ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV
You are here: Home / Emigrantet / Diaspora / Selitë partiake diktojnë çdo gjë

Selitë partiake diktojnë çdo gjë

December 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Agim Vuniqi
Korrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.
Agim Vuniqi Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor e kaluan fazën e tranzicionit me shumë mund, të ngulfatur nga vala e krimit dhe korrupsionit. Si duket “demokracia” parlamentare për vendet e ish taborit socialist ishte drrasë kërcyese për të krijuar pasuri enorme. Kosova ishte diç tjetër, zgjedhjet lokale dhe ato qendrore filluan dhe përfunduan, me premtime të papërgjegjëshme, me recitale, dhe garim i mujsharëve që përqafuan sistemin zgjedhor proporcional me lista të mbyllura, duke krijuar kështu nga servilët partiakë-pushtetarë, të pasurit ekskluziv. Sistemi zgjedhor pas çlirimit ishte një debakël i vërtetë që u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Sistemi zgjedhor proporcional me lista te mbyllura krijoi shoqërinë e mbyllur, papëgjegjësinë institucionale, vjedhjen, korrupsionin, anarkinë. Krijoi brezin e politikanëve servilë, ngase të gjithë ishin të zhytur thellë ne vorbullin e krimit, duke vendosur bordet në ndërmarrjet publike sipas kriterit partiak, dhe kështu u përbuzë në skajshmëri kriteri i aftësisë dhe përvojës shumëvjeqare në punë. Edhe tash selitë partiake diktojnë çdo gjë: doganat, policinë, drejtësinë, burgjet, ndërmarrjet publike…, e çuditshme, apo jo? Dhe përsëri “vezirët” politik angazhohen ta ruajnë statusin e të paprekshmëve, edhe pse gishti tregues i korrupsionit të hapur drejtohet në ta. Tash së fundi kanë filluar të dëgjohen prap “klithjet” per votimin e presidentit partiak, apo presidentin e marreveshjes “Zajednica”. Edhe tash ata largojnë qytetarin sovran nga zgjedhja e drejtperdrejt e presidentit unik, dhe asnjëherë asgjë nga fjala e qytetarit, nuk ka referendum, dhe ashtu ata aludojnë të krijojnë shurdhmemecin votues.. Përçudshëm si mund të luajnë aq lehtë me jetën e qytetarit, me të ardhmen e tij. Edhe këtyre ditëve u dëgjuan shumë fjalë për zgjedhjet, u zëvendësua retorika politike e pavarësisë me atë të zgjedhjeve reja “të lira”, tingllojnë shumë keq këto fjalë, kur aq shumë u mësuam me fjalorin e përditshëm pavarësi, dhe në çdo tubim të çfarëdo karakteri: sportiv, kulturor, edukativo-arsimor, shkencor…, i referohej pavarësisë, edhe pse çdo gjë mbetë në fjalë. Korrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve. Bajlozët e UNMIK-ut, të siguruar me imunitet diplomatik, komandonin vendorët dhe micëronin ndihmat dhe donacionet e dedikuara për Kosovën, me ndihmën e vendorëve, ngase veprimet e tyre nuk u nënshtroheshin ligjeve vendore, por as gjykatave vendore. Si duket demokracia e instaluar në Kosovë, kishte tjetër përmbajtje dhe qëllim, nga të zgjedhurit u krijuan vartësite, duke bërë yrysh në log të “mejdanit”, hyçmet, uzurpim e plaçkitje. Si të kuptohet atëherë, vërtetë, domethënia e demokracisë parlamentare dhe sistemit zgjedhor, nëse është ashtu. Nëse ligji nuk zbatohet, dhe askush nuk përgjigjet para ligjit, atëherë garat zgjedhore dhe listat zgjedhore janë të pakuptimëta, ashtu si është i pakuptimshëm edhe zgjedhja e organit legjislativ ligjvënës, kuvendit. Lind pyetja nëse ata që kryejnë detyrat me përgjegjësi “shtetërore” nuk i dijnë detyrimet e veta, atëherë atyre duhet t’u jipet përshkrimi i detyrave të punës, përndryshe do të sorrollaten pa krye, duke mos ditur se cilat jane detyrat e tyre, për të cilat paguhen nga buxheti i konsoliduar i Kosoves, jo nga arkat partiake. Si asnjëherë nuk u shkon në mendje të mendojnë kush i paguan ata, anëtarësia partiake, arka partiake, apo ata paguhen nga tatimpaguesit qytetarë, dhe zakonisht është një logjikë shumë e thjeshtë kush të paguan atij i jep përgjegjësi, pra edhe detyrat e përditshme jane në interes të qytetarit votues, dhe atij që nuk voton, edhe ai është qytetarë, e jo në interes të partisë që përfaqësonë, duhet kuptuar edhe përgjegjësitë në atë nivel. Si duket të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, jo, partiake, ka thelluar jazin në mes të qytetarit dhe pushtetarit, dhe qytetari është krejtësisht i zhveshur dhe i pavlerë, ndërsa pushtetari ka monopolizuar çdo gjë, edhe mirëqenien e qytetarit. Të moskuptuarit e demokracisë parlamentare, apo mos dashja e të kuptuarit, do të mbetet zorrë qorre edhe për të ardhmen e Kosovës, prandaj, do të ishte shumë e arsyeshme të bëhen ndryshime “minore” në sistemin zgjedhor, ai proporconal me lista të hapura. Sigurisht që do të ishin më me efekt po të shtohen kompetencat e kryetarit të vendit dhe ai të zgjedhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët (kriza institucionale në Shqipëri për zgjedhjen e presidentit, është edhe një argument më tepër). Kryetari i zgjedhur kështu do të ruante autoritetin institucional dhe do të vendoste për shumë prioritete, duke mbikqyrur kështu kushtetushmërinë e vendimeve, ai do të ishte personi më i pranueshem, nga qytetarët. Kështu do të zvoglohej ndikimi, aq i madh i liderëve partiak, dhe nga aq shumë liderë partiak do të kishim njëshin, që do të përfaqësonte shumicën shqiptare dhe minortitet.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

January 2021
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Dec    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in