ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Pse e shkruajti këtë libër Katrin, motra rebele e familjes shqiptare, që emigroi në vitet ’50

January 1, 2014 by Pafragje 5 Comments

katrin prejljocajKatrin Preljocaj është një shqiptare e lindur dhe e rritur në Francë. Ajo duhet të jetojë sipas ligjeve të maleve, në mes të Francës. Nuk duhet të flasë me djemtë në rrugë, duhet të ulë kokën para burrave të familjes. Të shërbejë e të bëhet e devotsh me për burrin e ardhshëm. Të martohet sipas ligjit arkaik shqiptar, me atë që zgjedh familja e saj. Por Katrin duhet të jetë edhe franceze, të ndjekë impulset e moshës, ritmet e adoleshencës, të ndjekë miqtë e saj të shkollës. Por i gjithë ky është një mundim i pashoq. A mundet Katrinë të bëjë këtë jetë të dyfishtë, që pjell frustrime e drama pafund në jetën e saj, në jetën e vëllait Angjelin, motrave Xhina, Kristina…? Sepse Katrin është rebele. Ajo e di sa vlen një jetë. Nuk mund të harrojë rripin e pantallonave me të cilin e rrihte babi i saj, shuplakat pafund pse një fqinjë ka spiunuar se ajo shëtiste qenin e shoqëruar nga një djalë (në fakt ishte vajzë me flokë të shkurtra), kur ajo ishte ende fëmijë, rrahje të nënës kur ajo ishte foshnjë, pse urinonte në shtrat, dënimet e paimagjinueshme për faje të vogla fëmijësh… Nëse të gjithë binden… ajo nuk e bën. Katrin Preljocaj na rrëfen se ishte e fortë, më e fortë se ligji i maleve, më e fortë se absurdi i një jete të tillë, më e fortë se të gjithë dramat e saj… edhe më e fortë se kanceri. Katrin na i rrëfen këto në librin e saj “Një portokalle nuk është e lumtur… po u bë kajsi”. Gjithçka është reale, aq e vërtetë dhe e dhimbshme njëkohësisht. Historia e saj tronditi Francën kur ky libër ra në duart e lexuesve në vitin 2001. Mbase do të ngjallë po të njëjtën tronditje edhe këtu në Shqipëri, pas botimit në gjuhën e origjinës së Katrin Preljocajt, përkthyer nga Eleni Laperi dhe botuar nga “Ora”. Megjithëse ende në fshatra të thella mund të përjetosh një ditë ligjet që Katrin dhe motrat e saj përjetuan në mes të Francës.
Roman autobiografik
Është një roman autobiografik. Një libër që i hap kartat për gjithçka ka ndodhur në këtë familje, që në vitet ’30, kur i zoti i kësaj shtëpie, Pjetri, ishte ende djalosh. Kur Liza, nëna e Katrinës u fejua me të sipas ligjeve e zakoneve, kur u bë luftë në Shqipëri, e kur Pjetri u arratis e ndaloi një ditë në Francë. Në këtë libër Katrin Preljocaj, kjo bijë e një emigranti politik shqiptar, tregon sesa e mundimshme është për një vajzë të jetë njëherësh në lirinë dhe realizimin e ndjenjave të saj, edhe shqiptare siç duan prindërit, edhe franceze siç ndihet vetë. Dhe si të mos i mjaftonte gjithë kjo dilemë torturuese, në moshën tridhjetëvjeçare ajo preket rëndë edhe nga një kancer, të cilin e mund jo me ilaçe, por me fuqinë e shpirtit të vet. Një vajzë që fiton mbi fatin, në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale. Ky pra është romani i një heroine të kohës sonë, ku stili i rrëfimit, ngjarjet dramtike, humori i situatave, linjat që përplasen, karakteret dhe detajet që përshkruhen deri në imtësi krijojnë një kompozim të mrekullueshëm letrar.
Një portokalle
Nis në një mesditë. Heroina Katrin mëson për sëmundjen e saj. Ajo ka kancer. Di pothuajse çdo detaj për sëmundjen, për mjekimet e rënda që e presin, për transformimet fizike dhe na i rrëfen me të gjitha përshkrimet e mundshme emocionale. Krejt befas, në këtë dramë të madhe, tek ndjen hapat e vdekjes, hedh në lojë ngacmimet e para me rrëfimet për të shkuarën e saj, atë të afërtën, tek rrëfen se nuk e do nënën e saj, se ajo kurrë nuk i ka falur dashuri, se babi i saj është i ashpër, ai di vetëm t’i falë një vend për të fjetur dhe ushqim, sikurse fëmijëve të tjerë. Vjen fillimisht një histori fëmijërie, kur nëna e rrihte mbrëmjeve kur lagte shtratin, dhe e nxirrte në dritare me kokë poshtë, kur e dënonte dhe e linte gjithë natën në kopsht jashtë, kur babai e rrihte me rripin e pantallonave dhe ajo druhej të zhvishej në plazh dhe pse nuk kishte gjëkundi shenja, se kishin kaluar shumë kohë. Shenjat i kishte tashmë shumë thellë brenda vetes… Pastaj një histoi më e hershme, thellë në vite, kur ajo është ende fëmijë e kur i vetmi i përkëdhelur është valli i saj Angjelini. Tek e fundit, ai është djali, dhe vetëm ai meriton dashuri.
