
Vizita e Rames ne Turqi eshte bere me ftesen personale te Sulltanit turk Erdogan dhe per formen qe po zhvillohet qe nga pritja me kuaj, tapete e sajdisje te nivelit me te larte shteteror qe nuk ju jane rezervuar as Trump. Merkel, Macronit etj por edhe ”koincidences ” se rastit se ajo zhvillohet vetem tre muaj e gjysem para zgjedhjeve teper te rendesishme te 25 prillit nuk mund te detyrojne te pakten llogjikisht te mos besh pyetjen nese Turqia me kete rast vertet po ndihmon Shqiperine e popullin ”vella” shqiptar apo haptazi po ndihmon personalisht Edi Ramen qe ai te fitoje ne zgjedhjet e radhes e te konfirmohet ne krye te Shqiperise edhe per nje mandat tjeter 4 vjecar edhe pse eshte politikani e kryeministri me popullaritetin e kredibilitetin me te ulet sot per sot ne vendin e tij….per te mos thene me i pa deshiruari e me i urryeri…Nuk kish ndodhur kurre me pare qe nje kryeminister shqiptar te merrte me vehte ”pas fteses personale te nje kreu shteti” pothuajse gjysmen e kabinetit te tij qeveritar per te firmosur nje sere mareveshjesh dy paleshe …nje rast i ngjashem i takon mes viteve 60 ku pas prishjes me ish Bashkimin Sovjetik …me ftese te Cu En Lait ish kryeministri i atehershem shqiptar Mehmet Shehu do te vizitonte Pekinin me nje taborr ministrash ne krah te tij… ….Une personalisht e njoh fort mire Mirenjohjen por edhe Bukeshkaljen….ndaj dhe sikurse reshtohem fort tek ata qe jane kunder atyre qe ende edhe sot ne shekullin e 21 vazhdojne te cirren e te ulerasin ”Dum Baben – Dum Baben” sic bente nje shekull e me pare rrebeli Haxhi Qamili …po ashtu vleresoj pa asnje lloj para gjykimi ndihmen e vazhdueshme e te gjitheaneshme qe Turqia e populli mik turk ju kane dhene Shqiperise e shqiptrareve vecmas ne keto 30 vite te post komunizmit te tyre plot halle…Te ndertosh ne Shqiperi [ vec xhamive] …edhe shkolla, spitale, rruge, shtepi per te demtuarit nga termeti, te investosh ne infrastrukture, te asistosh ne ndihma per arsimin, shendetesine, policine e ushtrine shqiptare etj etj absolutisht qe jane nje goxha ndihme e vyer qe populli shqiptar kurre nuk mund te mos i jete mirenjohes popullit turk e shtetit te Turqise …Sikurse shqiptaret kurre nuk e harrojne dot ndihmen e madhe qe ju dha vendit e popullit te tyre ne vitet e para te post komunizmit ish presidenti i atehershem turk Demirel e sidomos nderhyrjen kurajoze te ish kryeministres Tansu Ciller ne 97 teksa u a vuri kufirin tek thana serbo-grekeve ne perpjekjet e tyre djallezore per ndarjen e coptimin e Shqiperise permes rrebelimit te tyre komunisto-evgjit ne Jug te Shqiperise ……Por ti thuash kryeministrit bastard te sotem shqiptar Rama se….mos u merzit se Spitalin e Fierit qe do ta ndertojme ne do ta kesh gati para zgjedhjeve te 25 prillit ..sic i tha Sulltani Erdogan …Edvinit ne takimin e tyre publik teksa ministrat respektive firmosnin ”mareveshje” pa fund ne fusha te ndryshme….kjo jo vetem qe nuk shkon kerkundi pasi tingellon teper personale e mbi te gjitha eshte si te thuash… si nje lloj nderhyrje e drejteperdrejte e vete Sulltanit Erdogan ne zgjedhjet shqiptare te 25 prillit e nje dalje hapur fare ne krah e ne mbeshtetje