ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV
You are here: Home / Bota / Uncategorized / Loja me sigurimsa,kujt i sherben në PD?! Debati Gurakuqi-Nishani

Loja me sigurimsa,kujt i sherben në PD?! Debati Gurakuqi-Nishani

December 25, 2020 by Pafragje 2 Comments

Nga Rush DRAGU

Loja me dosjet,me te rekrutuar dhe bashkpuntor sigurimi eshte nje krijese e ndyre e ish komunisteve (antar dhe jo te PPSH) qe mberthyen PD-ne qysh ne fillim per fyti per mos ta lene si alternative ndryshe politike per pluralizmin politik.Nuk u hapen dosjet dhe nuk u dekomunistizua shoqeria shqiptare se duhej mbajte peng vetem keshtu sic eshte vepruar tash 30 vjet. Zotni Gurakuqi thote se ishte komision jo legjitim,kjo se shumti eshte e vertete mbasi shume nga antaret jane te perjashtuar nga funksionet dhe listat drejtuese te PD-se, ose nga Sali Berisha me pare ose nga vete Lulzim Basha me vone dhe vjen pikrisht kjo dite qe i rikthejne si “engjyj te gjykimit” dhe në tisin e nates largojne te gjithe ata qe u kane dale ose mendojne se mund tu dalin nga rreshti. Le ta besojme per nje moment se eshte e vertete ajo qe shkruan Nishani,por minimalisht duheshin ta therrisnin e t’ja komunikonin arsyen dhe zbulimin qe kishin bere në të shkuaren e Gurakuqit,por jo duhej ky veprim qe me nje gur vret dy zogj, perjashton e njollosh Gurakuqin dhe krijon perçarje me dashje ne radhet e PD-se e as me pak e as me shume se ky veprimi i atij komisioni ndihmon katerciprisht Edi Ramen dhe ekipin e tij drejtues .N.q.s zoti Gurakuqi terhiqet nga zbardhja e te vertetes se tij dhe e familjes se tij,e len në harrese ose me keq perkulet para ndonje oferte politike ka bere sherbimin me te keq ndaj vetes,karrieres se tij intelektuale,ndaj shoqerise dhe Shkodres në veçanti. Personalisht veprimi i Zotit Nishani eshte i tejkaluar ligjerisht dhe politikisht per keq në dem te forces politike qe i sherben ose ben se i sherben..

REPLIKAT DHJETOR 2020

BUJAR NISHANI

Të dashur miq, Romeo i 2017 është bashkuar me korin e korbave, të tmerruara nga përparimi, civilizimi dhe vizioni i jetësuar prej Partisë Demokratike në proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve për listën e deputetëve.

Romeo na u shfaq si shpifësi ordiner i rradhës, duke përsëritur logorenë e enveristëve dhe ish bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit, që ka 15 vite që tenton më kot të ndot, me të vetmin qëllim, të na zmbrapsë nga beteja me kodoshët stalinistë.

Të nderuar miq !

E di fare mirë se ju të gjithë, do të më thoni që një ish president nuk ja vlen të merret me një llaxore korridoresh.

Po, shumë e vërtetë si parim, por unë do të lutesha për mirëkuptimin tuaj.

Në fakt nuk ja vlen që të ndalemi e të qëllojmë me gur çdo qen që na del përpara e na leh, se ashtu, nuk do të kishim kohë të mbërrinim në destinacion kurrë.

Por sot aq e madhe sa ç’është mundësia e komunikimit dhe shprehjes po aq është edhe mundësia e shpifjes dhe intrigës !

Gjithashtu, unë mendoj se vemiet po nuk i dezinfektove, ato kthehen ne krimba e gangrenizojnë gjithnjë e më shumë.

Të gjithë mbartësit e këtyre shpifjeve, pararendës të Romeos së 2017, janë dënuar nga gjykatat e këtij vendi si “shpifës”.

Ata do të kujtohen gjithmonë si shpifës ordinerë e fëmijët e tyre si fëmijë të shpifësve ordinerë !

Por Romeo i 2017 , ka një dallim prej tyre. Romeo është edhe burracak, frikacak e zvarranik, nuk i del shpifjes ballazi !

Para zgjedhjeve të vitit 2017, Romeo më dërgonte sms, ku kërkonte ndihmë se (sipas Romeos) punëdhënsi i tij, H. Çili i kërkonte me ngulm që Romeo të sulmonte e shante në media Sali Berishën.

Atë kohë kisha ndjesinë, se kisha të bëja me një kameleon që “luan me dy porta”.

Por në 2017, Romeos ju dha një mundësi e artë dhe vlerësim maksimal duke e vendosur të udhëheq listën elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër.

Këtë besim, Romeo e shndërroi në dështimin dhe rezultatin elektoral më skandaloz dhe poshtërues për Partinë Demokratike në Shkodër gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar.

Romeo 2017, e lëshon gjuhën me akuza banale pa u nxirë e pa u skuqur, për sa thotë.

