
Shqipëria dhe 54 kombëtaret e tjera të UEFA-s mësojnë kundërshtarët e tyre në shortin e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Shorti po hidhet në Amsterdam, ku 55 kombëtaret e kontinentit janë ndarë në katër Liga, sipas pozicionit të që mbajnë në renditjen e koeficienteve UEFA-s (1-16 në Ligën A, 17-32 në Ligën B, 33- 48 në Ligën C, 49-55 në Ligën D).
Brenda secilës Ligë, kombëtaret janë ndarë në dy vazo (Liga D) ose 4 vazo (Ligat A, B dhe C), përsëri sipas renditjes së tyre në UEFA. Shqipëria, e cila ruajti prezencën e saj në Ligën C në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, rrezikon të shortohet në të njëjtin grup me Kosovën.
Kuqezinjtë e Edi Rejas janë në vazon e parë të Ligës C, së bashku me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë, kundërshtarë të cilët do t’i shmangë në shortin e sotëm, por jo “Dardanët”, të cilët u ngjitën nga Liga D në C edicionin e shkuar dhe sot pozicionohen në vazon e dytë të kësaj Lige, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron.
Katër fituesit e Ligës A do sigurojnë biletën në finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2021, fituesit e Ligës B, C dhe D, sigurojnë ngjitjen e një Lige më sipër, ndërsa ato që renditen në fund të grupeve në Ligën A dhe B do të bien.
Liga A: Portugali, Hollandë, Angli, Zvicër, Belgjikë, Francë, Spanjë, Itali, Bosnjë, Ukrainë, Danimarkë, Suedi, Kroaci, Poloni, Gjermani, Islandë.
Liga B: Rusi, Austri, Uells, Çeki, Skoci, Norvegji, Serbi, Finlandë, Sllovaki, Turqi, Irlandë, Irlandë e Veriut, Bullgari, Izrael, Rumani, Hungari.
Liga C: Greqi, Shqipëri, Mali I Zi, Maqedoni e Veriut, Gjeorgji, Kosovë, Bjellorusi, Qipro, Estoni, Slloveni, Lituani, Luksemburg, Armeni, Azerbajxhan, Kazakistan, Moldavi.
Liga D: Gjibraltar, Ishujt Faroe, Letoni, Lihtenshtejn, Andorrë, Maltë, San Marino.
LIGA A
Grupi A1
Hollandë
Itali
Bosnjë Herzegovinë
Poloni
Grupi A2
Angli
Belgjikë
Danimarkë
Islandë
Grupi A3
Portugali
Francë
Suedi
Kroaci
Grupi A4
Zvicër
Spanjë
Ukrainë
Gjermani
LIGA B
Grupi B1
Austri
Norvegji
Irlandë e Veriut
Rumani
Grupi B2
Republika Çeke
Skoci
Sllovaki
Izrael
Grupi B3
Rusi
Serbi
Turqi
Hungari
Grupi B4
Uells
Finlandë
Republika e Irlandës
Bullgari
Liga C
Grupi C1
Mali i Zi
Qipro
Luksemburgu
Azerbaixhani
Grupi C2
Gjeorgjia
Maqedonia e Veriut
Estoni
Armeni
Grupi C3
Greqia
KOSOVA
Sllovenia
Moldavi
Grupi C4
SHQIPËRIA
Bjellorusia
Lituania
Kazakistani
LIGA D
Grupi D1
Lituani
Andorrë
Maltë
Ishujt Faroe
Grupi D2
San Marino
Lihetenshtein
Gjibraltar
Leave a Reply