publike e zyrtare e tij ne favor te Rames…Maredhenie ne nivelin me te larte ndershteteror i quajten Sulltani e Rama keto te sotmet mes Turqise e Shqiperise…madje shkuan deri atje sa ti cilesojne Strategjike e te rendesise se vecante…Edhe pse une nuk di te quhen strategjike maredhenie te tilla kur ti nderton tek une Xhami pa fund e tek Armiku im [Serbia ] derdh milona dollare investime dhe e furnizon ate deri ne gryke me paisje, armatim e teknollogji ushtarake per te me vrare mua….Ok…por tani qe ta marrim vesh njehere …cilet jane Aleatet e Partneret e vertete e te dores se pare strategjike te Shqiperise se sikur u bene si shume dhe normal e me llogjike te ftohte nuk mund te jene te gjithe njesoj se ndryshe u bene si kembet e Dhise…Shqiperia e Rames strategjike e te partneritetit te vecante i kane quajtur maredheniet me SHBA…me Italine, me Greqine e se fundi edhe me Turqine…hu me hu e gardh me gardh thote populli veshtire se shpeton dot pa tu ngulur njeri nga hunjte ne bythe…Dhe Shqiperia nder dekada ka nje lloj historie te dhimeshme e tragji-komike me keto lloj maredhenish te vecanta e ”strategjike” te saj …nisur qe nga ato me ish Jugosllavine ne mes vitet 40…me sovjetiket ne mes vitet 50 …me kinezet ne vitet 60-70 …etj etj …ku gjithnje e me shpesh i ka ngaterruar ”si pa dashje” miqte nga armiqte e saj…Kosova eshte Turqi…do te deklaronte pak kohe me pare gjate nje vizite te tij ne Prizren vete Sulltani Erdogan duke harruar kinse se gjaku i derdhur ne Kosove ishte i atij lloji qe Kosova te rikthehej ne trungun Ame e qe te quhej sic eshte quajtur jete e mot …Shqiperi e jo Turqi z.Sulltan…Dy vjet me pare po ky Sulltani i sotem Erdogan qe ”i dhimbset kaq fort Shqiperia” ne krye te nje delegacioni te stermadh me ministra, biznesmene e milionere turq u gjend ne Beograd e ku qe ne Aeroport teksa e prisnin Vucici me shoke deklaroi se maredheniet serbo-turke kane qene e duhet te jene me te ngushtat e me te mirat ne Ballkan …E me pas vijuan mareveshjet e frikeshme serbo-turke ne 1 miliarde dollare per ndertimin e Autostrades me te madhe te Serbise, investimet miliona dollareshe ne disa fusha e sektore kyc te ekonomise serbe.,..ndihma te gjitheaneshme ne disa sektore delikate e mbi te gjitha paisja e ushtrise serbe me armatim, paisje e teknollogji ushtarake bashkekohore turke etj etj…Dhenia Serbise e disa Droneve ushtarake prodhuar e ideuar ne Turqi prej vete Dhenderrit te Sulltanit Erdogan sikur e trashi se tepermi ”miqesine e sinqerte” serbo -turke aq me shume tek mendon se kunder kujt [vec Kosoves e Kroacise] ushtria agresore serbe do ta perdore armatimin e teknollogjine e fjales se fundit dhene nga Turqia vend anetar i aleances se NATO …nje shteti si Serbia mik , partner e aleat besnik e armik i Aleances euro-atllantike sic eshte Rusia?Te ndertosh vec Xhamia si deri me sot ne Shqiperi e ne Kosove…ti thuash Shqiperise se ti je vendi Mik per koke i imi…e ti thuash Kosoves se ti je Turqi e nga ana tjeter te paisesh ushtarakisht armikun tim shekullor qe me ka vrare, prere e gjakosur jete e mot …kjo sikur nuk shkon e nuk qendron gjekundi apo jo z.Sulltan…?Sepse te ngresh ne mes te