Si një ish Ministër i Brendshëm, do ti sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të “VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami.

Jam i bimdur se paskëtaj, Romeo 2017, do të kthjellohej, pakëz.

Unë e kuptoj fare mirë se logoreja e Romeos 2017 është turfullimi i serbofilit të Tiranës, kur sheh diferencën e madhe të modeleve midis një partie moderne me profil perëndimor si Partia Demokratike e nga ana tjetër Rilindja e serbofilit të Tiranës që përzgjedh vrasës, trafikantë, rrëmbyes e zhvatës për deputetë.

Unë e kam të qartë, të nderuar miq, se filoserbi i Tiranës dhe banda e tij, sponsorizon gjithshka për të na perfshirë në debat.

Megjithatë, ja jap me dëshirë këtë kënaqësi.

A e dini pse ?

Sepse, përtej kënaqësisë që do të shijojnë nga ky debat, do të kuptojnë edhe se cila është e ardhmja për ta.

Çdo pasuri të paligjshme që kanë vënë, do t’i kthejnë mbrapsht, të gjitha.

Pa perjashtim !

Nuk ka alternativë dhe as shpëtim !

Me këtë rast, njohim edhe ata mjeranë që identitetin dhe dinjitetin e tyre e kanë sa vlera e një sufllaqeje !

Nga facebook i Bujar Nishani

ROMEO GURAKUQI

Pas nje deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me pergjegjesi para opinionit publik, para bashkeqytetareve te mi te Shkodres, se te dhenat e kartelave te paraqitura nga personi, qe per fat te keq ka qene Presidenti i vendit, nuk kane te bejne as me mua dhe as me familjen time. I kerkoj publikisht Autoritetit per Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jape opinionin e vet perkufizues, brenda parashikimeve te ligjes, mbi dy kartelat e cituara.

Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti per Informim ne vitin 2017, heren e pare si kandidat per organet e reja te Drejtesise (kandidtat i KLGJ) dhe heren e dyte, pas fitores nga PDSH Shkoder ne zgjedhjet e vitit 2017, para marrjes se mandatit, me nismen time si detyrim moral ndaj zgjedhesve.

Publiku duhet ta kete te qarte se kontrolli mbi pastertine e figures perfshin cdo dokumentacion te te disponueshem nga organet ligjzbatuese dhe te sigurise, perfshire kartelat e MPB. Ky kontroll i plote eshte kryer per rastin tim.

Personazhet, oficeret, te dhenat nuk kane te bejne as me mua dhe me asnje anetare te familjes sime. Nje kerkim i thjeshte e emrave i nxjerr oficeret dhe kartelat e cituara, ne Durres ne vitin 1949 dhe ne Lushnje ne vitin 1980.

Mendoj se kemi te bejme me nje bllof shantazhues, sikurse zoti Nishani eshte mesuar te beje para meje me zotin Visar Zhiti dhe me zv Kryeministrin e ndjere Bashkim Kopliku, nga te cilat ka dale i humbur.

Nen pergjegjesi publike dhe ligjore deklaroj se as une dhe asnje anetar i familjes sime, nuk ka qene kurre as bashkepunetor i ish- Sigurimit dhe as anetar i PPSH. Po ashtu, mbiemri i familjes sime nuk ka ndryshuar prej me shume 3 shekujsh e gjysem, fakt lehtesisht e vertetueshem nga regjistrat kishtare te Arshives se Famullise se Shkodres.

Problemi eshte se kete shpifje shantazhuese e ben nje person qe ende nuk ka shkuar vete per te bere kerkese para Autoritetit per Informim dhe nuk i ka shpjeguar publikut arsyen pse ka ndryshuar mbiemrin e tij.

Bashkengjitur po paraqes vertetimin e Autoritetit per Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit te Shtetit, i cili verteton pastertine e figures sime ne lidhje me kaluaren.

Veprimin shantazhues se Bujar Mehmetit (Nishani) e konsideroj nje shpifje te mirefillte dhe e garantoj qe do te mbaje pergjegjesi ligjore, sipas ligjeve ne fuqi ne Republiken e Shqiperise.

Per gjithe pjesen tjeter te perroit te fjaleve pa lidhje te personazhit Nishani, do kete nje pergjigje te detajuar, duke filluar nga rezultati i zgjedhjeve 2017, i krahasuar ne vite dhe ne territor.

Qytetaret kane rastin te kuptojne se nen drejtimin presidencial te kujt kane qene!

Romeo Vilhelm Gurakuqi

Nga facebook i Romeo Gurakuqi
Pergjigja per Romeo Gurakuqin

Filed Under: Uncategorized

Comments

  1. Dekorata e larte says

    December 25, 2020 at 4:58 pm

    Bujar Nishan eshte nje shites dekoratash deri ne 15 mije ero

  2. Tomë Camaj says

    December 29, 2020 at 6:02 pm

    Nishani në kohën e diktaturës ka qen ushtarak i LART KOMUNIST

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in