ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV
You are here: Home / Histori / Shteti policor VS shtetit ligjor

Shteti policor VS shtetit ligjor

October 30, 2014 by Pafragje Leave a Comment

shtetpolicorNga: LEONARD OLLI – Termi “shtet policor” nuk është ndonjë shpikje e opozitës dhe as fantazi e saj, e tashmë e një pjese të gjerë të opinionit publik, por përkufizim i një regjimi politik bazuar në zhvillimet socio-politike të historisë europiane dhe më gjerë. Në thelb të shtetit policor qëndron filozofia se për të mbajtur të paprekura prerogativat e pushtetit politik, përdoret policia si mjet dhune dhe arbitrarizmi, sa herë që pushteti politik e konsideron të nevojshëm. Natyrshëm në këtë kuadër hyjnë edhe format survejimin të paligjshëm apo ndërtimit të strukturave të policisë sekrete, si forma represioni që dhunojnë çdo liri apo të drejtë individi. Nga periudha kur u shfaq për herë të parë në mesin e viteve 1800 në Austri dhe deri në ditët tona, shteti policor pati evoluimet dhe perfeksionimet, për fat të keq, në kahun negativ dhe u shndërrua në diktaturat më të egra që ka njohur historia botërore, sikundër rasti i Rajhut të Tretë, thënë ndryshe, Gjermania naziste apo regjimet totalitare, që në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u instaluan në të gjithë Europën Lindore. Një pjesë e madhe e shqiptarëve e përjetuan në palcë, për rreth 50 vjet këtë regjim gjakatar.
Sjellja arrogante dhe shpërfillëse ndaj kuadrit ligjor ka qenë e vetmja risi që qeveria “Rama” demonstroi që në ditën e parë të ushtrimit të detyrës dhe vijon ta demonstrojë edhe sot. Heqja e fotos së Presidentit nga zyrat e administratës shtetërore, rrëzimi i ligjit për Administratën Publike dhe Nëpunësin Civil ishte vetëm fillimi.
Në kuadër të instalimit të shtetit policor, sinjali u dha që në platformën elektorale, kur Rama deklaroi se deviza e tij ishte: “Një shtet, një polici”. Koha provoi se nuk bëhej fjalë për një lajthitje programore, por një projekt i qartë për instalimin e juntës policore. Ky qëllim i mbrapshtë që na kthen pas në kohën e egër të diktaturës, mori një formë edhe më të plotë, me urdhrin policor të disa ditëve më parë, për të vëzhguar prokurorët dhe gjyqtarët! Ky urdhër nuk është vetëm një akt i paprecedent, antikushtetues dhe terrorizues, por mbi të gjitha një demonstrim i qartë i arrogancës dhe autokratorizmit kryeministror!
Është shumë e kuptueshme se anatemimi i sistemit të drejtësisë, akuzat e egra ndaj Presidentit të Republikës dhe Prokurorisë ishin aktet anteprima, që në rrafshin demagogjik synojnë të na hidhnin hi syve për të përligjur kapjen policore të Shtetit të së Drejtës. Insistimi për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, edhe pse tërësisht antikushtetues, nuk është asgjë më shumë se një përpjekje tinzare për të shmangur rolin e Prokurorisë dhe ringritjen, me një emër të ri, të shërbimit famëkeq të Sigurimit të Shtetit.
Tashmë me këtë klimë të qartë represioni ndaj gjyqësorit dhe Prokurorisë, junta policore është një fakt i pakundërshtueshëm. Ka indicie të qarta se shumë shpejt goditja mund të kalojë edhe në sistemin e mbrojtjes së individit, pra në sistemin e avokatisë!
Përfshirja e plotë e Policisë së Shtetit, pas kalimit në mënyrë të paligjshme të INUK, në varësi të Ministrisë së Brendshme, në shembjen e ndërtesave të ndryshme në të gjithë territorin e vendit, ndalimi dhe arrestimi i shumë personave me akuzat për vjedhjen e energjisë elektrike, gjobëvënia e pastër ndaj drejtuesve të automjeteve, edhe pse në emër të respektimit të ligjit, janë tregues të qartë të instalimit të shtetit policor.
Edhe pse të gjithë ne duam që çdo abuzues me truallin apo pasurinë publike dhe çdo aktivitet i paligjshëm të marrë ndëshkimin e duhur dhe zbatimi i ligjit të jetë praktika jonë e përditshme, nuk mundet dhe nuk duhet që të lejojmë faktin se policia mund të kapërcejë zbatimin e ligjit për të vendosur rendin, edhe pse në pamje të parë duket sikur është në të mirën dhe dobinë e shoqërisë dhe sistemit. Në asnjë shtet demokratik nuk rezulton të prishet një objekt pa pasur një vendim, qoftë ky edhe administrativ.