Tiranes nje Memorial ne perkujtim te atyre shtetasve turq qe rane ne mbrojtje te Sulltanit e te rregjimit te tij neodiktatorial …edhe kjo sikur stonon goxha nga cdo lloj kendveshtrimi apo jo ?Sepse te largosh bustin e portretin e te vetmit Hero Kombetar te Shqiperise…Skenderbeut nga te gjitha zyrat pritese te institucioneve tona me te larta shteterore sa here Shqiperine e vizitojne delegacionet turke te nivelit te larte kjo eshte sa poshteruese, fyese e ofenduese per shqiptaret, kombin e historine e tyre kombetare po aq edhe denigruese dhe kundershtuese kokeforte e ”maredhenieve te shkelqyera e vallazerore ” mes Turqise e Shqiperise e mes dy ”popujve vellezer” shqiptare e turq…Sepse te zgjatesh ndertimin e Xhamise se madhe ne Tirane ne permbi 5 vjet e ti thuash Rames se Spitalin e Fierit me mbi 1 mije shtreter…do te ta ndertoj yne ty perpara zgjedhjeve te 25 prillit pra veten ne krye te tre muajve kjo sikur nuk tingellon fort mire z.Sulltan apo jo?Sepse te flasesh per aleanca ushtarake, politike e strategjike mes Shqiperise e Turqise sot e tu premtosh turqve deri edhe baza ushtarake ne Jug te Shqiperise te nje rendesie te vecante …aq me shume kur dihen maredheniet tejet te tendosura te vete Turqise me Aleancen e vecmas me USA …kur dihen maredheniet e acaruara turko-greke …si dhe maredheniet e ”shkelqyera” turko -ruse e ku Turqia mesa duket per inat te sime Vjehrre ka kohe qe ka preferuar te flere me Mullixhiun…keto te gjitha sikur nuk shkojne per te mos thene qe jane nje lloj politike aguridhe e Tiranes e vecmas nje lloj maredheniesh aventureske te aventurierit Rama e te bandes se tij per te qendruar ne pushtet me cdo kusht …qofte edhe keshtu …permes ”ndihmes se Turqise” ndaj Shqiperise ku minimumi per ate qe ka sadopak mend ne koke duhet lexuar e kuptuar thjesh si ndihme direkte e personale e Sulltanit Erdogan ndaj si-te ngjashmit te tij buze Adriatikut…Edi Rames…Te kerkosh si shperblim per ”ndihmen turke” ndaj Shqiperise luften deri ne fund e pa kompromis e meshire kunder ”organizates terroriste” FETO …organizate kjo kundershtare e ashper politike e vete Sulltanit Erdogan e ta kushtezosh kete lloj ndihme turke ndaj shqiptareve me gjurmimin, kapjen e dorezimin e anetareve te FETO tek oborri i pa meshirshem sulltanor …kjo tingellon teper kanibale e antinjerezore per te mos thene haptazi fare…. e poshter …dhe qe bie ndesh me vete politiken e krye partnerit tone politik , strategjik e historik tonit nder dekada SHBA…plus edhe te shume vendeve te tjera te BE…pa diskutuar qe perben haptazi nje shkelje te rende e flagrante te te drejtave te njeriut …Dhe fatkeqesisht ”ashtu urte e bute e pa buje” Rama e banda e tij qeverisese prej disa vjetesh e mese njehere ja kane plotesuar kete deshire e kerkese Sulltanit Erdogan teksa kane kapur, dorezuar e ekstraduar e perzene nga Shqiperia me destinacion oborrin sulltanor jo nje por disa Guleniste te strehuar ne Shqiperi…packa se shume prej tyre kane qene thjesht arsimtare, doktore apo edhe biznesmene e shtetas dhe qytetare te ndershem e korrekt te Turqise e asgje me shume pervecse edhe kundershtare te rregjimit autokratik te Erdoganit …Pervec