparim,
Mbuluar me fjalë të bukura
si në një varrim.
Besoj se ke dëgjuar,
nuk është diçka e re,
Këta “burra të zgjedhur”,
mbajnë 3-4 emra,
E kanë ndërruar 2-3 fé.
Mbi avujt e drogërave
bëjnë bé e rrufé,
Se po ndertojnë shtet,
Siç u duhet horrave.
Të gjithë duan të ikin,
janë vënë në garë.
Se këta burra leshit,
Shqipërinë,
e dashkan pa shqipëtarë.
Jeta po bëhet më e vështirë,
Sikur presim të bëhet më keq,
Që nesër të bëhet më mirë!?
Leave a Reply