Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ata dine gjithcka… Gjithcka e per gjithcka… Jane mjeshter e specialiste, eksperte e njohes te shkalles me te larte, fjala e fundit e politikes e ekonomise , artit e mjekesise , kultures e arsimit, te financave e ceshtjeve ushtarake, te shkences e te teknikes … te armeve kimike edhe atyre termoberthamore… Ata dine e njohin gjithcka. Enciklopedi e gjalle e cdo fushe
Shume pak…. Nuk do te jete e larget dita kur do te na shpikin ndonje arme te re… apo mrekulli te tete te njerezimit.
Te njejtat fytyra. Te njejtat fjale. Te njejtit persona… Kurdo e kudo. Tek Topchanal e tek Klani. Ne Vizion Plus e ne Koha TV… Ne RTSH e ne RTK… Kudo e kurdo. Per gjithcka e per cdo gje. Lum Shqiperia e Kosova, lum Maqedonia e Mali i Zi, lum Lugina e Presheves e lum Cameria, lum shqiptaria qe i kemi.
Sabelotodos… Ata qe dine gjithcka, thone spanjolle per keta sojesez analistash e publicistash, gazetaresh e rrota…k…, sipas gjuhes celulare te Fatos Nanos me mikun dhe servilin e tij Zheji
Deliri i madheshtise apo deliri i marrezise
Xhorxh Uashingtoni e Winston Churchilli, Abraham Linkolni e Sharl De Goli, Bill Klintoni e Toni Bllejer, Henri Kisingeri e Ten Hsiao Pini, Golda Mejer e Mahatma Gandi… Albert Ajnshtajni e Isak Njutoni, Bill Gejtsi e Steve Jobsi… Sulzburger e Larry Kingu… Skenderbeu e Nene Tereza …., ” The New York Times” e “ The Times”, CNN e BBC… Euronews e Raiuno… jane nje hic para tyre.
Lum si ne shqiptaret qe i kemi keto koka te medha .
Ketu e gati 150 vjet me pare rilindasi mendjendritur Sami Frasheri ka bere radiografine e shkelqyer te kesaj mendesie dritshkurter shqiptare:
– Cdo shqiptari i duket vetja i perkyrer , por mjafton te degjoje vetem pese per qind te asaj qe mendon ai per vetveten nga goja e dikujt tjeter dhe ai eshte i kenaqur.
A mund te gjesh pershkrim e vezhgim me te perkryer per delirin shqiptar te madheshtise se ky i Sami Frasherit. E sic thone amrikanet Deliri i madhshtise nuk eshte vecse deliri i marrezise.
He si tu duka… !?
E sa dalin nga mejhanet e kurverise apo kamerat e TV-se, nga ditlindjet apo vdekjet, nga gazmendet apo deri edhe funeralet .. si askush tjeter ne shqiptaret pyesim familjaret apo kanakaret, dashoret apo inatcoret, shoket apo miqte….
– He si tu duka !?
U jane merzite edhe grave e femijeve te vet ne shtepi qe mezi presin te perzene prej sysh.
Na cajne menderen dite e nate, nate e dite sa ne nje ekran ne nje tjeter, sa ne nje gazete ne nje reviste me te njejtat llogje Kavaje apo pallavra Paruce.
U jane merzite e shkaktojne alergji tek shikuesit e lexuesit qe mezi presin te mbarojne perrallat e tyre ruse me salce kineze apo nderrojne kanale per te shpetuar prej marrezive te tyre.
Pse !?
Pergjigjen e keni tek “Opinionet” e 30 janarit 2014 te Blendi Fevziut me Ministrin e Brendshem Saimir Tahiri ne Televizionin “Klan” dhe tek kronikat e séances se djeshme te Kuvendit Popullor te Shqiperise. .
Tre prej ketyre “yjeve” te analizes mediatike shqiptare Artur Zheji dhe Artan Hoxha dhe Blendi Fevziu dora vete jane deshmia me e qarte e marrezise jo vetem te medias, por edhe te krejt politikes dhe mendesise shqiptare.
Skenat e fjalimeve ala Fidel Kastro te Sali Kadafit, replikat pafund te tij me cilindo qe mendon e vepron ndryshe nga mendja e tij e cartun, kacafytjet verbale te sejmeneve te tij sipas porosive dhe urdherave te tij ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e Shqiperise ishin preludi dhe udhezuesi i “Opinioneve” te Fevziut.