pa besise tipike te lloj- sojit te tij me kete rast Rama ka fyer rende e ka perdhosur post te tjerash edhe besen e mikpritjen e njohur shqiptare ndaj mikut e te huajt ne konak te tij…Per te gjitha keto e plot te tjera si keto me se fundi pyetjes nese Turqia e vecmas Sulltani Erdogan ne rastin konkret po ndihmojne Shqiperine e popullin shqiptar ao po ndihmojne rizgjedhjen e Rames serisht ne krye te qeverise shqiptare …une personalisht duke i gjykuar gjerat, ngjarjet etj me nje llogjike te ftohte e nga nje kendveshtrim krejt ndryshe e ne favor te vendit e te popullit tim gjykoj se …jo vetem qe Turqia dhe Sulltani Erdogan po ndihmojne krejtesisht e thjesht fare haptazi e publikisht Ramen por edhe me keq , me rende e ne menyre krejtesisht te pa pranueshme e abuzive e duke shkelur te gjitha llojet e standardeve nderkombetare ne maredheniet ndershteterore …Turqia dhe Erdogani po nderhyjne haptazi, dhunshem e ne menyre flagrante ne punet e brendeshme te Shqiperise e te shqiptareve duke kerkuar qe tu diktojne atyre ”permes ndihmes turke” nje vazhdimesi te llojit Rama ne krye te vendit te tyre…Te lidhesh sot kaq ngushtesisht me Turqine krejtesisht ne esence e ne llogjike per interesa te ngushta personale e politike dhe jo ne sherbim e ne dobi te kombit e te popullit tend …ne nje kohe qe ti me te drejte kerkon nje vemendje me te shtuar amerikane ndaj vendit tend e nje integrim sa me shpejte te jete e mundur ne BE e ne familjen europiane …e ne te njejten kohe qe vete maredheniet e Turqise jane ne nivelin me te ulet e me te erret te tyre nder dekada si me USA po ashtu edhe me pothuajse krejt Europen dhe shume afektive me Rusine e Putinit …kjo me se paku perben nje drite-shkurtesi politike dhe nje aventure te rrezikeshme ne politik-berjen e zgjuar e te mencur por edhe ne dobi te kombit e te popullit tend c’ka ta kerkon e ta dikton situata aktuale politike europiane e boterore e vecmas ajo Rajonale… Dhe ne kete aspekt perpos Nul …Rama eshte edhe nje shejtan e djall i neveritshem qe nuk le rast pa perdorur per te shfrytezuar gjithcka ne favor te tij ose sic thote populli eshte si puna e Ujkut qe lut Mjegullen ….Nuk po hyj fare edhe ne ”ate historine” 500 vjecare te roberise e te mbajtjes nen hyqem me zjarr e hekur , me shpate e diktat me dhune e perdhune te Shqiperise nga Perandoria Osmane e nga kjo lloj Turqie qe me se fundi tek e la te ”lire ” vilajetin e saj te vogel ballkanik e pranoi shtet me vehte pasi e kish lene me te varferin, me te prapambeturin, me te drobiturin , me analfabetin, me injorantin , me te pa zhvilluarin e me te humburin ne Europe ! …Dhe te gjitha keto jo per faj te Shqiperise e te shqiptareve por krejtesisht ”per merite” te mikut te tyre per koke Turqise e Sulltaneve te saj te Stambollit … Ndaj jam mese i bindur ne gjykimin tim se e gjitha kjo qe po ndodh ne ”maredheniet e shkelqyera” shqiptaro – turke [ lexo Rama – Erdogan]… eshte sa e pa pranueshme po aq edhe e denueshme …ndaj dhe per kete lloj ndihme turke ndaj tyre jam serisht e plotesisht i bindur qe Shqiperia e shqiptaret as kane pasur, as kane e as do te kene nevoje kurren e kurres…A.R.DOSTI
Leave a Reply