Dasma
Pastaj një kapërcim në kohë, dhe shfaqet një dasëm, që vjen si kujtim, një ditë tek shihte premierën “Dasma” të vëllait të saj, tashmë balerin e koreograf shumë i njohur. Angjelin Preljocaj, nuk u ka dalë krah motrave, por thellë brenda tij kishin zënë vend të gjithë dramat e motrave të tij, që vuajtën se lindën vajza, dhe pse vitet po afronin te 1990-a dhe ata ishin në Francë. Kujtimi ishte ky. Një ditë motrën e saj të madhe Xhinën, e cila për një kohë të gjatë i kishte shpëtuar martesës, sipas riteve shqiptare, e fejojnë. E detyrojnë të lërë studimet në Sorbonë dhe e martojnë në një fshat të Malit të Zi. Dasma? Është ajo që dimë të gjithë, me ligje të egra, dhe rite që të kujtojnë kohë të largëta, kur nusja martohet me një djalë që nuk e ka parë kurrë, e paraqesin si mall, dhe shkon të shërbejë si skllave… Në fakt kjo është pak, shumë pak nga ngjarjet që servir Katrin Preljocaj në romanin e saj autobiografik, roman që ngjalli një armiqëi të re në familjen e saj. Ata nuk mund ta kuptonin, ata nuk mund të pranonin që ajo i rrëfente botës gjithë ç’kishte ndodhur tek Preljocajt, në jetën e saj, të vëllait dhe motrave… A mund të jetë e lumtur një portokalle… po u bë kajsi? Katrin thotë jo… sepse ajo në jetën e saj të dyfishtë nuk arriti të jetë e lumtur, derisa i braktisi të gjitha dhe zgjodhi çka donte vetë.
Xhina, një nuse fshati nga Sorbona
Tingujt e shumtë të borive dhe britmat tradicionale dëgjohen nëpër fshat. Lajmërohet ardhja e vajzës së re. Xhina do të jetë e fundit që do të dalë nga autobusi. Me kokën drejt, me sytë e ulur, ajo udhëhiqet dhe mbahet prej dy dasmohres (krushq) të saj. Trioja bën përpara me hapa të vegjël, pastaj kalon pragun e shtëpisë së re të nunce (nuses së re) nën vështrimin dhe fjalë të ritit të pritjes së atyre që tashmë janë familja e saj e re. Prindërit e Tomës dhe të afërmit e tyre nisin pjesët e para simbolike të ceremonisë së gjatë. Duke ecur përpara saj në ballë, ata hedhin për tokë, gjithë duke murmuritur, fraza të shkurtra që pothuaj nuk dëgjohen, ujë dhe kokrra të mëdha kripe. Në këtë mënyrë ata sigurojnë mbrojtjen nga syri i keq për atë ditë të jashtëzakonshme, por edhe për të gjitha ditët që vijnë më pas. Pasi zbon mbrapshtitë e mundshme, vjehrra e saj i vë Xhinës mbi gjuhë pakëz sheqer; paskëtaj, duke filluar që nga ky çast, që prej këtij veprimi, nusja e saj do të jetë një nuse e ëmbël. Më saktë, e ëmbël do të thotë që këtej e tutje asnjë fjalë e pakëndshme s’do të dalë nga goja e saj

Filed Under: Kulturë Tagged With: Katrin Preljocaj

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Ligj per kontrollin e gradave shkencore,Prof,Doc etj..
  • PROMOVOHET SHOQATA KULTURORE “XHUBLETA E ALPEVE SHQIPTARE”
  • Presidenti Trump dhe keneta globaliste 2016-2020
  • Kosovë merr frymë
  • E kujt është republika ?
  • Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik
  • Makineritë dhe softueri shoqërues me internet janë përdorur për të nxjerrë votat e manipuluara në 50 shtete
  • Ulqini me borë
  • KALAJA E QYTEZA , SIMBOLE TË QYTETRIMIT , ZHVILLIMIT DHE IDENTITETIT ILIRO – ARBËNOR NË TROJET E HOTIT

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

March 2021
S M T W T F S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  
« Feb    

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in