Ekranet e celulareve te tyre jane edhe vete ekrani i persosur i marrezise dhe mendesise se pandryshuar ketu e gjithhere shqiptare te stigmatizuar aq sakte nga Samiu i madh ketu e 150 vjet me pare. Eshte ekrani i turpit jo vetem i medias por edhe politikes, i mendesise se marre, shkurt i krejt marrezise shqiptare.
Pasqyra e marrezise shqiptare
Ekranet e filmuara te celulareve te ish- kryezedhenesit te qeverise dhe shtetit shqiptar Artur Zheji, “ish- kandidatit surprise” te Sali Berishes per President i Shqiperise Artan Hoxha, jane deshmi e gjalle dhe pasqyre reale e kesaj marrezie shqiptare.
Ato jane denoncimi dhe demaskimi i persosur i krejt mekanizmit te lidhjeve okulte e marredhenieve mafioze midis politikes dhe medias, i pushtetit politik dhe atij mediatik, i korruptimit total te te gjitha hallkave te pushteteve ligjor, zbatues, juridik, mediatik… i pushteteve numer nje, numer dy, numer tre, numer kater… i te gjitha pushteteve reale ne Shqiperi.
“Yjet” e medias shqiptare e marrin ndricimin , guximin, frymezimin, udhezimin, veprimin, komandat, urdherat nga dy dinosauret, nga dy kucedrat e politikes shqiptare te 23 vjeteve te fundit Fatos Nano dhe Sali Berisha, nga klanet e pjella e tyre e deri niperit e mbesat, tek dhenduret e kollovaret e tyre.
Nuk eshte fjala vetem per Blendi Fevziun e Artur Zhejin, per Artan Hoxhen e Prec Zogajn, per Henri Cilin e Cim Peken, per Sazan Gurin e … por edhe per deputete e ish- ministra qe nga Arben Imami e Enkeled Alibeaj, Kastriot Islami e Albana Vokshi, Majlinda Bregu e Genc Ruli… per cdo hallke te klaneve politike Berisha- Nano, fatkeqesia e politikes, ekonomise, financave , fatkeqesia e mallkimi i shqiptareve dhe Shqiperise si shtet ne keto 22 vjet e fundit.
Miti dhe realiteti
Secili prej ketyre hallkave mediatike e politike u duket vetja i perkryer, sic thoshte Samiu . Jo vetem kaq, por dhe si koka Zeusi, Sabelotodo. Ky eshte miti. Po realiteti!?
Realiteti eshte ai i ekraneve te celulareve te Hoxhes dhe Zhejit, te Fevziut, dhe Cilit….
Realiteti tregon qarte se secilit dhe te gjithe ata vec e vec apo te marre se bashku nuk jane gje tjeter vecse marioneta, kukulla qe komandohen nga Berisha apo Nano, Nano apo Berisha , fatkeqesia e Shqiperise.
Si te tille edhe keto marioneta jane jo vetem fatkeqesia e vetvetes, por edhe e shqiptareve dhe Shqiperise qe jane te detyruar te degjojne llogjet, porosite urdherat, komandat pa fund te Nanos e Berishes, te Berishes apo Nanos.
A nuk u kujtojne keto skena turpi e marrie mbledhjet e dikurshme te Byrose Politike e plenumeve te KQ te PPSH-se, RTSH-ne qe ne fakt ishte e RTPPSH-se kur te gjithe gerxhot e tyre flisnin si ai Qoftelargu, thoshin cka u thoshte ai Qoftelargu, lavderonin apo ndeshkonin, syrgjysnosnin apo varrosnin per se gjalli apo se vdekuri cilindo qe donte vetem ai Qoftelargu, dora vete. I vetmi ndryshim ishte teknologjia por jo produkti. Atehere nuk kishte celulare…
Marionetat jane shume me te vjetra se celularet… Ato mbeten marioneta. Jo dosido!
Marioneta qe dine gjithcka… Sabelotodos… Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet.
Pra, ata qe dine gjithcka nuk jane gje tjeter vecse ata qe nuk dine asgje !