ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV
You are here: Home / Bota / Uncategorized / Kolë Gojçaj, shqiptari i ndaluar aktivist dhe kontribues për Kosovën

Kolë Gojçaj, shqiptari i ndaluar aktivist dhe kontribues për Kosovën

November 13, 2019 by Pafragje 1 Comment

Gjekë Gjonaj

Njëri ndër  veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Malësia është edhe Kolë Gojçaj, ( 82 vjeç) i lindur në Traboin  të Hotit.   Për kontributin e tij të pamohueshëm   Komisioni  qeveritar për  njohjen dhe veprimtarinë e statusit  të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo  të interesuarit të UÇK-së  i ka ndarë  mirënjohje, që e ka nënshkruar ( firmosur)  gjenerali Agim Çeku. Këtë epitet të lartë të ndershmërisë  e lavdisë së luftës së Kosovës e gëzona tash tri vite.

Ideali i Kolës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës  fillon me vetëdijesimin dhe vetë ndërgjegjësimin   se për heqjen e prangave të robërisë të popullit shqiptar të Kosovës nga pushtuesi sllav  nevojiten sakrifica të mëdha deri në  vetëmohim. Ky atdhetar në mërgim në Detroit ( Michigan)  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në mënyrë aktive që nga viti 1981 mori pjesë në  organizimin e tubimeve, mitingjeve, protestave, grevave të  urisë  e demonstratave për të sensibilizuar kauzën e popullit shqiptar për çështjen e Kosovës. Dekadë pas dekade këtë mision ky aktivist i çështjes kombëtare  bashkë me  mijëra shqiptarë vullnetarë e atdhetarë  në mërgim   e përmbushi duke informuar  popullin amerikanë e të tjerët nëpër botë për gjendjen aparteid në Kosovë.   Ishte ky një misioni  përplot rreziqe sakrifica të panumërta e të pamatshme për  të gjithë shqiptarët e organizuar në këtë përpjekje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në periudhën e regjimit komunist  në ish-Jugosllavi dhe më pas të okupimit klasik  serb  të Slobodan Millosheviqit, i cili me  ofensivën e shpejtë e të egër të forcave ushtarake policore në vitin 1998 arriti të bëjë spastrimin etnik të shqiptarëve nga të gjitha  ato rajone që u përfshinë nga zjarri i luftës, duke nxjerrë  qindra mija njerëz nga male dhe duke vrarë e masakruar mijëra civilë, në meyin e të cilëve qindra gra, fëmijë e pleq.  

Kolë Gojçaj  siç thotë vetë me thjeshtësi,  e zgjodhi këtë rrugë me dashurinë e madhe  që kishte për Kosovën. Vullnetarisht, sipas mundësive që kishte , ka dhënë ndihmën e tij për zgjidhjen , më në fund , të asaj që për të gjithë ne njihej si “ Çështja e Kosovës”. Ishte aktivist  dhe kontribuues i palodhur  në kuadër të Fondit “ Vendlindja  Thërret dhe në formimin e formacionit ushtarak që u pagëzua me emrin  “Batalioni Atlantiku” në  Detroit i përbërë nga vullnetarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare me banim në Amerikë.  Ai me shumë mërgimtarë të tjerë shqiptarë   ndau e  grumbulloi  mjete  madje  edhe i dërgoi ato ( para) në Tiranë në kohën kur Kosova digjej flakë, kur Kosovës i kërcënohej gjenocidi dhe e vetmja shpresë që kjo të mos ndodhte , ishin ushtarët trima të UÇK-së, të cilët kishin nevojë që motrat dhe vëllezërit e tyre në mërgim, t’ju ndihmonin që misionin e çlirimit të vendit ta çojnë deri në fund.

Veç kësaj ky atdhetar shqiptaro-amerikan   nga Detroiti furnizonte UÇK-në edhe me armë  gjatë kohës kur konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve sapo kishte filluar të merrte trajtat  e një lufte të vërtetë, në kohën e qeverisë së Bukoshit. Këtë njeri    i cili po bënte gjithçka që mundej  për Kosovën,   së fundi  Gjykata e  Rrethit Tiranë, më 14 tetor 1999, e dënon  me vendim  nr. 609 në formë të prerë me 7 vjet burgim në mungesë, për, siç shkruan në  vendimin e Gjykatës,  “për  veprën penale  të kontrabandës me mallra të  ndaluara në bashkëpunim ( armë zjarri  e fishekë)”, edhe pse  këto veprime të Fondit “ Vendlindja Thërret”  bëheshin , siç pohon Kola, me  dijeninë e organeve kompetente amerikane e ndërkombëtare. Në të vërtetë  Kolë Gojçaj, asokohe  shqiptari i ndaluar, i cili konsiderohej person non grata si një trafikant ordiner, respektivisht si një  i kërkuar që  ka kryer një krim ( që në fakt nuk nuk e kishte bërë ) ,   nuk bëri asnjë  ditë burgim në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë , me vendim nr.200.dt.07.04.2003 urdhëroi lirmin e tij. 

Këto dhe  shumë ndihmesa  të tjera   në shërbim të Kosovës dhe popullit shqiptar Kola nuk, i bëri që dikur të kërkonte mirënjohje as shpërblime, por i bëri sepse  Vendlindja thërriste dhe ai nuk mund të qëndronte indiferent. “ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe . Sa herë që kam mundur të bëj atë   pak që kam pasur mundësi, atë  që duhet ta bëjë çdo shqiptar, unë e kam bërë.  Nuk kam kursyer asgjë për të bërë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës,” shpjegon ai në shtëpinë e tij në  vendlindje, ku është kthyer në pleqëri të thellë për të përmbushur  premtimin e dhënë prindërve të tij  kur u largua nga vendlindja dhe u shpërngul në Amerikë se për të gjallë nuk do tëlejojë të mbyllet dyert e   familjes së tij të ndershme, bujare e atdhetare. Kola nga ana tjetër ndjehet krenar,   kryelartë, i  kënaqur dhe falënderues  që  Qeveria  e Kosovës ia  vlerësoi punën e tij  sado të vogël që ka dhënë për UÇK-në dhe Kosovën.

Filed Under: Uncategorized

Comments

  1. Martin Uli says

    November 13, 2019 at 12:59 pm

    Respekt per PATRIOTIN ( Veteranin ) e U C K. KOLE PREK GOJCAJ nga MALSIA ???

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU
  • Si po zhduket gjuha shqipe…!?

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in