Enveri iku e të la, pasi të bëri “baltë”, xhelat e maskara. Tani mëkatet laji vetë, por jo duke kërkuar prapë pushtet!?
Mos u thello më tej në krim, mos u hiq trim; mos u bashko prapë me xhelatë, të korruptuar, zhytur rishtaz në mëkat, sepse sërish do të mbetesh faqezi.
Do të ta hedhin fajin prapë ty mor i zi! Do të të bëjnë prapë ty shkaktar, o mëkatar. Mallkoje veprën tënde, bëj një gjest të mirë, të paktën, të mos mbetesh i pështirë. Kur qengja dje ke shqyer, mos rri ujk i urryer!…
Mban mend ç’të zeza ke punuar, kur diktatura të çmoi për mizoritë? A s’të ndihmoi pak tranzicioni, që t’i kuptoje poshtërsitë? (Apo si bir i tiranisë rri ëndërron përmbysjen e demokracisë?). A ke fëmijë, nënë e baba? A ke dëshirë që të të duan? Tani që s’ke lavdi, a s’gjen dot forcë për t’u penduar? Dhe jo për ne! Aspak! Ne s’kemi kurrë nevojë. As që të marrim hak, as kush na shau dje, të na lëvdojë. [Read more…]