
I nderuar At Ndue Gjergji! Të nderuar komunitet i Kishës Katolike “Zoja Pajtore”, Miçigan.
Kam kënaqësinë t’ju shkruaj për t’ju falënderuar për ftesën për të marrë pjesënë ceremoninë e organizuar për Festëne Pavarësisë. Do të isha e nderuar të merrja pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm, por më vjen keq t’ju informoj se nisur nga ngjarjet e fundit natyrore, tërmeti i fuqishëm që përshkoi vendin tonë me pasoja të jashtëzakonshme, unë dhe stafi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Washington DC jemi të angazhuar maksimalisht me situatën e këtyre ditëve tëvështira në vendin tonë. Jam tepër e kenaqurqë festimet e Festës së Pavarësisë janë bërë tashmë një traditë për Komunitetin Shqiptar të Kishës Katolike “Zonja Pajtore”në Miçigan. Kjo, për shkak të punës së jashtëzakonshme që bën komuniteti I kësaj Kishe, ku përveçse predikon fjalën e Zotit, promovon mësëmiri vlerat dhe traditat e vendit tonë. Një prej këtyre vlerave është edhe harmonia fetare, për të cilën Shqipëria njihet ndërkombëtarisht, ndaj ju, nëpërmjet predikimit të fjalës së Zotit dhe respektimit të njëri tjetrit, përfaqësoni denjësisht këtë vlerë të jashtëzakonshme të kombit tonë. Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju falënderuar për organizimin e këtyre festimeve, si edhe për punën tuaj të palodhur ndër vite, duke hapur dyert e shtëpisë së Zotit për anëtarët e komunitetit tone në Miçigan. Më lejoni t’ju sugjeroj që këto festime të kthehen edhe në një mundësi ngritje fondesh për ndihmë të familjeve të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore. Faleminderit për punën e jashtëzakonshme në promovimin e vlerave tona dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar për brezat e ardhshëm dhe për ndihmën që po i jepni Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë moment të vështirë. Me respekt, Floreta Faber!
Dergoi per botim ne Albdreams. net Zef Pergega
Leave a Reply