Ligji për Policinë e Shtetit përcakton qartë misionin, organizimin, funksionimin, detyrat, të drejtat dhe statusin e Policisë së Shtetit në Republikën e Shqipërisë. Në nenin nr. 2, Misioni i Policisë së Shtetit, thuhet: Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Ndërkohë që në nenin 4, Statusi i Policisë së Shtetit, përcaktohet: 1. Policia e Shtetit është institucion i administratës shtetërore, person juridik në varësi administrative të ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike.
E pra, në asnjë rast ligji nuk përcakton rolin e saj as si organ tatimor, apo të specializuar në paligjshmërinë e ndërtimit apo abuzimeve, apo veprave penale në sektorë të ndryshëm të jetës publike. Për këtë arsye, policia nuk vepron pa një urdhër gjykate apo të Prokurorisë. Roli dhe veprimtaria e saj përcaktohen dhe rregullohen vetëm nga ligji dhe jo nga nevojat e pushtetit politik për të vendosur kontrollin ndaj shoqërisë. As duke shkelur të drejtat themelore dhe liritë kushtetuese të individit.
Por djalli gjithmonë fshihet në detaje. Nëse të gjitha këto veprime, të pasuara edhe me denoncime, paraprakisht në media e më pas, në Prokurori për korrupsion të zyrtarëve të ndryshëm, si në rastin ‘Imami’, që u pasua me pafajësinë e plotë tij, i japin një formë të plotë pazëllit Rama. Ngritja e akuzave të pabaza, shpallja fajtorë e tyre paraprakisht, në shpërfillje të plotë të prezumimit të pafajësisë, letrat e hapura të ministrit të Brendshëm drejtuar Presidentit të Republikës, duke i marrë kompetencat homologut të Drejtësisë apo KLD-së, nuk ka pasur asnjëherë për qëllim luftën reale ndaj korrupsionit, por vetëm demonizimin e plotë të sistemit të drejtësisë, nisur nga dobësitë reale që ai shfaq dhe uzurpimin e tij. Duke ditur paraprakisht se akuzat janë të paqena, kryeministri ka një qëllim shumë të qartë. Ai kërkon të shfaqet para partnerëve europianë dhe publikut të gjerë me një platformë të luftës kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, me numër rekord “kallëzimesh”, por që kjo luftë nuk përmbyllet me sukses pasi, si Prokuroria ashtu edhe gjyqësori i “kalbur” dhe i “korruptuar” nuk e ndëshkojnë atë. Alibi e përkryer për të nisur gjuetinë e shtrigave dhe kontrollin e ekzekutivit mbi drejtësinë.
“Shteti policor është ai shtet në të cilin autoriteti administrativ mundet që në mënyrë të kamufluar, por me liri të plotë ose thuajse të plotë vendimi, zbaton ndaj qytetarëve të gjitha mënyrat që autoriteti i konsideron të nevojshme, duke marrë iniciativën e plotë për të përmbushur në çdo moment qëllimet e veta: ky regjim policor bazohet mbi idenë se qëllimi i përligj mjetet. Shtetit Policor i kundërvihet vetëm Shteti i së Drejtës”, nënvizon Raymond Carré de Malberg, në veprën e tij, shkruar në vitin 1920, “Kontribut në teorinë e përgjithshme të shtetit”.
Por pyetja shtrohet a do të mundet Shteti i së Drejtës të ndalë revanshizmin e Shtetit Policor të zotit Rama?!

(d.d/GSH/BalkanWeb)

Filed Under: Histori, Politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Ligj per kontrollin e gradave shkencore,Prof,Doc etj..
  • PROMOVOHET SHOQATA KULTURORE “XHUBLETA E ALPEVE SHQIPTARE”
  • Presidenti Trump dhe keneta globaliste 2016-2020
  • Kosovë merr frymë
  • E kujt është republika ?
  • Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik
  • Makineritë dhe softueri shoqërues me internet janë përdorur për të nxjerrë votat e manipuluara në 50 shtete
  • Ulqini me borë
  • KALAJA E QYTEZA , SIMBOLE TË QYTETRIMIT , ZHVILLIMIT DHE IDENTITETIT ILIRO – ARBËNOR NË TROJET E HOTIT

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

March 2021
S M T W T F S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  
« Feb    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in